Regulation No. 6 of 2009 on rules for recording information on fish catch
颁布于 2009-02-13 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- fishery management and conservation, fishing vessel, data collection/reporting, allocation/quota, cartilaginous fishes, marine fisheries
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
RREGULLORE Nr.6, datë 13.2. 2009 PËR PËRCAKTIMIN E MËNYRËS SË REGJISTRIMIT TË INFORMACIONEVE TË NEVOJSHME NË LIDHJE ME ZËNIET E PESHKUT 1 Në mbështetje të nenit 102 pika 4 të Kushtetutës, të nenit 32 të pikës 1 të nenit 38 të ligjit nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën” të ndryshuar, dhe të pikës 24 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1062, datë 16.7.2008 “Për përcaktimin e kompetencave të Inspektoratit të Peshkimit dhe ngritjen e sistemit të kontrollit, për zbatimin e politikave menaxhuese në peshkim”, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave miraton rregulloren si më poshtë. Neni 1 1. Kapitenët e anijeve të peshkimit me gjatësi totale më të madhe se 10 metra regjistrojnë të dhënat në librin e anijes, sipas shtojcës I dhe pikave 17-24 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1062 datë 16.7.2008 “Për përcaktimin e kompetencave të Inspektoratit të Peshkimit dhe ngritjen e një sistemi kontrolli për zbatimin e politikave menaxhuese në peshkim” për të gjitha zonat e peshkimit. 2. Libri i anijes, sipas pikës 1 të mësipërme, plotësohet edhe kur anija e peshkimit kryen aktivitet në ujëra ndërkombëtare. 3. Në librin e anijes shënohet çdo sasi e llojeve të mbajtura (të ruajtura) në bord sipas shtojcës IV. 4. Veglat e peshkimit të përdorura dhe llojet e peshkuara, sipas pikës 18 të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.1062 “Për përcaktimin e kompetencave të inspektoratit të peshkimit dhe ngritjen e sistemit të kontrollit, për zbatimin e politikave menaxhuese në peshkim”, shënohen në rubrikat përkatëse të librit të anijes me kodet e përcaktuara në shtojcën III dhe kodet me tre germa të FAO ose me emrat e tyre sipas shtojcës IV. Neni 2 1. Çdo fletë e librit të anijes përmban edhe dy kopje. Dy kopjet e fletës së librit të anijes dorëzohen pranë pikave të përcaktuara nga Drejtoria e Politikave të Peshkimit. Fleta origjinale mbetet e pashkëputur në librin e anijes si pjesë përbërëse e dokumentacionit të anijes. Një nga kopjet e fletës së librit të anijes (fleta me ngjyrë të verdhë) shërben si deklaratë zbarkimi. Kopja tjetër (fleta ngjyrë rozë) shërben për përpunim statistikor. 2. Inspektori i peshkimit i portit përkatës grumbullon fletët e depozituara; një nga kopjet e plotësuara e dërgon një herë në muaj në Drejtorinë e Politikave të Peshkimit. Kopja tjetër (deklarata e zbarkimit) mbahet nga inspektori. 3. Libri i anijes dhe deklarata e zbarkimit ose transbordimit mund të verifikohen nga inspektorati i peshkimit me qëllim verifikimin e zbatimit të legjislacionit në fushën e peshkimit, përfshirë dhe këtë rregullore. 