Regulation No. 836 approving the composition, organization and functioning of the Territory Adjustment Council of the Republic of Albania
颁布于 2004-12-03 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.836, datë 3.12.2004 PËR PËRBËRJEN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË RREGULLIMIT TË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 11 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, si organ vendimmarrës, kryesohet nga Kryeministri dhe ka këtë përbërje: Ministri i Rregullimit të Territorit dhe i Turizmit zëvendëskryetar Ministri i Ekonomisë anëtar Ministri i Drejtësisë anëtar Ministri i Industrisë dhe i Energjetikës anëtar Ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit anëtar Ministri i Pushtetit Vendor dhe i Decentralizimit anëtar Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit anëtar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve anëtar Ministri i Mjedisit anëtar një përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes anëtar një përfaqësues nga Akademia e Shkencave anëtar Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit sekretar. 2. Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë përcaktohet në rregulloren që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Anëtarët e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë shpërblehen, për çdo pjesëmarrje në mbledhje, me 20 000 (njëzet mijë) lekë. 4. Shpërblimi i anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë të përballohet nga buxhetet e miratuara për çdo institucion përkatës që ata përfaqësojnë. 5. Ngarkohet Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit për zbatimin e këtij vendimi. 6. Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.627, datë 24.12.1997 “Për krijimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nr.417, datë 3.9.1999 “Për shpërblimin e punës së anëtarëve të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë”, shfuqizohen. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano RREGULLORE PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË RREGULLIMIT TË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Neni 1 Objekti Kjo rregullore përcakton organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH). Neni 2 Organizimi i KRRTRSH-së Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) është organ vendimmarrës dhe krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave. KRRTRSH-ja përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe sekretari i KRRTRSH-së. Neni 3 Funksionimi KRRTRSH-ja kryesohet nga Kryetari dhe, në mungesë e me porosi të tij, nga zëvendëskryetari i KRRTRSH-së. Kryetari miraton rendin e ditës të propozuar nga zëvendëskryetari i KRRTRSH-së. KRRTRSH-ja si rregull mblidhet një herë në muaj. Në rastet kur shihet e arsyeshme, kryetari mund të mbledhë KRRTRSH jashtë rradhe. Njoftimi për mbledhje të KRRTRSH-së bëhet të paktën pesë ditë përpara datës së zhvillimit të mbledhjes. KRRTRSH-ja i zhvillon mbledhjet kur janë të pranishëm jo më pak se 2/3 e anëtarëve të tij. Rendi i ditës dhe materiali që do të shqyrtohen në KRRTRSH, u vihet në dispozicion anëtarëve të KRRTRSH-së të paktën pesë ditë para se të bëhet mbledhja. Rendi i ditës përmban: Tematikat që do të trajtohen; Datën dhe orën e caktuar për mbledhjen e KRRTRSH-së: Materialin e bashkëlidhur për çdo tematikë që do të shqyrtohet në mbledhje. KRRTRSH-ja për çështjet që trajton, merr vendime me shumicë votash. Në rastet kur numri i votave është ndarë në mënyrë të barabartë, vota e Kryetarit vlen sa dy vota. Në mbledhjen e KRRTRSH-së, sipas objektit dhe materialit, marrin pjesë pa të drejtë vote kryetari i KRRT-së së njësisë vendore përkatëse, përfaqësues nga institucione shtetërore të interesuara, autorë të projektit, përfaqësues nga Shoqata e Arkitektëve dhe Shoqata e Ndërtuesve. KRRTRSH-ja ka vulën e vet. Neni 4 Paraqitja e kërkesës dhe dokumentacioni shoqërues Kërkesa për shqyrtim të materialeve në KRRTRSH, si dhe dokumentacioni përkatës paraqiten zyrtarisht në Sekretarinë Teknike pranë Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, nëpërmjet njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, që ka në juridiksion territorin ku është kryer studimi, pas miratimit nga KRRT-të përkatëse. Në rastin e investimeve publike, mund të paraqitet edhe nga