Regulation No. 495 date 22.7.2014 amending and supplementing Regulation No. 693 date 10.11.2005 proclaiming the legatine complex of Butrinti as national park
颁布于 2014-07-22 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Wild species and ecosystems
- 关键词
- cultural heritage, national parks, protected area
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
2/16/2015 Ligjet.org Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 693, datë 10.11.2005, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e kompleksit ligatinor të Butrintit… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:495:22.07.2014 1/1 [Printo] [Google Translate] VEND IM Nr. 495, datë 22.7.2014 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 693, DATË 10.11.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR SHPALLJEN E KOMPLEKSIT LIGATINOR TË BUTRINTIT "PARK KOMBËTAR"", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 4, pika 1, shkronja "b", 4/2, 6 e 13, të ligjit nr. 8906, datë 6.6.2002, "Për zonat e mbrojtura", dhe të nenit 10, të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në vendimin nr. 693, datë 10.11.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Në fund të fjalisë së parë, të shkronjës "a" të pikës 4, pas fjalës ". mesdhetare ." shtohen fjalët ". dhe zona të trashëgimisë kulturore e natyrore, përfshirë zonat arkeologjike të trashëgimisë kulturore "Park antik".". b) Pas pikës 4 shtohet pika 4.1, me këtë përmbajtje: "4.1. Nënzonat e shënuara në hartë me shkronjën A3, me sipërfaqe të përgjithshme 614,3 (gjashtëqind e katërmbëdhjetë presje tre) ha, kalojnë në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore dhe në përdorim të Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit, institucion në varësi të kësaj ministrie.". c) Pika 6 ndryshohet si më poshtë vijon: "6. Ngarkohet Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për menaxhimin e nënzonaveA3, në përdorim të saj, e cila, së bashku me komitetin e menaxhimit të këtij parku e në bashkëpunim me institucionet e specializuara, të realizojnë menaxhimin e përgjithshëm të Parkut dhe të kontrollojnë zbatimin e planit të menaxhimit të Parkut Kombëtar.". ç) Kudo në vendim, emërtimet "Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve" dhe "Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave" zëvendësohen, përkatësisht, me "ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore" dhe "ministria përgjegjëse për mjedisin". 2. Ngarkohet Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Kombëtar të Butrintit për të hartuar planin e menaxhimit të zonës. 3. Ngarkohet Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për kryerjen e regjistrimit, në zbatim të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama Copyright 2013 www.ligjet.org javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:495:22.07.2014:1