Regulation No. 583 date 3.10.2018 amending and supplementing Regulation No.22 date 12.1.2018 approving the certification criteria of 'Agrotourism' activity
颁布于 2018-10-03 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- VENDIM Nr. 583, datë 3.10.2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 22, DATË 12.1.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE PËR CERTIFIKIMIN E VEPRIMTARISË SË AGROTURIZMIT”.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development
- 关键词
- tourism, agro-forestry, authorization/permit, policy/planning
在哪里阅读
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 583, datë 3.10.2018 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 22, DATË 12.1.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE PËR CERTIFIKIMIN E VEPRIMTARISË SË AGROTURIZMIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 2, e 44, të ligjit nr. 93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, dhe të neneve 8 e 10, të ligjit nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit dhe të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 22, datë 12.1.2018, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon: 1. Titulli i vendimit ndryshon dhe bëhet: “Për miratimin e kritereve e të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të tij”. 2. Titulli i kreut II ndryshon, si më poshtë vijon: “II. Kriteret dhe procedurat për certifikimin e veprimtarisë pritëse si “agroturizëm” dhe ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të agroturizmit”. 3. Pas pikës 8, të kreut II, shtohen pikat 8/1, 8/2 dhe 8/3, me këtë përmbajtje: “8/1. Kriteret e përcaktuara në këtë vendim shërbejnë dhe janë të detyrueshme për zbatim nga ana e autoriteteve përgjegjëse të planifikimit dhe zhvillimit të territorit për hartimin e dokumenteve të planifikimit në të gjitha nivelet. 8/2. Leja e ndërtimit lëshohet nga njësia e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me dokumentin e planifikimit vendor. 8/3. Në kushtet e mungesës së planit të përgjithshëm vendor: a) Kriteret e përcaktuara në këtë vendim janë kushtet minimale për pajisjen me leje; b) Leja e ndërtimit lëshohet nga bashkia, pas kontrollit të përputhshmërisë të projektpropozimit nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), e cila, në bashkërendim me ministrinë përgjegjëse për turizmin verifikon përputhshmërinë me dokumentet e planifikimit të territorit në fuqi; c) AZHT-ja njofton bashkinë përkatëse dhe aplikantin për kontrollin e përputhshmërisë dhe vazhdimin e mëtejshëm të procedurave; ç) Bashkia kryen verifikimin në terren, në bazë të dispozitave ligjore në fuqi për planifikimin e territorit, përfshirë edhe kriteret e përcaktuara në këtë vendim dhe njofton AZHT-në; d) Në rast se, si pasojë e verifikimeve në terren, rezulton se propozimi është në përputhje me kriteret e përcaktuara sipas këtij vendimi dhe dokumentet e planifikimit të territorit në fuqi, kryetari i bashkisë merr vendim për miratimin e lejes së ndërtimit. Në rastet kur është i nevojshëm ndryshimi i kategorisë së resursit të tokës ku ndërtohet struktura e agroturizmit, në kategorinë e resursit “truall”, bashkia i propozon ministrisë përgjegjëse të vijojë procedurat për ndryshimin e kategorisë së resursit të sipërfaqes së tokës, objekt i lejes së ndërtimit. Ministra përgjegjëse, më pas, harton projektvendimin, të cilin e paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave; dh) Pas miratimit të kalimit të tokës në sipërfaqe ndërtimore, bashkia i dorëzon aplikuesit dokumentin e lejes dhe e boton atë në regjistrin e integruar të planifikimit të territorit.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama