跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 734 on the procedures and conditions for licensing the processing of oil by-products

颁布于 2004-11-05 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Energy
关键词
energy conservation/energy production, natural gas, oil, authorization/permit
类别
energy

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. 1. Veprimtaria e përpunimit të nënprodukteve të naftës kryhet nga shoqëritë tregtare, të themeluara në formën e shoqërive anonime, pasi të jenë pajisur me lejen e përpunimit, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndyshuar.

  2. 2. Leja e përpunimit u jepet shoqërive që kanë si objekt të veprimtarisë përpunimin e nënprodukteve dhe të gjysmëprodukteve të naftës dhe të gazit dhe që kanë në pronësi ose në përdorim impiante teknologjike përpunimi, për prodhimin e produkteve të reja hidrokarbure, si vajra të ndryshme lubrifikante, përzierje nënproduktesh të naftës, të ambalazhuara në enë jorimbushëse, të gatshme për konsumatorët. II. Procedurat për dhënien e lejes së përpunimit

  3. 1. Për dhënien e lejes së përpunimit, subjekti duhet të paraqesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Hidrokarbureve këto dokumente: a) Kërkesën, ku të shënojë llojin e veprimtarisë që do të zhvillojë dhe llojin e nënprodukteve që do të prodhojë; b) Vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik; c) Certifikatën e regjistrimit në zyrën e tatimeve dhe NIPT-in; ç) Vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë, për një periudhë të barabartë me vlefshmërinë e lejes së përpunimit, për impiantin e përpunimit e magazinën që do të përdorë dhe lejen e shfrytëzimit, të lëshuar nga zyra e urbanistikës së njësisë së qeverisjes vendore; d) Projektin teknologjik të impiantit, të miratuar nga organet e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe lejen mjedisore të miratuar nga Ministria e Mjedisit. Për impiante që përpunojnë gazin e lëngëzuar të naftës, projekti teknologjik të jetë i miratuar dhe nga organet e kontrollit të pajisjeve nën presion; dh)Vërtetimin e lëshuar nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të Naftës dhe të Gazit, për respektimin e normave dhe të kushteve teknike; e) Planbiznesin për veprimtarinë që do të realizojë shoqëria; ë) Kontratën e punësimit të drejtuesit teknik, së bashku me dokumentacionin dhe vërtetimin e formimit profesional të tij; f) Vërtetimin e pronësisë apo kontratën e qirasë/marrjes në përdorim, për një periudhë të barabartë me vlefshmërinë e lejes së përpunimit, për mjetin transportues të produkteve.

  4. 2. Drejtoria e Përgjithshme e Hidrokarbureve ushtron kontroll për të verifikuar vërtetësinë e të dhënave dhe të treguesve të paraqitur në dokumentacionin e subjektit kërkues.

  5. 3. Nëse dokumentet janë të plota dhe të rregullta, ministri përkatës jep lejen e përpunimit të nënprodukteve të naftës.

  6. 4. Afati për ushtrimin e kontrollit dhe afati i dhënies së lejes nuk mund të jenë më shumë se 30 ditë nga data e mbërritjes së kërkesës të subjektit.

  7. 5. Kur nga vërtetimi i të dhënave dhe i treguesve rezulton se nuk plotësohen kushtet e kërkuara, dokumentet e paraqitura i kthehen subjektit, i cili mund t’i riparaqesë ato pas plotësimit.

  8. 6. Kur pas afatit prej 30 ditësh nga çasti i depozitimit të kërkesës, subjektit nuk i është kthyer përgjigje, ai ka të drejtë të ankohet në përputhje me ligjin “Për procedurat administrative”.

  9. 7. Subjekti që e ka ngritur veprimtarinë prodhuese, por nuk është i pajisur me këtë leje përpunimi, pajiset me këtë leje brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

  10. 8. Leja e përpunimit përmban: a) numrin dhe datën e lëshimit; b) emrin dhe selinë e subjektit; c) objektin e veprimtarisë, referuar llojit të produkteve të naftës ose gazit që do të hedhë në treg; ç) afatin e vlefshmërisë; d) vendndodhjen e impiantit. dh) llojin dhe afatin e dokumentacionit që duhet të paraqesë shoqëria gjatë ushtrimit të veprimtarisë. Leja e përpunimit bëhet në dy kopje, njërën nga të cilat e merr shoqëria, ndërsa tjetra ruhet në arkivin e ministrisë përgjegjëse për hidrokarburet, së bashku me tërë dokumentacionin e paraqitur nga shoqëria anonime.

  11. 9. Shoqëria e pajisur me leje përpunimi detyrohet të dërgojë periodikisht të dhëna për veprimtarinë e vet në Drejtorinë e Përgjithshme të Hidrokarbureve. Lloji i të dhënave, forma dhe afatet e dërgimit të tyre nga shoqëritë përcaktohen nga ministria përgjegjëse për hidrokarburet.

  12. 10. Shoqëria e pajisur me leje përpunimi ka detyrimin të njoftojë, brenda 30 ditëve, ministrinë përgjegjëse për hidrokarburet për çdo ndryshim që i referohet pikës 1 të kreut II të këtij vendimi.

  13. 11. Shoqëria e pajisur me leje përpunimi mund ta shtojë gamën e nënprodukteve që përpunon pas reflektimit të tyre në lejen e dhënë. Për këtë qëllim, shoqëria duhet të paraqesë në Drejtorinë e Përgjithshme të Hidrokarbureve këto dokumente: a) Projektin teknologjik të linjave shtesë, të miratuar nga organet e mbrojtjes ndaj zjarrit dhe të mjedisit, pranë njësisë së qeverisjes vendore. b) Vërtetimin nga Inspektorati Shtetëror i Kontrollit të Naftës dhe të Gazit, për respektimin e normave dhe të kushteve teknike për linjat shtesë. c) Listën e nënprodukteve shtesë që do të përpunohen. III. Pagesat Dhënia e lejeve të përpunimit të nënprodukteve e naftës bëhet kundrejt pagesës nga subjekti kërkues. Tarifa e pagesës për dhënien rishtas të lejes së përpunimit është 200 000 (dyqind mijë) lekë, ndërsa tarifa për ripërtëritjen e lejes së përpunimit është 100 000 (njëqind mijë) lekë. Të ardhurat që realizohen nga pagesat e këtyre tarifave përdoren në përputhje me vendimin nr.424, datë 9.7.1998 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”. IV. Ngarkohet Ministria e Industrisë dhe e Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 734 on the procedures and conditions for licensing the processing of oil by-products · Nelum