跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 719 date 12.10.2016 on the management of the commercial fishery capacities and some improvements concerning the functioning of the fishery boats register

颁布于 2016-10-12 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 719, datë 12.10.2016 për menaxhimin e kapaciteteve të peshkimit tregtar dhe disa rregullime të mënyrës së funksionimit të regjistrit të anijeve të peshkimit.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Fisheries and aquaculture
关键词
fishery management and conservation, marine fisheries, marine fishes, fishing authorization, fishing vessel, authorization/permit, aquatic animals

在哪里阅读

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 719, datë 12.10.2016 PËRMENAXHIMIN E KAPACITETEVE TË PESHKIMIT TREGTARDHEDISA RREGULLIME TËMËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË REGJISTRIT TË ANIJEVE TË PESHKIMIT (ndryshuar me VKM nr. 772, datë 30.9.2020, nr. 330, datë 2.6.2021) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2; 101, pika 2; 119, pika 2, dhe 135, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim ka për qëllim marrjen e masave menaxhuese, që synojnë mbrojtjen dhe konservimin e burimeve të gjallesave ujore në det dhe në bregdet. Ky vendim nuk zbatohet për aktivitetin e peshkimit në lagunat bregdetare dhe në ujërat e brendshme. 2. Termat e përdorur në ligjin nr. 64/2012, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa termat e mëposhtëm nënkuptojnë: a) “Dalje/nxjerrje nga flota e peshkimit”, çregjistrimi përfundimtar i një anijeje peshkimi nga Regjistri i Anijeve të Peshkimit (RAP), të krijuar sipas nenit 32, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar; b) “Hyrje në flotën e peshkimit”, regjistrimi i një anijeje peshkimi në Regjistrin e Anijeve të Peshkimit (RAP), sipas specifikimeve të përcaktuara në nenin 32, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar; c) “Kapacitet peshkimi”, aftësia e një anijeje peshkimi ose një grup anijesh peshkimi për të zënë peshk. Matja e kapacitetit të një anijeje bazohet në dy indikatorë: tonazhin e anijes GT dhe fuqinë motorike të saj në kW. ç) “Anije akuakulture”, një anije e pajisur ekskluzivisht për mbledhjen, transportimin, trajtimin dhe/ose zbarkimin e prodhimeve të akuakulturës; d) “Fotografi çasti”, lista e ngjarjeve të regjistruara për anijet në regjistrin e flotës së peshkimit për një periudhë të përcaktuar kohe; dh) “Ngjarje”, hyrja ose dalja e një anijeje nga flota ose modifikimi i një prej karakteristikave të saj të renditura në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi. II. RREGULLIMI I KAPACITETIT TË PESHKIMIT DHE I NUMRIT TË LEJEVE TË PESHKIMIT TREGTAR 1. Numri i lejeve të peshkimit tregtar profesional, për të gjitha format dhe llojet e këtij peshkimi, deklarohet i mbyllur. Me qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e resurseve të pelagjikëve të vegjël, për anijet që janë të lejuara për të dyja format e peshkimit së bashku, tërheqëse fundore dhe tërheqëse pelagjike, subjekti i peshkimit ka të drejtë të ndryshojë lejen e peshkimit duke kaluar vetëm në rrjeta tërheqëse fundore. 1/1. Kalimi nga lejet e peshkimit për të dyja format e peshkimit, në rrjeta tërheqëse fundore dhe në rrjeta tërheqëse pelagjike, në formën e peshkimit vetëm tërheqëse fundore, bëhet nga ministria përgjegjëse për peshkimin. 1/2. Numri maksimal i lejeve të peshkimit tregtar artizanal bregdetar përcaktohet me urdhër nga ministri përgjegjës për peshkimin, në zbatim të planit të menaxhimit të peshkimit dhe të planit të zbatimit të peshkimit. Për numrin e lejeve të peshkimit tregtar artizanal, të cilat mund të jepen në zonat e mbrojtura të kategorive IV, V dhe VI, të merret pëlqimi dhe nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. 2. Të gjitha anijet e peshkimit të regjistruara në regjistrin e anijeve të peshkimit dhe të pajisura me numër regjistri (NFR), por që iu ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejes së peshkimit dhe nuk e kanë rinovuar atë, kanë të drejtë të aplikojnë për rinovimin e lejes deri në datën 5 dhjetor 2020. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Inspektorati i Peshkimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, njofton, sipas procedurave të njoftimit të Kodit të Procedurave Administrative, subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e tyre, të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë, nuk e kanë rinovuar ose që nuk do të rinovojnë lejen e peshkimit për fillimin e procedurave të nxjerrjes nga flota e peshkimit të anijeve të peshkimit në pronësi ose në administrim prej tyre. 4. Në rast se subjektet e peshkimit, pronarët ose administratorët e anijeve të peshkimit, sipas pikës 2, të këtij kreu, nuk deklarojnë vullnetin për të vazhduar aktivitetin e peshkimit dhe të rinovojnë lejen e peshkimit, ministria përgjegjëse për peshkimin bën daljen përfundimtare të anijes nga flota e peshkimit dhe bën të pavlefshëm numrin e regjistrit (NFR) të anijes së peshkimit. 