institucionet shtetërore të interesuara, duke u miratuar më parë nga KRRT-ja e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore. Kërkesa dhe dokumentacioni përkatës që shoqëron atë, duhet të jetë në përputhje me ligjin nr.8405 datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, me ndryshimet përkatëse dhe vendimin nr.722, datë 19.11.1998 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores për urbanistikën” dhe dispozitave ligjore në fuqi, që kanë lidhje me objektin e shqyrtimit. Sekretaria teknike ka për detyrë të verifikojë paraprakisht që dokumentacioni i materialit që paraqitet për shqyrtim në KRRTRSH duhet të jetë në origjinal, në katër kopje, i firmosur dhe i vulosur nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore, si dhe projektet të jenë të firmosura nga autorët e tyre, sipas licencave. Kur studimet janë hartuar nga subjekte të huaja, materiali duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe. Dokumentacioni i materialit që paraqitet për shqyrtim në KRRTRSH, duhet të përmbajë: 1. Për të gjitha llojet e studimeve dhe shesheve të ndërtimit, të përcaktuara në nenin 9 të ligjit nr.8405 datë 17. 9.1998 “Për urbanistikën” dhe përkufizimeve në nenin 1 të tij; Kërkesa për shqyrtim në KRRTRSH të studimit nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore. Për rastin e investimeve publike, kërkesa mund të bëhet edhe nga institucioni i interesuar shtetëror. Vendimi i KRRT-së së njësisë përkatëse të qeverisjes vendore për miratimin e studimit, në të cilin të përcaktohet emërtimi i studimit, sipërfaqja e sheshit të ndërtimit, pozicioni i zonës së studiuar. Studimi urbanistik i miratuar nga KRRT-ja përkatëse dhe i konfirmuar nga Kryetari i KRRT-së, sipas modelit përkatës në rregulloren për urbanistikën me/i; a) një reliev të saktë topografik në shkallën 1:500 ose 1:1000 të territorit të studiuar; b) azhurnuar sipas gjendjes ekzistuese, ku të përcaktohen kufijtë e sheshit të ndërtimit dhe përmasat e tyre, si dhe sipërfaqja e sheshit të ndërtimit; c) skema rajonale e vendosjes së zonës së studiuar, si dhe pozicioni kadastral i saj. Materiali të përmbajë: a) projektidenë e objekteve të parashikuara në studim; b) materiale të tjera grafike që shpjegojnë zgjidhjen teknike; c) të dhënat e treguesit të nevojshëm sipas rregullores për urbanistikën, në varësi të llojit të studimit, si dhe pamje të gjendjes ekzistuese të zonës së marrë në studim. Projektidea e rrjetit të infrastrukturës inxhinierike të furnizimit me ujë, energji eiektrike, telefoni, ngrohje, kanalizim, si dhe trajtimit të mbeturinave të ngurta urbane. Relacioni teknik mbi studimin, në të cilin të jepen të dhëna lidhur me vendndodhjen e zonës së studiuar, lidhjen e tij me studime të kryera e miratuara më parë konform ligjit, të dhëna mbi zgjidhjen urbanistike, sipërfaqet sipas zonimit funksional, objektet e parashikuara dhe përshkrimi i tyre, të dhëna mbi projektin e infrastrukturës inxhinierike dhe lidhjen e saj me infrastrukturën ekzistuese, të dhëna mbi vërtetësinë e pronësisë nga zyra e regjistrimit të pasurive të Paluajtshme ose të dhëna mbi vërtetimin e lëshuar nga seksioni i kadastrës në lidhje me specifikime kadastrale të parcelës dhe pronësinë e tokës në rast se këto nuk sqarohen nga certifikata e pronësisë. Vërtetim nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit mbi kategorinë e tokës sipas bonitetit, mendim nga Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve, nëse territori është sipërfaqe pyjore. Oponenca e Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike dhe Ministrisë së Mjedisit për çdo studim. Oponenca e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, kur zona e studiuar ndodhet jashtë vijës kufizuese të ndërtimit. Oponenca e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kur materiali që do të shqyrtohet në KRRTRSH ka të bëjë me territore në zona të shpallura monument kulture dhe zonave të mbrojtura rreth tyre. Oponenca të institucioneve të tjera, që gjykohet nga drejtoria përkatëse në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit se preken direkt ose indirekt nga projekti. Oponenca e Drejtorisë së Zhvillimit të Turizmit në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, kur studimi është në zonë me përparësi zhvillimi të turizmit. 