4. Inspektori i peshkimit, në rastet kur vëren se subjektet nuk kanë plotësuar librin e anijes ose dorëzuar kopjet e fletës së tij sipas pikës 1 të mësipërme, ka të drejtën t’i kërkojë Kapitenerisë së Porteve të pengojë nisjen e anijes deri në plotësimin e tyre. Neni 3 [1] Kjo rregullore është në përputhje të pjesshme me rregulloren (CEE) nr.2807/83 e Komisionit Europian e datës 22 shtator 1983 “Që përmban rregullat e detajuara për regjistrimin e të dhënave mbi zëniet e peshkut në shtetet anëtare ” (GZ L 276 e 10.10.1983, faqja 1). 1. Libri i anijes, deklarata e zbarkimit ose transbordimit plotësohen sipas udhëzimeve të dhëna në shtojcën II. 2. Me urdhër ministri, kërkesat që janë përcaktuar si fakultative në shtojcën II mund të bëhen të detyrueshme. 3. Toleranca në vlerësimin e sasisë së peshkut së mbajtur në bord është 20%. 4. Numri i arkave, koshave dhe enëve të tjera mbajtëse në të cilat është vendosur prodhimi, deklarohet me saktësi. Neni 4 Për zbatimin e kësaj rregulloreje ngarkohen strukturat e peshkimit të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Neni 5 Kjo rregullore hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Lufter Xhuveli REPUBLIKA E SHQIPERISE MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TE UJËRAVE Drejtoria e Politikave te Peshkimit Libri i anijes se peshkimit Nr. fletes Viti Porti Emri i anijes (1) Nr. NFR (2) Nr. licenses se peshkimit Peshkatare me kohe te plote Me kohe te pjesshme Emri i kapitenit (3) Nisja (4) Kthimi (5) Zbarkimi (6) DITA MUAJI ORA VITI 20...... ZONA E PESHKIMIT (14) nga ne ne Nr Emri i paisjes se peshkimit (8) Syze (9) Oret efektive te peshkimit (13) Numri i kalatave (12) Numri i mjeteve ose rrjetave Madhesia, Gjatesia ose nr (10) Lartesia (metra) 1 Trata fundore koce (*) xxxxxxxxxxxx 2 Rrjeta me rrethim xxxxxxx (**) 3 Mrezha xxxxxxx (***) 4 Grepa dhe linje grepash xxxxxxx (****) (****) xxxxxxxxxxxx (*) Hapja e gojes se trates (**)Gjatesia – perimetri (***) Nr. linjave (****) Nr. i grepave Ne rast transbordimi (7) data Emri i anijes marrese Muaji NFR (CFR) Flamuri Nr. Paisjes (8) Llojet e zena Numri i arkave Pesha e arkave Numri i peshqve te medhenj Pesha mesatare e peshqve te medhenj Pesha totale (15) Vleresim i hedhurinave (16) Emri kodi TOTALI KG Deklaroj nen përgjegjësine time se te dhenat e sipershenuara jane te verteta FIRMA E KAPITENIT OSE PRONARIT SHTOJCA I SHTOJCA II UDHËZIM PËR KAPITENIN QË KA DETYRIMIN TË MBAJË LIBRIN E ANIJES SIPAS MODELIT TË SHTOJCËS I 1. Parathënie Ky udhëzim është për të gjithë kapitenët e anijeve të peshkimit që në bazë të legjislacionit shqiptar duhet të plotësojnë librin e anijes gjatë udhëtimit dhe të paraqesin një deklaratë zbarkimi/transbordimi në momentin e hyrjes në port. 2. Udhëzime në lidhje me librin e anijes 2.1 Dispozita të përgjithshme 2.1.1 Anijet që janë të detyruara të mbajnë librin e anijes Janë të detyruar për të plotësuar librin e anijes të gjithë kapitenët e anijeve të peshkimit, të cilat kanë gjatësi totale të barabartë ose më të madhe se 10 m. Janë gjithashtu të detyruar për të mbajtur librin e anijes kapitenët e anijeve të peshkimit me një gjatësi totale më të vogël se 10 m nëse kjo përcaktohet nga Ministria me një urdhër të dytë. 2.1.2 Mënyra për plotësimin e librit të anijes Libri i anijes plotësohet para mbërritjes në port. Libri i anijes plotësohet edhe në rast të një kontrolli në det. Libri i anijes plotësohet në të gjithë kërkesat e detyrueshme. Libri plotësohet edhe për kërkesat që mund të jenë fakultative, nëse Ministria vendos që të kthehen në të detyrueshme për anije të veçanta peshkimi. Në këtë rast Ministria përgatit udhëzime shtesë. 2.1.3 Plotësimi i librit të anijes jashtë ujërave territoriale. Libri i anijes plotësohet edhe kur aktiviteti i peshkimit kryhet jashtë ujërave të territoriale. Në rastet kur vendi, në ujërat e të cilit kryhet peshkimi, përdor një libër anijeje të ndryshëm, duhet të plotësohet vetëm libri e vendit në të cilin kryhet peshkimi. Në rastet kur vendi, në ujërat e të cilit kryhet peshkimi, nuk kërkon përdorimin e një libri tjetër anijeje, por kërkon të dhëna shtesë, këto të dhëna përfshihen në librin e anijes. 2.2 Të dhëna në lidhje me anijen Në pjesën e sipërme të çdo faqeje të librit të anijes duhet të jepen informacionet e përgjithshme mbi anijen, ose aty ku është rasti mbi anijet. Sipas numrave të referencës të vendosur në çdo faqe plotësohen respektivisht këto të dhëna: Nr. i referimit në librin e anijes (1): emri i anijes dhe nëse ka; sinjali i komunikimit në radio. Nr. i referimit në librin e anijes (2): numri i anijes (numri i regjistrit të peshkimit, shenjat identifikuese të jashtme). Nr. i referimit në librin e anijes (3): emri dhe mbiemri i kapitenit. Nr. i referimit në librin e anijes (4): dita, muaji, ora dhe porti i nisjes. Nr. i referimit në librin e anijes (5): dita, muaji, ora dhe porti i kthimit. Nr. i referimit në librin e anijes (6): data dhe vendi i zbarkimit nëse është e ndryshme nga të dhënat e pikës (5). Nr. i referimit në librin e anijes (7): në rast transpordimi; datën, emrin, sinjalin e komunikimit në radio nëse ka, kombësia dhe shenjat identifikuese të jashtme të anijes marrëse. Nëse aktiviteti i peshkimit kryhet në çift, emri i anijes së dytë dhe të kapitenit të saj si dhe numri i saj i identifikimit duhet të shkruhen poshtë të dhënave të anijes e cila po plotëson librin e anijes. Edhe kapiteni(ët) i(e) anijes(ve) tjetër duhet të mbajë një libër anijeje, duke treguar vetëm sasitë e kapura dhe të mbajtura në bord të saj, me qëllim që të dhënat të regjistrohen vetëm njëherë. 2.3 Të dhënat në lidhje me veglat (pajisjet) e peshkimit Nr. i referimit në librin e anijes (8): vegla e peshkimit: lloji i veglës së peshkimit të përdorur duhet të tregohet sipas kodit në shtojcën III, kolona 1. Nr. i referimit në librin e anijes (9): madhësia e syzeve të rrjetave, në milimetra. SHTOJCA II Nr. i referimit në librin e anijes (10): madhësia e veglave të peshkimit sipas përcaktimeve në shtojcën III, kolona 2 (fakultative). 2.4 Të dhëna në lidhje me llojin e peshkimit. 2.4.1 Lloji i informacionit Informacioni në lidhje me aktivitetin e peshkimit jepet sipas numrave të referimit të vendosura në faqet e librit te anijes, si më poshtë: Nr. i referimit në librin e anijes (12): numri i operacioneve të peshkimit sipas përcaktimeve në shtojcën III, kolona 3 (fakultative). Nr. i referimit në librin e anijes (13): koha e peshkimit, i kuptuar si numri i orëve në det nga të cilat hiqen orët e harxhuara për rrugën për në, ndërmjet ose nga zonat e peshkimit ose periudha në të cilën anija është në riparim, defekt ose lundrim; megjithatë numri i orëve që kalohen duke kërkuar peshkun (p.sh. me sonar) duhet të konsiderohet si kohë peshkimi; ( fakultative) Nr. i referimit në librin e anijes (14): pozicioni, zona e peshkimit. Nr. i fletës: shënohet me numër. REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Drejtoria e Politikave të Peshkimit Libri i anijes së peshkimit Nr. fletes 5 Viti 2009 Porti Durres Emri i anijes (1) Durresi Nr. NFR (2) ALB01E011800 Nr. licenses se peshkimit 999 Peshkatare me kohe te plote 4 Me kohe te pjesshme 0 Emri i Kapitenit (3) Emer Mbiemer Nisja (4) Kthimi (5) Zbarkimi (6) DITA MUAJI ORA VITI 2009 ZONA E PESHKIMIT (14) 0 5 0 1 09 45 nga ne ne Durresi Para Durresit 0 7 0 1 07 30 Durres 0 7 0 1 09 30 Durres Nr Emri i paisjes se peshkimit (8) Syze (9) Oret efektive te peshkimit (13) Numri i kalatave (12) Numri i mjeteve ose rrjetave Madhesia, Gjatesia ose nr (10) Lartesia (metra) 1 Trata fundore koçe 40 30 6 1 (*) xxxxxxxxxxxx 2 Rrjeta me rrethim xxxxxxx (**) 3 Mrezha xxxxxxx (***) 4 Grepa dhe linje grepash xxxxxxx (****) (****) xxxxxxxxxxxx (*) Hapja e gojes se trates (**)Gjatesia – perimetri (***) Nr. linjave (****) Nr. i grepave Ne rast transbordimi (7) data Emri i anijes marrese Muaji NFR (CFR) Flamuri Nr. Paisjes (8) Llojet e zena Numri i arkave Pesha e arkave Numri i peshqve te medhenj Pesha mesatare e peshqeve te medhenj Pesha totale (15) Vleresim i hedhurinave (16) Emri kodi OTB Merluc hke 20 4 80 5 Barbun mut 12 4 48 Karkalec roze dps 10 5 50 3 Skampi nep 2 5 10 Skumer mac 4 4 16 Pellumb smd 5 4 20 Gjel i vogel gun 2 4 8 Dental dec 1 5 5 Sepie ctc 3 6 18 Oktapod verac occ 3 6 18 Moskardin edt 4 6 24 Kallamare sqr 5 5 25 Hënëz deti anf 2 4 8 TOTALI KG 330 Deklaroj nën përgjegjësinë time se të dhënat e sipërshënuara janë të vërteta FIRMA E KAPITENIT OSE PRONARIT 2.4.2 Sasitë e peshkuara dhe të mbajtura në bord (numri i referimit në librin e anijes: (15). Duhet të tregohen në librin e anijes zëniet e të gjitha llojeve të mbajtura në bord sipas shtojcës IV. Nëse numri total i rreshtave është i pamjaftueshëm mund të përdoret një faqe e re. Tregohet njësia matëse e përdorur, pesha neto mesatare në kg e peshës së gjallë ose e mbajtur në njësi (kosh, arka) etj. 2.4.3 Vlerësimi i peshkut që hidhet në det/hedhurinave (numri i referimit në librin e anijes: (16)) fakultative Tregohen sasitë e peshkut të hedhur, më e preferueshme në kg peshë e gjallë. Këto të dhëna jepen vetëm për qëllime shkencore dhe nuk do të konsiderohen për llogaritjen e sasive. 2.5 Frekuenca e plotësimit të librit të anijes Përdoret një faqe e re: kur përdoret një mjet i ri peshkimi me syze të ndryshme nga ajo e përdorur më përpara për çdo operacion transbordimi ose zbarkimi të ndërmjetëm. 3. Dispozita të përgjithshme në lidhje me librin e anijes dhe deklaratën e transbordimit 3.1 Procedura për plotësimin 3.1.1 Shënimet e bëra në librin e anijes dhe në deklaratën transbordimit duhet të jenë të lexueshme dhe të pafshishme. 3.1.2 Asnjë e dhënë e shkruajtur në librin e anijes dhe në deklaratën e transbordimit nuk mund të korrigjohet ose fshihet. Në rast gabimesh, regjistrimi i pasaktë duhet të mbulohet me një vizë dhe rishkruhet duke u firmosur nga kapiteni ose përfaqësuesi i anijes. 3.1.3 Duhet të plotësohet një deklaratë transbordimi për çdo transbordim. 3.1.4 Çdo faqe e librit të anijes duhet të firmoset nga kapiteni. 3.2 Procedura e transmetimit 3.2.1 Në rastet e zbarkimit në një port të vendit në të cilin anija është e regjistruar një kopje e fletës së librit të anijes duhet të dorëzohet ose dërgohet inspektorit të peshkimit të portit përkatës jo më vonë se 48 orë nga përfundimi i zbarkimit. 3.2.2 Në rastet e zbarkimit në një port të një vendi të ndryshëm nga ai në të cilin anija është e regjistruar, kopja e fletës së librit të anijes (deklarata e zbarkimit) duhet të dorëzohet ose t’i dërgohet inspektorit të peshkimit të portit pritës jo më vonë se 48 orë nga përfundimi i operacioneve të zbarkimit. Kopja tjetër e fletës së librit të anijes duhet t’i dërgohet inspektorit të peshkimit të portit në të cilën anija është regjistruar jo më vonë se 48 orë nga përfundimi i zbarkimit. 3.2.3 Në rastet e zbarkimit në një shtet tjetër, kopja ose kopjet e fletës së librit të anijes duhet t’i dërgohen inspektorit të peshkimit të portit në të cilën anija është regjistruar. 3.2.4 Në rastet e transbordimit në një anije tjetër, kopja e parë e deklaratës së transbordimit duhet t’i dorëzohet kapitenit të anijes që merr peshkun. Origjinali i këtij dokumenti duhet t’i dorëzohet ose dërgohet inspektoratit të peshkimit ku është regjistruar anija, jo më vonë se 48 orë nga përfundimi i operacioneve të zbarkimit ose të mbërritjes në port. 3.2.5 Në qoftë se kapiteni e ka të pamundur të dërgojë origjinalin ose origjinalet e librit të anijes ose të deklaratave të zbarkimit/transbordimit inspektoratit të peshkimit ku është i regjistruar anija sipas afateve kohore të përcaktuara, të dhënat e kërkuara nga shtojca 2 për deklaratën e zbarkimit duhet t’i transmetohen inspektoratit të peshkimit nëpërmjet radios ose me mjete të tjera komunikimi. 3.3. Përgjegjësia e kapitenit në lidhje me librin e anijes, deklaratën e zbarkimit dhe transbordimit. 3.3.1 Kapiteni i anijes vërteton me firmën e tij vërtetësinë e të dhënave sasiore të shkruajtura në librin e anijes ose në deklaratën e transbordimit. 3.3.2 Kapiteni i anijes vërteton me firmën e tij vërtetësinë e të dhënave të tjera të shkruara në librin e anijes dhe në deklaratën e transbordimit dhe të të gjitha elementeve në deklaratën e zbarkimit. 3.4 Kopjet e librit të anijes duhet të ruhen për një vit. SHTOJCA III VEGLAT E PESHKIMIT DHE AKTIVITETET E PESHKIMIT Lloji i veglave të peshkimit Kolona 1 Kodi Kolona 2 Dimensionet / numrat (në metra) Kolona 3 Njësitë e përdorimit Tratë koçe më timonë (divergjentë) Tratë fundore Dragë Tratë çift fundore Rrjetë daneze (e zhytur) Rrjetë skoceze (notuese) OTB TBB DRB PTB SDN SSC Modeli i tratës së koçës 2 Gjatësia e shufrës x numrin e shufrave Gjerësia për numër dragash Modeli i tratës 3 Gjatësia totale e rrjetës Gjatësia totale e rrjetës Numri i herëve që është hedhur rrjeta (janë hedhur rrjetat) Rrjetë pellagjike me timonë (divergjent) Rrjetë pellagjike në çift OTM PTM Modeli i rrjetës fundore 1 Modeli i rrjetës fundore 1 Numri i herëve që është hedhur rrjeta Rrjetë me rrethim PS Gjatësi, lartësi Numri i herëve që është hedhur rrjeta Njicat Njicat fikse Njicat notuese Mrezhat GN GNS GND GTR Gjatësi, lartësi Gjatësi, lartësi Gjatësi, lartësi Gjatësi, lartësi Numri i rrjetave të hedhura në ujë gjatë ditës së referuar Numri i rrjetave të hedhura në ujë gjatë ditës së referuar Numri i rrjetave të hedhura në ujë gjatë ditës së referuar Numri i rrjetave të hedhura në ujë gjatë ditës së referuar Linja grepash (longlines) Linja grepash (të fiksuara) Linja grepash (notuese) LL LLS LLD Numër grepash të hedhura për çdo ditë dhe për çdo linjë Grepa dore dhe grepa me kallam LHP Numri i përgjithshëm i grepave / linjave të hedhura në ujë për çdo ditë 4 Kurthe FPO Numër kurthesh të hedhura në ujë gjatë ditës së referuar Vegël peshkimi e paspecifikuar MIS 2[2] Specifiko modelin e tratës siç është emërtuar nga prodhuesi i rrjetës. Si mënyrë alternative, perimetrin e hapjes = numri i syzeve x madhësinë e syzeve mund të tregohet nëse kjo vlerë është e njohur. 3[3] Të jepet numri i grepave dhe i linjave i ndarë nga një vizë ndarëse SHTOJCA IV LISTA E LLOJEVE TË MBAJTURA NË BORD QË DUHET TË RREGJISTROHEN NË LIBRIN E ANIJES DHE DEKLARATËN E ZËNIES NGA ANIJET E PESHKIMIT Nr Emri Emri latinisht Kodi FAO me tre shkronja Molusqet bivalvorë 1. Biçaku Solen spp. RAZ 2. Fasolari Callista chione KLK 3. Freskorja (kapesanta) Pecten jacobeus SJA 4. Midhja e zakonshme Mytilus galloprovincialis MSM 5. Ostrea (ostrika) Ostrea spp. OYX 6. Tartufi i detit Venus verrucosa VEV 7. Telini Donax trunculus DXL 8. Vongola Chamelea gallina SVE 9. Vongola filipine Ruditapes philippinarum CLJ 10. Vongola veraçe Ruditapes decussatus CTG Molusqet cefalopodë 1. Kallamari i butë Loligo spp. SQC 2. Kallamari i egër (totani) Illex coindetii SQM 3. Oktapod moskardin Eledone spp. OCM 4. Oktapodi i zakonshëm (veraç) Octopus spp. OCZ 5. Sepia e zakonshme Sepia officinalis CTC 6. Sepiolina Sepietta oweniana ITW Krustacetë 1. Aragosta Palinurus elephas SLO 2. Astiçe Homarus gammarus LBE 3. Çikala Squilla mantis MTS 4. Çikala greke (e madhe) Scyllarides latus YLL 5. Karkaleci i butë Penaeus kerathurus TGS 6. Karkaleci i kuq Aristaeomorpha foliacea ARS 7. Karkaleci rozë Parapenaeus longirostris DPS 8. Skampi Nephrops norvegicus NEP Peshqit 1. Açuga Engraulis encrasicolus ANE 2. Ame Argyrosomus regius MGR 3. Barbuni Mullus barbatus MUT 4. Barbuni i shkëmbit Mullus surmuletus MUR 5. Bishtmëllenjëza (romb) Scophthalmus rhombus BLL 6. Bli turigjatë (me pika) Acipenser stellatus APE 7. Blini i bardhë Acipenser naccarii AAA 8. Blini turigjatë Acipenser sturio APU 9. Bukla Stromateus fiatola BLB 10. Dentali Dentex spp. DEX 11. Dreq deti Trachinus spp. WEX 12. Gjeli i kuq (i vogël) Chelidonichthys spp. GUI 13. Gjuhëz (Gjuza) Solea spp. SOO 14. Gofa Seriola dumerili AMB 15. Gofë Pomatomus saltatrix BLU 16. Hënëz deti (peskatriçe) Lophius piscatorius MON 17. Hënëz deti e verdhë