跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 609 on trade in natural mineral waters

颁布于 2000-11-17 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Food and nutrition, Water
关键词
food safety and quality, mineral water, internal trade, authorization/permit, potable water

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. V E N D I M Nr. 609, datë 17.11.2000 PËR INDUSTRIALIZIMIN DHE TREGTIMIN E UJËRAVE MINERALE, NATYRALE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 41, të ligjit 7941, datë 31.5.1995, “Për ushqimin”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Përcaktimin e kushteve që plotësojnë ujërat minerale, natyrale të ambalazhuara (industrializuara), të çdo lloji, të prodhuara në vend ose të importuara, që përdoren për konsum njerëzor. Ky vendim nuk zbatohet. për ujërat që janë produkte mjekësore për ujërat minerale, natyrale, të stabilimenteve termale dhe hidrotermale për ujërat minerale, që përdoren për qëlime të tjera. 2. Uji mineral natyral nënkupton ujë të pastër dhe të shëndetshëm nga pikëpamja mikrobiologjike dhe fiziko-kimike (shtojca 1 e këtij vendimi), me origjinë nga një burim ose shtresë nëntokësore dhe që nxirret nga toka nëpërmjet një ose më shumë daljeve natyrore ose puseve të shpuara. 3. Uji mineral natyral dallohet, dukshëm, nga uji i pijshëm, i zakonshëm; 3.1. nga natyra e tij, e cila karakterizohet nga përmbajtja e elementëve minerale, oligomineraleve dhe e përbërësve të tjerë; 3.2. nga origjina e tij, uji vjen drejtpërdrejtë nga shtresat ujore, nëntokësore, përmes burimeve natyrale ose shpimeve; 3.3. nga qëndrueshmëria në përbërje, debit, temperaturë dhe karakteristika të tjera thelbësore (gjithnjë duke marrë parasysh ciklet e luhatjeve natyrore); 3.4. nga trajtimet, uji mineral natyral nuk duhet të jetë subjekt i ndonjë trajtimi ose plotësimi tjetër, përveç; ndarjes së elementëve të paqëndrueshëm, siç janë komponimet e hekurit dhe të squfurit, me anë të filtrimit ose të dekantimit, që në fakt paraprihet me ajrim, për sa kohë ky përpunim nuk ndryshon përbërjen e ujit në përbërësit thelbësorë që i japin atij vetitë karakteristike; largimin e pjesshëm ose të plotë të gazit karbonik të lirë me metoda fizike; shtimit ose rishtimit të gazit karbonik, sipas shojcës 2 të këtij vendimi. 4. Uji mineral, natyral, merret në kushte që sigurojnë pastërtinë mikrobiologjike. Ndalohet çdo trajtim për dezinfektim në çfarëdo kuptimi, për shtimin e lëndëve bakteristatike ose ndonjë trajtim i ngjashëm, që ndryshon karakteristikat natyrale të ujit. Këto dy karakteristika të ruhen të paprekura dhe të mbrohen nga rreziku i ndotjes për shkak të origjinës nëntokësore të ujit. 5. Ujërat minerale, natyrale, në varësi të përmbajtjes së kripërave minerale klasifikohen në 4 kategori, sipas shtojcës 3 të këtij vendimi. 6. Ujërat minerale, në varësi të përmbajtjes së gazit karbonik dhe të origjinës së tij klasifikohen në tri kategori, sipas shtojcës 2 të këtij vendimi. 7. Karakteristikat e mësipërme, që i japin ujit mineral, natyral, veti të dobishme për shëndetin, vlerësohen sipas kritereve, që përcaktohen në shtojcën 1 të këtij vendimi, me anë të metodave shkencore, të njohura, nga këndvështrimi: gjeologjik dhe hidrogjeologjik; fizik, kimik dhe fiziko-kimik; mikrobiologjik; dhe, nëse është e nevojshme farmakologjik dhe klinik (si rregull, kur uji përmban jo më pak se 1000 mg/lëndë të thata ose jo më pak se 250 mg/l gaz karbonik të lirë). 8. Shfrytëzimi i burimeve të ujërave minerale, realizohet si më poshtë: a) Industrializimi i një burimi të ujit mineral, natyral, lejohet vetëm pas licensimit nga organet përgjegjëse, të ngarkuara me ligj dhe aktet nënligjore në fuqi dhe ku paraprakisht është vërtetuar se uji plotëson kërkesat e pikave 2,3 dhe 4 të këtij vendimi. b) Për shkak të ndryshimit të shpeshtë të vetive të ujërave, licensa duhet të ripërtërihet çdo 2 vjet. c) Pajisjet për industrializimin e ujit të jenë të vendosura në mënyrë të tillë që të shmanget çdo mundësi kontaminimi dhe të ruhen vetitë që uji zotëron që në burim dhe konkretisht: burimi ose dalja e ujit të mbrohen nga rreziku i ndotjes; depozitat, tubacionet dhe rezervuarët të ndërtohen prej materialesh të tilla, që të parandalojnë çdo ndryshim kimik, fiziko-kimik ose mikrobiologjik të tij; pajisjet teknologjike, sidomos pajisjet e larjes dhe të ambalazhimit, të plotësojnë normat higjienike, sidomos pajisjet e larjes dhe të ambalazhimit, të plotësojnë normat higjienike. Rezervuarët e ujit mineral, natyral, të jenë të tillë që të mos ndryshojnë karakteristikat fiziko kimike të tij dhe të mos lejojnë ndotjen mikrobiologjike; ndalohet transporti i ujit mineral për te konsumatori i fundit ose nga burimi te impianti i ambalazhimit në tanke të tjerë përveç atyre të autorizuar nga organi përgjegjës; kur gjatë industrializimit zbulohet se uji është ndotur dhe nuk ka më karakteristikat mikrobiologjike sipas shtojcës 1 të këtij vendimi, stabilimenti është i detyruar të pezullojë të gjitha veprimet derisa shkaku i ndotjes të shmanget plotësisht dhe uji të plotësojë kushtet sipas shtojcës 1 të këtij vendimi. 9. Ambalazhimi dhe etiketimi. 9.1. Çdo njësi ambalazhi, e përdorur për ambalazhimin e ujit mineral, natyral, të projektohet me mbyllje të përshtatshme, për të shmangur çdo munëdësi falsfikimi ose kontaminimi. 9.2. Mbi ambalazh të shënohet “ujë mineral, natyral”. Në rast të ujit me gaz të shënohet “ujë mineral, natyral, me gaz nga burimi” ose “ujë mineral, natyral, me gaz karbonik të shtuar”. Në rast se uji i është nënshtruar ndonjë përpunimi të përmendur në pikën 8, shkronja “b”, shtohet shënimi “plotësisht i degëzuar” ose “pjesërisht i degëzuar”. 9.3. Etiketat, gjithashtu duhet të përmbajnë, detyrimisht të dhënat e mëposhtme: përbërësit analitikë, me karakteristikat e përcaktuara nga një institucion zyrtar, i njohur nga ligji, shoqëruar me datën e analizës; emrin e burimit dhe vendndodhjen e tij. Ndalohet tregtimi i ujit mineral, natyral, i të njëjtit burim me më shumë se një emërtim tregtar. 9.4. Kur etiketat ose mbishkrimet kanë një përshkrim tregtar tjetër nga emri i burimit ose i vendit të shfrytëzimit, atëherë këta të fundit shënohen, me shkronja kapitale, së paku me madhësi sa gjysma e përmasave të shkronjave të përdorura për përshkrimin tregtar. 9.5. Ndalohet përdorimi i shenjave të veçanta, i emrave të pronësisë, i markave tregtare, i markave të fabrikës, i ilustrimeve ose i shenjave të tjera emblematike ose jo në etiketa dhe reklama në rastet kur: sugjerohet një karakteristikë që uji nuk e ka, veçanërisht përsa i përket origjinës, datës së autorizuar për shfrytëzimin e tij, rezultateve të analizave ose të dhëna të tjera që lidhen me autenticitetin. në ujërat e pijshëm, të ambalazhuar, që nuk janë në përputhje me pikat 2 dhe 3 të këtij vendimi. 9.6. Ndalohet shënimi në etiketë i treguesve, që u atribuohen vetive kuruese të ujërave minerale, në qoftë se vetitë e mësipërme nuk janë vërtetuar nga organet përgjegjëse me anë të metodave shkencore të njohura, ku përfshihen analizat farmakologjike, fiziologjike dhe ekzaminimet klinike. 9.7. Për mosrespektimin e kërkesave që parashikohen në pikat 9.5 dhe 9.6 të këtij vendimi, merren masa ndëshkimore, sipas neneve 37 dhe 38, të ligjit nr.7941, datë 31.5.1995, “Për ushqimin”. 10. Uji mineral, natyral përveç karakteristikave të veçanta, duhet të plotësojë edhe normat e përgjithshme, që janë përcaktuar në STASH 3904-1998 dhe në vendimin nr.145, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e “Rregullores higjieniko-shëndetësore për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm, projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm””. 11. Marrja e mostrave dhe analizat fiziko-kimike e mikrobiologjike të bëhen sipas metodave të njohura dhe të pranuara në rang ndërkombëtar. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Ilir Meta SHTOJCA 1 KRITERE DHE KËRKESA PËR APLIKIM (LIÇENSIM) 1. KËRKESA GJEOLOGJIKE DHE HIDROGJEOLOGJIKE 1.1. Vendosja ekzakte e ujëmbledhësit, duke shënuar lartësinë e tij në një hartë me një shkallë jo më të vogël se 1:1000; 1.2. Një raport i detajuar gjeologjik mbi origjinën dhe natyrën e terrenit; 1.3. Shtrirja hidrogjeologjike e shtresave; 1.4. Një përshkrim i operacioneve ujëmbledhëse; 1.5. Ndarja e zonave ose detaje të tjera, mbi marrjen e masave për mbrojtjen e burimit nga ndotja. 2. KËRKESË FIZIKE, KIMIKE E FIZIKO-KIMIKE 2.1. Shkalla e qarkullimit të burimit; 2.2. Temperatura e ujit të burimit dhe temperatura e ambientit; 2.3. Marrëdhëniet ndërmjet natyrës së terrenit dhe natyrës dhe tipit të mineraleve në ujë; 2.4. Mbetja e thatë në temperaturën 180o C dhe 2600 C; 2.5. Përcjellshmëria elektrike ose rezistenca, matur në temperatura të specifikuara; 2.6. Përqëndrimi i joneve hidrogjen (pH); 2.7. Anionet dhe kationet; 2.8. Elementet jo-jonizues; 2.9. Elementet gjurme; 2.10. Vetitë radio-aktive të burimit; 2.11. Nivelet relative të izotopeve të elementeve përbërës të ujit, oksigjenit (16 O-18 O) dhe hidrogjenit (protium, deuterium, tritium); 2.12. Toksiciteti i disa elementeve përbërës të ujit, duke marrë parasysh normat e vendosura për secilin prej tyre. 3. KËRKESA MIKROBIOLOGJIKE 3.1. Analizat mikrobiologjike të demonstrojnë: mungesën e plotë të parazitëve si dhe mikroorganizmave patogjene mungesën e escherichia coli dhe coliformeve të tjerë në 250 ml. Në 37o C dhe 44.50C. mungesën e streptokokeve fekale në 250 ml. mungesën e anaerobeve sporogjene sulfito-reduktues në 50 ml. mungesën e pseudomonas aeruginosa në 250 ml. Ujë të ekzaminuar; 3.2. Norma për numrin total të mikroorganizmave nuk duhet të kalojë: Në ujin e ambalazhuar 100 për ml. në 20-220 për 72 orë në agar- agar ose agar- xhelatinë 20 për ml. në 370 C për 24 orë në agar- agar Në burim: 20 për ml. në 20-220 C për 72 orë në agar-agar ose agar-xhelatinë 5 për ml.në 370 për 24 orë në agar- agar. Analiza mikrobiologjike e ujit mineral natyral në burim dhe të ambalazhuar bëhet jo më vonë se 12 orë dhe me kushte të ruajtjes së kampionit në temperaturë jo më të lartë se 40 C. 4. KËRKESA KLINIKE E FARMAKOLOGJIKE 4.1. Analizat, të cilat kryhen në përputhje me metoda shkencore të njohura, të vërtetojnë karakteristika të veçanta të ujit natyral mineral dhe efektet e tij në organizmin e njeriut, të tilla si diuretia, funksionet gastrite dhe intestinale, kompensimin e deficiencave në elemente minerale etj. SHTOJCA 2 KLASIFIKIMI SUPLEMENTAR NË LIDHJE ME BULËZIMIN E UJRAVE MINERALE NATYRALE Në burim ose mbas ambalazhimit, bulëzimi i Ujrave minerale natyrale, në kushte normale temperature dhe presioni, jep spontanisht dhe në mënyrë të qartë vizive përmbajtjen e gazit karbonik. Në varësi të bulëzimit dhe origjinës së gazit karbonik, ujrat klasifikohen në tre kategori të cilat përshkruhen respektivisht si më poshtë: 1. “ujë mineral natyral natyralisht i karbonuar (gazuar)” nënkupton ujin, i cili përmban dioksid karboni edhe pas dekantimit dhe e ruan atë dhe pas ambalazhimit, duke pasur parasysh rifutjen (në qoftë se është e nevojshme) të një sasie dioksidi karboni ekuivalente me atë të përftuar nga i njëjti burim uji ose depozite (pusi) dhe që është çliruar gjatë operacioneve të mësipërme dhe që është subjekt i tolerancave teknike të zakonshme. 2. “ujë mineral natyral, përforcuar me gaz nga burimi” nënkupton ujin, i cili pas dekantimit dhe ambalazhimit ka një përmbajtje gazi më të madhe se në burim ose depozitë (pus). Gazi i futur ka origjinë nga burimi. 3. “ujë mineral natyral i karbonuar (gazuar) nënkupton ujin, të cilit i është shtuar dioksid karboni me origjinë tjetër nga burimi ose pusi, nga i cili rrjedh. SHTOJCA 3 KLASIFIKIMI I UJRAVE MINERALE NATYRALE Ujrat minerale natyrale në vartësi të përmbajtjes së kripërave minerale klasifikohen si më poshtë: Ujë mineral natyral me përmbajtje shumë të ulët të kripërave minerale, jo më shumë se 50 mg/l. Ujë mineral natyral me përmbajtje të ulët të kripërave minerale, jo më shumë se 500 mg/l. Ujë mineral natyral me përmbajtje mesatare të kripërave minerale, 501 mg-1500 mg/l. Ujë mineral natyral me përmbajtje të lartë të kripërave minerale, më shumë se 1500 mg/l: Bikarbonate, më shumë se 600 mg/l Sulfate, më shumë se 200 mg/l Klorure, më shumë se 200 mg/l Kalcium, më shumë se 150 mg/l Magnez, më shumë se 50 mg/l Fluor, më shumë se 1 mg/l Hekur bivalent, më shumë se 1 mg/l Natrium, më shumë se 200 mg/l (për personat me dietë, përmbajtje e ulët natriumi më pak se 20 mg/l). Gazi karbinik i lirë, më shumë se 250 mg/l.

Regulation No. 609 on trade in natural mineral waters · Nelum