2. Për të gjitha materialet, në zbatim të nenit 10 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe nenit 6 të ligjit nr.8408, datë 25.9.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”: Kërkesa për shqyrtim në KRRTRSH të materialit nga Policia e Ndërtimit ose këshilli i zgjedhur i njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, ose prefekturave përkatëse; Argumentimi teknik dhe ligjor për shqyrtimin e kërkesës për shfuqizim të vendimeve të marra nga KRRT-ja e njësisë vendore përkatëse. Dokumentacioni i miratimit të bërë nga KRRT ja e kësaj njësie. Neni 5 Sekretaria teknike e KRRTRSH-së Sekretaria teknike e KRRTRSH-së është organ teknik këshillimor, e cila është krijuar në zbatim të nenit 11 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe funksion në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, pranë Drejtorisë së Planifikimit të Territorit. Kryetari i sekretarisë teknike të KRRTRSH-së është Zëvendësministri i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Sekretaria teknike e KRRTRSH-së shqyrton paraprakisht materialet e paraqitura për miratim në KRRTRSH, duke i rekomanduar KRRTRSH-së mendimin teknik nëpërmjet konkluzioneve të saj për secilin material të paraqitur. Neni 6 Sekretari i KRRTRSH-së Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit të Territorit në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit është Sekretar i KRRTRSH dhe ka për detyrë: Të koordinojë dhe të verifikojë nëse materialet e paraqitura për shqyrtim në KRRTRSH janë konform ligjit nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, vendimit nr.722, datë 19.11.1998 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores së urbanistikës” dhe të dispozitave ligjore në fuqi që kanë lidhje me objektin e shqyrtimit. Nëse nuk janë në përputhje me kërkesat e dispozitave të kërkuara, i kthen ato për plotësim. Të koordinojë dhe kontrollojë procedurën administrative sipas kësaj rregulloreje dhe Kodit të Procedurave Administrative për materialet që do të shqyrtohen në KRRTRSH, para dhe pas vënies në dispozicion nga sekretaria teknike e KRRTRSH-së. Pas mbledhjes së KRRTRSH-së, përgatit vendimet e KRRTRSH-së për materialet e shqyrtuara e miratuara në KRRTRSH-ja dhe ndjek e koordinon zbatimin e vendimeve të marra. Neni 7 Vendimmarrja KRRTRSH-ja shqyrton materialet e paraqitura, jo më vonë se një muaj nga shqyrtimi i tyre në sekretarinë teknike të KRRTRSH-së. KRRTRSH-ja merr vendime për miratimin e studimeve në zbatim të nenit 9 të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998, merr vendime në zbatim të nenit 10 të po këtij ligji dhe vendos për njoftimet e bëra nga Policia e Ndërtimit në zbatim të nenit 6 të ligjit nr.8408, datë 25.9.1998 “Për Policinë e Ndërtimit”. Në përfundim të çdo tematike, KRRTRSH-ja vendos: miratimin e materialit të paraqitur; miratimin me vërejtje për përmirësim; shtyrje për shqyrtim në mbledhjen më të afërt; mosmiratimin. Kur KRRTRSH-ja e shtyn çështjen për shqyrtim, me qëllim pasqyrimin e vërejtjeve dhe sugjerimeve të bëra në mbledhje, njësia vendore përkatëse, së bashku me subjektin e interesuar, brenda 15 ditëve, reflektojnë vërejtjet dhe i paraqesin sipas konkluzioneve të arritura nga KRRTRSH-ja. Neni 8 Arkivimi i materialit të shqyrtuar në KRRTRSH Pas konfirmimit nga Kryetari i KRRTRSH-së, studimet shpërndahen në një kopje në institucionet dhe organet shtetërore, që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e tyre, si më poshtë: Në Arkivin e Këshillit të Ministrave; Në Arkivin e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit; Këtu arkivohet edhe gjithë dokumentacioni i materialit të paraqitur për shqyrtim në KRRTRSH; Në Sektorin e KRRTRSH-së; Në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike; Në Arkivin Qendror Teknik të Ndërtimit, për rastin e studimeve urbanistike, dhe shesheve të ndërtimit; Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, për rastin e studimeve urbanistike e shesheve të ndërtimit në territore jashtë vijave kufizuese të ndërtimit; Në Drejtorinë e Zhvillimit të Turizmit në Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, për rastin e studimeve urbanistike dhe shesheve të ndërtimit në zonat me përparësi zhvillimi të turizmit; Në njësitë përkatëse të qeverisjes vendore; Investitorit ose institucionit shtetëror të interesuar.