跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 806 approving the rules and procedures for the import of wastes for processing, reuse and recycling

颁布于 2003-12-04 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Waste and hazardous substances
关键词
waste management, recycling/reuse, transport/storage, transboundary movement of waste, international trade
类别
*

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.806, datë 4.12.2003 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE E TË PROCEDURAVE PËR IMPORTIMIN E MBETJEVE PËR PËRDORIM, PËRPUNIM E RICIKLIM Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 22 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Importimi i mbetjeve për përdorim, përpunim e riciklim 1. Personat fizikë dhe juridikë mund të importojnë mbetje për t’i përdorur, përpunuar e ricikluar, me përjashtim të mbetjeve të rrezikshme, importimi i të cilave rregullohet me dispozita të veçanta, vetëm në kushtet kur: a) përdorimi, përpunimi e riciklimi i tyre kryhet me teknologji bashkëkohore, që garanton mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit; b) prej tyre përfitohen lëndë ose materiale të dobishme dhe kursehen lëndë të para, defiçitare dhe të kushtueshme; c) transportimi i tyre nuk ndikon negativisht në shëndetin e njeriut dhe në mjedisin e tyre. 2. Importimi i mbetjeve për përdorim, përpunim e riciklim mund të kryhet vetëm pasi personi fizik ose juridik që kërkon t’i importojë, të jetë i pajisur me miratimin përkatës. 3. Miratimi për importimin e mbetjeve jepet nga Këshilli i Ministrave, duke përcaktuar llojin e sasinë që do të importohet dhe afatet e importimit. 4. Për të marrë miratimin për importimin e mbetjeve, personi fizik ose juridik, paraqet këto dokumente: a) Kërkesën për të lejuar importin e këtyre mbetjeve. b) Deklaratën personale, ku përcaktohen emërtimi i mbetjes, sasia, përbërja, destinacioni, lloji i veprimtarisë ku do të përdoret, si dhe respektimi i kërkesave ligjore, i normave e i standardeve për mbrojtjen e mjedisit. c) Fotokopjen e noterizuar të licencës me të cilën është miratuar veprimtaria nga organi përkatës shtetëror. ç) Fotokopjen e noterizuar të lejes mjedisore, në të cilën janë përcaktuar kushtet e ushtrimit të veprimtarisë. d) Fotokopjen e noterizuar të lejes së dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, ku përcaktohen kushtet në mbrojtje të shëndetit të publikut. dh) Mendimin me shkrim të organit të qeverisjes vendore, në bazë të të cilit është rënë dakord që, në territorin e tij, të përpunohen mbetje të importuara. Dokumentet e paraqitura pranohen dhe regjistrohen në protokollin e Ministrisë së Mjedisit, pasi kërkuesi të ketë derdhur, në llogarinë rrjedhëse të tij, tarifën e shërbimit në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë. 5. Ministria e Mjedisit, në bazë të studimit dhe të verifikimit në vend të veprimtarisë, jep mendimin për kërkesën dhe, brenda 20 ditëve nga regjistrimi i saj në protokoll, ia përcjell të gjitha dokumentet Këshillit të Ministrave. 6. Kur kërkesa pranohet, Ministria e Mjedisit harton projektvendimin për importimin e mbetjeve të kërkuara dhe ia dërgon për miratim Këshillit të Ministrave. Kur kërkesa refuzohet Ministria e Mjedisit harton projektvendimin që refuzon kërkesën. 7. Ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave, që nuk miraton kërkesën për importimin e mbetjeve, kërkuesi, brenda 30 ditëve, mund të ankohet në gjykatë. 8. Ministria e Mjedisit mban regjistër të veçantë për kërkesat për importimin e mbetjeve, në të cilin shënohen kërkesa, emri i kërkuesit, lloji, sasia e mbetjes, destinacioni, miratimi ose refuzimi i saj. 9. Përdorimi, përpunimi dhe riciklimi i mbetjeve të importuara përfaqësojnë veprimtari të veçantë nga importimi i tyre dhe personi fizik ose juridik pajiset me leje mjedisore, sipas kërkesave të ligjeve nr.9010, datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta” dhe nr.8990, datë 23.1.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”. II. Transporti i mbetjeve që importohen 1. Për mbetjet që do të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë importuesi siguron, kundrejt kontratës së transportit, ambalazhimin, ngarkimin, transportin dhe shkarkimin e tyre, për të mos shkaktuar ndikime negative në shëndetin e njeriut dhe në mjedis. 2. Për të bërë transportin e mbetjeve, personi importues, juridik ose fizik, duhet të marrë nga institucionet e autorizuara të vendit të prejardhjes së mbetjes: a) deklaratën e konfirmimit të llojit dhe të përbërjes së mbetjes; b) certifikatat, që tregojnë se mbetja nuk përbën rrezik për shëndetin dhe mjedisin; c) lejen e organeve doganore të vendit nga importohet. 3. Personi juridik ose fizik, importues i mbetjeve, është i detyruar të ketë në kontratën e transportit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor për transportin ndërkombëtar, si dhe ato që parashikohen në pikën II/2 të këtij vendimi. Dokumentet e transportit shoqërojnë ngarkesën gjatë gjithë kohës së transportit, deri në vendin e shkarkimit. III. Kontrolli doganor 1. Hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë e mjeteve të transportit të ngarkuara me mbetje lejohet nga organet doganore vetëm pasi, në zbatim të Kodit Doganor dhe të vendimit nr.205, datë 13.3.1999 të Këshillit të Ministrave “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor”, u paraqitet edhe kopja e vendimit të Këshillit të Ministrave, që ka miratuar importimin, si dhe dokumentet e parashikuara në pikën II/2 të këtij vendimi. 2. Organet doganore të pikave kufitare, të përcaktuara në pikën III/3 të këtij vendimi, mbajnë regjistër të veçantë për mbetjet që futen në vendin tonë, ku shënojnë llojin e mbetjes, sasinë, importuesin, vendin e shkarkimit. 3. Për hartimin e raportit të gjendjes së mjedisit, organet doganore, në fund të çdo viti, raportojnë në Ministrinë e Mjedisit të dhënat për llojin e mbetjes, sasinë, importuesin dhe vendin e shkarkimit. IV. Pikat 10, 11,12 dhe 13 të vendimit nr.26, datë 21.1.1994 të Këshillit të Ministrave “Për mbetjet e rrezikshme dhe mbeturinat”, shfuqizohen. V. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 806 approving the rules and procedures for the import of wastes for processing, reuse and recycling · Nelum