Regulation No. 680 proclaiming the legatine system Vjose - Narte as protected landscape
颁布于 2004-10-22 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- protected area, management/conservation, zoning
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.680, datë 22.10.2004 PËR SHPALLJEN E SISTEMIT LIGATINOR VJOSË-NARTË PEIZAZH UJOR/TOKËSOR I MBROJTUR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 dhe 23 të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e sistemit ligatinor Vjosë-Nartë peizazh ujor/tokësor të mbrojtur. 2. Ky sistem ligatinor kufizohet dhe përfshin një sipërfaqe si më poshtë vijon: a) Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur, i paraqitur në hartën që i bashkëlidhet vendimit dhe është pjesë përbërëse e tij, kufizohet: Në veri: nga ekstremi verior i grykëderdhjes së lumit të Vjosës dhe nga vetë lumi Vjosë deri në Mifol; Në perëndim: nga deti Adriatik; Në lindje: nga kreshta, që bashkon majat e Mishikartës, të Cecait, Cipllakut, Kishës, Mutrevës dhe nga Babica e Vogël; Në jug: nga Vlora (pusi i Mezinit), fusha e kripores, pylli i sodës, parku industrial. b) Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur ka një sipërfaqe të përgjithshme orej 19 738 ha, të përbërë nga: Sipërfaqe ligatinore (sipërfaqe ujore, zona të lagëta, ranore/toka margjinale) 7225 ha; Sipërfaqe pyjore 1167 ha; Sipërfaqe bujqësore 7798 ha; Sipërfaqe urbane 277 ha; Sipërfaqe ujore 2985 ha; Aeroporti 286 ha. 3. Peizazhi ujor/tokësor i mbrojtur ka këto ndarje zonale: a) Zona qendrore e ruajtjes së biodiversitetit (shënuar në hartë me shkronjën “A”) përfshin rezervatin e Pishë-Poros, lagunat e Kallenges, pyllin e Poros, Shamadurën Limopuan, pyllin dhe ishujt e Zvërnecit. Brenda saj ka dy nënndarje (A1 dhe A2), që përcaktojnë mënyrën e administrimit. Zonat e nënndarjes A1 ruhen dhe mbrohen në mënyrë strikte. Zonat e nënndarjes A2 ruhen, por edhe përdoren për qëllime ripërtëritje natyrore. b) Zonat e përdorimit tradicional (shënuar në hartë me shkronjën “B”), që nuk cenojnë mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, përfshijnë tokat bujqësore (të Dellinjës, Zhukës dhe të aeroportit), kriporet dhe pjesën perëndimore të lagunës së Nartës. Brenda saj ka dy nënndarje (B1 dhe B2), për mënyrën e administrimit. Në nënndarjen B1 zhvillohen veprimtari ekonomike tradicionale, si peshkimi, akuakultura, gjuetia, turizmi, bujqësia dhe blegtoria. Në nënndarjen B2 zhvillohet veprimtaria ekonomike tradicionale e nxjerrjes së kripës. c) Zona e zhvillimit të qëndrueshëm (shënuar në hartë me shkronjën “C”) përmbledh fushën e Bilbilit, të Akernisë, Novoselës, Skrofotinës, Panajasë dhe Nartës, si dhe kodrat e fshatrave Trevllazër, Llakatund, Kërkovë e Bestrovë. Në brendësi të kësaj zone mund të zhvillohen veprimtari ekonomike, si bujqësi, gjueti, blegtori, tregti, pemëtari, ndërtime etj., që nuk cenojnë natyrën dhe biodiversitetin. ç) Zona e zhvillimit turistik (shënuar në hartë me shkronjën “D”). 4. Ngarkohet administrata e rezervës natyrore të menaxhuar të Pishë-Poros, në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe të Kullotave, të kryejë administrimin e peizazhit ujor/tokësor të mbrojtur të sistemit ligatinor Vjosë-Nartë. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave të hartojnë rregulloren e administrimit dhe planin e menaxhimit të peizazhit ujor/tokësor të mbrojtur të sistemit ligatinor Vjosë-Nartë. 6. Ngarkohen Ministri i Mjedisit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe e Kullotave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano