Regulation No. 970 date 2.12.2015 concerning the licensing requirements and procedures for the trading of oil and its by-products
颁布于 2015-12-02 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 970, datë 2.12.2015 për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Energy
- 关键词
- natural gas, transport/storage, oil, authorization/permit, business/industry/corporations
- 类别
- *, energy
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Veprimtaria e tregtimit me shumicë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj bëhet vetëm nga shoqëritë tregtare, të themeluara në formën e shoqërive aksionare, pasi të jenë pajisur me “Licencë tregtimi” nga Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL).
2. Licenca “Tregtimi me shumicë i naftës, gazit, nënprodukteve, përfshirë ato bio, si dhe lëndët djegëse”, me kodin VIII.1.A, përfshin tri llojet e veprimtarive, si më poshtë vijon: a) Lloji “A”: tregtimi me shumicë i naftës bruto e nënprodukteve të saj të kategorive 0, II, III, IV e V, me përjashtim të nënprodukteve që destinohen për furnizimin e mjeteve të fluturimit ajror; b) Lloji “B”: tregtimi me shumicë i gazit të lëngshëm të naftës, kategoria I, përfshirë edhe mbushjen e bombolave me këtë nënprodukt; c) Lloji “C”: tregtimi me shumicë i karburanteve, kategoritë II/B e III/C, për mjetet e fluturimit.
3. Shoqëria aksionare paraqet në QKL kërkesën për t’u pajisur me “Licencë tregtimi”, bashkë me dokumentet shoqëruese, si më poshtë vijon: a) Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, që vërteton se personi juridik është krijuar në formën e shoqërisë aksionare, ku objekt të veprimtarisë të ketë edhe tregtimin e naftës bruto e nënproduktet e saj; b) Vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë për depozitat/magazinat që do të përdorë personi juridik, sipas përcaktimeve të kreut III. Personi juridik nuk mund të marrë me qira kapacitete depozituese/magazinuese, në qoftë se ato janë në përdorim nga qiradhënësi apo nga ndonjë person i tretë, si dhe kapacitete depozituese/magazinuese të rafinerive të naftës dhe impianteve të përpunimit të nënprodukteve të naftës, të cilat janë në funksion të procesit teknologjik dhe kanë infrastrukturë të përbashkët me rafinerinë. Kohëzgjatja e kontratës së qirasë të jetë jo më pak se 5 (pesë) vjet; c) Projektin teknologjik të depove dhe të linjave, të miratuar nga organet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të mjedisit dhe të mbrojtjes nga zjarri: për licencat e llojit “A”, kategoria IV/A, projekti teknik i magazinës së vajrave lubrifikante; për licencat e llojit “B”, projekti teknologjik i depove dhe i linjave duhet të jetë i miratuar edhe nga organet përkatëse të kontrollit të pajisjeve nën presion; ç) Certifikatën e përdorimit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit për depozitat dhe linjat përkatëse teknologjike, që realizojnë funksionimin e tyre, si dhe magazinat në rastin e tregtimit të vajrave lubrifikante; d) Certifikatën e kalibrimit të vëllimit të depove, nga DPM-ja ose organet e autorizuara për këtë qëllim. Përjashtohen nga kjo kërkesë subjektet që kërkojnë të pajisen me licencë të llojit “A”, kategoria IV/A (vajra lubrifikante); dh) Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës (ISHP); e) Vërtetimin e pronësisë ose kontratën e marrjes në përdorim për automjetet e transportit për naftë bruto dhe nënproduktet e saj, që do të përdorë personi juridik, sipas përcaktimeve të pikës 2 të kreut III; ë) Certifikatën e miratimit për mjetet që transportojnë disa mallra të rrezikshme; f) Leje mjedisi, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin, për ambientet depozituese dhe, në rastet e tregtimit të vajrave lubrifikante, për kapacitetet magazinuese; g) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore. Gjatë gjithë kohës së vlefshmërisë së licencës së tregtimit, shoqëria e tregtimit me shumicë ka detyrimin të ketë kontratë punësimi të vlefshme me një drejtues teknik të licencuar.
