Regulation No. 80 designating Prespa as national park and Pogradeci as protected landscape
颁布于 1999-02-18 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian; English
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- national parks, protected area
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr.80, datë 18.2.1999 PËR SHPALLJEN “PARK KOMBËTAR “ TË PRESPËS DHE “PEISAZHI I MBROJTUR TOKËSOR / UJOR TË POGRADECIT Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 12, ligjit nr.7623, datë 13.10.1992,“Për pyjet dhe policinë e shërbimit pyjor” dhe të nenit 10, të ligjit 7875, datë 23.11.1994 “Për mbrojtjen e faunës së egër dhe gjuetinë, me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1.Territori natyror i zonës së Prespës së Madhe dhe i Prespës së Vogël, me sipërfaqe të përgjithshme 27 750 ha, shpallet “PARK KOMBËTAR”, kategoria II menaxhuese (IUCN). Sipërfaqja e “Parkut Kombëtar” të Prespës përbëhet: Tokë bujqësore ( arë, vreshta, pemëtore etj) 2100 ha Tokë pyjore e me bimësi pyjore 13500 ha Tokë kullosore e livadhe 1828 ha Sipërfaqe ujore 4950 ha Sipërfaqe joproduktive, troje, etj 5372 ha b.”Parku Kombëtar “ i Prespës kufizohet në veri kufiri shtetëror (FYROM) në lindje kufiri shtetëror (FYROM-Greqi) në jug kufiri shtëtëror me Greqinë, kurrizi ujëndarës deri te Gryka e Ujkut, Maja e Golinës (1456m), Mali Ivan (1768m), Qafa e Zvezdës (1099 m) në perëndim Qafa e Zvezdës (1099m), kuota 1912 (vija ndarëse me pjesën lindore të “Peisazhit të mbrojtur tokësor/ujor” të Pogradecit Maja e Zonjës (2 085), Maja e Pusit (2288m) deri në kufirin shtetëror (FYROM) 2. Territori natyror i pellgut ujëmbledhës të Liqenit të Ohrit, me sipërfaqe të përgjithshme 27 323 ha, shpallet “Peisazh i mbrojtur tokësor\ujor” i Pogradecit, kategoria V menaxhuese (IUCN) a. Sipërfaqja e “Peisazhit të mbrojtur tokësor/ujor” të Pogradecit përbëhet: Tokë bujqësore (arë, vreshta-pemëtore etj) 2 500 ha Tokë pyjore e me bimësi pyjore 10 248 ha Tokë kullosore e livadhe 1 367 ha Sipërfaqe ujore 11 140 ha Sipërfaqe joproduktive troje, etj 672 ha Sipërfaqe ekonomike (ndër-indust.) 1 396 ha b.Territori i “Peisazhit të mbrojtur tokësor/ujor” të Pogradecit kufizohet: në veri Qafë Thanë – kufiri shtetëror (FYROM) në lindje Kufiri shtëtëror (FYROM) dhe vija ndarëse e “Parkut Kombëtar” të Prespës ( Maja e Pusit, 2 288m, Maja e Zonjës, 2 0 85m) dhe kuota 1 912 m. në jug Kuota 1 912m, kuota 1 461m dhe kuota 1 589 m. në perëndim Kuotat 1 461m dhe 1 589 m, Maja e Beshenikut (1 411m), Maja e Shullerit (1 226 m), Maja e Fushës së Madhe (1 430m), Maja e Muratit (1 520), Qafa e Kotodeshit, Qafa e Thanës. 3. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave (DPPK) të paraqesin, për miratim në KRTRSH, studimin “ Ruajtja e biodiversitetit në rajonin e Ohrit dhe të Prespës”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Pandeli Majko