Law on climate change
颁布于 2023-12-14 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Ligj për ndryshime klimatike.
- 语言
- Albanian; English
- 类型
- 法令
- 国家
- 科索沃
- 主题
- Agricultural and rural development, Air and atmosphere, Energy, Environment, Forestry, Land and soil, Wild species and ecosystems, General
- 关键词
- sustainable development, transport/storage, agricultural development, capacity building, climate change, environmental planning, policy/planning, framework law, bioenergy, ecofriendly products/ecofriendly processes, education, emissions, enforcement/compliance, financing, governance, innovation, inspection, institution, international cooperation, monitoring, offences/penalties, public participation, renewable energy, research, forest management/forest conservation, land clearing, soil conservation/soil improvement, soil rehabilitation, ecosystem conservation, energy conservation/energy production
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1.Ky ligji ka për qëllim përcaktimin e detyrave dhe përgjegjësive të autoriteteve shtetërore lidhur me marrjen e masave që synojnë zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, koordinimin dhe monitorimin e rezultateve të tyre, si dhe përmbushjen e detyrimeve sipas marrëveshjeve ndërkombëtare të detyrueshme për Kosovën.
2.Ky Ligj është pjesërisht në përputhje me: 2.1.Rregulloren (BE) Nr. 2018/1999 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, të datës 11 Dhjetor 2018, për Qeverisjen e Unionit të Energjisë dhe Veprimin për Klimën të përshtatur dhe miratuar me Vendimin e Këshillit Ministror 2021/14/MC-EnC; 2.2.Rregulloren (BE) Nr. 2018/2066 të datës 19 dhjetor 2018 mbi monitorimin dhe raportimin e emetimeve të gazrave serrë në përputhje me Direktivën 2003/87/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit dhe që ndryshon Rregulloren e Komisionit (BE) Nr. 601/2012; 2.3.Direktivën 2003/87/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit e datës 13 tetor 2003 për krijimin e një skeme për tregtimin e lejimit të emetimeve të gazrave serrë brenda Komunitetit dhe ndryshimin e Direktivës së Këshillit 96/61/EC. Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet ndaj të gjithë operatoreve dhe sektorëve aktiviteti i të cilëve ndikon në efekte të ndryshimeve klimatike në territorin e Kosovës, duke përfshirë: industrinë energjetike, prodhuese, të ndërtimit, të lëndëve djegëse, të minierave dhe mineraleve, të pyjeve, biodiversitetit dhe zonave të mbrojtura, të bujqësisë e blegtorisë, menaxhimit të ujërave, mbeturinave, shëndetit, transportit, infrastrukturës rrugore e hekurudhore, aeroportet, tubacionet, digat, ujin dhe ujërat e zeza, planifikimin urban, menaxhimin e tokës, turizmin, arsimin, emergjencat civile dhe në menaxhimin e fatkeqësive Neni 3 Përkufizimet
1.Shprehjet e përdorura në këtë Ligj kanë këto kuptime: 41 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 1.1. AMMK - Agjencioni i Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës; 1.2. AEM - Agjencioni Evropian i Mjedisit; 1.3.ASK - Agjencioni i Statistikave të Kosovës; 1.4. Aktivitetet antropogjenë - efektet ose proceset që rrjedhin nga aktivitetet njerëzore, në krahasim me ato që ndodhin në mjedise natyrore pa ndikime njerëzore; 1.5.Djegie - çdo oksidim i lëndëve djegëse, pavarësisht nga mënyra se si përdoret energjia termike, elektrike ose mekanike e prodhuar dhe të gjitha aktivitetet e tjera të lidhura drejtpërdrejt, duke përfshirë pastrimin e mbeturinave të gazta; 1.6.Emision - janë shkarkimet nga aktivitetet antropogjene të gazrave serrë dhe/ose prekursorëve të tyre në atmosferë, në një sipërfaqe dhe periudhë kohe të caktuar. 1.7.Gazrat serrë - dioksidi i karbonit (CO2), metani (CH4), oksidi i azotit (NOx), hidrofluokarburet, perfluorokarburet, heksafluoridi i squfurit, trifluoridi i azotit dhe përbërësit e tjerë të gaztë të atmosferës, natyror dhe antropogjen, të cilët përthithin dhe riemitojnë rrezatimin infra të kuq; 1.8.Kapja dhe depozitimi i CO2 - kapja dhe depozitimi i rrjedhave të CO2 në formacione të përshtatshme gjeologjike nëntokësore; 1.9.Këshilli - Këshilli Kombëtar për Ndryshime Klimatike i themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës; 1.10.Komuniteti i Energjisë - organizatë ndërkombëtare e krijuar ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe një numër vendesh të treta për të zgjeruar tregun e brendshëm të energjisë të BE-së në Evropën Juglindore dhe më gjerë; 1.11. Caqet e Komunitetit të Energjisë - vlerat e llogaritura të emetimeve në bazë të caqeve për secilën Palë Kontraktuese të miratuara nga Këshilli Ministror i BE-së për vitin 2030; 1.12. Kontrolli i cilësisë- sistem të veprimtarive teknike për të matur dhe kontrolluar cilësinë e të dhënave dhe vlerësimet e të dhënave me qëllim të sigurimit të integritetit, korrektësisë dhe kompletimit të të dhënave, identifikimit dhe adresimit të gabimeve dhe lëshimeve, dokumentimin dhe arkivimin e të dhënave dhe materialit tjetër të përdorur dhe regjistrimin e të gjitha aktiviteteve të sigurimit të cilësisë; 1.13. Kontributi Kombëtar i Përcaktuar - plani kombëtar për zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke përfshirë objektivat e lidhura me klimën për reduktimin e emetimeve të gazrave serrë; 1.14. Masat politike - instrumentet ligjore të cilat ndikojnë në zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë dhe në përshtatje në ndryshimet klimatike; 1.15. Ministria - Ministria përgjegjëse për Mjedis; 1.16.Ministri - Ministri i Ministrisë përgjegjëse për Mjedis; 1.17. Ndryshimet klimatike - ndryshimin e klimës që është shkaktuar nga ndryshimet në përbërjen e atmosferës së tokës që rezultojnë nga ndikimet direkte apo indirekte antropogjene dhe që tejkalon ndryshimet natyrore të klimës gjatë periudhave të krahasueshme kohore; 42 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 1.18.Operator - çdo person fizik apo juridik që operon ose mbikëqyr një instalim; 1.19. Instalim - një njësi teknike e palëvizshme ku kryhen një ose më shumë aktivitete në atë vend dhe që mund të ketë ndikim në emetime dhe ndotje; 1.20.Përshtatja në ndryshime klimatike - ndërmarrja e veprimeve të duhura për të parandaluar ose minimizuar dëmet dhe efekte që mund të shkaktojnë ndryshime klimatike, ose përfitimin nga mundësitë që mund të shfaqen dhe parashikohen nga to; 1.21.Projeksione me masa shtesë - parashikimet e emetimeve të gazrave serrë antropogjenik nga burimet dhe largimin me kapje që përfshijnë efektet, në drejtim të zvogëlimit të emetimeve të gazrave serrë, të politikave dhe masave që janë miratuar dhe zbatuar për zbutjen e ndryshimeve klimatike, si dhe politikat dhe masat që janë planifikuar për atë qëllim; 1.22. Sekretariati – Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ndryshime Klimatike, i përbërë nga përfaqësues të Ministrive të linjës, për të performuar punë profesionale, administrative dhe këshilluese për Këshillin. 1.23. Sigurimi i cilësisë – sistemi i planifikuar i procedurave të rishikimit të inventarit të gazrave serrë për të siguruar që objektivat e cilësisë së të dhënave janë përmbushur dhe që vlerësimet dhe informacionet më të mira të mundshme janë raportuar për të mbështetur efektivitetin e programit të kontrollit të cilësisë; 1.24. Sistemi Kombëtar i Inventarizimit të Gazrave Serrë - një sistem rregullimesh institucionale, ligjore dhe procedurale për vlerësimin e emetimeve antropogjene nga burimet dhe largimin përmes përthithjes të gazrave serrë, raportimin dhe arkivimin e të dhënave për inventarizim; 1.25.Sistemi klimatik - sistemi i përbërë nga pesë (5) komponentë kryesore: atmosfera, hidrosfera, kriosfera, sipërfaqja tokësore dhe biosfera si dhe ndërveprimi ndërmjet tyre; 1.26. Tregues - një faktor sasior ose cilësor ose një ndryshim që kontribuon për të kuptuar më mirë përparimin në zbatimin e politikave, masave dhe trendëve të emisionit të gazrave serrë; 1.27. UNFCCC - Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike; 1.28.Marrëveshja e Parisit - traktat ndërkombëtar për ndryshimet klimatike. 1.29.Zbutja e ndryshimeve klimatike - stabilizimin e përqendrimeve të gazrave serë në atmosferë në një nivel që do të parandalonte ndërhyrjen e rrezikshme antropogjene në sistemin e klimës, si dhe eliminimin e efekteve të ndryshimeve klimatike. 1.30. N-2 - raportimi për dy (2) vitet paraprake nga viti aktual; 1.31.N-3 - raportimi për tri (3) vitet paraprake nga viti aktual. Neni 4 Objektivat dhe parimet
1.Me qëllim të zvogëlimit të efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike dhe për të kontribuar në përgjigjen globale ndaj tyre, objektivat kombëtar për ndryshimet klimatike në Republikën e Kosovës janë: 1.1.Zvogëlimi i shkarkimeve antropogjene të gazrave serrë në nivel kombëtar, në 43 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE përputhje me angazhimet ndërkombëtare; 1.2.Rritja e aftësisë për t’u përshtatur ndaj efekteve të dëmshme të ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar; 1.3.Ruajtja dhe rritja e përthithësve dhe rezervuarëve natyror të gazrave serrë; 1.4.Nxitja e zhvillimit ekonomik nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe konkurrencës, duke përfshirë edhe diversifikimin ekonomik dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.
2.Objektivat e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni zbatohen në funksion të parimeve të mëposhtme: 2.1.Parimi i kujdesit paraprak, sipas të cilit në radhë të parë, duhen të ndërmerren masat, për të parashikuar, parandaluar apo minimizuar pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për të zbutur efektet e tyre të dëmshme; 2.2.Parimi i efiçencës, sipas të cilit politikat dhe masat që merren për ndryshimet klimatike duhet të jenë me kosto efektive, në mënyrë të tillë që të sigurojnë përfitime globale me kostot më të ulëta të mundshme; 2.3.Parimi i integrimit, sipas të cilit politikat dhe masat që merren për të mbrojtur sistemin klimatik nga faktorët antropogjenë, si dhe përshtatja ndaj këtyre ndryshimeve duhet të përfshijnë të gjithë sektorët ekonomikë dhe të mbulojnë të gjitha burimet, përthithësit dhe rezervuarët natyror të gazrave serrë. Integrimi i ndryshimeve klimatike duhet bërë në të gjitha politikat dhe praktikat ekzistuese e të ardhshme sektoriale e ndërsektoriale; 2.4.Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, sipas të cilit masat për mbrojtjen e sistemit të klimës nga ndryshimet antropogjene të integruara në politikën dhe programet e zhvillimit kombëtar duhet të çojnë në rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit; 2.5.Parimi i bashkëpunimit dhe financimit kombëtar dhe ndërkombëtar, sipas të cilit përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike mund të bëhen bashkërisht dhe në koordinim me vende të tjera të interesuara dhe, përveç buxhetit të shtetit, të mbështeten edhe nga burimet financiare ndërkombëtare apo dypalëshe. Neni 5 Masat për ndryshimet klimatike
1.Masat të cilat ndërmerren në aspektin e zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes ndaj këtyre ndryshimeve nuk duhet të kenë ndikim në pjesët tjera përbërëse të mjedisit dhe kualitetin e jetës si dhe të jenë në kundërshtim me ligjet për mbrojtjen në punë dhe në shëndetin e njeriut.
2.Masat për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike janë: 2.1.Mbrojtja e sistemit klimatik dhe përmbushja e qëllimeve në kuadër të legjislacionit në fuqi; 2.2.Rritja e qëndrushmërise ndaj ndryshimeve klimatike dhe zvogëlimi i ndikimeve në sistemet natyrore dhe shoqëri, rritjen e aftësive të rehabilitimit nga ndikimet negative dhe shfrytëzimi i efekteve të mundshme pozitive nga ndryshimet klimatike; 2.3.Shmangia, parandalimi ose zvogëlimi i pasojave të dëmshme në shëndetin e njeriut, kualitetin e jetës dhe mjedisin në përgjithësi; 2.4.Përdorimi i teknologjive më të përsosura në aspektin e shpenzimit të energjisë dhe të nxitë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë; 44 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 2.5.Qasja e publikut në informata për emisionet e gazrave serrë; 2.6.Përmbushja e detyrimeve të dala nga marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Kosovës është si palë nënshkruese, si dhe pjesëmarrjes në bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e zbutjes dhe përshtatjes në ndryshime klimatike. Neni 6 Këshilli Kombëtar për Ndryshime Klimatike
1.Qeveria e Republikës së Kosovës, me Vendim, themelon Këshillin, të përbërë nga Ministrat e ministrive përgjegjëse me qëllim të zbutjes dhe përshtatjes të ndryshimeve klimatike. Këshilli drejtohet nga Ministri.
2.Qeveria e Republikës së Kosovës, me aktin e themelimit i definon kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit.
3.Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Këshillit si dhe organeve përgjegjëse komunale në kuadër të përgjegjësive të tyre të përcaktuara me këtë Ligj, përmes monitorimit siguron efektivitetin e politikave për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
4.Qeveria e Republikës së Kosovës themelon Sekretariatin e Këshillit, duke definuar strukturën, përbërjen, kompetencat dhe detyrat të cilat janë relevante për ngritjen e kapaciteteve teknike lidhur me zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Neni 7 Bordi Këshillimor Shkencor
1.Qeveria e Republikës së Kosovës, themelon Bordin Këshillimor Shkencor, duke definuar përgjegjësitë, strukturën dhe duke përzgjedhur përfaqësues nga institucionet shtetërore, kompetencat dhe detyrat e të cilëve janë relevante për ngritjen e kapaciteteve shkencore lidhur me zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
2.Bordi Këshillimor Shkencor duhet të përfshijë pjesëtarë nga shoqëria civile, akademia, institutet shkencore, organizata vendore dhe ndërkombëtare puna e të cilëve përkon me ndryshime klimatike, shkencën klimatike dhe mjedisore.
3.Bordi Këshillimor Shkencor i ofron këshilla shkencore dhe i raporton Sekretariatit lidhur me politikat për ndryshimet klimatike.
