Regulation No. 87 dated 07.02.2012 on the establishment of the Territory National Council
颁布于 2012-02-07 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land commission, land-use planning, institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 87, datë 7.2.2012 PËR PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Këshilli Kombëtar i Territorit, si organ vendimmarrës, kryesohet nga Kryeministri dhe ka këtë përbërje: Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit zëvendëskryetar; Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës anëtar; Ministrin e Drejtësisë anëtar; Ministrin e Brendshëm anëtar; Ministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit anëtar; Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve anëtar; Ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave anëtar; Zëvendësministrin e Punëve Publike dhe Transportit që mbulon fushën e planifikimit të territorit anëtar; Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit sekretar. 2. Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Territorit shpërblehen për çdo pjesëmarrje në mbledhje me 20 000 (njëzet mijë) lekë. 3. Shpërblimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit të përballohet nga buxhetet e miratuar për çdo institucion përkatës që ata përfaqësojnë. 4. Brenda 15 ditëve kalendarike nga dita e zhvillimit të mbledhjes, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), zbardh vendimet e KKT-së, të cilat ua dërgon për nënshkrim Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe Kryeministrit, me cilësinë e kryetarit të Komitetit. 5. Vendimi nr. 836, datë 3.12.2004 i Këshillit të Ministrave “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet. 6. Ngarkohen të gjitha institucionet, përfaqësuesit e të cilave janë përcaktuar në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha