Regulation No. 597 date 1.7.2015 laying down rules of procedure and other requirements regarding agreements between special interest organizations and groups, individual and group operators and state authorities concerning the attainment of higher levels of protection than those stipulated by the legislation for environmental components
颁布于 2015-07-01 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 法令
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Environment
- 关键词
- environmental standards, governance, procedural matters, public health, public participation, standards, protection of environment
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 597, datë 1.7.2015 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE KËRKESAVE TË HOLLËSISHME PËR LIDHJEN E MARRËVESHJEVE VULLNETARE, NDËRMJET ORGANIZATAVE DHE GRUPEVE QË PËRFAQËSOJNË INTERESA TË CAKTUARA, GRUPEVE TË OPERATORËVE OSE OPERATORËVE INDIVIDUALË ME AUTORITETET PËRKATËSE, PËR REALIZIMIN E NJË NIVELI MË TË LARTË MBROJTJEJE, SESA AI I PËRCAKTUAR NË LEGJISLACIONIN E POSAÇËM, PËR NJË PËRBËRËS MJEDISOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 57, të ligjit nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Përcaktimin e procedurave dhe kërkesave të hollësishme për lidhjen e marrëveshjeve vullnetare, ndërmjet organizatave dhe grupeve që përfaqësojnë interesa të caktuara, grupeve të operatorëve ose operatorëve individualë me autoritetet përkatëse, nëpërmjet të cilave ata angazhohen për realizimin e një niveli më të lartë mbrojtjeje të mjedisit, sesa ai i përcaktuar në legjislacionin e posaçëm, për një përbërës mjedisor. 2. Marrëveshjet vullnetare lidhen ndërmjet ministrisë përgjegjëse për mjedisin dhe: a) organizatave dhe grupeve që përfaqësojnë interesa të caktuara; b) grupeve të operatorëve ose operatorëve individualë. 3. Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ato të përcaktuara në ligjin nr. 10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, ndërsa termi “Kërkuesi” nënkupton palët e përmendura në pikën 2, të këtij vendimi. 4. Kërkuesi, i cili propozon të lidhë një marrëveshje vullnetare, duhet të depozitojë kërkesën e tij pranë ministrisë përgjegjëse për mjedisin, në cilësinë e autoritetit përkatës. 5. Kërkesa me shkrim, për lidhjen e marrëveshjes vullnetare, duhet të shoqërohet me dokumentacionin, si më poshtë vijon: a) Të dhëna të përgjithshme të kërkuesit: emri i personit/ave fizik/juridik, adresa, ekstrakti i QKR-së, personi i kontaktit, kopje të të gjitha lejeve, licencave, autorizimeve dhe vendimeve me të cilat është i pajisur; b) Relacion të hollësishëm lidhur me projektidenë që ai kërkon të zhvillojë për mbrojtjen e një ose më shumë përbërësve të mjedisit, duke argumentuar që kjo nismë nuk cenon aktivitetin, brenda përcaktimeve të akteve ligjore në fuqi, të organizatave dhe operatorëve të tjerë, si dhe ku të sqarohen arsyet e kërkesës për lidhjen e marrëveshjes vullnetare, mbi bazën e konsultimeve me grupet e caktuara të interesit, duke përfshirë qëllimin përfundimtar të projektidesë. c) Kërkesat që do të përfshihen në marrëveshjen vullnetare; ç) Çdo dokumentacion apo informacion tjetër që kërkuesi e gjykon të nevojshëm. 6. Ministria përgjegjëse për mjedisin, brenda 60 ditëve pune nga data e marrjes së kërkesës, duhet të: a) shqyrtojë nëse dokumentacioni i dorëzuar është i plotë; b) verifikojë nëse projektideja ka mundësi reale për përmbushjen e qëllimit përfundimtar, për mbrojtjen, në një nivel më të lartë të mjedisit sesa ai i përcaktuar në legjislacionin e posaçëm, për një ose më shumë përbërës të mjedisit. c) njoftojë kërkuesin për plotësimin e dokumentacionit, nëse ka mangësi apo paqartësi. 7. Pas verifikimeve, ministria përgjegjëse për mjedisin njofton kërkuesin/t për të diskutuar për lidhjen e marrëveshjes dhe kushtet përkatëse që do të përfshihen në të. Në rast se ministria konstaton arsye ligjore dhe teknike që nuk përmbushin qëllimin përfundimtar të marrëveshjes vullnetare, njofton kërkuesin për pamundësinë e lidhjes së marrëveshjes. 8. Marrëveshjet vullnetare lidhen për një periudhë të caktuar, bazuar në jetëgjatësinë e projektit të propozuar. 9. Formati i marrëveshjes vullnetare miratohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për mjedisin. 10. Ministria përgjegjëse për mjedisin krijon regjistrin me të dhënat e marrëveshjeve vullnetare, ku vendoset numri i regjistrimit për secilën kërkesë dhe për secilën marrëveshje vullnetare të lidhur, dhe e publikon në faqen e saj elektronike. 11. Ministria përgjegjëse për mjedisin mund ta prishë marrëveshjen vullnetare kur nuk përmbushen kriteret dhe kushtet, në bazë të të cilave ajo është lidhur, bazuar në rezultatet e monitorimit të parametrit/ave të përbërësit/ve të mjedisit, objekt i marrëveshjes. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet e tij 3 (tre) muaj pas botimit. KRYEMINISTRI Edi Rama