4 — Bordi Këshillimor Shkencor kryesohet nga përfaqësuesi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës
4.Bordi Këshillimor Shkencor kryesohet nga përfaqësuesi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. KAPITULLI II KOORDINIMI NDËRMINISTROR DHE BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR Neni 8 Organet përgjegjëse për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
1.Ministria është autoriteti qendror kombëtar dhe institucioni përgjegjës për: 1.1.Hartimin e Strategjisë Kombëtare për Përshtatje në Ndryshime Klimatike dhe propozimin e miratimit të saj në Qeverinë e Republikës së Kosovës; 1.2.Miratimin e çfarëdo mase shtesë të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi ose obligimeve të Republikës së Kosovës të cilat rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare; 1.3.Zhvillimin e përgjithshëm, koordinimin dhe monitorimin e politikave kombëtare për ndryshime klimatike; 45 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 1.4.Përfaqësimin e Kosovës, si pikë referuese, në negociatat ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe konferenca në lidhje me zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike; 1.5.Koordinimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të politikave të Sistemit të Monitorimit, Raportimit dhe Verifikimit, duke përfshirë koordinimin e procesit të përgatitjes së inventarit kombëtar të gazrave serrë, komunikimin kombëtar dhe Raportin e përditësuar 2 vjeçar.
2.Këshilli ndihmon Qeverinë për të lehtësuar koordinimin efektiv në mes të gjithë akterve të sektorit publik dhe privat në lidhje me politikat klimatike dhe për të siguruar një monitorim, raportim dhe verifikim të cilësisë së lartë të Inventarit Kombëtar të Gazrave Serrë.
3.AMMK është autoriteti përgjegjës kombëtar për të gjitha aktivitetet që lidhen me ngritjen dhe mbajtjen e Sistemit Kombëtar të Inventarit, si pjesë e Sistemit të Informacionit Mjedisor dhe përgatitjen e raporteve.
4.Ministritë përgjegjëse brenda fushave të kompetencave përkatëse, mbledhin dhe mbajnë të dhëna për aktivitete, tregues specifikë, tematikë të grupuar dhe informacione që lidhen me klimën dhe i ofrojnë Ministrisë të dhënat në përputhje me kërkesat e Këshillit.
5.ASK-ja ka detyrimin t’i ofrojë Ministrisë të gjitha të dhënat socio-ekonomike, të popullsisë, dhe të dhëna tjera të ndërlidhura me ndryshime klimatike.
6.Operatorët, që janë subjekt i këtij Ligji mbledhin dhe mbajnë, të dhënat e tyre për klimën, bashkë me raportet përkatëse, dhe i vënë në dispozicion të AMMK-së.
7.Institutet kërkimore-shkencore, si dhe universitetet publike ose private, që kryejnë matje, kërkime apo studime që ndërlidhen me ndryshimet klimatike, i vënë të dhënat në dispozicion të AMMK-së dhe Këshillit, duke iu njohur e drejta e autoriale sipas legjislacionit në fuqi. Neni 9 Bashkëpunimi ndërkombëtar
1.Ministria bashkëpunon me institucionet relevante ndërkombëtare për ndryshime klimatike në përmbushjen e objektivave të cilat dalin nga konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare për këtë fushë.
2.Ministria emëron zyrtarë në cilësinë e koordinatoreve në organizatat në të cilat është nënshkruese dhe palë e barabartë.
3.AMMK, çdo vit, i dorëzon AEM Inventarin e Gazrave Serrë duke mbajtur të informuar Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.
4.AMMK, do të dorëzojë Inventarin e Gazrave Serrë sipas obligimeve përkatëse të Kosovës ndaj UNFCCC.
5 — Ministria i dërgon Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë draftin dhe verzionin e miratuar të
5.Ministria i dërgon Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë draftin dhe verzionin e miratuar të Raportit Kombëtar të Inventarit dhe Strategjinë Kombëtare të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike.
6.Drafti dhe verzioni i miratuar i Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe i Strategjisë Afatgjate të Dekarbonizimit dërgohen në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë për shqyrtim dhe komente. 46 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE Neni 10 Integrimi i ndryshimeve klimatike në strategjitë sektoriale
1.Për të arritur objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, duke ndjekur njëkohësisht një rrugë drejt një ekonomie me karbon neutral, institucionet përgjegjëse në zonat që kanë ndikim në ndryshimet klimatike, kanë detyrimin të: 1.1. Integrojnë çështjet e zbutjes dhe të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në legjislacionin, strategjitë, planet, programet dhe projektet e tyre të zhvillimit, veçanërisht në sektorët e transportit, të energjisë, ujërave, bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, zhvillimit urban dhe menaxhimit të fatkeqësive; 1.2. Bashkëpunojnë për zbatimin e legjislacionit, të strategjive, planeve, programeve dhe projekteve që trajtojnë ndryshimet klimatike; 1.3. Bashkëpunojnë për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e zbatimit të strategjive, planeve, programeve dhe projekteve që trajtojnë ndryshimet klimatike.
2.Masat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni kanë për qëllim të kontribuojnë në: 2.1.Arritjen e angazhimit afatgjatë të vendit për zvogëlimin e shkarkimeve të gazrave serrë dhe rritjen e përthithjes nga përthithësit në të gjithë sektorët në mënyrë sa më efiçiente; 2.2.Identifikimin e masave të përshtatshme për uljen e cenueshmërisë dhe rritjen e aftësive ripërtëritëse ndaj ndryshimeve klimatike të sektorëve përkatës dhe zbatimin e tyre; 2.3.Monitorimin transparent dhe konsistent të progresit aktual dhe atij të planifikuar për të plotësuar angazhimet e vendit në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. KAPITULLI III MONITORIMI, RAPORTIMI DHE VERIFIKIMI Neni 11 Monitorimi, raportimi dhe verifikimi i emetimeve të gazrave serrë
1.Me monitorimin e emetimeve të gazrave serrë bëhet mbledhja e të dhënave për aktivitetet të cilat emitojnë gazra serrë si dhe të dhënave për emisionet dhe përthithjen e gazrave serrë të cilat përdoren për planifikimin dhe udhëheqjen e politikave dhe masave për zbutjen dhe përshtatjen në ndryshime klimatike. Emisionet e gazrave serrë që i nënshtrohen përcjelljes përfshijnë gazrat e cekura në Shtojcën 1 të këtij Ligji.
2.Të dhënat nga paragrafi 1 të këtij neni përdoren për përgatitjen e raporteve të cilat raportohen, si: 2.1.Raportimi për gjendjen në zbatimin e Strategjisë Afatgjate për Dekarbonizimi; 2.2.Raportimi për emisionet e gazrave serrë, përfshirë edhe përthithjen e gazrave serrë; 2.3.Raportimi për politika dhe masa për zbutjen e ndryshimeve klimatike deri më 15 mars të vitit të parë raportues dhe çdo dy (2) vjet më pas; 2.4.Raportimi për projeksione të emetimeve të gazrave serrë deri më 15 mars të vitit të parë raportues dhe çdo dy (2) vjet më pas; 47 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 2.5.Raportimi për masat e planifikuara dhe zbatimit të Strategjisë për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike.
3.Monitorimi, raportimi dhe verifikimi në Republikën e Kosovës, përfshin kontrollin e sigurimit, kontrollin e cilësisë si dhe mbikëqyrjen e shkarkimeve dhe apo përthithjes ose të dhënave të tjera, që matin përformancën, të përcaktuara në: 3.1.Raportin Kombëtar të Inventarit të Gazrave Serrë; 3.2.Komunikimet kombëtare; 3.3.Raportet e monitorimit të shkarkimeve të gazrave serrë nga operatorët që kanë këtë detyrim; 3.4.Analizën e efekteve të zbatimit të dokumenteve strategjike për ndryshimet klimatike; 3.5.Projeksionet e emetimeve antropogjene të gazrave serrë dhe përthithjen e tyre; 3.6.Investimet dhe mbështetjen financiare për ndryshimet klimatike.
4.Sistemi i Monitorimit, Raportimit dhe Verifikimit ka për qëllim rritjen e transparencës për përpjekjet që bëhen për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe synon të: 4.1. Monitoroj përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ndikimin e zbatimit të masave të përshtatshme kombëtare, nivelin e shkarkimeve të gazrave serrë dhe tërheqjen e tyre nga përthithësit si dhe reduktimin e shkarkimeve; 4.2. Raportojë informacionin e matur në mënyrë transparente dhe të standardizuar nëpërmjet komunikimeve kombëtare dhe raporteve të përditësuara dyvjeçare; 4.3. Verifikojë e të vlerësojë saktësinë, plotësinë, konsistencën dhe besueshmërinë e informacionit të raportuar nëpërmjet një procesi të pavarur.
5.Monitorimi, raportimi dhe verifikimi funksionon si një sistem me qasje nga poshtë-lart, me të dhëna që monitorohen fillimisht nga operatorët që janë subjekt i këtij Ligji, përfshirë institucionet përgjegjëse sipas rastit, të cilat u raportohen Ministrive përgjegjëse dhe AMMK-së, siç përcaktohet në aktet nënligjore që rrjedhin nga ky Ligj.
6.Qeveria me propozimin e Ministrisë me akt nënligjor përcakton metodologjinë e monitorimit, raportimit të shkarkimeve të gazrave serrë dhe të informacioneve të tjera, që lidhen me ndryshimet klimatike në nivel kombëtar i cili akt nënligjor krijonë bazën ligjore për funksionalizimin e Sistemit Kombëtar të Inventarit të Gazrave Serrë dhe Sistemit të Monitorimit dhe të Vlerësimit të Masave Kombëtare për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike.
7.Raportet publikohen në web faqen e Ministrisë. KAPITULLI IV POLITIKA KOMBËTARE PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE Neni 12 Dokumentet Strategjike dhe Planet Kombëtare për ndryshimet klimatike
1.Dokumentet bazë për ndryshime klimatike janë: 1.1.Strategjia Afatgjate për Dekarbonizim; 48 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 1.2.Strategjia për Përshtatje në Ndryshime Klimatike; 1.3.Plani i Veprimit për Përshtatje në Ndryshime Klimatike; 1.4.Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë; 1.5.Kontributi Kombëtar i Përcaktuar. Neni 13 Strategjia Afatgjate për Dekarbonizim
1.Strategjia Afatgjatë për Dekarbonizimin përcakton zhvillimet afatgjata ekonomike dhe sociale me emsione të ulëta të gazrave serrë, mbulon të paktën një periudhë tridhjetë (30) vjeçare, në përputhje me objektivin e neutralitetit klimatik të Komunitetit të Energjisë dhe përmban: 1.1.Analizën e gjendjes ekzistuese ekonomike, sociale dhe mjedisore duke përfshirë zvogëlimin total të emetimeve të gazrave serrë dhe përmirësimin e kapjes me përthithje; 1.2.Parimet dhe standardet për përcaktimin e qëllimeve dhe përparësive të zhvillimit me karbon të ulët; 1.3.Masat për zvogëlimin e emetimeve dhe rritjen e përthithjes së gazrave serrë lidhur me energjinë elektrike, industrinë, transportin, ngrohjen dhe ftohjen dhe sektorin e ndërtesave (banesore dhe terciare), bujqësinë, mbetjet, përdorimin e tokës, ndryshimin e përdorimit të tokës dhe pylltarinë; 1.4.Qëllimet themelore dhe masat e zhvillimit ekonomik dhe social me karbon të ulët, duke përfshirë progresin e pritshëm në tranzicionin drejt një ekonomie me emetime të ulëta të gazrave serrë, intensitetin e gazrave serrë, intensitetin e CO2 të produktit të brendshëm bruto, vlerësimet e ndërlidhura të investimeve afatgjata dhe strategjitë përkatës për kërkim, zhvillim dhe inovacion; 1.5.Vlerësimin e ndikimeve themelore të Strategjisë Afatgjate të Dekarbonizimit në ekonomi, shoqëri dhe mjedis, efektet e pritshme socio-ekonomike të masave të dekarbonizimit, duke përfshirë, ndër të tjera, aspektet që lidhen me zhvillimin makro-ekonomik dhe social, rreziqet dhe përfitimet shëndetësore dhe mbrojtjen e mjedisit; 1.6.Udhëzimet për kërkime shkencore në fushën e zbutjes së ndryshimeve klimatike; 1.7.Organet profesionale që do të përfshihen në zbatimin e Strategjisë Afatgjate të Dekarbonizimit; 1.8.Mënyrën e zbatimit dhe përgjegjësinë për zbatimin e Strategjisë Afatgjate për Dekarbonizim duke përfshirë lidhjet me objektivat e tjera kombëtare afatgjata, planifikimin dhe politikat dhe masat e tjera, si dhe investimet; 1.9.Kornizën për monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Strategjisë Afatgjate për Dekarbonizim.
2.Ministria harton Strategjinë Afatgjate për Dekarbonizim në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe lokale të autorizuar për sektorin e energjetikës, transportit, bujqësisë, menagjimit të mbeturinave, pylltarisë, industrisë, infrastrukturës, ndërtimit dhe turizmit.
3.Strategjia Afatgjate për Dekarbonizim aprovohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë.
4.Strategjia Afatgjate për Dekarbonizim rishikohet, sipas nevojës, çdo pesë (5) vjet dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 49 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE Neni 14 Strategjia e Përshtatjes në Ndryshime Klimatike
1.Strategjia e Përshtatjes në Ndryshime Klimatike në tekstin e mëtejmë ”Strategjia e Përshtatjes” përcakton qëllimet dhe përparësitë për zbatimin e masave për përshtatje në ndryshime klimatike dhe përmban: 1.1.Modelet dhe projeksionet klimatike për klimën në të ardhme; 1.2.Vlerësimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike në shoqëri dhe mjedis; 1.3.Vlerësimin e ndikimit në shëndet nga ndryshimet klimatike; 1.4.Vlerësimin e ndikimit në resurset ujore, bujqësi dhe blegtori; 1.5.Vlerësimin e rrezikut; 1.6.Masat prioritare dhe aktivitetet; 1.7.Obligimet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin ndërkombëtar; 1.8.Udhëzimet për kërkime shkencore nga fusha e vlerësimit të ndikimeve dhe përshtatjes në ndryshime klimatike; 1.9.Vlerësimin e mjeteve për zbatim; 1.10.Analizën e shpenzimeve dhe përfitimin nga zbatimi i masave të përshtatjes në ndryshime klimatike; 1.11.Kornizën për përcjelljen dhe vlerësimin me tregues.
2.Përshtatja në ndryshime klimatike kryhet përmes zbatimit të masave në sektorët të cilët janë të ndjeshëm ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike.
3.Masat e përshtatjes i zbatojnë institucionet qendrore dhe institucionet tjera përgjegjëse për veprimtaritë meteorologjike, mbrojtjes së mjedisit, bujqësi, pylltari, resurset ujore, energjetikë, industri, transport, infrastrukturë, planifikim hapësinor, mbrojtje të natyrës, turizëm dhe mbrojtje të shëndetit.
4.Ministria harton Strategjinë për Përshtatje në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse dhe institucionet tjera nga fusha e meteorologjisë, mbrojtjes së natyrës, mbrojtjes së mjedisit, bujqësisë, pylltarisë, resurseve ujore, energjetikës, industrisë, planifikimit hapësinor, transportit, turizmit dhe mbrojtjes së shëndetit.
5.Strategjia për Përshtatje hartohet për periudhë dhjetë (10) vjeçare dhe rishikohet çdo pesë (5) vjet me propozim të Ministrisë dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Neni 15 Plani i Veprimit për Përshtatje në Ndryshime Klimatike
1.Planin e Veprimit për Përshtatje në Ndryshime Klimatike e harton Ministria në bashkëpunim me institucionet e përgjegjëse, institucionet shkencore të Kosovës, publikun dhe palët e interesuara.