4. Shqyrtimi i dokumentacionit të plotë për marrjen e licencës së tregtimit nga personi juridik trajtohet sipas dispozitave të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
5. Bllokimi i përkohshëm i veprimtarisë së tregtimit me shumicë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj bëhet në përputhje me përcaktimet e pikës 3, të nenit 25, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
6. Revokimi i “Licencës së tregtimit” për shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës bruto dhe nënprodukteve të saj bëhet në përputhje me përcaktimet e neneve 12 e 29, të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. II. PROCEDURA PËR DHËNIEN E LICENCAVE PËR TREGTIMIN ME PAKICË TË KARBURANTEVE, GAZIT TË LËNG-SHËM TË NAFTËS, PËR AUTOMJETET, VAJRAVE LUBRIFIKANTE DHE LËNDËVE DJEGËSE PËR PËRDORIM NGA KON- SUMATORËT FUNDORË
1. Dhënia e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, e vajrave lubrifikante dhe të njësive të lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, bëhet nga: a) Ministri që mbulon veprimtarinë e transportit rrugor, kur stacioni i karburanteve do të ndërtohet në autostradë; b) Organet e qeverisjes vendore, sipas juridiksionit përkatës, në rastet kur stacionet e shitjes së karburanteve, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve për automjete, gazit të lëngshëm e vajrave lubrifikante dhe të njësive të shitjes së lëndëve djegëse, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë, do të ndërtohen në territoret e tjera.
2. Për marrjen e licencave për funksionimin e stacioneve të shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës për automjete e vajrave lubrifikante, personi juridik duhet të paraqesë, pranë organit që ka të drejtën e dhënies së licencës, këto dokumente: a) Ekstraktin historik dhe tregtar të regjistrit tregtar, nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, ku në objekt të ketë të përcaktuar veprimtarinë e tregtimit të nënprodukteve të naftës bruto; b) Projektin teknologjik të depove dhe të linjave, të miratuar nga organet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të mjedisit dhe të mbrojtjes nga zjarri. Projekti teknologjik për depot dhe linjat që përdoren për depozitimin dhe shitjen e gazit të lëngshëm të naftës duhet të jetë i miratuar edhe nga organet përkatëse të kontrollit të pajisjeve nën presion; c) Certifikatën e përdorimit të objektit, të lëshuar nga institucionet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin e territorit; ç) Vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga Inspektorati Shtetëror Përgjegjës; d) Certifikatën e kalibrimit të rezervuarëve, të vendosur në stacion, dhe të matjes së aparateve të shitjes së karburanteve dhe gazit të lëngshëm të naftës, nga DPM-ja ose organet e autorizuara për këtë qëllim; dh) Lejen e mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi për mjedisin; e) Autorizimin hyrje-dalje në rrugë, të lëshuar nga enti pronar i rrugës; ë) Regjistrimin e markës tregtare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Markave dhe Patentave; f) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve vendore; g) Vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve tatimore, përfshirë sigurimet shoqërore.
3. Dhënia e licencave për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, për veprimtarinë e tregtimit për përdorim nga konsumatorët fundorë, bëhet nga organet e qeverisjes vendore. Personi juridik, që kërkon të pajiset me këtë licencë, duhet të paraqesë, në njësitë e qeverisjes vendore, dokumentet e përcaktuara në shkronjat “a”, “c”, “ç” e “dh”, të pikës 2, të këtij kreu, si dhe certifikatën e kalibrimit të enëve dhe të aparateve të shitjes, të lëshuar nga organet e metrologjisë e të kalibrimit.
4 — Organet që kanë përgjegjësi për dhënien e licencave, sipas këtij kreu, ushtrojnë kontroll për të
4. Organet që kanë përgjegjësi për dhënien e licencave, sipas këtij kreu, ushtrojnë kontroll për të dhënat dhe treguesit e paraqitur në dokumen-tacionin e personit juridik kërkues.
5. Pas vërtetimit se të dhënat dhe treguesit e paraqitur në dokumentacion plotësojnë kushtet e kërkuara, organi përkatës jep licencën për ushtrimin e veprimtarisë në stacionin e shitjes së karburanteve, të gazit të lëngshëm të naftës për automjete e vajrave lubrifikante, si dhe për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse. Afati për kontrollin dhe verifikimin e dokumenteve dhe lëshimin e licencave nuk mund të jetë më shumë se 30 (tridhjetë) ditë, nga data e mbërritjes së kërkesës në organin që lëshon licencën.
6. Kur, pas vërtetimit, të dhënat dhe treguesit nuk plotësojnë kërkesat e pikës 2, të këtij kreu, dokumentet e paraqitura i kthehen personit juridik dhe afati, sipas pikës 5, të këtij kreu, fillon me riparaqitjen e tyre.
7 — Kur personit juridik nuk i është kthyer përgjigje, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga
7. Kur personit juridik nuk i është kthyer përgjigje, brenda afatit prej 30 (tridhjetë) ditësh, nga çasti i paraqitjes së kërkesës, ai ka të drejtë të ankohet, në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.
8. Në dokumentin e licencës së tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse, për përdorim nga konsumatorët fundorë, përcaktohen: a) Numri i licencës dhe data e lëshimit të saj; b) Emri dhe selia e personit juridik që merr licencën; c) Lloji i licencës dhe kategoria e produktit që do të tregtohet; ç) Afati i vlefshmërisë së licencës; d) Vendndodhja e objektit.
9. Pagesa për dhënien dhe përsëritjen e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, dhe vajrave lubrifikante është 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për Bashkinë e Tiranës dhe 2 000 000 (dy milionë) lekë, për bashkitë e tjera.
10. Pagesa për dhënien dhe përsëritjen e licencave për njësitë e shitjes së lëndëve djegëse, që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë, është 1 000 000 (një milion) lekë, për Bashkinë e Tiranës dhe 200 000 (dyqind mijë) lekë, për bashkitë e tjera.
11. Të ardhurat, që realizohen nga pagesat e tarifave, përdoren në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi, sipas përcaktimeve përkatëse.
12. Bllokimi i përkohshëm i veprimtarisë së tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe të njësive të lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, bëhet në përputhje me përcaktimet e pikës 3, të nenit 25, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
13. Heqja e licencave për stacionet e shitjes së karburanteve, për tregtimin me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe për njësitë e lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, bëhet në përputhje me përcaktimet e pikës 3, të nenit 25, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
14. Përsëritja e licencave bëhet nga organi që ka dhënë licencën, kundrejt një kërkese të personit juridik, e cila shqyrtohet njësoj si një kërkesë e re, duke paraqitur dokumentet përcaktuara në shkronjat “a”, “ç”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të këtij kreu.
15. Shoqëritë që operojnë në aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës, për automjetet, vajrave lubrifikante dhe lëndëve djegëse për përdorim nga konsumatorët fundorë, që nuk janë të pajisura me një licencë të vlefshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi, brenda 6 (gjashtë) muajve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të plotësojnë kushtet, sipas përcaktimeve të këtij vendimi dhe të ndjekin procedurat për aplikim për pajisjen me licencën përkatëse. III. KUSHTET PËR PAJISJEN ME LICENCË TË TREGTIMIT ME SHUMICË TË NAFTËS BRUTO DHE NËNPRODUKTEVE TË SAJ
1 — Kapaciteti minimal i depozitave të shoqërive, që kërkojnë të pajisen me licencë, sipas llojit të
1. Kapaciteti minimal i depozitave të shoqërive, që kërkojnë të pajisen me licencë, sipas llojit të licencës, është: a) Për licencën e llojit “A”: - Për kategorinë 0/A, kapaciteti i depozitave të jetë 10 000 (dhjetë mijë) m3; - Përveç kategorisë 0/A, kapaciteti i depozitave të jetë 3 000 (tre mijë) m3 dhe, kur kjo licencë jepet për disa kategori produktesh, depozitat duhet të jenë të ndara nga njëra-tjetra, për secilën kategori produktesh, me një kapacitet të përbashkët jo më pak se 3 000 (tre mijë) m3. Në rastin e licencimit të disa kategorive produktesh hidrokarbure, ndarja e kapaciteteve sipas produkteve hidrokarbure të jetë e pasqyruar në vërtetimin për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, të lëshuar nga inspektorati shtetëror përgjegjës. - Për kategorinë IV/A, kapaciteti magazinues i magazinës të jetë jo më pak se 100 (njëqind) m2. b) Për licencën e llojit “B”, impiantet e depozitimit të gazit të lëngshëm të naftës të jenë me kapacitet të instaluar 500 (pesëqind) m3. c) Për licencën e llojit “C”: - Kur licenca jepet për produkte të kategorisë II/B, kapaciteti depozitues të jetë jo më pak se 50 (pesëdhjetë) m3; - Kur licenca jepet për produkte të kategorisë III/C, kapaciteti depozitues të jetë jo më pak se 1 000 (një mijë) m3.