Lophius budegassa ANK 18. Kavall deti Petromyzon marinus LAU 19. Kern (kerri) Epinephelus spp. GPX 20. Kerr Serranus spp. BAS 21. Kerr fundi Polyprion americanus WRF 22. Koce Sparus auratus SBG 23. Korb i bardhë Umbrina cirrosa COB 24. Korb i zi Sciaena umbra CBM 25. Korifenë Coryphaena hippurus DOL 26. Kubla Alosa fallax TSD 27. Levreku Dicentrarchus labrax BSS 28. Lojba Lichia amia LEE 29. Lojbë pikaloshe Trachinotus ovatus POP 30. Lopë deti Mobula mobular RMM 31. Mace-deti (Dac deti) Scyliorhinus spp. SCL 32. Maridhe Spicara spp. PIC 33. Melanur Oblada melanura SBS 34. Menulla Labrus merula WRM 35. Mërinë Muraena helena MMH 36. Merluc tripendësh Micromesistius poutassou WHB 37. Merluci Merluccius merluccius HKE 38. Motele Gaidropsarus spp. ROL 39. Murra Lithognathus mormyrus SSB 40. Murroku Centrolophus niger CEO 41. Neshtelie (shkotërr) Dasyatis spp. STI 42. Ngjala Anguilla anguilla ELE 43. Ngjalë e egër Conger conger COE 44. Pagri Pagrus pagrus RPG 45. Pallamiti Sarda sarda BON 46. Papaline Sprattus sprattus SPR 47. Peshk çekiç Sphyrna zygaena SPZ 48. Peshk çibuk Uranoscopus scaber UUC 49. Peshk elektrik Torpedo spp. TOE 50. Peshk gështenjë Chromis chromis CMK 51. Peshk gjel Trigla spp. GUY 52. Peshk jatagan (shpatë) Lepidopus caudatus SFS 53. Peshk kitarë Rhinobatos spp. GUZ 54. Peshk kovaç Zeus faber JOD 55. Peshk lakuriq Trisopterus minutus POD 56. Peshk lepur Ranzania laevis RZV 57. Peshk pëllumb Mustelus spp. SDV 58. Peshk pilot Naucrates ductor NAU 59. Peshk velundrues Zu cristatus ZUC 60. Peshk venduzë Remora spp. REM 61. Peshkaqen jeshil (blu) Prionace glauca BSH 62. Peshkaqen shtegtar Cetorhinus maximus BSK 63. Peshkdhelpër Alopias vulpinus ALV 64. Peshk-fik i fundit Phycis spp. FOX 65. Peshku lejlek Belone belone belone GAR 66. Peshku shtizë Xiphias gladius SWO 67. Qefull buzëmadh Oedalechilus labeo ODL 68. Qefull veshar Liza aurata MGA 69. Qefull veshverdhë Liza saliens LZS 70. Qefulli i dimrit Chelon labrosus MLR 71. Qefulli i verës Mugil cephalus MUF 72. Qefulli i vjeshtës Liza ramada MGC 73. Rajat (raxhat, ferrëzat) Rajidae RAJ 74. Salpe Sarpa salpa SLM 75. Sardele Sardina pilchardus PIL 76. Sardinele Sardinella aurita SAA 77. Sargu Diplodus sargus sargus SWA 78. Sargu bishtzi Diplodus annularis ANN 79. Sargu i zi Diplodus cervinus SBZ 80. Sargua Diplodus vulgaris CTB 81. Sharan Diplodus puntazzo SHR 82. Shkërp i thellesise Helicolenus dactylopterus BRF 83. Shkërpi Scorpaena spp. SCS 84. Shkotër Psetta maxima TUR 85. Shqiponje deti Myliobatis aquila MYL 86. Shtizë (trapadar, barrakudë) Sphyraena sphyraena YRS 87. Skadhinë Squatina oculata SUT 88. Skadhinë e butë Squatina squatina AGN 89. Skumbri (kolo) Scomber spp. MAZ 90. Skumri i madh Auxis rochei FRZ 91. Spalcat e kuqe (eritrinat) Pagellus spp. PAX 92. Sqepaluk Scomberesox saurus SAU 93. Sqepok Lepadogaster lepadogaster GLP 94. Stavridhi Trachurus spp. JAX 95. Ton pendgjatë Thunnus alalunga ALB 96. Toni Thunnus thynnus thynnus BFT 97. Tonil Lamna nasus POR 98. Troftë deti Argentina sphyraena ARY 99. Trup Euthynnus alletteratus LTA 100. Ushojzë e zezë Platichthys flesus luscus FLE 101. Vopa Boops boops BOG