2.Plani i Veprimit për Përshtatje në Ndryshime Klimatike përmban: 2.1.Mënyrën e zbatimit të masave të përcaktuara në Strategjinë për Përshtatje; 2.2.Prioritizimin për realizimin e masave të përcaktuara në Strategjinë për Përshtatje; 2.3.Afatin për zbatimin e masave të përcaktuara; 50 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 2.4.Bartësit e zbatimit të masave; 2.5.Vlerësimin e mjeteve për zbatimin e planit dhe ndarjen e tyre sipas prioritizimit të masave dhe aktiviteteve në këtë Plan; 2.6.Analizën e shpenzimeve dhe të mirat e krijuara nga zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë.
3.Plani i Veprimit hartohet për periudhën tre (3) vjeçare.
4.Institucionet përkatëse përgjegjëse janë të obliguara t’i zbatojnë dhe financojnë masat për zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë.
5.Planin e Veprimit për Përshtatje në Ndryshime Klimatike, me propozimin e Ministrisë, e miraton Qeveria e Republikës së Kosovës.
6.Zbatimin e Planit të Veprimit për Përshtatje në Ndryshime Klimatike e monitoron Këshilli dhe publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Neni 16 Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë për Republikën e Kosovës
1.Qeveria e Republikës së Kosovës, me rekomandim të Këshillit dhe propozim të Ministrisë miraton Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë i cili publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
2.Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën përfshin objektivin kombëtar të detyrueshëm për emisione të gazrave serrë, cakun e synuar të energjisë nga burimet e ripërtritshme në konsumin final bruto të energjisë në vitin 2030 dhe kontributin kombëtar indikativ të efiçencës së energjisë me qëllim të arritjes së objektivit kryesor të Komunitetit të Energjisë 2030 për efiçencën e energjisë dhe masat e planifikuara për përmbushjen e këtyre objektivave.
3.Plani Kombëtar për Energji dhe Klimë ka për objektivë: sigurinë, transparencën, saktësinë, tregun e brendshëm të energjisë plotësisht të integruar, efikasitetin e energjisë, veprimin klimatik - dekarbonizimin e ekonomisë dhe kërkimin, inovacionin dhe konkurrencën.
4.Afatet kohore për hartimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë përcaktohen në përputhje me detyrimet ndaj Komunitetit të Energjisë dhe do të jetë në përputhje me Strategjinë Afatgjatë të Dekarbonizimit.
5.Plani për Energji dhe Klimë hartohet sipas kërkesave të Rregullores për Energji dhe Klimë.
6.Drafti i Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë do t’i nënshtrohet konsultimeve publike dhe ndërkufitare përpara miratimit të tij.
7 — Ministria përgjegjëse për energji në bashkëpunim me Ministrinë i raporton Këshillit për zbatimin
7.Ministria përgjegjëse për energji në bashkëpunim me Ministrinë i raporton Këshillit për zbatimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë duke përdorur raportin kombëtar për energji dhe klimë.
8.Qeveria e Republikës së Kosovës, me rekomandim të Ministrisë miraton Rregulloren për Energji dhe Klimë e cila publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
9.Komunat sipas nevojës mund të hartojnë Planin Komunal për Energji dhe Klimë, i cili Plan duhet të jetë në përputhje të plotë me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe i cili miratohet në Kuvendin Komunal. 51 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE Neni 17 Raportimi për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë të Republikës së Kosovës
1.Ministria dhe Ministria përgjegjëse për energji mbledhin të gjitha informatat relevante dhe koordinojnë punën e institucioneve të tjera shtetërore gjatë kryerjes së raportimit të integruar. Elementet dhe afatet kryesore të raportimit janë si në vijim: 1.1.Informatat për progresin e arritur drejt arritjes së objektivave, caqeve dhe kontributeve të përcaktuara në Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë, dhe drejt financimit dhe zbatimit të politikave dhe masave të nevojshme për përmbushjen e tyre, duke përfshirë një rishikim të investimeve aktuale kundrejt supozimeve fillestare të investimeve deri më 15 Mars të vitit të parë raportues dhe çdo dy (2) vjet më pas; 1.2.Informatat në lidhje me zhvillimet në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, efiçencën e energjisë, sigurinë energjetike, tregun e brendshëm të energjisë, inovacionin kërkimor dhe konkurrencën deri më 15 Mars të vitit të parë raportues dhe çdo dy (2) vjet më pas; 1.3.Informatat për ndikimin e politikave dhe masave në planin kombëtar për energji dhe klimë në cilësinë e ajrit dhe për emisionet e ndotësve të ajrit deri më 15 Mars të vitit të parë raportues dhe çdo dy (2) vjet më pas; 1.4.Planifikimi dhe strategjitë kombëtare të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, duke përshkruar veprimet e zbatuara dhe të planifikuara për të lehtësuar përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike deri më 15 Mars të vitit të parë raportues dhe çdo dy (2) vjet më pas; 1.5.Informatën për përdorimin e çdo të ardhure të krijuar deri më 31 Korrik të vitit të parë raportues dhe çdo vit më pas; 1.6.Informatën për mbështetjen për vendet në zhvillim deri më 30 Shtator të vitit të parë raportues dhe çdo vit më pas; 1.7.Informatën për stoqet e naftës të regjistruar deri më 15 Mars të vitit të parë raportues dhe çdo vit më pas.
2.Metodologjia për mbledhjen e informatave dhe koordinimi institucional për raportim do të rregullohen me Rregulloren për Energjinë dhe Klimën. Neni 18 Kontributi Kombëtar i Përcaktuar
1.Kontributi Kombëtar i Përcaktuar përcakton kontributin për reduktimin e gazrave serrë përkundrejt arritjes së objektivit global, për mbajtjen e temperaturave në 2°C, duke kufizuar rrezikun e ardhshëm dhe kostot e përshtatjes ndaj ndryshimeve të klimës.
2.Kontributi Kombëtar i Përcaktuar do të jetë në përputhje me Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe do të rishikohet çdo pesë (5) vjet dhe, nëse është e mundur, do të përditësohet me synimin për të rritur objektivin e zvogëlimit të gazrave serrë deri në masën që kushtet e vendit lejojnë.
3.Ministria koordinon me Këshillin dhe sipas rastit, edhe me akterë të tjerë për zbatimin dhe rishikimin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar.
4.Metodologjia për hartimin dhe procesin e përgatitjes së Kontributit Kombëtar të Përcaktuar miratohet me Vendim të Ministrit. 52 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE
5.Ministria përmes Këshillit dorëzon Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratim Kontributin Kombëtar të Përcaktuar. KAPITULLI V EMISIONET E GAZRAVE SERRË Neni 19 Zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë
1.Zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë arrihet me zbatimin e Strategjisë Afatgjate për Dekarbonizim, Strategjisë për Përshtatje në Ndryshime Klimatike, Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, dokumenteve zhvillimore të sektorëve të caktuar, masave në sektorin e përdorimit të tokave dhe pylltari dhe me masat tjera të cilat ndikojnë pozitivisht në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
2.Me qëllim të monitorimit së zbatimit të masave për zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë, bëhet monitorimi dhe raportimi i emetimeve të gazrave serrë. Neni 20 Sistemi Kombëtar i Inventarizimit
1.AMMK krijon, mirëmban dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme Sistemin Kombëtar të Inventarizimit me qëllim të vlerësimit të emetimeve antropogjene nga burimet dhe largimin me përthithje të gazrave serrë i cili duhet të siguroj afatin, transparencën, saktësinë, konsistencën, krahasueshmërinë dhe tërësinë e inventarëve të gazrave serrë.
