跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 59 on the analysis of agricultural land indicators

颁布于 2005-01-28 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Land and soil
关键词
agricultural land, soil conservation/soil improvement, access-to-information

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr.59, datë 28.1.2005 PËR KRYERJEN E ANALIZAVE TË VLERAVE TË TREGUESVE TË TOKËS BUJQËSORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 22 të ligjit nr.9244, datë 17.6.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit dhe të Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Analiza të detyrueshme, të zakonshme të tokës bujqësore. 1. Analiza të detyrueshme, të zakonshme janë: Analizat që kryhen në mënyrë periodike, me afate kohore të përcaktuara nëpërmjet të cilave pronarët dhe poseduesit e ligjshëm të tokës bujqësore marrin të dhëna të sakta për gjendjen dhe nivelin e pjellorisë së tokës bujqësore, në bazë të së cilave zbatojnë masa të përshtatshme agro teknologjike për rritjen e rendimentit nga bimët bujqësore të kultivuara. 2. Për pjesën e ngurtë të tokës bujqësore analizohen këta tregues: a) Për kategorinë e tokave me pjellori normale, analizohen: pH; humusi; NPK; karbonatet; raporti Ca/Mg; Cl; mbetja e thatë; treguesit fizikë, si struktura e tokës dhe përbërja mekanike e saj; b) Për kategorinë e tokave me pjellori të kufizuar, veç treguesve të përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 2 të këtij kreu, analizohen edhe: i) për tokat e kripura: pH (H2O, KCl); mbetja e thatë; Na; Cl; ii) për tokat acide: pH (H2O, KCl); aciditeti hidrolitik; iii) për tokat magneziale: raporti Ca/Mg; c) Për kategorinë e tokave torfike, tregues të veçantë që analizohen janë: pH; humusi; konduktiviteti elektrik. 3. Analizat e vlerave të treguesve të tokës, për pjesën e ngurtë të saj, kryhen çdo 5 vjet. 4. Organizimi i marrjes së mostrave për analizat e zakonshme të tokës bujqësore bëhet nga seksioni i administrimit dhe mbrojtjes së tokës në këshillin e qarkut. 5. Shpenzimet e analizave të detyrueshme, të zakonshme, të tokës bujqësore mbulohen nga pronari ose poseduesi i ligjshëm i tokës bujqësore, sipas tarifave, që miratohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit. 6. Detyrimi për kryerjen e analizave për gjendjen e ujërave të ujitjes dhe atyre nëntokësore, përcaktohet në bazë të studimit dhe rekomandimeve të Institutit të Studimit të Tokave (IST), në të cilat përcaktohen zonat bujqësore dhe burimet e ujit, që i nënshtrohen analizës. 7. Treguesit e gjendjes së ujërave të ujitjes dhe atyre nëntokësore, që analizohen janë: pH; konduktiviteti elektrik; Na; K; Ca; Mg; karbonatet dhe bikarbonatet; Cl; sulfatet dhe fosfatet; azoti nitrik dhe amoniakal; mbetja e thatë; SAR, si dhe elementet ndotëse të metaleve të rënda si: Cu; Cd; Mn; Zn; Fe; Co; Ni; Cr; V; B; Pb. 8. Organizimi i marrjes së mostrave për analizë dhe mbulimi i shpenzimeve për analizat e treguesve të ujit për ujitje bëhen nga shoqatat e përdoruesve të ujit, që veprojnë në territorin ku përdoren burimet e ujit për ujitje. II. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit, Ministria e Mjedisit dhe strukturat e tjera shtetërore, të ngarkuara për mbrojtjen e tokës bujqësore, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 59 on the analysis of agricultural land indicators · Nelum