跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 693 proclaiming the legatine complex of Butrinti as national park

颁布于 2005-11-10 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Wild species and ecosystems
关键词
national parks, protected area, management/conservation, zoning

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 693, datë 10.11.2005 PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT LIGATINOR TË BUTRINTIT “PARK KOMBËTAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4 pika 1 shkronja “b”, 6 e 13 pika 1 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen “Park Kombëtar” të territorit natyror të kompleksit ligatinor të Butrintit, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e Parkut Kombëtar të Butrintit janë: Në veri: Vija lidhëse Bredenesh-Kallmit-Qenuri, që kalon në tokat bujqësore të Vurgut; Në lindje: Vija lidhëse Qenuri-Xarrë, duke kaluar nëpër kurrizin e malit të Miles; Në perëndim: Vija lidhëse nga Bredeneshi deri në kufirin shtetëror me Republikën e Greqisë, përfshi ishujt e Ksamilit; Në jug: Vija lidhëse Xarrë-Shëndelli-Vrrinë, deri në Stillo. 3. Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një sipërfaqe prej 8591.2 ha, ku ndodhen: Sipërfaqe ujore (lagunë, det dhe ligatina të përkohshme) 2 509 ha; Makie, me mbizotërim të ilqes 4 272 ha; Pisha 39 ha; Shkëmbinj të zhveshur 208 ha; Ishuj 6.2 ha; Pemë frutore 202 ha; Sipërfaqe të banuara dhe tokë bujqësore 1 355 ha. 4. Parku Kombëtar i Butrintit ndahet në zonat, si më poshtë vijojnë: a) Zona qendrore të ruajtjes së biodiversitetit, të shënuara në hartë me shkronjën “A”, me sipërfaqe 3980 ha, që përcaktohen si zona me vlera të mëdha për natyrën dhe biodiversitetin. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e parë e mbrojtjes. b) Zona rikrijimi, të shënuara në hartë me shkronjën “B”, me sipërfaqe 592 ha, që përcaktohen si zona ku mund të zhvillohen një sërë veprimtarish me karakter edukimi, rikrijimi, si dhe veprimtari të tjera lehtësuese, që nuk cenojnë funksionet e Parkut Kombëtar dhe vlerat ekologjike, kulturore dhe natyrore të tij. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e dytë e mbrojtjes. c) Zona të përdorimit tradicional, të shënuara në hartë me shkronjën “C”, me sipërfaqe 3 081.2 ha që përcaktohen si zona me burime natyrore, ku kryhen veprimtari tradicionale, ekonomike dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore. Në këtë zonë të zbatohet shkalla e tretë e mbrojtjes. ç) Zona të përdorimit të qëndrueshëm, të shënuara në hartë me shkronjën “D”, me sipërfaqe 938 ha, ku mundësohet zhvillimi i veprimtarive të reja, të qëndrueshme, zona të cilat kanë edhe funksione të një zone buferike për zonat urbane fqinje dhe veprimtaritë ekonomike intensive. 5. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me organet e pushtetit vendor, me organizatat jofitimprurëse dhe me përfaqësues të komunitetit, të hartojë planin e menaxhimit të zonës. 6. Ngarkohet zyra e administrimit dhe e koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si komitet i menaxhimit të zonës, që në bashkëpunim me institucionet e specializuara, të realizojë menaxhimin e zonës dhe të kontrollojë zbatimin e planit menaxhues. 7. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 693 proclaiming the legatine complex of Butrinti as national park · Nelum