5. MBZHRAU-ja njofton Drejtorinë e Përgjithshme Detare dhe QKB-në për nxjerrjen e anijeve nga flota e peshkimit, sipas pikës 4, të këtij kreu. 6. Një anije peshkimi e nxjerrë nga flota e peshkimit, sipas pikës 4, nuk mund të hyjë përsëri në flotë edhe në rast se ndryshon emrin, pronarin/administratorin e saj, portin e veprimtarisë etj. 7. Subjektet e peshkimit, në aplikimin pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për rinovimin e lejes së peshkimit, dorëzojnë edhe një kopje të lejes dhe të aktit të miratimit të vjetër, në rastet kur anija ka qenë e pajisur me leje peshkimi të vlefshme. 8. Shfuqizuar. 9. Me mbylljen e numrit të lejeve të peshkimit tregtar profesional dhe artizanal, pas datës 5 dhjetor 2020, ministria përgjegjëse për peshkimin njofton Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila refuzon kërkesën e subjekteve të peshkimit për hyrjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, përveç rastit të parashikuar në pikën 10, të këtij kreu. 10. Hyrja në flotën e peshkimit e një kapaciteti të ri peshkimi bëhet vetëm si zëvendësim me një anije me tonazh dhe fuqi motorike më të vogël ose të barabartë i një anijeje me leje të vlefshme peshkimi ose si zëvendësim i një anijeje peshkimi të mbytur, e cila ishte e pajisur me një leje të vlefshme peshkimi. Në këtë rast, subjekti i peshkimit të anijes së mbytur, pronari ose trashëgimtarët e tij aplikojnë për t’u pajisur me leje të re peshkimi. 10/1. Në aktin e miratimit të lejes së re të peshkimit, për anijen e peshkimit zëvendësuese vendoset një numër regjistri (NFR) i ri duke u specifikuar qartësisht që është zëvendësim i anijes me numrin e regjistrit (NFR) të mëparshëm. Anija zëvendësuese nuk konsiderohet si hyrje e re në peshkim. 11. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ndalohet hyrja në flotën e peshkimit të mjeteve lundruese që përdorin trata tërheqëse fundore (trata koçe) me moshë më të madhe se 20 vjet. II/I REGJISTRI I ANIJEVE TË PESHKIMIT 1. Regjistri i anijeve të peshkimit (në vijim, RAP-i) krijohet, administrohet dhe përditësohet nga drejtoria përgjegjëse për peshkimin. 2. Në RAP regjistrohen të gjitha anijet e peshkimit të përdorura për peshkim tregtar, sipas kuptimit të dhënë në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me përjashtim të anijeve të akuakulturës. 3. Regjistrimi në RAP bëhet kryesisht nga drejtoria përgjegjëse për peshkimin në momentin e lëshimit të aktit të miratimit të lejes së peshkimit. 4. Refuzimi i pajisjes me leje peshkimi sjell rrjedhimisht mosregjistrimin e anijes së peshkimit në regjistër. 5. Të dhënat që përmban RAP-i janë të përcaktuara në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 6. Regjistri duhet të mundësojë krijimin e një fotografie çasti në mënyrë automatike. 7. RAP-i është një regjistër publik, i aksesueshëm elektronikisht nga çdo person, në përputhje me pikën 8, të këtij kreu, në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për peshkimin ose në një faqe të posaçme interneti dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi të mbrojtjes së të dhënave personale. 8. Publiku ka qasje të RAP-it për të dhënat e përcaktuara në shtojcën 1, të këtij vendimi, me përjashtim të të dhënave të përfshira “për kategorinë/pronari ligjor” dhe “për kategorinë /përdoruesi. III. TË FUNDIT Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi Shtojca 1 (shtuar me VKM nr. 330, datë 2.6.2021) Përcaktimi i të dhënave dhe përshkrimi i një regjistrimi Emërtimi i të dhënës Përkufizimi dhe komente E detyrueshme (C)/ e detyrueshme nëse ka (CIF)/ fakultative (O) NFR Numër unik identifikimi i një anijeje peshkimi, sipas pikës 50, të nenit 4, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. Kodi ISO-3 i shtetit, i ndjekur nga një varg identifikimi (nëntë karaktere). Një varg me më pak se 9 karaktere duhet të plotësohet me zero në të majtë. C UVI (Unique Vessel Identifier) Identifikuesi unik i anijes (numri IMO), në përputhje me pikën 1, të nenit 20, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe urdhrin nr. 499, datë 10.9.2019, “Për zbatimin e rezolutës të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun nr. GFCM/41/2017/6, për aplikimin e numrit IMO”. CIF Ngjarje Kodi – identifikon llojin e ngjarjes së raportuar. C Data e ngjarjes Data në të cilën ka ndodhur ngjarja. C Numri i regjistrimit Numri i regjistrimit i caktuar në regjistrin detar. O Shënimi i jashtëm Sipas