Regulation No. 80 on the establishment, functioning, tasks and responsibilities of the agricultural land protection authorities
颁布于 2005-01-28 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- institution, agricultural land, soil conservation/soil improvement, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.80, datë 28.1.2005 PËR PËRBËRJEN, MËNYRAT F FUNKSIONIMIT, DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E STRUKTURAVE SHTETËRORE TË MBROJTJES SË TOKËS BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11 të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit dhe të Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: KREU I KOMITETI SHTETËROR I MBROJTJES SË TOKËS (KSHMT) A.1. Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes së Tokës, si organ ndërministror, ka këtë përbërje: Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit kryetar; Zëvendësministri i Mjedisit zëvendëskryetar; Një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Financave anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Rregullimit të Territorit dhe e Turizmit anëtar; Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit anëtar; Drejtori i Menaxhimit të Tokave, në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit anëtar; Drejtori i Mbrojtjes së Natyrës, në Ministrinë e Mjedisit anëtar; Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Mbrojtjes së Tokës në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit anëtar. 2. Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe të Decentralizimit, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe të Turizmit, Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë dhe të Energjetikës dhe të Ministrisë së Transportit dhe të Telekomunikacionit të jenë në nivel drejtor drejtorie, veprimtaria funksionale e të cilëve lidhet drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë, me detyrimet, që rrjedhin nga dispozitat e ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “ Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. 3. Titullarët e institucioneve përkatëse, brenda muajit janar të çdo viti, të njoftojnë me shkrim Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, me cilësinë e kryetarit të KSHMT-së, për personin e caktuar si përfaqësues të tyre në përbërje të këtij komiteti. B. Mënyra e funksionimit 1. KSHMT-ja thirret në mbledhje me njoftim të kryetarit, jo më pak se një herë në 6 muaj, por në raste të veçanta, që vlerësohen nga kryetari, mund të mblidhet në çdo kohë. Në mbledhje të KSHMT-së ftohen të marrin pjesë edhe specialistë të fushës dhe drejtues të organeve të qeverisjes vendore, sipas çështjeve konkrete që trajtohen. 2. Vendimet në KSHMT merren kur janë të pranishëm më shumë se 50 për qind e anëtarëve dhe janë të vlefshme kur për to votojnë më shumë se 50 për qind e anëtarëve të pranishëm. Kur nga votimi rezultojnë vota të barabarta në numër, vota e kryetarit është përcaktuese në marrjen e vendimit. Ndërmjet dy mbledhjeve të KSHMT-së mund të merren vendime të përkohshme nga kryetari, zëvendëskryetari dhe drejtori i menaxhimit të tokave. Këto vendime paraqiten për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës së KSHMT-së. Kur vendimet e përkohshme nuk miratohen nga KSHMT-ja, ato shfuqizohen me efekte prapavepruese. 3. Roli i sekretariatit të KSHMT-së kryhet nga Drejtoria e Menaxhimit të Tokave në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, e cila ka për detyrë përgatitjen e dokumenteve dhe të materialeve të mbledhjeve të KSHMT-së dhe administrimin e akteve, që miratohen nga KSHMT-ja. C. Detyrat dhe përgjegjësitë 1. KSHMT-ja ka për detyrë bashkërendimin e punëve ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, Ministrisë së Mjedisit, institucioneve të tjera dhe organeve të qeverisjes vendore, për të gjitha veprimtaritë, që kryhen mbi tokën bujqësore, lidhen me të dhe ndikojnë në mbrojtjen e saj. 2. Veprimtaritë që shqyrtohen dhe bashkërendohen nga KSHMT-ja janë programet dhe projektet afatgjata, afatmesme dhe vjetore, të cilat paraqiten në muajin gusht të çdo viti dhe kanë si objekt: a) përmirësimin e sistemit të kullimit dhe të ujitjes në hapësirën e tokës bujqësore dhe që përfshihen në territorin e dy ose më shumë qarqeve; b) përmirësimin e masave antierozive, nëpërmjet ndërtimit ose ngritjes së disa veprave të veçanta antierozive, brenda një territori të caktuar, si pyllëzime, kanale të ujërave të larta, prita malore etj.; c) përmirësimin e masave mbrojtëse të brigjeve të lumenjve, rrjedha e të cilave përshkon territoret e dy ose më shumë qarqeve; ç) programet dhe projektet e financuara nga Buxheti i Shtetit ose donatorë, si dhe nga fondet e përbashkëta të disa njësive të qeverisjes vendore të krijuara sipas shkronjës “e” të nenit 10 të ligjit nr.9244, datë 17.6. 2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”; d) veprimtarinë e përbashkët të dy ose më shumë ministrive në të njëjtën hapësirë të tokës bujqësore. Në përfundim të këtij shqyrtimi, KSHMT-ja merr vendimet përkatëse, të cilat u njoftohen ministrive, institucioneve të tjera shtetërore, si dhe organeve të qeverisjes vendore. 3. KSHMT-ja shqyrton propozimet e organeve shtetërore dhe të strukturave pranë tyre për kalime dhe ndryshimet e gjendjes së tokave bujqësore, në zbatim të nenit 14 të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si dhe mbrojtjen në tërësi të tokës bujqësore nga ndërtimet e paligjshme. 4. KSHMT-ja analizon raportin 6-mujor me të dhënat e raportuara nga Komisioni i Mbrojtjes së Tokës në qark, për gjendjen e masave mbrojtëse e rehabilituese të tokave bujqësore, bën vlerësimin për punën e kryer nga të gjitha strukturat shtetërore të ngarkuara për mbrojtjen e tokës bujqësore. 5. KSHMT-ja për çdo rast, kur vëren moszbatim të detyrimeve, që rrjedhin nga dispozitat e akteve ligjore e nënligjore, u propozon marrjen e masave administrative për strukturat e veçanta, që kanë përgjegjësi ligjore për mbrojtjen e tokës, organeve përkatëse që i kanë në varësi. 6. KSHMT-ja merr vendime të detyrueshme për zbatim nga organet e tjera shtetërore që ligji i ngarkon për mbrojtjen e tokës bujqësore edhe kur: a) objekti i vendimit shtrihet për dy ose më shumë qarqe; b) një komunë dhe/ose bashki parashtron vërejtje ose kundërshtime për vendimet që janë marrë nga këshilli i qarkut dhe KMT-ja në qark dhe që kanë si objekt masat mbrojtëse për tokën bujqësore, brenda territorit të komunës dhe/ose bashkisë përkatëse; c) organi i qeverisjes vendore nuk ka nxjerrë vendimin e vet në kohën e përshtatshme e të përcaktuar në aktet nënligjore ose vendimi që është nxjerrë, nuk rezulton i plotë. Në këtë rast njoftohet organi përkatës, që ka për detyrë nxjerrjen e vendimit. KREU II INSPEKTORATI SHTETËROR I MBROJTJES SË TOKËS (ISHMT) 1. Në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit krijohet ISHMT-ja, për kontrollin e zbatimit të dispozitave të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, në të gjithë territorin e vendit. 2. Inspektorati të kryesohet nga kryeinspektori dhe në përbërje të ketë specialistë me profesion agronom ose inxhinier gjeodet. 3. ISHMT-ja ushtron kontrolle të programuara dhe të rastit për veprimtarinë që kryejnë Komisioni i Mbrojtjes së Tokës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në qarqe, si dhe strukturat e tjera shtetërore, të ngarkuara me ligj për zbatimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e tokës. 4. ISHMT-ja bën vlerësimin e punës së kryer nga këto struktura dhe i propozon KSHMT-së masa për përmirësimin e gjendjes dhe masa disiplinore e administrative për struktura dhe titullarë, që nuk kanë përmbushur detyrimet, që rrjedhin nga aktet ligjore e nënligjore për mbrojtjen e tokës. Në përfundim të çdo kontrolli harton aktin e kontrollit, i cili u bëhet i njohur kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes së Tokës, kryetarit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Tokës, kryetarëve të komunave dhe/ose bashkive ku është realizuar kontrolli. 5. ISHMT-ja grumbullon, përpunon dhe analizon të dhëna nga Komisioni i Mbrojtjes së Tokës dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në qarqe, në bazë të të cilave përgatiten raportet 6-mujore dhe vjetore për KSHMT-në, si dhe raporte të veçanta për çështje konkrete, të kontrolluara drejtpërdrejt ose nëpërmjet Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës. 6. ISHMT-ja kontrollon mbajtjen e dokumentacionit teknik për mbrojtjen e tokës nga Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës dhe zërat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki. 7. ISHMT-ja bashkërendon punën, ndërmjet mbledhjeve të KSHMT-së, në fushën e veprimtarive për mbrojtjen e tokës dhe masave për rehabilitimin e tokave të dëmtuara, me struktura të tjera në varësi të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, Ministrisë së Mjedisit, institucioneve të tjera dhe organeve të qeverisjes vendore, të ngarkuara për mbrojtjen e tokës. 8. Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, nëpërmjet ISHMT-së, ka në varësi teknike Inspektoratin e Mbrojtjes së Tokës në qark. KREU III KOMISIONI I MBROJTJES SË TOKËS (KMT) NË QARK 1. KMT-ja në qark drejtohet nga kryetari i këshillit të qarkut. Përgjegjësi i Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (SAMT) të qarkut është njëkohësisht edhe sekretar i KMT-së në qark. 2. KMT-ja thirret në mbledhje me njoftim të kryetarit, jo më pak se një herë në tre muaj, por, për çështje të veçanta, mund të mblidhet në çdo kohë. 3. Sekretari i KMT-së dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës në qark përgatisin dokumentacionin dhe materialet e mbledhjeve të KMT-së. 4. KMT-ja shqyrton dhe bashkërendon programet dhe projektet afatgjata, afatmesme dhe vjetore, që kanë si objekt: a) përmirësimin e sistemit të kullimit dhe ujitjes në hapësirën e tokës bujqësore, që përfshihet brenda territorit të qarkut, kur me të lidhet veprimtaria e dy ose më shumë komunave dhe/ose bashkive; b) përmirësimin e masave antierozive, nëpërmjet ndërtimit ose ngritjes së veprave të veçanta antierozive si pyllëzime, kanale të ujërave të larta, prita malore e vepra të tjera, kur këto përfshihen në hapësira të tokave bujqësore të dy ose më shumë komunave dhe/ose bashkive; c) përmirësimin e masave mbrojtëse të brigjeve të lumenjve, rrjedha e të cilëve përshkon territorin e dy ose më shumë komunave dhe/ose bashkive. Për të gjitha çështjet e shqyrtuara për bashkërendim, KMT-në qark merr vendime përkatëse, që i dërgohen në formë rekomandimi këshillit të qarkut dhe këshillave të komunave. Këshilli i qarkut dhe këshillat e komunave dhe/ose bashkive, pasi i shqyrtojnë këto vendime, mund t’i kthejnë në vendime të tyre, të detyrueshme për zbatim. 5. KMT-ja shqyrton propozimet e njësive të qeverisjes vendore për përdorimin e tokës bujqësore për zhvillime të ndryshme urbane mbi këtë hapësirë, në zbatim të nenit 14 të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. 6. KMT-ja analizon raportet e të dhënave 6-mujore të paraqitura nga zyrat e menaxhimit dhe mbrojtes së tokës, në komuna dhe/ose bashki dhe raportin e Seksionit të Administrimit të Mbrojtjes së Tokës për gjendjen, masat mbrojtëse dhe rehabilituese të tokës bujqësore, për të cilat merr edhe vendimet përkatëse. 7. KMT-ja përcakton çështjet e veçanta për masat mbrojtëse për tokën bujqësore, që do të verifikohen, kontrollohen ose studiohen nga grupet e kontrollit që krijon për këtë qëllim. 8. KMT-ja analizon, zbërthen dhe programon për qarkun vendimet e KSHMT-së, si dhe akte të tjera të ISHMT-së. 9. Të gjitha strukturat shtetërore, që funksionojnë dhe e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e qarkut detyrohen që, në çdo kohë, të vënë në dispozicion të grupeve të kontrollit punonjësit apo specialistët e tyre, sipas programit të miratuar nga kryetari i këshillit të qarkut, në cilësinë e kryetarit të KMT-së në qark. KREU IV INSPEKTORATI I MBROJTJES SË TOKËS (IMT) NË QARK 1. IMT-ja organizohet si sektor i veçantë pranë Seksionit të Administrimit të Mbrojtjes së Tokës në qark. Numri i punonjësve të IMT-së sipas qarqeve përcaktohet në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky numër të plotësohet, brenda muajit mars 2005, me specialistë me formim universitar në degët e agronomisë, gjeodezisë dhe ekonomisë. 2. Punonjësi i emëruar në IMT cilësohet inspektor dhe pajiset me kartën (certifikatën) e inspektorit, të nënshkruar nga Ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit. Drejtimi i këtij inspektorati bëhet nga kryeinspektori. 3. IMT-ja ka varësi teknike nga ISHMT-ja, në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit. 4. IMT-ja programon punën vjetore të kontrollit të zbatimit të masave për mbrojtjen e tokës bujqësore, për të gjithë territorin e qarkut, në mbështetje të dispozitave ligjore në fuqi dhe vendimeve të strukturave shtetërore, eprore, të mbrojtjes së tokës si KSHMT-së, ISHMT-së dhe KMT-së së qarkut. 