2 — Bëjnë përjashtim nga kushti i plotësimit të kapacitetit më të vogël, sipas kësaj pike, shoqëritë
2. Bëjnë përjashtim nga kushti i plotësimit të kapacitetit më të vogël, sipas kësaj pike, shoqëritë aksionare që kanë marrëdhënie kontraktore, sipas dispozitave ligjore në fuqi, për depozitat e karburanteve në portin e Durrësit. Kushti i kapacitetit më të vogël, i depozitave, i vendosjes në ato të mjeteve matëse dhe i kalibrimit të tyre, duhet të plotësohet brenda 18 (tetëmbëdhjetë) muajve, pas fillimit të zbatimit të masterplanit, në territorin e depozitave të karburanteve në Portin e Durrësit.
3. Shoqëritë e pajisura aktualisht me “Licencë”, brenda 18 (tetëmbëdhjetë) muajve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, duhet të plotësojnë kushtin e kapacitetit minimal, sipas përcaktimeve të këtij vendimi dhe të ndjekin procedurat për riaplikim në QKL.
4. Për çdo ndryshim të kapaciteteve apo ndryshimeve të tjera teknike/teknologjike, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi, personi juridik është i detyruar të njoftojë ISHP-në, me shkrim, dhe të aplikojë në QKL për ndryshimin e licencës së tregtimit.
5. ISHP-ja pasqyron ndryshimin e kapaciteteve depozituese nga shoqëritë e tregtimit me shumicë, në dokumentin e vërtetimit të kontrollit të objektit për respektimin e kushteve teknike. ISHP-ja në këtë rast njofton edhe QKL-në, e cila pasqyron ndryshimet në dokumentet përkatëse të licencimit.
6. Tarifa, për lëshimin dhe rinovimin e vërtetimit të kontrollit të objekteve, përcaktohet me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për hidrokarburet dhe të ministrit përgjegjës për financat.
7. Shoqëritë aksionare, që kërkojnë të pajisen me licencë tregtimi me shumicë, duhet të kenë në pronësi ose në përdorim, në çastin e kërkesës për licencë dhe gjatë gjithë kohës së veprimtarisë, të paktën, një automjet të transportit për naftë bruto dhe nënprodukteve të saj, për secilin produkt që do të tregtohet.
8. Shoqëritë aksionare, brenda 30 (tridhjetë) ditëve, nga data e pajisjes me licencë tregtimi, duhet të kryejnë sigurimin e përgjegjësisë ligjore për dëmet që mund t’u shkaktohen palëve të treta, për shkak të ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
9. Shoqëritë, që kanë kryer sigurimin e përgjegjësisë ligjore për dëmet që mund t’u shkaktojnë palëve të treta, sipas përcaktimit të pikës 8, duhet që, brenda këtij afati, të paraqesin dokumentin përkatës në QKL. Shoqëria nuk do ta ushtrojë veprimtarinë deri në çastin e paraqitjes së këtij dokumenti në QKL.
10. Tarifat, për vlerën e siguracionit, të përcaktohen të ndara për shoqëritë e tregtimit me shumicë e ato me pakicë dhe, për secilin rast, sipas kapaciteteve depozituese dhe vendndodhjes së objektit. IV. ZBATIMI I KUSHTEVE TEKNIKE
1. Kushtet teknike janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë në përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj. Pajisja e subjekteve, të tregtimit me shumicë dhe pakicë, me vërtetim teknik nga ISHP-ja, realizohet sipas kushteve dhe procedurave të miratuara nga ministri përgjegjës për hidrokarburet.
2. Vërtetimi për kontrollin e objektit, për respektimin e kushteve teknike, i lëshuar nga ISHP-ja, për marrjen e lejeve përkatëse për depozitimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, rinovohet çdo 1 (një) vit. Në rast se ky vërtetim nuk rinovohet, ISHP-ja zbaton procedurat e parashikuara në nenin 25, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
3. Ministria që mbulon veprimtarinë hidrokarbure publikon kushtet teknike. V. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
1. Vendimi nr. 170, datë 25.4.2002, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e lejeve e të autorizimeve për tregtimin e naftës, gazit e nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, vendimi nr. 114, datë 27.1.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave emergjente, për përmirësimin e situatës së sigurisë dhe të veprimtarive në instalimet e impiantet, që shërbejnë për depozitimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, dhe aktet e tjera nënligjore që bien ndesh me këtë vendim, shfuqizohen.
2. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, njësitë e qeverisjes vendore dhe QKL-ja për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama