跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 96 date 14.2.2018 amending and supplementing Regulation No. 372 date 18.5.2016 approving the rules of communication, bilateral consultation, and decision-making of the type-A environmental permission for the functioning of the installation placed in the territory of the Republic of Albania that has real potential for considerable negative impact in the environment of a different state

颁布于 2018-02-14 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment
关键词
authorization/permit, environmental standards, international cooperation, public participation, standards, protection of environment

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 96, datë 14.2.2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 372, DATË 18.5.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË KOMUNIKIMIT, KONSULTIMIT DYPALËSH DHE VENDIMMARRJES PËR LEJEN E MJEDISIT TË TIPIT A, PËR FUNKSIONIMIN E INSTALIMIT TË VENDOSUR NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QË KA MUNDËSI REALE TË KRIJOJË EFEKTE NEGATIVE TË KONSIDERUESHME NË MJEDISIN E NJË SHTETI TJETËR OSE MENJËHERË PASI I KËRKOHET NGA KY SHTET” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në tekstin e rregullave të komunikimit, konsultimit dypalësh dhe vendimmarrjes për lejen e mjedisit të tipit A, për funksionimin e instalimit të vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që ka mundësi reale të krijojë efekte negative të konsiderueshme në mjedisin e një shteti tjetër ose menjëherë pasi i kërkohet nga ky shtet, bashkëlidhur vendimit nr. 372, datë 18.5.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: a) Shkronjat “b” e “dh”, të pikës 2, shfuqizohen; b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje: “2/1 Dokumenti ‘Përmbledhja joteknike e raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis në nivel kombëtar ose ndërkufitar’ do të kërkohet gjatë këtij procesi, por ky dokument do të gjenerohet nga vetë ministria përgjegjëse për mjedisin dhe institucionet e saj të varësisë, të përfshira në këtë proces.”. 2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Qendra Kombëtare e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 96 date 14.2.2018 amending and supplementing Regulation No. 372 date 18.5.2016 approving the rules of communication, bilateral consultation, and decision-making of the type-A environmental permission for the functioning of the installation placed in the territory of the Republic of Albania that has real potential for considerable negative impact in the environment of a different state · Nelum