Regulation No. 683 proclaiming the wetland complex of Shkodra Lake and Buna river as a specially protected natural zone and its inclusion in the list of the internationally important wetlands
颁布于 2005-11-02 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- protected area, ecosystem conservation, wetlands, international agreement-implementation
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
REPUBLIKA E SHQIPERISE Keshilli i Ministrave VENDIM Nr.683, datë 2.11.2005 PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT LIGATINOR TË LIQENIT TË SHKODRËS E TË ZONËS SË LUMIT BUNA, ZONË NATYRORE VEÇANËRISHT E MBROJTUR, DHE PËRFSHIRJEN E TIJ NË LISTËN E LIGATINAVE ME RËNDËSI NDËRKOMBËTARE, VEÇANËRISHT, SI HABITATE TË SHPENDËVE UJORË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2 e 4 të konventës “Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujorë“, dhe të pikës 1 të nenit 13 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen zonë natyrore veçanërisht të mbrojtur dhe përfshirjen në listën e konventës “Ramsar”, “Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht, si habitate të shpendëve ujorë“, të territorit natyror të kompleksit ligatinor të liqenit të Shkodrës dhe zonës së lumit Buna (përfshi deltën dhe ishullin e Franc Jozefit, rezervatin e Velipojës, lagunën e Vilunit, plazhin e Baks-Rrjollit, kënetën e Domnit), si dhe territoret përreth tyre, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kufijtë e kësaj zone janë: Nga veriu: Pika kufitare e Hanit të Hotit ( 420 20’17” 190 26’); Nga perëndimi: Kufiri shtetëror përgjatë lumit Buna me Republikën Serbi-Mali i Zi; Nga lindja: Rruga automobilistike Shkodër-Hani i Hotit dhe vija që bashkon daljen e lumit Buna nga liqeni i Shkodrës deri te Rëra e Hedhur dhe që kalon nga zona malore (koordinatat: 410 50’30” 190 35’30”, 420 53’15” 190 30’, 410 59’30” 190 31’30”, 420 00’, 190 31’33”, 420 02’15” 190 30’, 420 03’08” 190 29’); Nga jugu: Vija që bashkon grykëderdhjen e liqenit të Shkodrës me pikën kufitare dhe vija bregdetare nga Rëra e Hedhur deri te grykëderdhja e lumit Buna (koordinatat: 410 50’57” 190 23’, 410 51’28” 190 27’30”, 41050’58” 190 30’). 3. Zona ka një sipërfaqe prej 49 562 ha dhe ndahet në pesë kategori, sipas llojit të përdorimit të tokës, sipërfaqes së mbuluar me ujë dhe mbulesës bimore, që përcaktohet në: a) Sipërfaqe ujore 15 719 ha; b) Sipërfaqe lagunore 346 ha; c) Duna ranore, bregdetare 496 ha; ç) Sipërfaqe pyjore dhe shkurre 9764 ha; d) Toka të kripura 252 ha; dh) Sipërfaqe urbane, toka bujqësore, livadhe 22 985 ha. 4. Veprimtaritë ekonomike, që lejohen të ushtrohen në zonën “Ramsar” janë ato me karakter tradicional, që ruajnë vlerat mjedisore dhe që zhvillohen në përputhje me nivelin e mbrojtjes së zonës dhe me objektivat e planit të menaxhimit të saj. 5. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave që, në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor, me organizatat jofitimprurëse dhe me përfaqësues të komunitetit, të hartojë planin e menaxhimit të zonës. 6. Ngarkohen administratat e liqenit të Shkodrës dhe ajo e rezervatit të Velipojës, të realizojnë menaxhimin e zonës, në përputhje me planet e menaxhimit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha