跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 84 on the criteria used for establishing the biodiversity inventory network and monitoring

颁布于 2009-01-27 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
biodiversity, management/conservation, access-to-information

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.84, datë 27.1.2009 PËR CAKTIMIN E KRITEREVE PËR NGRITJEN E RRJETIT TË INVENTARIZIMIT DHE TË MONITORIMIT TË BIODIVERSITETIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 9 të ligjit nr.9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Ngritjen e rrjetit të inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit, në shërbim të sigurimit të bazës së të dhënave, për hartimin e politikës në mbrojtje të biodiversitetit. 2. Në kuptim të këtij vendimi: a) Inventarizimi është vëzhgimi, përzgjedhja, katalogimi, përcaktimi sasior dhe hartografimi i përbërësve të biodiversitetit, si dhe sinteza e informacioneve rezultuese për analizën e procesit. b) Monitorimi i biodiversitetit është matja, e standardizuar dhe periodike, e një grupi, të kufizuar dhe të veçantë, të treguesve të biodiversitetit, në zona ose stacione të veçanta, të përzgjedhura për këtë qëllim. 3. Rrjeti i informatizimit dhe monitorimit të biodiversitetit ngrihet dhe funksionon, në përputhje me kërkesat e mëposhtme: a) Të garantojë monitorim afatgjatë të biodiversitetit; b) Të sigurojë zbatimin e legjislacionit vendas, për mbrojtjen e biodiversitetit, si dhe të angazhimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë në këtë fushë; c) Të mundësojë sistemimin e të dhënave në një format të përdorshëm nga vendimmarrësit; ç) Të ofrojë informim për biodiversitetin, për ndërgjegjësimin e publikut për ruajtjen e biodiversitetit; d) Të krijojë një sistem informacioni, për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave për biodiversitetin, në përputhje me standardet e vendeve të BE-së; dh) Të ndërtojë një sistem inventarizimi dhe monitorimi me kosto të ulët; e)Të ketë një strukturë fleksibël, që, në përputhje me nevojat për raportim, të rishihet çdo vit. ë) Të sigurojë trajnimin e specialistëve të rinj, për monitorimin e biodiversitetit. 4. Rrjeti i inventarizimit dhe monitorimit të biodiversitetit ka për detyrë: a) Të identifikojë përbërësit e biodiversitetit, në kushtet in-situ dhe ex-situ; b) Të krijojë treguesit dhe të përcaktojë mënyrat përkatëse, për mbledhjen, shpeshtësinë, analizën dhe raportimin e të dhënave; c) Të monitorojë sistematikisht përbërësit e biodiversitetit, të identifikojë proceset dhe kategoritë e veprimtarive, si dhe shkaqet, që kanë ose mund të kenë ndikime negative në ruajtjen e përdorimin e qendrueshëm të biodiversitetit, me ndihmën e metodologjive shkencore, për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave; ç) Të përmbledhë gjendjen dhe prirjet, për përbërësit e identifikuar të biodiversitetit; d) Të identifikojë boshllëqet në njohuritë e deritanishme dhe të ndërmarrë kërkime, për t’i plotësuar ato; dh) Të plotësojë nevojat për kërkime, për inventarizimin dhe monitorimin, të specifikuara në strategjinë dhe planin e veprimit të biodiversitetit, në planet dhe regjistrat, e specifikuara në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”; e) Të mbështesë kërkesat për raportim, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; ë) Të kryejë vlerësimin dhe analizën e gjendjes së biodiversitetit, të ndikimeve të faktorit njerëzor dhe të masave, për të parandaluar humbjet e tij; f) Të shërbejë si instrument, për të vlerësuar përmbushjen e angazhimeve të vendit tonë, në kuadër të konventës së biodiversitetit dhe të marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, si dhe të shërbejë për raportim tek institucionet përkatëse europiane dhe botërore; g) Të funksionojë si një sistem paralajmërimi i shpejtë për proceset dhe prirjet, që rrjedhin nga humbja e biodiversitetit; gj) Të ofrojë informacion për gjendjen e biodiversitetit, në një format të përshtatshëm për përdorim nga publiku i gjerë. 5. Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, e cila ngarkohet me ngritjen dhe administrimin e rrjetit, ka për detyrë: a) që, në bashkëpunim me organet dhe institucionet shtetërore, universitetet dhe qendrat shkencore, të specializuara në fushën e biodiversitetit, si dhe me organet e qeverisjes vendore, për pyjet dhe kullotat komunale, të hartojë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit paraardhës, projektprogramin e vitit pasardhës, për ngritjen dhe administrimin e rrjetit, duke u përqendruar në çështjet e mëposhtme: i) në përcaktimin e pikave konkrete të rrjetit; ii) në përcaktimin e institucioneve, që do të marrin pjesë në rrjet; iii) në përcaktimin e treguesve të biodiversitetit dhe të buxhetit përkatës; iv) në planifikimin për sistemin e informacionit, për mbledhjen e të dhënave, administrimin, analizën, raportimin dhe shpërndarjen e tyre. b) Miratimin e projektprogramit të hartuar nga kjo agjenci nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në përputhje me kufijtë e Buxhetit të Shtetit, afatet dhe kërkesat për përgatitjen e zbatimin e programit vjetor të monitorimit të mjedisit dhe rezultatet e monitorimit paraardhës. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 84 on the criteria used for establishing the biodiversity inventory network and monitoring · Nelum