Regulation No. 547 establishing the procedures and the rent for water areas rented for intensive aquaculture activities
颁布于 2009-05-13 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- aquaculture, mariculture, concession, legal proceedings/administrative proceedings
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.547, datë 13.5.2009 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË VLERAVE TË QIRASË PËR SIPËRFAQET UJORE, PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË AKUAKULTURËS INTENSIVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5 të nenit 27 të ligjit nr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndryshuar, dhe të nenit 801 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqet ujore u jepen me qira personave, juridikë e fizikë, vendas apo të huaj, për ushtrimin e veprimtarive të akuakulturës intensive, nëpërmjet procedurës së konkurrimit. 2. Sipërfaqet ujore, që jepen me qira, janë në zonat detare, në ujërat e brendshme (pa përfshirë ujëmbledhësit e bujqësisë, që shërbejnë për ujitje) dhe në liqenet natyrore. 3. Njoftimi për botim për dhënien me qira të zonës shpallet 2 herë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe përmban të dhënat për sipërfaqen, pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, dokumentacionin, që duhet të paraqesin konkurrentët, si dhe vendin, datën e orën e paraqitjes së dokumentacionit. Data e konkurrimit të jetë jo më parë se 7 ditë kalendarike nga data e botimit të fundit. 4. Dokumentacioni, që duhet të paraqesin pjesëmarrësit në konkurrim, është: Kërkesa për marrjen me qira të sipërfaqes ujore; Regjistrimi në QKR; Projekti teknik; Planbiznesi i hollësishëm për zhvillimin e veprimtarisë; Autodeklarimi se projekti përputhet me kërkesat mjedisore të zonës në fjalë; Oferta për tarifën vjetore të detyrimit. 5. Kushtet e pjesëmarrjes në konkurrim janë: Garancia financiare, e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes; Prania e specialistit të fushës, nëpërmjet CV-së profesionale, ku të tregohet përvoja në fushën e peshkimit dhe të akuakulturës; Autodeklarimi se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, nuk ka detyrime tatimore ose detyrime të tjera. 6. Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të sipërfaqeve ujore janë: Niveli i investimit dhe i projektit; Niveli i punësimit; Tarifa e qirasë vjetore. 7. Me urdhër të ministrit ngrihet dhe vepron komisioni i vlerësimit të kërkesave të paraqitura. Urdhri i ministrit përmban: a) Të dhënat e zonës: emërtimi, sipërfaqja, qëllimi i përdorimit, çmimi dysheme, afati; b) Veprimtarinë, që mund të ushtrohet në zonë; c) Pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, të përcaktuara sipas pikës 6 të këtij vendimi; ç) Vendin, datën dhe orën, ku paraqiten dokumentet; d) Përbërjen e komisionit të shqyrtimit të ofertave të konkurrentëve, i cili, në çdo rast, përbëhet nga jo më pak se pesë anëtarë, specialistë të ministrisë; dh) Dokumentacionin, që duhet të paraqesin konkurrentët. 8. Komisioni i vlerësimit ka këto detyra: a) Hap, në prani të konkurrentëve, dokumentacionin e paraqitur prej tyre, duke bërë të njohur të dhënat kryesore për çdo ofertë të paraqitur. Kur dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë, konkurrenti skualifikohet në prani të tij; b) Harton procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit, ku përshkruhen pjesëmarrësit, konkurrentët e skualifikuar dhe shkaku, konkurrentët e kualifikuar dhe lista e dokumenteve të paraqitura prej tyre; c) Bën shqyrtimin brenda 10 ditëve të ofertave të paraqitura dhe vlerëson me pikë çdo element konkurrimi, sipas përcaktimit në urdhrin e ministrit. Subjektit, që paraqet vlerën më të lartë të propozuar, i jepen pikët maksimale për çdo element konkurrimi, ndërsa subjekteve të tjera pikët u llogariten në përpjesëtim të drejtë me vlerën më të lartë, të propozuar; ç) Rendit, pas përfundimit të konkursit, konkurruesit, në bazë të pikëve të fituara; d) Paraqet, brenda afatit të përcaktuar në shkronjën “c” të kësaj pike, te ministri një informacion për zhvillimin e konkursit, së bashku me procesverbalin dhe listën e konkurruesve, të renditur sipas pikëve të fituara. 9. Komisioni shpall subjektin fitues. Njoftimi për shpalljen fitues vendoset në këndin e njoftimeve të ministrisë. 10. Subjektet konkurruese, brenda 5 ditëve nga shpallja e subjektit fitues, kanë të drejtën e ankimimit te ministri, i cili, brenda 10 ditëve, i përgjigjet ankuesit me shkrim. 11. Pas përfundimit të procedurave të mësipërme dhe pajisjes me leje mjedisore, ministria ose përfaqësuesi i pronës shtetërore lidh kontratën e qirasë dhe miraton kohëzgjatjen e projektit, i cili nuk mund të jetë më shumë se për 10 vjet. 12. Afati i kontratës për dhënien me qira të sipërfaqes ujore është i njëjtë me kohëzgjatjen e zbatimit të projektit. 13. Për kategoritë ujore të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi, çmimi i qirasë vjetore është 1 (një) euro për ha. Ky çmim do të zbatohet dhe për kontratat ekzistuese të qirasë, për periudhën që ka mbetur deri në mbarim të kontratës. 14. Pagesa e qirasë është vjetore dhe llogaritet nga data e lidhjes së kontratës. Ajo shlyhet në çastin e lidhjes së kontratës dhe në të njëjtën datë, në vitet pasardhëse. 15. Të ardhurat e siguruara nga dhënia me qira e sipërfaqeve ujore administrohen, në përputhje me shkronjën “b” të pikës 1 të vendimit nr.432, datë 28.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijojnë institucionet buxhetore”. 16. Vendimi nr.135, datë 8.3.2006 i Këshillit të Ministrave “Për procedurat dhe çmimet e dhënies me qira të sipërfaqeve ujore për ushtrimin e veprimtarisë së akuakulturës intensive”, me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shfuqizohet. 17. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha