跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 494 date 1.7.2016 supplementing Regulation 407 date 8.5.2013 laying down a control regime to guarantee the enforcement of management policies and rules in fisheries

颁布于 2016-07-01 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 494, datë 1.7.2016 për disa shtesa në vendimin nr. 407, datë 8.5.2013, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Fisheries and aquaculture
关键词
fishery management and conservation, fishing vessel, monitoring

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 494, datë 1.7.2016 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 407, DATË 8.5.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NJË REGJIMI KONTROLLI PËR TË GARANTUAR RESPEKTIMIN E RREGULLAVE TË POLITIKAVE MENAXHUESE NË PESHKIM”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës dhe të neneve 72, pika 8, 74, pika 4, 77, pika 3, 82, pika 2, 101, pika 2, 112, pika 3, 113, pika 1, 116, 118, pika 3, e 135, pika 1, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Pas pikës 30, të vendimit nr. 407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, shtohen pikat 30.1, 30.2, 30.3, 30.4, 30.5, 30.6, 30.7, me këtë përmbajtje: “30.1 QNOD-ja nëpërmjet SVA-së regjistron datën dhe orën e hyrjes e të daljes së anijeve të peshkimit nga dhe në zonat e mëposhtme: a) të gjitha zonat sipas nenit 11, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”; b) të gjitha zonat sipas nenit 104, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”; c) të gjitha zonat që rregullohen nga organizatat rajonale të peshkimit, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë; ç) në ujërat nën sovranitetin e një shteti tjetër. 30.2 Në rast se pajisja për identifikimin dhe lokalizimin nëpërmjet satelitit, e instaluar në bordin e anijes, pëson defekt ose nuk funksionon gjatë lundrimit, kapiteni ose përfaqësuesi i anijes, duke filluar nga momenti kur është verifikuar defekti ose nga momenti i informimit sipas pikës 35, njofton çdo dy orë në QNOD për koordinatat gjeografike të azhurnuara të anijes me SMS ose nëpërmjet faksit apo komunikimit me radio. 30.3 QNOD-ja hedh në sistem menjëherë koordinatat gjeografike sipas pikës 32 në bankën e të dhënave të SVA-së. Të dhënat e hedhura në mënyrë manuale në bazën e të dhënave duhet të jenë lehtësisht të dallueshme nga mesazhet automatike të sistemit. 30.4 Në rastin kur pajisja për lokalizimin nga sateliti ka defekt teknik ose nuk funksionon, anija e peshkimit nuk mund të largohet nga porti deri në momentin kur ministria ose enti i caktuar prej saj të certifikojë që kjo pajisje e instaluar në bordin e anijes funksionon perfekt. Si përjashtim nga ky rregull, QNOD-ja mund të autorizojë anijet e peshkimit të lënë portin e peshkimit me një pajisje për lokalizimin nga sateliti jofunksionale, me qëllim riparimin ose zëvendësimin e saj. 30.5 Në rast se pajisja për identifikimin dhe lokalizimin nëpërmjet satelitit, e instaluar në bordin e anijes, rezulton jo plotësisht funksionale, QNOD-ja njofton menjëherë kapitenin e anijes ose përfaqësuesin e saj. Heqja e pajisjes për identifikimin dhe lokalizimin nëpërmjet satelitit me qëllim riparimin e saj bëhet vetëm me miratimin e ministrisë. 30.6 Nëse për gjashtë orë rresht QNOD-ja nuk merr të dhënat sipas pikës 24, ajo informon menjëherë kapitenin ose përdoruesin e anijes së peshkimit apo përfaqësuesin e saj. Nëse për të njëjtën anije peshkimi ky fakt përsëritet me shumë se tri herë brenda vitit, ministria ose enti i caktuar prej saj kontrollojnë me imtësi pajisjen për identifikimin dhe lokalizimin nëpërmjet satelitit, duke verifikuar gjithashtu nëse është ndërhyrë në këtë pajisje. Për këtë qëllim, si përjashtim nga përcaktimi i pikës 28, pajisja për identifikimin dhe lokalizimin nëpërmjet satelitit mund të çmontohet për t’u ekzaminua. 30.7 Nëse për gjashtë orë rresht QNOD-ja nuk merr të dhënat sipas pikës 24 dhe anija e peshkimit në komunikimin e fundit ka qenë në ujërat e një shteti tjetër, QNOD-ja njofton shtetin tjetër sa më shpejt që të jetë e mundur në lidhje me këtë çështje.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 494 date 1.7.2016 supplementing Regulation 407 date 8.5.2013 laying down a control regime to guarantee the enforcement of management policies and rules in fisheries · Nelum