2.Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozim të Ministrisë, miraton akt nënligjor për të përcaktuar rregulla për strukturën, formën dhe procesin e dorëzimit të informacionit në lidhje me Sistemin Kombëtare të Inventarizimit dhe listën e autoriteteve përgjegjëse për raportimin e të dhënave të emetimeve të gazrave serrë dhe përgatitja e inventarit.
3.AMMK duhet të kenë qasje në: 3.1.Të dhënat dhe metodat e raportimit për aktivitetet dhe instalimet; 3.2.Kur është e aplikueshme, të dhënat e raportuara nga ASK.
4.Ministria siguron që AMMK kur është e nevojshme: 4.1.Të përdorë sistemet e raportimit të përcaktuara me aktet nënligjore të cilat dalin nga ky ligj me qëllim të përmirësimit të vlerësimit të gazrave serrë në inventarët kombëtar; dhe 4.2.Të bëjë vlerësimin vjetor të qëndrueshmërisë. Neni 21 Inventarizimi i gazrave serrë
1.AMMK deri më 15 mars të çdo viti raporton pranë AEM për vitin N-2 për: 1.1.Emisionet antropogjene të gazrave të serrë dhe largimin me përthithje të CO2; 1.2.Çdo ndryshim në informatat për vitet në mes të vitit bazë dhe vitit N-3, duke argumentuar arsyet për këto ndryshime; 53 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 1.3. Informatat për treguesit, për vitin N-2, siç parashihet në aktin nënligjor; 1.4. Informatat për hapat e ndërmarrë për të përmirësuar vlerësimet e inventarit, në veçanti në fushat e inventarit që i janë nënshtruar rregullimeve ose rekomandimeve pas rishikimeve të ekspertëve; 1.5.Informata tjera të rëndësishme; 1.6.Përshkrimin e ndryshimeve në Sistemin Kombëtar të Inventarizimit;
2.Deri më 15 korrik të çdo viti, AMMK do t’i dorëzoj AEM-së raportin e plotë dhe të azhurnuar të inventarit kombëtar që përmban informatat në përputhje me paragrafin 1 të këtij neni dhe çdo informatë tjetër që mund të jetë i zbatueshëm në kohën përkatëse, sipas legjislacionit përkatës. Neni 22 Sistemi Informativ për Ndryshimet Klimatike
1.Ministria themelon Sistemin Informativ për ndryshime klimatike.
2.Sistemi Informativ për Ndryshime Klimatike përmban: 2.1.Të dhëna për emisionet nga burimet të cilat ndikojnë në ndryshime klimatike duke përfshirë parashikimet për emisionet e gazrave serrë dhe largimet me përthithje sipas gazit apo grupit të gazrave; 2.2. Masat dhe programet për zbutjen dhe përshtatjen në ndryshimeve klimatike; 2.3. Të dhënat për mbikëqyrjet e kryera inspektuese dhe masat ndëshkimore të shqiptuara.
3.Institucionet e tjera përgjegjëse janë të detyruara të dorëzojnë në kohë dhe pa pagesë të dhëna e nevojshme për menaxhimin e Sistemit Informativ për Ndryshimet Klimatike.
4.Mënyra e mbledhjes së të dhënave, publikimit dhe mirëmbajtjes së Sistemit Informativ Mjedisor për Ndryshime Klimatike përcaktohet me akt nënligjor. KAPITULLI VI SEKTORËT KONTRIBUES NË EMITIMIN E GAZRAVE SERRË Neni 23 Sektori i energjisë
1.Ministria përgjegjëse për energji dhe Ministria nxitin zbatimin e masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme pa karbon, të masave për ruajtjen e efiçencës së energjisë në të gjithë sektorët ekonomikë, përfshirë performancën e energjisë në ndërtesa, masat për reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë dhe zbutjen e ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Masa të tilla rregullohen nga legjislacioni përkatës për efiçencën e energjisë, për burimet e energjisë së ripërtritshme, si dhe me legjislacion tjetër të veçantë.
2.Zhvillimi i strategjive dhe planeve afatgjate, që integrojnë energjinë dhe ndryshimet klimatike, monitorohen nëpërmjet krijimit të një mekanizmi mbikëqyrës, që miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me propozimin e Ministrit dhe të Ministrit përgjegjës për energjinë. Neni 24 Lëndët djegëse
1.Furnizuesit e lëndëve djegëse të lëngëta, përfshirë biokarburantet, monitorojnë dhe raportojnë shkarkimet e gazrave serrë për njësi të energjisë nga lëndët djegëse. Raportet e shkarkimeve janë subjekt i verifikimit nga institucionet përgjegjëse përpara dorëzimit të tyre në AMMK. 54 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE
2.Rregullat e detajuara, që lidhen me mekanizmin e monitorimit dhe të reduktimit të shkarkimeve të gazrave serrë nga lëndët djegëse të lëngëta dhe të ngurta, përcaktohen nga Ministria me akt nënligjor. Neni 25 Përdorimi i tokës, ndryshimi i përdorimit të tokës dhe pyjet
1.Ministria në bashkëpunim me Ministrinë përgjegjëse për bujqësinë, planifikojnë dhe zhvillojnë politika dhe masa për zbutjen e ndryshimeve klimatike në fushën e pyjeve e të bujqësisë, duke synuar reduktimin e shkarkimeve dhe përthithjen e karbonit nga sektorët e bujqësisë, të pyjeve, përdorimeve të tjera të tokës dhe ruajtjes së ekosistemeve. Në mënyrë të veçantë, bazuar edhe në të dhënat e Sistemit të Monitorimit të Pyjeve, ato angazhohen për: 1.1.Parandalimin e shpyllëzimeve dhe degradimit të ekosistemeve pyjore për t’i rikthyer ato në gjendjen e mëparshme, për të zgjeruar sipërfaqet e tokës me bimësi dhe me përmbajtje karboni organik, duke zbatuar praktika të menaxhimit të qëndrueshëm në zonat bujqësore; 1.2. Ruajtjen, zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe shtimin e rezervave të karbonit në pyje; 1.3.Zhvillimin e programeve për menaxhimin e qëndrueshëm dhe restaurimin e ekosistemeve pyjore dhe ligatinore; 1.4.Përfshirjen e sa më shumë ekosistemeve në planet e ruajtjes; 1.5.Forcimin e masave kundër zjarreve në pyje; 1.6.Projektimin dhe sigurimin e iniciativave ekonomike për përthithjen e karbonit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura të natyrës.
2.Ministria përkatëse për bujqësinë regjistron të dhënat për zonat që kanë pësuar shpyllëzim dhe degradim për shkak të zgjerimit të tokave bujqësore, të kthimit në kullota, të zhvillimit infrastrukturor, të prerjeve të paligjshme të pyjeve dhe zjarreve. Neni 26 Përthithja dhe depozitimi i CO2 në formacione të përshtatshme gjeologjike
1.Operatori i një instalimi që shkarkon CO2, mund të zgjedhë t’i zbusë këto shkarkime nëpërmjet mënyrave të ndryshme të përthithjes dhe depozitimit të tij si në formacione gjeologjike ose përmes veprimeve të tjera që çojnë në këtë rezultat, sipas kërkesave të përcaktuara.
2.Rregullat e përthithjes dhe të depozitimit gjeologjik të dioksidit të karbonit në formacionet e përshtatshme gjeologjike rregullohen me akt nënligjor i cili propozohet nga Ministria dhe miratohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Neni 27 Informimi i konsumatorëve për shpenzimin ekonomik të karburanteve dhe emisionet e CO2 të makinave të reja për pasagjer
1.Furnizuesi që vendos në treg makinat e reja të pasagjerëve të destinuara për shitje ose dhënie me qira, është i detyruar të vendosë udhëzime në dokumentacionin teknik shoqërues përpara hedhjes së mjetit në treg, duke informuar konsumatorin për shpenzimin ekonomik të karburanteve dhe emisionet e CO2 të makinave të reja për pasagjer të destinuara për shitje ose dhënie me qira. 55 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE
2.Furnizuesi i makinave të reja për pasagjer, për të mbrojtur dhe informuar konsumatorët në çdo pikë të shitjes, duke përfshirë panairet promovuese, duhet të ofrojë informacion për shpenzimin ekonomik të karburanteve dhe emisionet e CO2, sipas udhëzuesit.
3.Udhëzuesi nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni përgatitet një (1) herë në vit nga Ministria në bazë të të dhënave të dorëzuara nga furnizuesi. KAPITULLI VII INVESTIMET DHE FINANCIMET E GJELBËRTA Neni 28 Transferimi i teknologjive me karbon të ulët
1.Institucionet përgjegjëse në fushat e tyre të përgjegjësisë: 1.1.Nxisin mos përdorimin e teknologjive të vjetra, inkurajojnë kërkime në shkencë e teknologji, si dhe zhvillimin, transferimin dhe përdorimin e teknologjive, pajisjeve dhe proceseve për reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë dhe përshtatjen, me qëllim uljen e cenueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, përmirësimin e performancës mjedisore dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm; 1.2.Inkurajojnë bashkëpunimin ndërkombëtar, që synon dhënien e ndihmës për transferimin e njohurive teknike, të aftësive teknike e menaxheriale për zhvillimin e institucioneve dhe rrjeteve të nevojshme, për sigurimin e pjesëmarrjes së akterëve privat dhe publik; 1.3.Përshtatin standardet e duhura dhe nxisin marrëveshjet vullnetare ndërmjet organizatave që përfaqësojnë interesa të caktuara, grupe operatorësh dhe autoritetet përkatëse për të nxitur zhvillimin e teknologjive efiçente.
2.Projektet për kërkim, zhvillim, inovacion dhe transferim të teknologjive, duhet të jenë në përputhje me prioritetet dhe nevojat e përcaktuara në strategjitë sektoriale të zhvillimit me karbon të ulët, në planin kombëtar për zbutje të gazrave serrë dhe programet për mjedisin e klimën. Neni 29 Përfshirja e sektorit privat Për të arritur objektivat e reduktimit të shkarkimeve kombëtare të gazrave serrë, Institucionet përgjegjëse, nxisin përfshirjen e sektorit privat dhe partneritetin me të, në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon partneritetin publiko-privat. Neni 30 Mekanizmat financiarë kombëtar dhe ndërkombëtar për ndryshimet klimatike
1.Të gjitha autoritetet përgjegjëse, nxisin zhvillimin e projekteve e të programeve lokale dhe kombëtare, pjesëmarrjen në projekte, programe rajonale dhe ndërkombëtare, që synojnë arritjen e objektivave për reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike.
2.Ministria bashkëpunon me institucionet tjera përgjegjëse për të siguruar integrimin e çështjeve të klimës edhe në projekte e programe të tjera, në mënyrë që vendi të përfitojë nga fondet ndërkombëtare 56 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE KAPITULLI VIII NGRITJA E KAPACITETEVE, EDUKIMI, TRAJNIMI, NDËRGJEGJËSIMI DHE PJESËMARRJA E PUBLIKUT Neni 31 Ngritja e kapaciteteve Institucionet përgjegjëse bashkëpunojnë për të integruar programe për ngritjen e kapaciteteve të tyre, me institucionet financiare, të sektorit privat e të organizatave jofitimprurëse (OJQ-ve) për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, sipas fushës së tyre të përgjegjësisë. Neni 32 Edukimi dhe trajnimi
1.Ministria bashkëpunon me Ministrinë përkatëse për arsim lidhur me hartimin dhe zbatimin e programeve në fushën e mjedisit dhe të ndryshimeve klimatike për të gjitha nivelet e arsimit.
2.Ministria bashkëpunon sa herë që i kërkohet me Ministrinë përkatëse për arsim lidhur me përmbajtjen e teksteve shkollore dhe materialeve të tjera didaktike dhe nxitë pjesëmarrjen e institucioneve arsimore të të gjitha niveleve në iniciativa për kërkime shkencore, edukim dhe trajnim në fushën e mjedisit e të ndryshimeve klimatike në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
3.Ministria përkatëse për arsim dhe Ministria përkatëse për punë bashkëpunojnë për hartimin dhe zbatimin e programeve të edukimit në vazhdim dhe trajnimet në fushën e mjedisit e të ndryshimeve klimatike. Neni 33 Informimi dhe ndërgjegjësimi publik
1.Ministritë përkatëse, brenda fushave të kompetencave përkatëse ndërmarrin fushata informimi për të sensibilizuar e ndërgjegjësuar të gjithë qytetarët, për efektet negative të ndryshimeve klimatike, për masat konkrete që mund të marrin për reduktimin e shkarkimeve të gazrave serrë dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, në zbatim të kërkesave të këtij ligji dhe objektivave strategjikë të vendit në këtë fushë.
2.Fushatat e ndërgjegjësimit i kushtojnë vëmendje të veçantë rolit dhe përfshirjes së grave në përpjekjet për përshtatjen dhe zbutjen ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe grupeve në nevojë apo komuniteteve të prekura.
3.Ministria harton udhëzuesin për integrimin e çështjeve gjinore në programet e zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. Neni 34 Pjesëmarrja e publikut
1.Ministritë përkatëse, gjatë përgatitjes apo përditësimit të legjislacionit dhe strategjive të tyre në lidhje me klimën, garantojnë pjesëmarrjen e të gjithë akterëve të interesuar, përfshirë institucionet e nivelit lokal, sektorin privat dhe publikun.
2.Qytetarët, si individë ose të organizuar në shoqata mjedisore mund të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve të zbutjes së ndryshimeve klimatike dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike. 57 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE KAPITULLI IX MBIKËQYRJA INSPEKTUESE Neni 35 Mbikëqyrja inspektuese
1.Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e këtij Ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra në bazë të tij e bënë Ministria dhe Ministritë përkatëse.
2.Inspektori mjedisor mbikëqyr zbatimin e dispozitave të këtij ligji që kanë të bëjnë me obligimet e operatorëve të impianteve, inspektori i aviacionit mbi zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me obligimet e operatorëve të avionëve dhe inspektori i tregut për zbatimin e dispozitave të këtij ligji në lidhje me ofrimin ë e informacionit për konsumatorët, për ekonominë e karburanteve dhe emisionet e CO2 nga makinat e reja të pasagjerëve.
3.Për procedurën e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese zbatohen dispozitat e ligjit përkatës për inspektimet. dhe këtij ligji për aq sa nuk bien në kubdërshtim me parimet dhe procedurat e përcaktuara në ligjin përkatës për inspektimet. Neni 36 Të drejtat dhe detyrat e inspektorit
1.Në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i tregut ka të drejtë dhe detyrë të verifikoj nëse ofertuesi i automjeteve për pasagjer i ka plotësuar të gjitha obligimit e parapara me aktin nënligjor si: vendosja e tabelës me të dhëna përskaj çdo automjeti për shitje, përgatitja e udhëzuesve për modelet të cilat i ofron për shitje si dhe informatat tjera lidhur me emisionet e CO2, shpenzimin e derivateve, etj.