kreut III, të vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar. CIF Emri i anijes Emri i anijes së peshkimit të regjistruar në regjistrin kombëtar. C Vendi i regjistrimit Kodi i identifikimit të vendit (zakonisht një port), ku është regjistruar anija. CIF IRCS (International radio call sign) Shenja ndërkombëtare radio e thirrjes, sipas pikës 1, të nenit 23, të ligjit nr. 9251, datë CIF 8.7.2004, “Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Treguesi IRCS Anija që mbart radio ndërkombëtare - kodi. C Treguesi i lejes Anija që zotëron një leje peshkimi, në përputhje me nenin 30, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar - kodi. CIF Treguesi VMS (Vessel Monitoring System) Sistemi satelitor i monitorimit të anijeve - kodi. Anije e pajisur me një sistem satelitor monitorimi të anijeve sipas nenit 72, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, dhe kreut IV, të vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar. CIF Treguesi ERS (Electronic Reporting System) Anije e pajisur me një sistem elektronik të transmetimit të të dhënave (ditar regjistri), sipas nenit 77, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar - kodi. CIF Treguesi AIS (Automatic Identification System) Anije e pajisur me sistem identifikimi automatik, sipas pikës 82, të nenit 4, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar - kodi. CIF MMSI (Maritime Mobile Service Identity) Identifikuesi i shërbimit radio mobil detar. O Lloji i anijes Sipas klasifikimit ndërkombëtar të standardizuar statistikor të anijeve të peshkimit, shtojca 6, e vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar - kodi. CIF Mjeti i peshkimit kryesor Sipas klasifikimit ndërkombëtar të standardizuar statistikor të anijeve të peshkimit, shtojca 6, e vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar - kodi. C Mjeti i peshkimit dytësor Sipas klasifikimit ndërkombëtar të standardizuar statistikor të anijeve të peshkimit shtojca 6, e vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar - kodi. C LOA (Length Over All) Gjatësia e përgjithshme në metra e anijes, e përcaktuar, sipas pikës 19, të nenit 4, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. CIF LBP (Length Between Perpendiculars) Gjatësia midis pinguleve në metra, e përcaktuar sipas pikës 20, të nenit 4, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. CIF Pesha GT Pesha e përcaktuar në GT, sipas Konventës Ndërkombëtare të Londrës, 1969. CIF Pesha tjetër Pesha e përcaktuar në ton, sipas Konventës Ndërkombëtare të Londrës, 1969. CIF GTs Në GT, rritja e tonazhit të autorizuar për arsye sigurie (të dhëna historike). CIF Fuqia e motorit kryesor E përcaktuar në kW, sipas pikës 18, të nenit 4, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. C Fuqia e motorit ndihmës E përcaktuar në kW, e cila përfshin të gjithë fuqinë e instaluar të motorit që nuk përfshihet në zërin “Fuqia e motorit kryesor”. C Materiali i anijes Materiali i anijes - kodi. C Data e hyrjes në peshkim Hyrja në flotën e peshkimit sipas shkronjës “b”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi. C Segmenti i flotës Kodi. C Vendi i importimit/eksporti mit Kodi. CIF Lloji i eksportit Kodi. CIF Ndihmë publike Kodi. CIF Data e ndërtimit Data e fillimit të ndërtimit. CIF Për kategorinë/pronari ligjor Emri Personi fizik: mbiemri dhe emri Person juridik: emërtimi CIF Treguesi i personit juridik “Y” për një person juridik, “N” për një person fizik - kod O Rruga Emri i rrugës dhe numri i shtëpisë CIF KP Kutia postare O Qyteti Emri i qytetit O Kodi postar Kodi postar O Shteti Shteti - kodi O Numri i telefonit Numri i telefonit (me prefiks ndërkombëtar) O Numri i faksit Numri i faksit (me prefiks ndërkombëtar) O Adresa e e-mail-it Adresa e e-mail-it O Kombësia Kombësia - kodi O Identifikimi i NIPT-it të kompanisë Numri unik i identifikimit NIPT, i ndërmarrjes dhe i pronarit të regjistruar ligjor O Për kategorinë /përdoruesi Emri Personi fizik: mbiemri dhe emri Person juridik: emërtimi CIF Treguesi i personit juridik “Y” për një person juridik, “N” për një person fizik - kod O Rruga Emri i rrugës dhe numri i shtëpisë CIF KP Kutia postare O Qyteti Emri i qytetit O Kodi postar Kodi postar O Shteti Shteti - kodi O Numri i telefonit Numri i telefonit (me prefiks ndërkombëtar) O Numri i faksit Numri i faksit (me prefiks ndërkombëtar) O Adresa e e-mail-it Adresa e e-mail-it O Kombësia Kombësia - kodi O Identifikimi i NIPT-it të kompanisë Numri unik i identifikimit NIPT, i ndërmarrjes dhe i pronarit të regjistruar ligjor O

Regulation No. 719 date 12.10.2016 on the management of the commercial fishery capacities and some improvements concerning the functioning of the fishery boats register · Nelum