5. IMT-ja programon dhe ushtron kontrolle: a) metodike, të zakonshme, që organizohen dy herë në vit. Kontrolli i parë ushtrohet gjatë muajve prill-maj, ndërsa kontrolli i dytë në muajt shtator-tetor. b) operative për çështje e territore të veçanta, të cilat organizohen në vijimësi nga IMT-ja ose grupe të veçanta të ngritura me vendim të KMT-së, për të cilat ndiqet e njëjta procedurë si për kontrollet metodike, të zakonshme. 6. Objekt kontrolli janë masat për mbrojtjen dhe rehabilitimin e tokës bujqësore, si dhe vendimet që janë marrë për to në periudhat pararendëse, për të gjitha komunat dhe/ose bashkitë në juridiksion të qarkut. Kontrolli bëhet në përputhje me nenin 21 të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”. 7. Kryetari i komunës dhe/ose bashkisë ka për detyrë që grupit të kontrollit, për territorin përkatës, t’i caktojë si anëtarë specialistin e zyrës së menaxhimit të mbrojtjes së tokës dhe punonjës të tjerë të administratës së komunës/bashkisë, si dhe kryetarët e fshatrave dhe/ose administratorët e nënndarjeve të njësive administrative. 8. Në përfundim të kontrollit të të gjithë njësisë administrative, grupi i kontrollit harton aktin e kontrollit, ku përfshihen edhe të dhëna të tjera për kontrollin e ushtruar, përcakton detyrat dhe masat e veçanta që duhen marrë, të cilat ia paraqet kryetarit të komunës dhe/ose bashkisë së kontrolluar. 9. Raporti përmbledhës në shkallë qarku për kontrollin e ushtruar i paraqitet kryetarit të këshillit të qarkut. Ky raport analizohet në mbledhjen e radhës së KMT-së në qark. Pas shqyrtimit, për çdo çështje të veçantë, merren vendime përkatëse. 10. Në të gjitha kontrollet, që ushtrohen nga IMT-ja, zbatimi i sanksioneve ligjore, të përcaktuara në kreun V të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, dokumentohet nëpërmjet procesverbalit tip. Formati dhe mënyra e mbajtjes së procesverbalit tip, ndërmjet ushtruesve të kontrollit dhe subjektit të kontrolluar, miratohen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit. 11. Grupet e kontrollit të IMT-së dhe grupet e veçanta të ngritura me vendim të KMT-së shoqërohen nga forcat e Policisë së Shtetit të drejtorisë së policisë së prefekturës përkatëse, si dhe nga Policia Ndërtimore, që ushtron veprimtari në territorin e qarkut, sa herë që vlerësohet nga kryetari i këshillit të qarkut, me cilësinë edhe të kryetarit të KMT-së. Kryetari i këshillit të qarkut kërkesën për angazhimin e forcave të Policisë së Shtetit dhe të Policisë Ndërtimore, ua komunikon drejtuesve përkatës 3 ditë përpara fillimit të kontrollit. 12. IMT-ja mban regjistrin e mbrojtjes së tokës dhe dokumente të tjera, ku evidentohen treguesit thelbësorë për gjendjen dhe masat mbrojtëse për tokën bujqësore. 13. IMT-ja, në bazë të të dhënave që rezultojnë nga kontrollet e ushtruara dhe të treguesve të tjerë që merr nga zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki, përgatit raportet përkatëse për KMT-në e qarkut, si dhe ISHMT-në në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit. KREU V 1. Efektet financiare të zbatimit të këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit dhe të këshillave të qarqeve, për vitin 2005, sipas lidhjes nr.2, që i bashkëlidhet vendimit. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Ministria e Mjedisit dhe institucione të tjera të ngarkuara për mbrojtjen e tokës, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano LIDHJA NR.1 NUMRI I INSPEKTORËVE NË IMT TË QARQEVE Nr. Emërtimi i qarkut Nr. Inspektorët gjithsej 1 Berat 3 2 Dibër 3 3 Durrës 3 4 Elbasan 4 5 Fier 4 6 Gjirokastër 3 7 Korçë 4 8 Kukës 3 9 Lezhë 3 10 Shkodër 3 11 Tiranë 3 12 Vlorë 4 Republika 40 LIDHJA NR.2 FINANCIMI I SHPENZIMEVE PËR MBROJTJEN E TOKËS PËR VITIN 2005 Emërtimi i institucioneve Gjithsej Nga kjo: dhe i qarqeve 000/lek Personelit Shpenzimet Nr. punonj. 000/lek gjithsej operative kapitale a b 1(3+4+5) 2 3 4 5 I Për Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit 4800 4 3500 1300 II Për këshillat e qarqeve (inspektorati i mbrojtjes së tokës), gjithsej ndarë sipas qarqeve 39 390 40 28 260 9930 1200 1 Berat 3110 3 2220 790 100 2 Dibër 3110 3 2220 790 100 3 Durrës 3110 3 2220 790 100 4 Elbasan 3800 4 2760 940 100 5 Fier 3800 4 2760 940 100 6 Gjirokastër 3110 3 2220 790 100 7 Korçë 3110 3 2220 790 100 8 Kukës 3110 3 2210 790 100 9 Lezhë 3110 3 2220 790 100 10 Shkodër 3110 3 2220 790 100 11 Tiranë 3110 3 2220 790 100 12 Vlorë 3800 4 2760 940 100 Totali (I+II) 44 190 44 31 760 11 230 1200