跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 831 on leasing State agricultural lands

颁布于 1998-12-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
agricultural land, public land, lease, contracts, land tenure

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. V E N D I M Nr. 831, datë 28.12.1998 PËR MËNYRËN E DHËNIES ME QIRA TË TOKËS BUJQËSORE, PASURI SHTETËRORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të ligjit nr. 8318, datë 1.4.1998 "Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, livadheve dhe kullotave, që janë pasuri shtetërore" dhe të ligjit nr. 8406, datë 17.9.1998 "Për një ndryshim në ligjin nr. 8318, datë 1.4.1998 "Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, livadheve dhe kullotave, që janë pasuri shtetërore"", me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: I. Përcaktimi, vlerësimi dhe përparësia e sipërfaqes së tokës bujqësore, pasuri shtetërore, që jepet me qira dhe miratimi i studimeve. 1. Drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit në rreth bën studimin për tokat bujqësore, të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pasurisë të paluajtshme si pasuri shtetërore dhe që jepen me qira, në rrethin ku ajo shtrin juridiksionin. Në studim përfshihen: a) Sipërfaqja e tokës bujqësore, pasuri shtetërore, që jepet me qira. b) Treguesit teknik për sipërfaqet e tokës bujqësore. c) Treguesit për prodhimin dhe të ardhurat për njësi sipërfaqe në mesataren e zonës, që parashikohet të jepet tokë bujqësore, pasuri shtetërore, me qira. ç) Propozimet për vlerën fillestare të ankandit. d) Propozimet për afatin kohor të dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore, për zona të caktuara. e) Propozimet për qëllimet e qiradhënies. 2. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit shqyrton dhe miraton studimet e paraqitura nga drejtoritë e bujqësisë dhe ushqimit në rrethe. II. Ngritja dhe funksionimi i bordit të dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore. 1. Bordi i dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore, përbëhet nga nëntë anëtarë, me specialistë të drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit dhe të seksioneve të urbanistikës, të kadastrës, të mjedisit dhe jurist. Anëtarë të bordit janë: Drejtori i drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit të rrethit, një agronom, një ekonomist dhe një specialist i blegtorisë së drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit në rreth, specialist i mjedisit, specialist i kadastrës, specialist i urbanistikës, jurist i këshillit të rrethit (bashkisë), specialisti i komunës, në të cilën ndodhet toka, që do të jepet me qira. 2. Kryetari i bordit të dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore, të jetë drejtori i drejtorisë së bujqësisë dhe ushqimit në rreth. Krijimi i bordit bëhet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, sipas kritereve të përcaktuara në ligj. 3. Kryetari i bordit të dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore, emërohet dhe shkarkohet nga ky funksion nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit. 4. Bordi për dhënien me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore, zbaton udhëzimin "Për procedurën e zhvillimit të dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore". 5. Bordi i dhënies me qira të tokës bujqësore, pasuri shtetërore, përcakton fituesin dhe ia paraqet për miratim ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit. Pas miratimit nga ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, bordi shpall fituesin dhe drejtoria e bujqësisë dhe ushqimit e rrethit lidh kontratën përkatëse. 6. Vlera e qirasë e përcaktuar në kontratë, për çdo vit indeksohet në përputhje me të dhënat e fillimit të vitit, të treguesve makroekonomik, të publikuar nga organi shtetëtor i autorizuar (INSTAT). III. Mënyra e pagesës së vlerës së qirasë 1. Të ardhurat financiare, që sigurohen nga dhënia me qira e tokës bujqësore, pasuri shtetërore, arkëtohen për llogari të buxhetit të shtetit. 2. Vjelja e të ardhurave financiare bëhet, 25 për qind të vlerës vjetore, në fund të çdo tremujori. KRYEMINISTRI Pandeli Majko