Regulation No. 469 date 22.6.2016 proclaiming Shkodra Lake and Buna River a co-management fishery zone
颁布于 2016-06-22 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 469, datë 22.6.2016 për shpalljen e liqenit të shkodrës dhe lumit buna si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- fishery management and conservation, inland fisheries, policy/planning, protected fishing area
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 469, datë 22.6.2016 PËR SHPALLJEN E LIQENIT TË SHKODRËS DHE LUMIT BUNA SI ZONË BASHKËMENAXHUESE PESHKIMI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 54, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shpalljen e liqenit të Shkodrës dhe të lumit Buna, nga grykëderdhja deri në pikën e bashkimit me liqenin e Shkodrës, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, duke pasur parasysh statusin si zonë natyrore veçanërisht e mbrojtur dhe si habitat i shpendëve ujorë, të përfshirë në listën e Konventës Ramsar, për të ushtruar aktivitetin e peshkimit tradicional. 2. Plani i bashkëmenaxhimit për zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, brenda 12 muajve nga data e miratimit të kësaj zone. 3. Plani i bashkëmenaxhimit, sipas pikës 2, të jetë në përputhje me planin e menaxhimit të basenit Drin-Buna. 4. Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën e bashkëmenaxhimit të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama