Regulation No. 544 amending Regulation No. 72 of 2001 on plant protection products
颁布于 2002-11-07 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Cultivated plants
- 关键词
- pesticides, internal trade, international trade, authorization/permit, plant protection
- 类别
- *, agriculture
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr. 544, datë 7.11.2002 PËR DISA NDRYSHIME NË RREGULLOREN “PRODUKTET E MBROJTJES SË BIMËVE”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR. 72, DATË 15.2.2001 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 50 të ligjit nr. 7662, datë 19.1.1993 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në rregulloren “Produktet e mbrojtjes së bimëve”, miratuar me vendimin nr. 72, datë 15.2.2001 të Këshillit të Ministrave, të bëhen këto ndryshime: 1. Në nenin 13 të rregullores: a) shkronja “b” pika 1 ndryshon si më poshtë vijon: “b. Lënda aktive është e regjistruar në njërin nga shtetet anëtare të KE-së, SHBA-së, Japonisë, Kanadasë.”. b) Pika 3 ndryshon si më poshtë vijon: “3. KSHRPMB-ja i propozon Ministrit ndryshimin ose anulimin e një vendimi të regjistrimit, në përputhje me vendimet e mëtejshme të Komunitetit Europian për këtë lëndë aktive.”. 2. Në nenin 72, pika 2 ndryshon si më poshtë vijon: “2. Vlera e shpenzimeve administrative është: a) Për PMB-të, lënda aktive e cila është e përfshirë në aneksin 1 të direktivës 91/414 EEC,150 000 lekë;b) Për PMB-të me lëndë aktive të re150 000 lekë; c) Për PMB-të me lëndë aktive të vjetër100 000 lekë; ç) Për PMB-të e njëjta me ato të regjistruarat 50 000 lekë; d) Për përsëritjen e regjistrimit 100 000 lekë; dh)Për autorizimin e përkohshëm të PMB-së 50 000 lekë; e) Për ndryshimet në etiketën e PMB-ve 30 000 lekë; ë) Për ndryshimin e mbajtësit të dokumentit të regjistrimit të PMB-së 30 000 lekë; 20 për qind e vlerës së shpenzimeve të mësipërme paguhet nga aplikanti menjëherë me depozitimin e kërkesës për shërbimet administrative, të përmendura në këtë pikë, ndërsa pjesa tjetër pas kryerjes së shërbimit.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano