Regulation No. 877 date 30.10.2015 approving the regulation on safe treatment of the radioactive resources in the Republic of Albania
颁布于 2015-10-30 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 877, datë 30.10.2015 për miratimin e rregullores “për sigurimin e burimeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë”.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Waste and hazardous substances
- 关键词
- hazardous substances, pollution control, radiation, transport/storage, authorization/permit, emissions
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 877, datë 30.10.2015 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR SIGURIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullores “Për sigurimin e burimeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë”, sipas tekstit e shtojcave që i bashkëlidhen dhe janë pjesë përbërëse e këtij vendimi. 2. Vendimi nr. 344, datë 29.4.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për sigurimin fizik të materialeve radioaktive në Republikën e Shqipëris딓, shfuqizohet. 3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet që përmenden në rregullore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama RREGULLORE PËR SIGURIMIN E BURIMEVE RADIOAKTIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Neni 1 OBJEKTIVAT 1. Objektivi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë kërkesat bazë për sigurimin e burimeve radioaktive. 2. Kjo rregullore zbatohet te të gjitha aktivitetet që lidhen me posedimin, përdorimin, ruajtjen dhe transportimin e burimeve radioaktive. Neni 2 Qëllimi Kjo rregullore ka për qëllim sigurimin e burimeve radioaktive, mbrojtjen e publikut, pronave, shoqërisë dhe mjedisit nga aktet keqbërëse, Aktet keqbërëse përfshijnë: vjedhjen dhe zhvendosjen e paautorizuar të burimeve radioaktive dhe sabotimin e instalimeve me burime radioaktive. Neni 3 Përkufizimet Për qëllim të kësaj rregulloreje, përkufizimet e mëposhtme kanë këto kuptime: “Akt keqbërës” - akti ose përpjekja për zhvendosjen e paautorizuar apo sabotimin e instalimit ose materialit radioaktiv. “Sabotim” - çdo akt keqbërës i qëllimshëm, drejtuar kundër një instalimi ose një aktiviteti, që mund të rrezikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi shëndetin dhe sigurinë e personelit, publikut apo mjedisin nga ekspozimi ndaj rrezatimit ose çlirimit të substancave radioaktive. “Plani i sigurimit rastësor” - një pjesë e planit të sigurimit ose një dokument specifik që identifikon ngjarjet e sigurimit në mënyrë të arsyeshme dhe të parashikueshme, paraqet veprimet fillestare të planifikuara (duke përfshirë njoftimin e autoriteteve) dhe cakton përgjegjësitë për personelin, operatorët dhe personelin e reagimit. “Plani i sigurimit” - një dokument i përgatitur nga përdoruesi, i rishikuar nga Komisioni për Mbrojtjen nga Rrezatimet, i cili paraqet një përshkrim të detajuar të masave të sigurimit në vendin e instalimit të burimeve radioaktive. “Dërguesi” - çdo person juridik dhe fizik, organizatë apo institucion, që përgatit ose ofron një ngarkesë të materialit radioaktiv për transport. “Kërcënim” - motivimi, qëllimi dhe aftësia për të kryer një akt keqbërës nga një person ose grup personash. “Vlerësimi i kërcënimit - një vlerësim i situatës, bazuar në të dhënat e shërbimeve inteligjente, agjencive ligjzbatuese dhe informacioneve nga burime të hapura, që përshkruajnë motivimin, synimet dhe aftësitë e kërcënuesve. “Zbulimi në kohë” - koha e mjaftueshme, që mbetet pas zbulimit, për ndërprerje efektive të aktit keqbërës. “Pasojat radiologjike të papranueshme” - një nivel i caktuar i pasojave radiologjike, mbi të cilin zbatohen masat e sigurimit për materialet radio-aktive. “Zhvendosja e paautorizuar” - vjedhja ose çdo largim tjetër i paligjshëm i materialit radioaktiv. “Shkalla e kërcënimit” – niveli, sipas të cilit institucionet ligjzbatuese përcaktojnë kërcënimin ndaj sigurimit të burimeve radioaktive, i cili përbëhet nga tri nivele: i ulët (jeshile), i mesëm (portokalli), i lartë ( e kuqe). Neni 4 Sigurimi i burimeve radioaktive 1. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR), në procesin e licencimit, vlerëson aplikimin në lidhje me sigurimin fizik për çdo posedim, përdorim, ruajtje dhe transportim të burimeve radioaktive. 2. Personat juridikë dhe fizikë, që aplikojnë për licencë për posedim, përdorim, ruajtje dhe transportim të burimeve radioaktive të kategorive I, II e III, duhet të kenë një plan sigurimi të burimeve radioaktive, në përputhje me shtojcën 1, të kësaj rregulloreje. 3. Përgjegjësinë kryesore për sigurimin e burimeve radioaktive e ka personi juridik ose fizik i licencuar. 4. Masat për sigurimin bazohen në kategorizimin e burimeve radioaktive dhe kërkesave të përshkruara në këtë rregullore për kategoritë e ndryshme të burimeve radioaktive. 5. Persona juridikë dhe fizikë përgatitin dhe testojnë planet rastësore, për t'iu përgjigjur lëvizjeve të paautorizuara ose sabotimit, që përfshijnë burime radioaktive. Neni 5 Kërkesat për sigurimin e burimeve radioaktive 1. Personat juridikë dhe fizikë vlerësojnë kategorinë e burimit radioaktiv ose grupimin e tyre, siç kërkohet në rregulloren përkatëse. 2. Kategoritë e burimeve radioaktive duhet të përditësohen periodikisht, duke marrë parasysh periudhën e gjysmëzbërthimit. 3. Bazuar në kategorizimin e burimeve radioaktive, për mbrojtjen fizike të materialeve radioaktive krijohen tre grupe, si më poshtë vijon: a) Grupi A, për burimet radioaktive të kategorisë I; b) Grupi B, për burimet radioaktive të kategorisë II; c) Grupi C, për burimet radioaktive të kategorisë III. 4. Objektivat e mbrojtjes fizike, për secilin grup, janë përmbledhur në tabelën 1, të shtojcës. Neni 6 Kërkesat për mbrojtjen fizike për burimet radioaktive në grupin A 1. Çdo person juridik dhe fizik, i cili posedon një apo më shumë burime radioaktive të kategorisë I, duhet të krijojë, zbatojë dhe mirëmbajë një plan sigurimi. 2. Plani i sigurimit, minimalisht: a) përshkruan masat dhe strategjitë e përdorura për të arritur objektivat e mbrojtjes fizike për grupin A; b) identifikon burimet e sigurimit, pajisjet dhe teknologjinë e përdorur për të përmbushur kërkesat e sigurimit të grupit A; c) rishikohet çdo 5 vjet, duke siguruar zbatim efektiv të kërkesave të KMR-së. 3. I licencuari cakton, zyrtarisht, një përdorues të burimit të kategorisë I, me kusht që: a) përdoruesi, i cili ka akses të pashoqëruar në burimet radioaktive të kategorisë I, i nënshtrohet një programi për të verifikuar besueshmërinë e tij; b) çdo i licencuar të kryejë trajnime për përdoruesit e burimeve, për të siguruar që plani i sigurimit është zbatuar në mënyrë efektive. 4. I licencuari të ruanë konfidencialitetin e planit të sigurimit, procedurat e zbatimit të tij, listën e personave të miratuar, që kanë akses të pashoqëruar dhe informacionin, në lidhje me lëvizjen e burimeve radioaktive e transportit të tyre. 5. I licencuari siguron që burimet radioaktive të kategorisë I të përdoren ose të ruhen brenda zonave të sigurimit, të cilat të jenë, si më poshtë: a) I licencuari duhet të zhvillojë dhe të ketë kapacitete për të: i) monitoruar vazhdimisht hyrjen dhe burimet radioaktive brenda zonës së sigurimit; ii) zbuluar në kohë të gjitha hyrjet e paautorizuara në zonat e sigurimit dhe te burimet radioaktive; iii) ndërpresë çdo përpjekje të vjedhjes ose zhvendosjes së paautorizuar të burimit radioaktiv. b) Zonat e sigurimit duhet të jenë të ndara me pengesa të vazhdueshme fizike, që lejojnë hyrjen në zonën e sigurimit vetëm nëpërmjet pikave të përcaktuara të kontrollit; c) Kontrolli i drejtpërdrejtë i zonës së sigurimit, gjatë orarit të punës, do të kryhet nga personeli i sigurimit ose përdoruesi. Personat e tjerë do të shoqërohen nga një punonjës i aprovuar, me autorizimin përkatës nga i licencuari; ç) Burimi në zonën e sigurimit do të instalohet në brendësi të pajisjeve të rënda, të projektuara posaçërisht ose do të mbahet në një kontejner të mbyllur, ku çmontimi ose heqja e tij të jetë e lehtë për t’u zbuluar; d) I licencuari siguron dhe mirëmban mjetet për monitorim dhe detektim të vazhdueshëm, edhe në rastin e ndërprerjes së energjisë elektrike, ose siguron rënien e alarmit dhe reagim, në rast të humbjes së kapaciteteve monitoruese. 6. Monitorimi dhe zbulimi brenda zonës së sigurimit do të kryhet nga: a) një sistem monitorimi për zbulimin ose ndërhyrjen, që është i lidhur me një qendër monitorimi të brendshme ose të jashtme; b) pajisje elektronike alarmi për zbulimin e ndërhyrjeve, që do të lajmërojnë personelin përkatës, në afërsi të objektit; c) një sistem kamerash monitorimi; ç) mbikëqyrja direkte vizuale nga personeli i miratuar, vendosur brenda ose jashtë zonës së sigurimit; d) verifikimi i përditshëm, përmes kontrolleve fizike, pajisjeve që tregojnë prezencën fizike, testimi apo përdorimi i burimeve ose nga mjete të tjera të ngjashme, për të siguruar që burimi radioaktiv është i pranishëm. 7. Zhvendosja e paautorizuar e burimit radioaktiv, nga zona e sigurimit, do të zbulohet menjëherë nga: a) sensorë elektronikë, të vendosur në kontejnerët mbrojtës ose në pajisjen me burimin radioaktiv, të lidhur me një sistem alarmi; b) detektorë lëvizjeje apo monitorim i vazhdueshëm me sistem kamerash; c) mbikëqyrja vizuale direkte; ç) çelës elektronik i vendosur në derë, i lidhur me sistem alarmi. 8. I licencuari krijon mjete dhe kapacitete të vazhdueshme për komunikimin e personelit. 9. Në rast të ndonjë hyrjeje të paautorizuar, që përfshin vjedhje ose tentativë për vjedhje, sabotim apo diversion me burim të kategorisë I, të krijohet dhe testohet plani për reagimin në kohë të agjencive ligjzbatuese. 10. Testimi i sistemit të mbrojtjes fizike kryhet rregullisht, për të siguruar efektivitetin e tij. 11. Të dhënat e testeve, të kryera në përputhje me pikën 10, të këtij neni, ruhen për 3 vjet. Neni 7 Kërkesat për mbrojtjen fizike për burimet radioaktive në grupin B 1. Çdo person juridik dhe fizik i licencuar, i cili posedon një apo më shumë burime radioaktive të kategorisë II, krijon, zbaton dhe mirëmban një plan sigurimi. 2. Plani i sigurimit, minimalisht: a) përshkruan masat dhe strategjitë e përdorura për të arritur objektivat e mbrojtjes fizike për grupin B; b) identifikon burimet e sigurimit, pajisjet dhe teknologjinë e përdorur për të përmbushur kërkesat e sigurimit të grupit B; c) rishikohet çdo 5 vjet, duke siguruar zbatim efektiv të kërkesave të KMR-së. 3. I licencuari cakton, zyrtarisht, një përdorues të burimit të kategorisë II, me kusht që: a) përdoruesi, i cili ka akses të pashoqëruar në burimet radioaktive të kategorisë II, t’i nënshtrohet një programi për të verifikuar besueshmërinë e tij; b) çdo i licencuar të kryejë trajnime për përdoruesit e burimeve, për të siguruar që plani i sigurimit është zbatuar në mënyrë efektive. 4. I licencuari të ruajë konfidencialitetin e planit të sigurimit, procedurat e zbatimit të tij, listën e personave të miratuar, që kanë akses të pashoqëruar, informacionin në lidhje me lëvizjen e burimeve radioaktive dhe transportit të tyre. 5. I licencuari siguron që burimet radioaktive të kategorisë II të përdoren ose të ruhen brenda zonave të sigurimit, të cilat do të jenë, si më poshtë: a) I licencuari duhet të zhvillojë dhe të ketë kapacitete për të: i) monitoruar, vazhdimisht, hyrjen dhe burimet radioaktive brenda zonës së sigurimit; ii) zbuluar në kohë të gjitha hyrjet e paautorizuara në zonat e sigurimit dhe te burimet radioaktive; iii) informuar, në kohë, agjencitë ligjzbatuese për ndonjë tentativë vjedhjeje ose zhvendosje të paautorizuar të burimit radioaktiv. b) Zonat e sigurimit duhet të jenë të ndara me pengesa të vazhdueshme fizike, që lejojnë hyrjen në zonën e sigurimit vetëm nëpërmjet pikave të përcaktuara të kontrollit; c) Kontrolli i drejtpërdrejtë i zonës së sigurimit, gjatë orarit të punës, do të kryhet nga personeli i sigurimit ose përdoruesi. Personat e tjerë do të shoqërohen nga një punonjës i aprovuar, me autorizimin përkatës nga i licencuari; ç) Burimi në zonën e sigurimit do të instalohet në brendësi të pajisjeve të rënda, të projektuara posaçërisht ose do të mbahet në një kontenier të mbyllur, ku çmontimi ose heqja e tij të jetë e lehtë për t’u zbuluar; d) I licencuari siguron dhe mirëmban mjetet për monitorim dhe detektim të vazhdueshëm, edhe në rastin e ndërprerjes së energjisë elektrike, ose siguron rënien e alarmit dhe reagim, në rast të humbjes së kapaciteteve monitoruese. 6. Monitorimi dhe zbulimi brenda zonës së sigurimit do të kryhet nga: a) një sistem monitorimi për zbulimin ose ndërhyrjen, që është i lidhur me një qendër monitorimi të brendshme ose të jashtme; b) pajisje elektronike alarmi për zbulimin e ndërhyrjeve, që do të lajmërojnë personelin përkatës, në afërsi të objektit; c) një sistem kamerash monitorimi; ç) mbikëqyrja direkte vizuale, nga personeli i miratuar, vendosur brenda ose jashtë zonës së sigurimit; d) verifikimi i përditshëm, përmes kontrolleve fizike, pajisjeve që tregojnë prezencën fizike, testimi apo përdorimi i burimeve ose nga mjete të tjera të ngjashme, për të siguruar që burimi radioaktiv është i pranishëm. 7. Zhvendosja e paautorizuar e burimit radioaktiv nga zona e sigurimit do të zbulohet, menjëherë, nga: a) sensorë elektronikë, të vendosur në kontejnerët mbrojtës, ose në pajisjen me burimin radioaktiv, të lidhur me një sistem alarmi; b) detektorë lëvizjeje apo monitorim i vazhdueshëm me sistem kamerash; c) mbikëqyrja vizuale direkte; ç) çelës elektronik, i vendosur në derë, i lidhur me sistem alarmi. 8. I licencuari krijon mjete dhe kapacitete të vazhdueshme për komunikimin e personelit. 9. Në rast të ndonjë hyrjeje të paautorizuar që përfshin vjedhje ose tentativë për vjedhje, sabotim apo diversion me burim të kategorisë II, të krijohet dhe testohet plani për reagimin në kohë të agjencive ligjzbatuese. 10. Testimi i sistemit të mbrojtjes fizike të kryhet rregullisht, për të siguruar efektivitetin e tij. 11. Të dhënat e testeve, të kryera në përputhje me pikën 10, të këtij neni, ruhen për 3 vjet. Neni 8 Kërkesat për mbrojtjen fizike për grupin C të burimeve radioaktive 1. Çdo person juridik dhe fizik, i cili posedon një apo më shumë burime radioaktive të kategorisë III, duhet të krijojë, të zbatojë dhe të mirëmbajë një plan sigurimi. 2. I licencuari cakton, zyrtarisht, një përdorues të burimit të kategorisë III, për të cilin ai ka siguruar një trajnim të përshtatshëm, në mënyrë që plani i sigurimit të zbatohet në mënyrë efektive. 3. I licencuari të ruajë konfidencialitetin e planit të sigurimit, procedurat e zbatimit të tij, listën e personave të miratuar, që kanë akses të pashoqëruar, informacionin në lidhje me lëvizjen e burimeve radioaktive dhe transportin e tyre. 4. I licencuari siguron që burimet radioaktive të kategorisë III të përdoren ose të ruhen brenda zonave të sigurimit, të cilat të jenë si më poshtë: a) Zonat e sigurimit të jenë të ndara me pengesat e vazhdueshme fizike, që lejojnë hyrjen në zonën e sigurimit vetëm nëpërmjet pikave të përcaktuara të kontrollit; b) Kontrolli në hyrjen e zonës së sigurimit; c) Personat që nuk janë të autorizuar të hyjnë në një zonë të sigurimit duhet të shoqërohen nga një person i stafit, i aprovuar; ç) I licencuari krijon dhe mirëmban kapacitetet për të zbuluar, në kohë, të gjitha hyrjet e paautorizuara në zonat e sigurimit; d) Burimi në zonën e sigurimit do të instalohet në brendësi të pajisjeve të rënda, të projektuara posaçërisht, ose të mbahet në një kontejner të mbyllur, ku çmontimi ose heqja e tij të jetë e lehtë për t’u zbuluar. 5. Monitorimi dhe verifikimi i rregullt për praninë fizike të burimit radioaktiv brenda zonës së sigurimit të kryhet në mënyrë të vazhdueshme. 6. Zhvendosja e paautorizuar e burimit radioaktiv nga zona e sigurimit të zbulohet me anë të pajisjeve që tregojnë praninë fizike, monitorim i vazhdueshëm me sistem kamerash, mbikëqyrje vizuale dhe çelës elektronik të instaluar në derë me sistem alarmi. 7. I licencuari krijon mjete dhe kapacitete të vazhdueshme për komunikimin e personelit. 8. Në rast të ndonjë hyrjeje të paautorizuar, që përfshin vjedhje ose tentativë për vjedhje, sabotim apo diversion me burim të kategorisë III, të krijohet dhe testohet plani për reagimin në kohë të agjencive ligjzbatuese. 9. Testimi i sistemit të mbrojtjes fizike kryhet rregullisht, për të siguruar efektivitetin e tij. 10. Të dhënat e testit, të kryer në përputhje me pikën 9, të këtij neni, ruhen për 3 vjet. Neni 9 Transporti i burimeve radioaktive 1. Çdo person juridik dhe fizik, i licencuar për transferimin e burimeve radioaktive te një tjetër person juridik dhe fizik, i licencuar në Republikën e Shqipërisë ose në një shtet tjetër, para kryerjes së transferimit: a) verifikon me KMR-në ose autoritetin kompetent të shtetit tjetër se pritësi është i autorizuar të presë llojin, formën dhe sasinë e burimeve radioaktive që do të transferohen; b) verifikon se pritësi është i autorizuar për të pritur burimet radioaktive që do të transferohen në vendin e kërkuar për dorëzim; c) informon KMR-në për transferimin e synuar. 2. Në qoftë se transferimi i burimeve radioaktive kryhet brenda të njëjtit institucion, i licencuari nuk informon KMR-në paraprakisht. 3. Çdo person juridik dhe fizik i licencuar, që ka në plan për të transportuar burimet radioaktive të kategorisë I, koordinon: a) oraret e nisjes dhe mbërritjes së dërgesës me pritësin; b) me autoritetet respektive kombëtare, masat e sigurimit, planin e sigurimit dhe parashikimin e shoqërimit nga institucionet ligjzbatuese. 4. Çdo person juridik dhe fizik i licencuar, që planifikon të transportojë burimet radioaktive të kategorisë I, II ose III: a) koordinon me pritësit: i) kohën e mbërritjes së dërgesës; ii) konfirmimin e pranimit të dërgesës; iii) njoftimin, në rastet kur dërgesa nuk ka arritur në kohën e pritshme. b) ruan një kopje të dokumentacionit për planifikim paraprak dhe koordinim për 3 vjet. 5. Çdo person juridik dhe fizik i licencuar, i cili transporton burimet radioaktive, ka përgjegjësinë kryesore për marrjen e masave për sigurimin e burimit radioaktiv gjatë transferimit. 6. Çdo person juridik dhe fizik i licencuar zbaton masat e nevojshme për sistemin e sigurimit, si më poshtë: a) Për burimet radioaktive të kategorisë I ose II: i) paraqet një plan sigurimi për transportin e burimeve radioaktive te KMR-ja përpara transportit; ii) siguron që janë krijuar qendrat e lëvizshme të kontrollit për të monitoruar transportin dhe komunikimin me agjencitë ligjzbatuese, në rast të një situate emergjente; iii) siguron që mjetet e komunikimit e lejojnë transportuesin të kontaktojë me automjetin shoqërues dhe me qendrën e kontrollit të lëvizjeve gjatë gjithë kohës; iv) siguron që dërgesat monitorohen vazhdimisht nga një sistem gjurmues dhe raporton në qendrën e kontrollit të lëvizjeve, e cila konfirmon vendndodhjen, statusin, dhe situatën mbi dërgesën; v) siguron që informacionet periodike në qendrën e kontrollit dërgohen sipas intervaleve të kërkuara; vi) siguron që qendra e lëvizshme e kontrollit është e përgatitur të reagojë në rast vjedhjeje, humbjeje, apo diversion të dërgesës; vii) siguron që procedurat për funksionimin normal dhe reagimin, në raste emergjence, janë të përgatitura në formë të shkruar; viii) siguron që drejtuesit e mjeteve, personeli shoqërues dhe personeli i qendrave të lëvizshme të kontrollit të jenë të njohur me procedurat e reagimit normal dhe procedurat e reagimit në rast emergjence; ix) siguron që transportuesit kanë krijuar një sistem për gjurmimin e paketimit; x) siguron që transportuesit të mbajnë në kontroll të vazhdueshëm dhe të kenë kapacitete për të komunikuar me qendrën e kontrollit. b) Për burimet radioaktive të kategorisë III: i) paraqet një plan sigurimi për transportin e burimeve radioaktive te KMR-ja, përpara transportit; ii) koordinon me agjencitë ligjzbatuese, me forcat e policisë dhe forcat e reagimit në rast të një emergjence; iii) siguron që janë vendosur komunikimet e transportuesit me pritësin dhe me agjencitë ligjzbatuese. iv) siguron që janë përgatitur procedurat e shkruara për reagimin në raste emergjence. v) siguron që drejtuesit e automjeteve, personeli shoqërues dhe personeli i qendrave të kontrollit të lëvizshme të jenë të njohur me procedurat e reagimit normal dhe procedurat e reagimit emergjent. 7. Transportuesi ka përgjegjësinë kryesore për sigurimin e pakos me burim radioaktiv, nga momenti që është pranuar për transport deri sa të jetë vërtetuar dorëzimi te pritësi i autorizuar. 8. Çdo person juridik dhe fizik, i licencuar për transportin e burimeve radioaktive të kategorive I, II dhe III, njofton, menjëherë, autoritetet kombëtare dhe fillon një hetim në rast se zbulohet se burimet radioaktive kanë humbur apo mungojnë. Neni 10 Përgjegjësitë e Komisionit të Mbrojtjes nga Rrezatimet 1. KMR-ja merr masat e duhura për të siguruar që të gjitha burimet radioaktive në Republikën e Shqipërisë, të kategorive I, II dhe III, janë të regjistruara, të kontrolluara dhe të sigurta gjatë dhe në fund të jetës së tyre të dobishme. 2. KMR-ja krijon dhe zbaton një program inspektimi të sigurimit, për të verifikuar se mbrojtja fizike e burimeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë është efektive dhe menaxhimi i burimeve radioaktive bëhet në përputhje me këtë rregullore. 3. Frekuenca e inspektimit vendoset duke marrë parasysh nivelin e kërkuar për mbrojtjen fizike. Neni 11 Përgjegjësitë e personave juridikë dhe fizikë të licencuar Çdo person juridik dhe fizik i licencuar ka përgjegjësinë kryesore për zbatimin e masave për sigurimin fizik të burimeve radioaktive, në përputhje me dispozitat rregullatore, duke përfshirë: a) kategorizimin dhe rikategorizimin e rregullt të burimeve radioaktive; b) zhvillimin e planit të sigurimit, në përputhje me shtojcën 1, të kësaj rregulloreje; c) kontratat e punës dhe trajnimin përkatës të përdoruesve të burimeve radioaktive; ç) zbatimin e të gjitha masave të nevojshme për sigurimin fizikë për burimet radioaktive në përdorimin, ruajtjen dhe transportin, sipas kategorisë të tyre; d) menaxhimin e burimeve radioaktive në mënyrë të sigurt gjatë ciklit të plotë jetësor; dh) inventarizimin e rregullt të të gjitha burimeve radioaktive që janë nën përgjegjësinë e tij; e) mirëmbajtjen dhe përditësimin e dokumentacionit të përdorimit, ruajtjes dhe transferimit të burimeve radioaktive; Neni 12 Raportimi Çdo person juridik dhe fizik i licencuar njofton dhe raporton në KMR situatat e mëposhtme: a) humbjen e burimeve radioaktive; b) përpjekjet për akte keqbërëse (vjedhja ose zhvendosja e paautorizuar e burimeve radioaktive, sabotim); c) incidente, në lidhje me keqpërdorimin e burimeve radioaktive, përfshirë dhe përdorimin e paautorizuar të tyre; ç) rezultatet e inventarit fizik të burimeve radioaktive; d) ndryshime që nuk janë në përputhje me këtë rregullore për sigurimin e burimeve radioaktive; dh) zbulimin e ndonjë burimi radioaktiv të paregjistruar. Neni 13 Burimet, të humbura dhe jetime 1. Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR) mbështetet nga Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar (IFBZ) për vendosjen nën kontroll të të gjitha burimeve “jetimë”. 2. IFBZ-ja kryen të gjitha procedurat për sigurinë dhe sigurimin e burimeve me status “jetimë”, deri në vendosjen në depon e këtij instituti. Shpenzimet, në çdo rast, mbulohen nga shteti, për sa kohë nuk gjendet pronari i burimit. Neni 14 Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese Të gjitha masat e mësipërme për sigurimin e burimeve radioaktive zbatohen në kushtet e një niveli mesatar (portokalli) të kërcënimit në vendin tonë. Me rritjen e shkallës së kërcënimit në nivel kombëtar ose lokal, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me institucionet e linjave përkatëse, përcakton masat shtesë për përdoruesit e burimeve radioaktive, siç ata e shohin të nevojshme. Këto masa janë të detyrueshme për zbatim nga ana e përdoruesve. Neni 15 Bashkëpunimi me autoritetet doganore Me qëllim sigurimin e kufijve, për të mos lejuar hyrje-daljen dhe transitin e paautorizuar të burimeve radioaktive në Republikën e Shqipërisë, doganat shqiptare marrin të gjitha masat për vendosjen e pajisjeve për dedektimin automatik ose manual të burimeve radioaktive në kufi. Doganat shqipëtare krijojnë dhe zbatojnë planet e reagimit, në rast të zbulimit të burimeve radioaktive “jetimë” ose materialeve të kontaminuara. Doganat bashkëpunojnë me KMR-në për miratimin e të gjithë dokumentacionit që lidhet me sigurimin fizik të materialeve radioaktive. Doganat marrin të gjitha masat që pajisjet të jenë funksionale, të kalibruara dhe personeli të ketë njohuritë dhe trajnimin e nevojshëm për reagimin, në raste të kalimeve të ligjshme e të paligjshme të burimeve radioaktive ose mallrave të kontaminuara. Doganat