Regulation No. 678 of 2006 amending Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC)
颁布于 2006-10-04 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land-use planning, urban land, institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
[Printo] [Google Translate] VENDIM N.678, datë 4.10.2006 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.289, DATË 17.5.2006 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI)" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.289, datë 17.5.2006 të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime: 1. Shkronjat "a", "b" e "c" të pikës 5, ndryshohen, si më poshtë vijon: "a) Drejtorinë e legalizimit, të kompensimit dhe urbanizimit, përgjegjëse për zbatimin teknik të procesit të legalizimit, përfshi procesin e kompensimit të pronave private, që preken nga ky ligj, si dhe procesin e urbanizimit të ndërtimeve pa leje në vendbanimet informale, zonat informale dhe në territore të tjera. b) Drejtorinë e hartografisë, teknologjisë së informacionit dhe regjistrimit fillestar të ndërtimeve pa leje, përgjegjëse për përgatitjen e bazës materiale hartografike, të nevojshme, për zbatimin e teknologjisë së informacionit, në funksion të krijimit dhe administrimit të bazës së të dhënave, për evidentimin dhe përgatitjen e dokumentacionit, si dhe unifikimin e procedurave përkatëse, për regjistrimin e truallit dhe të ndërtimit pa leje. c) Drejtorinë e burimeve njerëzore, të çështjeve juridike dhe shërbimeve mbështetëse, në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së ALUIZNI-t.". 2. Pika 7 ndryshohet, si më poshtë vijon: "7. Personeli i ALUIZNI-t duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil, dhe kërkesat e veçanta, që përcaktohen nga Drejtori i Përgjithshëm i kësaj agjencie. Marrëdhëniet e punës rregullohen me ligjin nr.7971, datë 12.7.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar.". 3. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon: "9. Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të kësaj agjencie.". 4. Pika 15 ndryshohet, si më poshtë vijon: "15. Ngarkohen Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, prefektët dhe Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t për zbatimin e këtij vendimi.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 1 of 1Ligjet.org - Për disa ndryshime në vendimin nr. 289, datë 17.05.2006 të Këshillit të Minis... 5/5/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:678:04.10.2006