2.Në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese mbi punën e operatorit të impiantit, inspektori për mbrojtjen e mjedisit ka të drejtë dhe detyrë të përcaktojë nëse: 2.1.Është marrë leje për llojin e caktuar të veprimtarisë para fillimit të funksionimit; 2.2.Është parashtruar kërkesë për dhënien e lejes për stabilimentet ekzistuese në afatin e përcaktuar; 2.3.Ministria është njoftuar për ndonjë ndryshim të synuar në llojin e aktivitetit dhe mënyrës së funksionimit të impiantit ose për ndonjë zgjerim apo zvogëlim të kapacitetit; 2.4.Është paraqitur kërkesë për ndryshimin e lejes me plan të ndryshuar për monitorim; nëse mbahen shënime për të gjitha ndryshimet në planin e monitorimit; nëse mbahen të gjitha të dhënat përkatëse; 2.5.Nëse deri më 31 mars të vitit aktual në Ministri është dorëzuar raporti për shkarkimet e gazrave serrë si dhe të dhënat për aktivitetet e impiantit për vitin paraprak, së bashku me raportin e verifikimit; 2.6.Është dorëzuar raporti mbi përmirësimin e metodologjisë së monitorimit; dhe 2.7.Zbatohen obligimet tjera të përcaktuara në lejen e lëshuar për operim. Neni 37 Autorizimet e Inspektorit
1.Gjatë kryerjes së detyrave: 1.1.Inspektori i tregut ka obligim dhe autorizim të urdhëroj shitësin e automjeteve për përmbushjen e obligimeve të përcaktuara me aktin nënligjor të nxjerr nga ky ligj brenda periudhës së caktuar kohore dhe në rast të mos përmbushjes së obligimeve të ndërmerr masa ndëshkimore ndaj personit përgjegjës në pikën e shitjes; 58 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 1.2.Inspektori mjedisor është i autorizuar dhe i obliguar që të kërkoj informata për: 1.2.1.Çdo ndryshim të synuar të llojit të aktivitetit dhe mënyrës së funksionimit të impiantit ose për çdo zgjerim ose reduktim të kapacitetit të impiantit, si dhe për ndryshimin e synuar të operatorit të impiantit ose të dhënave për operatorin e impiantit dhe për qëllimin për të ndërprerë aktivitetet në impiant; 1.2.2.Monitorimin e shkarkimit të emetimeve të gazrave serrë në bazë të një plani monitorues të miratuar nga Ministria; 1.2.3.Mbajtjen e shënimeve për të gjitha ndryshimet në planin e monitorimit; 1.2.4.Dorëzimin e raportit për shkarkimet e emetimeve të gazrave serrë; 1.2.5.Përmirësimet në metodologjinë e monitorimit dhe informatat tjera. KAPITULLI X DISPOZITAT NDËSHKUESE Neni 38 Masat ndëshkimore
1.Shkeljet e këtij ligji, kur përbëjnë kundërvajtje sanksionohen si më poshtë: 1.1.Personi juridik i cili nuk përmbush detyrimin për monitorimin e shkarkimeve të emetimeve të gazrave serrë si nga burimet e palëvizshme ashtu edhe nga burimet e lëvizshme, të parapara në aktin nënligjor, dhe raportimin e tyre në AMMK, dënohet me gjobë në vlerën nga pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) euro; 1.2.Personi juridik i cili merret me shitjen e automjeteve apo dhënien me qera në kundërshtim me obligimet e përcaktuara në aktin nënligjor dënohet me gjobë në vlerën nga pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) euro.
2.Personat fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik për shkeljet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni dënohet me gjobë në vlerën nga pesëqind (500) deri në dymijë (2000) euro.
3.Personat fizik që ushtrojnë biznes individual për shkeljet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni dënohet me gjobë në vlerën nga njëmijë (1000) deri në pesëmijë (5000) euro;
4.Shqiptimi i gjobës për kundërvajtjet e përcaktuara në këtë nen e bën inspektorati përgjegjës për mjedisin dhe tregtinë.
5.Subjekti ndaj të cilit shqiptohet gjoba ka të drejtën e ankesës sipas afateve dhe procedurave të parapara në dispozitat e Ligjit përkatës për Inspektoratin Mjedisor, Inspektoratin e Tregtisë dhe Ligjin përkatës për Inspektimet. KAPITULLI XI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 39 Dispozitat kalimtare
1.Qeveria e Republikës së Kosovës me propozim të Ministrisë obligohet që brenda njëzetekatër muajve (24) pas hyrjes në fuqi të këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore që dalin nga ky ligj. 59 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE
2.Rregullorja e referuar në paragrafin 8 të nenit 16 miratohet tre (3) muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit.
3.Ministria me Vendim emëron grupin punues për studimin e ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) për Kosovën, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Neni 40 Aktet nënligjore që mbeten në fuqi
1.Aktet nënligjore të mëposhtme mbesin në fuqi deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore me përjashtim të dispozitave që janë në kundërshtim me këtë ligj: 1.1.Udhëzimi Administrativ (QRK) Nr.19/2013 për Qasje në Informata për Shpenzimin Ekonomik të Karburanteve dhe Emisionin e CO2 të Automjeteve të Reja Personale; 1.2.Udhëzimi Administrativ (QRK) Nr.20/2013 për Zbatimin e Mekanizmave Fleksibil për Zhvillim të Pastër; 1.3.Udhëzimi Administrativ (QRK) Nr.01/2016 për Mekanizmin e Përcjelljes së Emetimeve të Gazrave Serrë; 1.4.Udhëzimi Administrativ (QRK) Nr. 09/2015 për Përcjelljen e Emetimeve të Gazrave Serrë; 1.5.Udhëzimi Administrativ (QRK) Nr.14/2018 për Depozitimin e Dioksidit të Karbonit në Formacionet e Përshtatshme Gjeologjike. Neni 41 Shtojca Shtojca 1 është pjesë përbërëse e këtij ligji. Neni 42 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr.08/L-250 14 dhjetor 2023 Shpallur me dekretin Nr. DL-208/2023, datë 28.12.2023 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu 60 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE SHTOJCA 1 LISTA E GAZRAVE SERRË TË REFERUARA NË NENIN 11 (MONITORIMI DHE RAPORTIMI I EMETIMEVE TË GAZRAVE SERRË) Gazrat serrë që përfshinë neni 11 i këtij Ligji janë: Dioksidi i karbonit (CO2) Metani (CH4) Oksidi i azotit (N2O) Heksafluoridi i squfurit (SF6) Trifluori i azotit (NF3) Hidrofluorokarburet (HFC): - HFC-23 CHF3 - HFC-32 CH2F2 - HFC-41 CH3F - HFC-125 CHF2CF3 - HFC-134 CHF2CHF2 - HFC-134a CH2FCF3 - HFC-143 CH2FCHF2 - HFC-143a CH3CF3 - HFC-152 CH2FCH2F - HFC-152a CH3CHF2 - HFC-161 CH3CH2F - HFC-227ea CF3CHFCF3 - HFC-236cb CF3CF2CH2F - HFC-236ea CF3CHFCHF2 - HFC-236fa CF3CH2CF3 - HFC-245fa CHF2CH2CF3 - HFC-245ca CH2FCF2CHF2 - HFC-365mfc CH3CF2CH2CF3 - HFC-43-10 me CF3CHFCHFCF2CF3 apo (C5H2F10) Perfluorokarbonet (PFCs): - PFC-14, Perfluoromethane, CF4 - PFC-116, Perfluoroethane, C2F6 - PFC-218, Perfluoropropane, C3F8 - PFC-318, Perfluorocyclobutane, c-C4F8 - Perfluorocyclopropane c-C3F6 - PFC-3-1-10, Perfluorobutane, C4F10 - PFC-4-1-12, Perfluoropentane, C5F12 - PFC-5-1-14, Perfluorohexane, C6F14 - PFC-9-1-18,C10F18 61 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 1 / 5 JANAR 2024, PRISHTINË LIGJI NR. 08/L-250 PËR NDRYSHIME KLIMATIKE 62