Regulation No. 86 on committees for the management of protected areas
颁布于 2005-02-11 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- protected area, institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 86, datë 11.2.2005 KRIJIMIN E KOMITETEVE TË MENAXHIMIT TË ZONAVE TË MBROJTURA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 17 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit dhe të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Të përgjithshme 1. Komitetet e menaxhimit krijohen vetëm për zonat e mbrojtura Park Kombëtar, Rezervat Natyror i Menaxhuar dhe Peizazh i Mbrojtur (kategoritë II, IV dhe V të zonave të mbrojtura). 2. Komitetet e menaxhimit organizohen në nivel vendor dhe ndjekin zbatimin e planeve të menaxhimit për zonat ku ngrihen. 3. Komitetet e menaxhimit mbikëqyrin edhe monumentet e natyrës, që ndodhen në qarkun ose qarqet ku shtrihet zona e mbrojtur që ata menaxhojnë. II. Përbërja e komiteteve të menaxhimit 1. Komitetet e menaxhimit përbëhen nga përfaqësues të institucioneve publike dhe jopublike, ku ndodhet zona e mbrojtur, dhe konkretisht nga: a) përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit; b) përfaqësuesi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave; c) përfaqësuesi i Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit; ç) përfaqësuesi i bashkisë ose i bashkive, në territorin e të cilave shtrihet zona e mbrojtur; d) kryetarët e komunave, në territorin e të cilave shtrihet zona e mbrojtur; dh) përfaqësuesi i këshillit të qarkut ose të qarqeve, ku shtrihet zona e mbrojtur; e) përfaqësuesi i prefekturës ose i prefekturave, ku shtrihet zona e mbrojtur; ë) përfaqësuesi i Agjencisë Rajonale të Mjedisit të qarkut, ku shtrihet pjesa më e madhe e zonës; f) drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në zonë; g) përfaqësuesi i pronarëve të tokave, kur në territorin e zonës së mbrojtur ka toka private; gj) përfaqësuesi i organizatave jofitimprurëse, në nivel kombëtar ose vendor, aktive për problemet e zonës së mbrojtur; h) anëtarë të tjerë. Kryetar i komitetit të menaxhimit është përfaqësuesi i Ministrisë së Mjedisit. 2. Ministri i Mjedisit, brenda dy muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, u kërkon drejtuesve të institucioneve të përmendura në pikën 1, të caktojnë zyrtarisht përfaqësuesit e tyre dhe miraton përbërjen emërore të secilit komitet menaxhimi. 3. Administrata e zonës së mbrojtur luan edhe rolin e sekretarisë teknike të komitetit të menaxhimit dhe ka për detyrë: a) të përgatisë materialet për mbledhjen e komitetit të menaxhimit; b) të njoftojë anëtarët për mbledhjen e radhës; c) të mbajë protokollin e mbledhjes; ç) të përgatisë raportin dyvjeçar të gjendjes së zonës së mbrojtur. III. Organizimi dhe funksionimi i komitetit të menaxhimit 1. Komiteti i menaxhimit e ushtron veprimtarinë nëpërmjet mbledhjeve të zakonshme, të cilat janë të vlefshme kur në to marrin pjesë jo më pak se 2/3 e anëtarëve. 2. Komiteti i menaxhimit mblidhet jo më rrallë se dy herë në vit. 3. Mbledhjet e komitetit të menaxhimit janë të hapura. IV. Përgjegjësitë dhe detyrat e komitetit të menaxhimit 1. Komiteti i menaxhimit është përgjegjës për administrimin dhe mbrojtjen e zonës, përgjegjësi të cilën e përmbush duke ndjekur: a) zbatimin e planit të menaxhimit të zonës dhe të programeve që hartohen në mënyrë të hollësishme sipas kërkesave të tij; b) zbatimin e dispozitave ligjore dhe nënligjore nga administratat e zonave të mbrojtura dhe nga subjektet, që e ushtrojnë veprimtarinë në zonë; c) ruajtjen e cilësisë së zonës dhe nxitjen e zhvillimit ekologjik të mjediseve përreth saj; ç) zbatimin e kërkesave për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të zonës. 2. Komiteti i menaxhimit ka për detyrë: a) të kontribuojë në hartimin e planit të menaxhimit të zonës, të sigurojë përputhshmërinë e tij me strategjinë dhe planet vendore e sektoriale të zhvillimit, duke u kujdesur që këto të fundit të respektojnë kërkesat për mbrojtjen e zonës; b) të organizojë, monitorojë zbatimin e planit të menaxhimit të zonës dhe të veprimtarive të licencuara, që zhvillohen në të; c) të japë mendim për kërkesat për përdorimin e burimeve natyrore të zonës, si dhe për pajisjen me leje mjedisore për veprimtaritë që do të ushtrohen në të; ç) të miratojë elementet e hollësishme të kërkesave për lidhjen dhe zbatimin e kontratave nga administrata e zonës me subjektet private e shtetërore, vendase apo të huaja, për ushtrimin e veprimtarive në këtë zonë, kundrejt pagesave përkatëse; d) të analizojë kryerjen e detyrave dhe të funksioneve të administratës së zonave të mbrojtura; dh) të analizojë raportin për të ardhurat dhe shpenzimet financiare dhe të përcaktojë drejtimin e investimeve në zonë; e) të miratojë rregulloret e hartuara nga administrata e zonës së mbrojtur që garantojnë ruajtjen, përdorimin dhe administrimin e saj; ë) të miratojë raportin dyvjeçar të gjendjes së zonës së mbrojtur, i cili publikohet 2 muaj pas miratimit; f) t’i propozojë Ministrit të Mjedisit, në bazë të studimeve të kryera, ndryshime në planin e menaxhimit të zonës, zgjerimin e kufijve, si dhe masa shtesë për përmirësimin e cilësive të saj; g) të shqyrtojë ankesat e pronarëve dhe të subjekteve, që ushtrojnë veprimtari në zonë, ndaj veprimeve të administratës së zonës; gj) t’u kërkojë organeve përkatëse ndalimin e zbatimit të projekteve dhe të veprimtarive, që edhe pse zhvillohen jashtë zonës, kanë ndikim negativ në të apo bien ndesh me planin e menaxhimit të saj; h) të kërkojë nga kryeinspektori i mjedisit kontrolle në veprimtaritë, që ushtrohen në zonë dhe përreth saj, për të zbutur dhe shmangur ndikimet negative në të; i) të nxisë hartimin dhe zbatimin e projekteve për përmirësimin e cilësive të zonës; j) të bashkërendojë veprimtaritë me këshillin e basenit përkatës, me të cilin të shkëmbejë vazhdimisht të dhëna; k) të bashkëpunojë me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit për promovimin e zonave të mbrojtura edhe si zona me interes turistik. 3. Ngarkohen Ministri i Mjedisit dhe Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano