Regulation No. 514 dated 6.7.2011 on the removal of the forest areas Lugina e Fanit te Vogel, Mirdite from forestry fund to be used by Prendi-02 ltd. for mineral activities
颁布于 2011-07-06 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.514, datë 6.7.2011 për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë pyjore Lugina e Fanit të Vogël, Mirditë, që do të përdoren nga shoqëria “Prendi-02” shpk, për ushtrim veprimtarie minerare.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- afforestation/reforestation, business/industry/corporations, concession, forest management/forest conservation
- 类别
- *
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM NR.514, DATË 6.7.2011 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMISË PYJORE LUGINA E FANIT TË VOGËL, MIRDITË, QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA “PRENDI-02” SHPK, PËR USHTRIM VEPRIMTARIE MINERARE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqet në ngastrat 54/a, 55/a dhe 56/a të ekonomisë pyjore Lugina e Fanit të Vogël, Mirditë, gjithsej 9.568 (nëntë pikë pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë) ha, që do të përdoret nga shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., për shfrytëzimin me karrierë të objektit të bazaltëve, të hiqen nga fondi pyjor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi me karrierë të bazaltëve”, sipas kushteve të projektit të parashtruar dhe planimetrisë bashkëlidhur, në përputhje me vendimin nr.1353, datë 10.10.2008 të Këshillit të Ministrave “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”. 3. Sipërfaqja e mësipërme të regjistrohet në kadastrën minerare, në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pronësi publike. 4. Shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., të paguajë, për sipërfaqen që hiqet nga fondi pyjor si pasojë e ushtrimit të veprimtarive të parashikuara, tarifat e llogaritura sipas lidhjes nr.4 të vendimit nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 5. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., të pyllëzojë me fondet e veta, brenda 2 (dy) viteve, 10 (dhjetë) ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor. Lloji i drurëve që do të mbillen dhe grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila ndjek mbjelljet deri në marrjen në dorëzim me procesverbal të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes që do të lidhë me kërkuesin. 6. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit të sipërfaqes nga shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar në pyll të hiqet nga kadastra minerare dhe të riregjistrohet fond pyjor. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha TABELA 1 SIPËRFAQET QË HIQEN NGA FONDI PYJOR SIPAS PËRDORIMIT TË TERRITORIT DHE PRONËSISË Nr. Emërtimi i ekonomisë Ngastra Sip.që hiqet, ha Përdorimi i territorit Forma e qeverisjes Funksioni Kryesor Tipi i grumbullit Pronësia 1 EP Lugina e Fanit të 54/a 5.000 Pyll Shkurre Prodhues Shkurre Shtetërore 2 EP Lugina e Fanit të 55/a 3.500 Pyll Shkurre Prodhues Shkurre Shtetërore 3 EP Lugina e Fanit të 56/a 1.068 Pyll Shkurre Prodhues Shkurre Shtetërore TOTALI 9.568