bëjnë dedektimin dhe marrin të gjithë masat për mbrojtjen e personelit, publikut dhe ambientit, duke caktuar edhe vende të posaçme për kontrollin e detajuar të ngarkesave. Në çdo rast, doganat duhet të njoftojnë, me shkrim, Zyrën e Mbrojtjes nga Rrezatimi (ZMR), për çdo lëvizje të paautorizuar. Neni 16 Pika e kontaktit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ZMR-ja përcaktohet si pikë kontakti me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për çështjet e sigurimit të materialeve radioaktive dhe trafikun ilegal. Institucionet dërgojnë në ZMR të dhënat, sipas formularit standard, të përcaktuar nga KMR-ja, për burimet e humbura dhe “jetimë” që mund të gjenden. SHTOJCA 1 PLANI I SIGURIMIT Plani i sigurimit për mbrojtjen fizike të burimeve radioaktive të përfshijë: a) përshkrimin e burimeve radioaktive dhe mjedisit ku do të përdoren ose ruhen; b) përshkrimin e elementeve specifike të sigurimit; c) përshkrimin, në lidhje me funksionimin e sistemit të sigurimit, si dhe objektivat e tij; ç) procedurat për të udhëzuar përdoruesin, në lidhje me vendosjen dhe mirëmbajtjen e masave të sigurimit që do të ndiqen; d) aspektet administrative, rolet dhe përgjegjësitë e individëve, në lidhje me sigurimin, aksesi në procesin e licencimit, shkalla e besueshmërisë, mbrojtja e informacionit, inventari dhe të dhënat, raportimit të ngjarjeve si dhe rishikimi i planit të sigurimit; dh) masat procedurale dhe administrative të sigurimit, që marrin në konsideratë rritjen e shkallës së kërcënimit në nivel kombëtar; e) veprimet reaguese dhe bashkëpunimin me autoritetet kompetente dhe vendosjen nën kontroll të materialit radioaktiv, në përputhje me legjislacionin; ë) çdo informacion tjetër që mund të kërkohet nga KMR-ja. SHTOJCA 2 OBJEKTIVAT E MBROJTJES FIZIKE PËR GRUPE TË NDRYSHME TË SIGURIMIT TË BURIMEVE RADIOAKTIVE Masat e mbrojtjes fizike për grupe të ndryshme të sigurimit të burimeve radioaktive janë përmbledhur në tabelën 1. Tabela 1. Grupet dhe objektivat e sigurimit Funksionet e sigurimit Grupi A i sigurimit (Qëllimi: parandalimi i zhvendosjes së paautorizuar) Grupi B i sigurimit (Qëllimi: minimizimi i mundësisë të zhvendosjes së paautorizuar) Grupi C i sigurimit (Qëllimi: reduktimi i mundësisë të zhvendosjes së paautorizuar *) Zbulimi Të sigurojë zbulimin e menjëhershëm të çdo tentative të paautorizuar për zhvendosjen e burimit, duke përfshirë edhe persona të brendshëm Të sigurojë zbulimin e çdo tentativë për zhvendosjen e paautorizuar të burimit Të sigurojë zbulimin e zhvendosjes së paautorizuar të burimit Vonesa Të sigurojë vonesë pas zbulimit në mënyrë që të ketë një kohë të mjaftueshme reagimi nga ana e personelit për të ndërprerë zhvendosjen e paautorizuar Të sigurojë vonesë për të minimizuar gjasat për zhvendosjen e paautorizuar Të sigurojë vonesa për të ulur mundësinë e zhvendosjes së paautorizuar Përgjigjja Të sigurojë reagim të menjëhershëm pas alarmit me burime të mjaftueshme për të ndërprerë dhe parandaluar zhvendosjen e paautorizuar Të sigurojë fillimin e menjëhershëm të reagimit për të ndërprerë zhvendosjen e paautorizuar Të zbatojë veprimet e duhura në rast të zhvendosjes së paautorizuar të një burimi Menaxhimi i sigurimit Të sigurojë kontroll të hyrje-daljeve në vendndodhjen e burim it dhe në mënyrë efektive të kufizojë aksesin vetëm për personat e autorizuar Të sigurojë besueshmërinë e personave të autorizuar Të sigurojë një plan të sigurimit Të sigurojë kapacitetet për të menaxhuar ngjarjet që lidhen me s igurimin, të përfshira në planin rastësor të sigurimit