跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 739 date 13.12.2017 amending and supplementing Regulation No. 725 date 2.9.2015 on the organization and functioning of the Territory Development Agency

颁布于 2017-12-13 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
institution, land-use planning, authorization/permit, enforcement/compliance, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Në pikën 1, të kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, fjalët “...ministrit përgjegjës për zhvillimin urban, në vijim ministri...”, zëvendësohen me emërtimin “Kryeministrit”.

  2. 2. Në pikën 2, të kreut I, “Dispozita të përgjithshme”, në fjalinë e parë, fjala “Ministri”, zëvendësohet me emërtimin “Kryeministri”. Ndërsa, në fjalinë e dytë, emërtimi “Ministria e Zhvillimit Urban” zëvendësohet me “Kryeministria”.

  3. 3. Në pikën 1, të kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”, fjala “Ministrit” zëvendësohet me emërtimin “Kryeministrit”.

  4. 4. Pika 2, e kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”, ndryshohet, me këtë përmbajtje: “2. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra me urdhër të Kryeministrit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, i cili është, njëkohësisht, drejtor i një drejtorie, emërohet, lirohet dhe shkarkohet nga Drejtori i Përgjithshëm.”.

  5. 5. Në pikën 3, të kreut II, “Organizimi dhe funksionimi i Agjencisë”, fjala “Ministrit”, zëvendësohet me emërtimin “Kryeministrit”.

  6. 6. Në shkronjën “dh”, të pikës 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, fjalët “...regjistrin e integruar të territorit...”, zëvendësohen me “...sistemin elektronik të lejeve...”.

  7. 7. Në shkronjën “ë”, të pikës 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, fjalët “...regjistrit të integruar të territorit...”, zëvendësohen me “...sistemit elektronik të lejeve...”.

  8. 8. Në fund të shkronjës “f”, të pikës 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, shtohen fjalët “...dhe zhvillimin e territorit...”.

  9. 9. Në pikën 1, të kreut III, “Përgjegjësitë dhe detyrat e Agjencisë”, pas shkronjës “f”, shtohet shkronja “g”, me përmbajtje, si më poshtë vijon: “g) përfaqësuar Këshillin Kombëtar të Territorit, në të gjitha çështjet objekt shqyrtimi gjyqësor, që kanë lidhje me vendimet e miratuara dhe procedurat e kryera nga Këshilli Kombëtar i Territorit.”. II. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 739 date 13.12.2017 amending and supplementing Regulation No. 725 date 2.9.2015 on the organization and functioning of the Territory Development Agency · Nelum