Regulation No. 531 proclaiming the legatine complex of Butrint and the surrounding territories as special protected natural zone
颁布于 2002-10-31 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Water, Wild species and ecosystems
- 关键词
- protected area, ecosystem conservation, zoning, biodiversity
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr. 531, datë 31.10.2002 PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT LIGATINOR TË BUTRINTIT DHE TË TERRITORIT PËRRETH TIJ ZONË NATYRORE VEÇANËRISHT E MBROJTUR DHE PËRFSHIRJEN E TIJ NË LISTËN E LIGATINAVE ME RËNDËSI NDËRKOMBËTARE, VEÇANËRISHT SI HABITATE TË SHPENDËVE UJORË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2 e 4 të Konventës “Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujorë”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Territori natyror i kompleksit ligatinor të Butrintit (Liqeni i Butrintit, Parku Kombëtar i Butrintit, Kepi i Stillos, ishujt e Ksamilit) shpallet zonë natyrore, veçanërisht e mbrojtur, për t’u përfshirë në listën e Konventës “Për ligatinat me rëndësi ndërkombëtare, veçanërisht si habitate të shpendëve ujorë”. 2. Kufijtë e kësaj zone janë: në veri – Kanali i Cukës, rruga automobilistike që lidh fshatin Cukë me Dritasin dhe Pllakën; në lindje – vija lidhëse Pllakë-Murrsi, që kalon në malin e Milës; në jug – Murrsi – kufiri jugor me Greqinë; në perëndim – nga derdhja e Bistricës (kanali i Cukës) deri në kufirin shtetëror me Greqinë, përfshirë ishujt e Ksamilit dhe të Stillos, duke u futur 1 km në thellësi të detit Jon. 3. Kjo zonë përfshin një sipërfaqe prej 13 500 ha, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi, ku pjesa qendrore është liqeni i Butrintit (1600 ha). 4. Zona, për të siguruar mbrojtje dhe zhvillim të qëndrueshëm, ndahet në pesë kategori: ato të shënuara me “A” përcaktohen si zona qendrore të ruajtjes së biodiversitetit dhe mbrohen në mënyrë strikte (418 ha); ato të shënuara me B” përmbledhin tërë territorin e Parkut Kombëtar të Butrintit (PKB) dhe përcaktohen si zona arkeologjike të trashëgimisë kulturore (408 ha); ato të shënuara me “C” përcaktohen si zona të burimeve natyrore, ku kryhen veprimtari tradicionale ekonomike dhe të menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore, (3060) ha; ato shënuara me “D” përcaktohen si zona buferike, pa vendbanime, ku zhvillohen veprimtari tradicionale ekonomike (8 962 ha); ato të shënuara me “E” përcaktohen si zona buferike, që përmbledhin vendbanimet urbane, ku zhvillohen veprimtari tradicionale ekonomike (652 ha). Veprimtaritë ekonomike në territorin e ligatinave lejohen kur janë tradicionale, ruajnë vlerat mjedisore dhe zhvillohen në përputhje me objektivat e planit të menaxhimit të zonës. 5. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, që, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve, me organet e pushtetit vendor dhe me organizatat jofitimprurëse, të hartojë planin e menaxhimit të zonës. 6. Ngarkohet Zyra e Administrimit dhe e Koordinimit e qytetit antik të Butrintit, Sarandë, nën juridiksionin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pyjeve dhe të Kullotave dhe Drejtorinë e Peshkimit, të realizojë menaxhimin e zonës dhe të kontrollojë zbatimin e planit menaxhues, në përputhje me ligjin nr. 8906, datë 6.6.2002 “Për zonat e mbrojtura”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano