Regulation No. 459 of 2010 approving common geodesic and GIS standards
颁布于 2010-06-16 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land-use planning, survey/mapping, data collection/reporting, monitoring
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.459, datë 16.6.2010 PËR MIRATIMIN E STANDARDEVE TË PËRBASHKËTA GJEODEZIKE DHE GIS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës "b" të nenit 55 të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit", me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Ky vendim përcakton rregullat për zbatimin e standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS (Sistemi i Informacionit Gjeografik), që duhen përdorur nga autoritetet e planifikimit të territorit dhe institucione të tjera publike në territorin e Republikës së Shqipërisë. 2. Standardet e përgjithshme gjeodezike dhe të Sistemit të Informacionit Gjeografik përcaktojnë: a) mënyrën se si përshkruhet përmbajtja dhe struktura e të dhënave hapësinore, në mënyrë formale dhe të qartë, dhe si të përftohet nga ky përshkrim një format/sistem i pavarur për shkëmbimin e të dhënave; b) metadatat që duhen mirëmbajtur për të dhënat hapësinore dhe shërbimet e zbulimit, të shikimit e të shkarkimit të të dhënave hapësinore, nëpërmjet një portali web në internet. Zbatimi i këtyre standardeve lehtëson ndarjen e të dhënave dhe rrit ndërveprimin ndërmjet të gjitha palëve që administrojnë informacion hapësinor. 3. Këto standarde janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga të gjitha autoritetet kombëtare e vendore, përgjegjëse për mbajtjen e informacionit në lidhje me planifikimin e territorit në Republikën e Shqipërisë, të cilat janë të detyruara të shkëmbejnë e të shpërndajnë informacionin hapësinor nëpërmjet Regjistrit të Planifikimit të Territorit, të përcaktuar në kapitullin V të ligjit nr.10110, datë 23.4.2009 "Për planifikimin e territorit". Të gjithë personat, të cilët shkëmbejnë të dhëna nëpërmjet Regjistrit të Planifikimit të Territorit, janë të detyruar të veprojnë në përputhje me këto standarde. 4. Regjistrimi i të dhënave dhe i metadatave (ose të dhënat mbi të dhënat) organizohet sipas një rrjeti të integruar dhe shumëqëllimësh bazash elektronike kadastrale, të pavaruara e ndërvepruese ndërmjet tyre. 5. Rregullat e parashikuara në këtë vendim shërbejnë si bazë për krijimin dhe organizimin e portalit web të Regjistrit të Planifikimit të Territorit, si dhe për përcaktimin nga autoritetet e planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike dhe personat juridikë, të standardeve për shkëmbimin e informacionit nëpërmjet këtij portali. 6. Të dhënat dhe metadatat, që regjistrohen në portalin web të Regjistrit, krijohen në mënyrë të pavarur nga autoritetet e planifikimit të territorit, në përputhje me standardet e parashikuara në këtë vendim. 7. Të dhënat dhe metadatat shkëmbehen sipas standardeve të parashikuara në këtë vendim për transferimin e shkëmbimin e tyre ndërmjet sistemeve të ndryshme të informacionit, si dhe për lejimin e çdo subjekti të interesuar për marrjen ose përdorimin e tyre. 8. Të dhënat dhe metadatat, të përftuara sipas standardeve, duhet të garantojnë mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me parashikimet e ligjit nr.9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale". 9. Standardet e përbashkëta gjeodezike dhe GIS sigurojnë bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve të planifikimit të territorit, institucioneve të tjera publike e personave juridikë. 10. Standardet e përbashkëta gjeodezike dhe GIS, si standarde ndërkombëtare të miratuara nga Organizata Ndërkombëtare e Standardeve (ISO), janë të detyrueshme për zbatim sipas këtij vendimi në masë të plotë, për aq sa parashikimet e tyre nuk janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. 11. Standardet e parashikuara në këtë vendim për krijimin e të dhënave dhe të metadatave shërbejnë si burim kryesor për autoritetet e planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike dhe personat juridikë që mirëmbajnë informacion hapësinor. Këto standarde realizojnë: a) lexueshmërinë e të dhënave nëpërmjet mjeteve të komunikimeve elektronike; b) shmangien e regjistrimit të të dhënave të panevojshme dhe që nuk kanë lidhje me bazën e të dhënave; c) kuptimin e përgjithshëm të të dhënave dhe të metadatave, si dhe gjetjen e informacionit për të dhënat që kërkohen. 12. Standardet e parashikuara në këtë vendim ndahen në tri grupe: a) Standarde për specifikimin e të dhënave dhe të metadatave; b) Standarde për përshkrimin e formatimit dhe të kodimit të të dhënave; c) Standarde për përcaktimin e shërbimeve të rrjetit. II. STANDARDET PËR SPECIFIKIMIN E TË DHËNAVE DHE TË METADATAVE 1. Këto standarde përshkruajnë se si autoritetet e planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike e personat juridikë përcaktojnë, në mënyrë formale dhe të qartë, të dhënat dhe metadatat, me anë të zbatimit të modelimit konceptual. Në specifikimin e të dhënave e të metadatave, i cili bëhet sipas standardeve të parashikuara në këtë vendim, përfshihen edhe karakteristikat e tyre hapësinore dhe kohore. 2. Standardet për specifikimin e të dhënave të dokumenteve përfshijnë: a) modelin e ref erencës (ISO 19101); b) skemën e konceptimit të gjuhës (ISO 19103); c) skemën hapësinore (ISO 19107); ç) skemën e përkohshme (ISO 19108); d) rregullat për skemën e aplikimit (ISO 19109); dh) referimin hapësinor me koordinata (ISO 19111); e) informacionin gjeografik për metadata (ISO 19 115); ë) projeksionet evropiane të hartave (EUR 20120). 3. Modeli i referencës. Ky standard përcakton modelin e referencës që përshkruan të gjitha kërkesat për standardizimin dhe parimet themelore që zbatohen për zhvillimin e përdorimin e standardeve për informacionin gjeografik. Ky standard shërben si bazë për standardet e tjera, të parashikuara në këtë kre, si dhe për standardet e parashikuara në krerët III dhe IV të këtij vendimi. 4. Skema konceptuale e gjuhës. Ky standard përcakton skemën konceptuale të gjuhës që përdoret për zhvillimin e skemave (modeleve) elektronike të përkthyeshme, të informacionit gjeografik. Këto skema shërbejnë si bazë për shkëmbimin e të dhënave dhe për përcaktimin e shërbimeve të ndërveprimit. Standardet identifikojnë kombinimin e kategorisë së diagramës së modelit të njehsuar të gjuhës (MNjGj) me kufizimin e objektit te gjuhës (KOGj), që bashkëshoqërohet me të, si dhe një grup përkufizimesh bazë, si skema konceptuale e gjuhës për specifikimin e informacionit gjeografik. 5. Skema hapësinore. Ky standard parashikon skemat konceptuale për përshkrimin dhe përdorimin e karakteristikave hapësinore të tipareve gjeografike me një tipar gjeografik, që është një prezantim abstrakt i një dukurie reale të botës, të shoqëruar me vendndodhje relative në tokë. Ky standard përmban të dhëna vektor (të vektorizuara) që shprehin karakteristikat e tyre hapësinore të tipareve gjeografike. 6. Skema e përkohshme. Ky standard përcakton kërkesat për përshkrimin e karakteristikave të përkohshme të informacionit gjeografik. 7. Rregullat për skemën e aplikimit. Ky standard përcakton mënyrën se si përshkruhen përmbajtja dhe struktura e të dhënave, në mënyrë formale e të qartë, nëpërmjet një skeme aplikimi. Një skemë aplikimi parashikon: a) një dokumentim të plotë të të dhënave në një fushë të veçantë ose fushë aplikimi (p.sh. zyrë urbanistike, kadastër etj.); b) përshkrimin e të dhënave të lexueshme, në mënyrë elektronike, që bëjnë të mundur zbatimin e mekanizmave automatike për administrimin e të dhënave. Nëpërmjet përdorimit të një skeme aplikimi arrihet një kuptim i përbashkët dhe i saktë i të dhënave në një fushë të caktuar të zbatimit të tyre. Standardet përcaktojnë vetëm mënyrën se si duhet të përshkruhet përmbajtja dhe struktura e të dhënave, kur nuk përcaktohet struktura e përmbajtja në vetvete. Përcaktimi i përmbajtjes dhe i strukturës së të dhënave në një fushë të caktuar zbatimi është një proces miratimi, ku përfshihen të gjitha palët që do të mirëmbajnë e ndajnë së bashku të dhënat e kësaj fushe zbatimi. 8. Referimi hapësinor me koordinata. Informacioni gjeografik përmban referenca hapësinore që lidhen me karakteristikat në një vendndodhje relative në tokë. Kjo referencë hapësinore mund të vendoset nëpërmjet përdorimit të koordinatave ose të identifikuesve gjeografikë. Ky standard përfshin dhënien e referencave duke përdorur koordinatat. Koordinatat janë të qarta vetëm kur sistemi i referimit koordinativ, me të cilin janë të lidhura ato koordinata, përcaktohet plotësisht. Ky standard përshkruan elementet e nevojshme për përcaktimin e plotë të sistemeve të referimit koordinativ që zbatohen për informacionin gjeografik, si dhe përcakton transformimin ose konvertimin e koordinatave midis dy sistemeve të ndryshme të referimit koordinativ. 9. Informacioni gjeografik për metadatat. Ky standard përcakton metadatat që mirëmbahen për të dhënat hapësinore dhe shërbimet e të dhënave hapësinore. Përkufizimi i një grupi elementesh të metadatave është i nevojshëm për të lejuar: a) identifikimin e burimit të informacionit, për të cilin metadatat krijohen; b) klasifikimin e burimit dhe identifikimin e vendndodhjes së tij gjeografike e të referencës hapësinore; c) cilësinë dhe vlefshmërinë; ç) përputhshmërinë me rregullat e zbatueshme për ndërveprimin e grupit të të dhënave hapësinore e të shërbimeve; d) kufizimet mbi aksesin e përdorimin; dh) organizimin e elementeve të lidhura me origjinën. Elementet e metadatave të lidhura me regjistrimin e vetë metadatave janë të nevojshme për monitorimin, në mënyrë që metadatat e krijuara të mbahen të përditësuara, si dhe për identifikimin e autoritetit përgjegjës për krijimin e mirëmbajtjen e tyre. Grupi (numri dhe përshkrimi) minimal i elementeve të metadatave që duhen mirëmbajtur për të dhënat e shërbimet e parashikuara në Regjistrin e Planifikimit të Territorit, përcaktohet në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij vendimi. Kjo nuk përjashton mundësinë që grupet e interesit, në përputhje me parashikimet e Regjistrit të Planifikimit të Territorit, të dokumentojnë burimet e informacionit, më gjerësisht, me elemente shtesë, që rrjedhin nga standardet ndërkombëtare ose prakt ikat e hasura gjatë punës, në fushën e tyre të zbatimit. 10. Projeksionet evropiane të hartave. Ky standard përcakton sistemet e referimit hapësinor të koordinatave dhe sistemet vertikale të referimit që do të përdoren për informacionin gjeografik, të administruar e të mirëmbajtur në Regjistrin e Planifikimit të Territorit. Sipas këtij standardi, sistemi i Referencës Tokësore Evropiane (ETRS-TMzn) ETRS89 do të përdoret për të gjitha hartat në një shkallë më të madhe se 1:500 000. Sistemi ETRS80 Lambert Conformal Conic Projection (ETRS- LCC) do të përdoret për hartat me shkallë të njëjtë ose më të vogël se 1:500 000. III. STANDARDET PËR PËRSHKRIMIN E FORMATIT DHE TË KODIMIT TË TË DHËNAVE 1. Standardet e parashikuara në këtë seksion përcaktojnë formatin e të dhënave që ndahen dhe shkëmbehen ndërmjet autoriteteve të planifikimit të territorit, institucioneve të tjera publike e personave juridikë. Këto standarde përcaktojnë rregullat e kodimit, duke përshkruar se si skema për një format të transferimit të të dhënave për një sistem të pavarur mund të rrjedhë nga një skemë aplikimi. 2. Këto standarde të përshkruara në këtë kre përfshijnë: a) kodimin (ISO 19115); b) gjuhën e etiketimit gjeografik (ISO 19136); c) metadatën - kodimin XML (ISO 19139). Standardet në veçanti i përkasin shitësve të programeve kompjuterike (software) që duhet të ofrojnë aplikime, të cilat mund të lexojnë e shkruajnë formate që nevojiten për ndarjen dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet autoriteteve të planifikimit të territorit, institucioneve të tjera publike dhe personave juridikë. 3. Kodimi. Ky standard specifikon kërkesat për përcaktimin e rregullave të kodimit që përdoren për shkëmbimin e të dhënave gjeografike ndërmjet autoriteteve të planifikimit të territorit, institucioneve të tjera publike dhe personave juridikë. Një rregull kodimi lejon informacionin gjeografik të përcaktuar nga skema aplikimi dhe skema të standardizuara për kodim në një strukturë të dhënash të një sistemi të pavarur për transferim ose depozitim. 4. Gjuha e etiketimit gjeografik (GML). Gjuha e etiketimit gjeografik (GML) është kodimi XML sipas standardeve të përshkruara në pikën 3 të këtij kreu, për transferimin dhe depozitimin e informacionit gjeografik, të modeluar sipas kuadrit të modelimit konceptual, të përdorur në seritë 19100 të standardeve ISO të Standardeve Ndërkombëtare dhe që përfshin regjistrimet hapësinore e jo-hapësinore për karakteristikat gjeografike të tokës. Standardi GML është kodimi më i parapëlqyer për t'u përdorur kur informacioni gjeografik shkëmbehet ndërmjet autoriteteve të planifikimit. Nëse një skemë aplikimi e përshkruar në URL përdoret si bazë për ruajtjen e transferimin e informacionit gjeografik dhe sipas standardeve ISO 19109 (Pika 3, në kreun II të këtij vendimi), standardet në GML parashikojnë rregulla normative për planifikimin e kësaj skeme aplikimi në një skemë aplikimi GML në skemën XML dhe, si e tillë, në një kodim XML të të dhënave me një strukturë logjike, në përputhje me skemë e aplikimit të pajtueshme ISO 19109. IV. STANDARDE PËR PËRCAKTIMIN E SHËRBIMEVE TË RRJETIT 1. Hyrja në bazën e të dhënave dhe të metadatave, që mbahen nga çdo autoritet i planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike dhe personat juridikë, mundësohet nëpërmjet shërbimeve të rrjetit të informacionit të ofruar. 2. Do të ofrohen tri lloje shërbimesh: a) Shërbimi i kërkimit dhe i gjetjes së informacionit; b) Shërbimi i shikimit të tyre; c) Shërbimi i shkarkimit të informacionit. Standardet, që mbulojnë shërbimet në rrjetin e informacionit, përcaktojnë sintaksën dhe përmbajtjen e kërkesave që një shërbim është në gjendje të kuptojë, si dhe sintaksën dhe përmbajtjen e përgjigjeve. 3. Shërbimet e shikimit dhe të shkarkimit të informacionit përdoren në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e të dhënave personale në përputhje me ligjin nr.9887, datë 10.3.2007 "Për mbrojtjen e të dhënave personale". Këto shërbime sigurojnë mbrojtjen e akteve që klasifikohen konfidenciale ose sekret shtetëror në përputhje me ligjin nr.8547, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror". 4. Shërbimi i kërkimit dhe i gjetjes së informacionit. Ky shërbim përdoret për të kërkuar/për të gjetur të dhëna nëpërmjet një grupi kriteresh kërkimore, të cilat do të jenë bërthama e elementeve metadata nga ISO 19115 (Metadata për informacion gjeografik). Specifikimi i shërbimit të gjetjes së informacionit është Katalogu i Shërbimeve OGC për Specifikimin e Rrjetit. 5. Shërbimi i shikimit. Ky shërbim përdoret për të përfituar pamjen e hartës së ofruar si imazh ose format grafik dhe krijohet nga një a disa të dhëna hapësinore. Nuk ka shërbim shikimi të përcaktuar për të dhëna johapësinore. Specifikimi i shërbimit të shikimit është Shërbimi i Hartës Web (SHHW) të përshkruar hollësisht në standardin ISO 19128, ndërsa portretizimi i informacionit gjeografik (simbole kartografike etj.) rregullohet nga ISO 19117. 6. Shërbimi i shkarkimit të informac ionit. Ky shërbim përdoret për të përftuar të dhëna dhe mund të ndahet në dy kategori kryesore: a) Shërbime shkarkimi për mbledhje të dhënash ose pjesë të tyre të paracaktuara; b) Shërbime shkarkimi me hyrje të drejtpërdrejtë, përfshirë edhe mundësinë e marrjes së informacionit për të dhënat. 6.1. Për të përdorur kategorinë e parë të shërbimit të shkarkimit, duhen metadata për mbledhjen e të dhënave, të paracaktuara, që përmban URL ku baza e të dhënave ose pjesë të saj mund të shkarkohen menjëherë me një kërkesë të thjeshtë HTTP. Një bazë të dhënash e paracaktuar ose pjesë të saj të paracaktuara përfaqësojnë në koncept, një dosje të ruajtur në ruajtësin e bazës së të dhënave, që mund të shkarkohet si një njësi e tërë pa pasur asnjë mundësi për t'u ndryshuar përmbajtja. Kjo gjë lejon zgjidhjen më të thjeshtë teknike për sigurimin e hyrjes në bazën e të dhënave. 6.2. Kategoria e dytë e shërbimit të shkarkimit lejon më tepër kontroll gjatë shkarkimit. Nuk është e detyrueshme, por gjithsesi, nëse sigurohet, duhet të zbatohet si shërbim rrjeti siç përcaktohet në ISO 19142, me kërkesën e pajisjes së filtrit të kodimit(FK) po sipas përcaktimeve të ISO 19143. Në këtë rast, informacioni hapësinor ruhet në mënyrë tipike në ruajtësin e informacionit (p.sh. në bazën e të dhënave) dhe në të mund të depërtohet vetëm nëpërmjet sistemit të bazës së të dhënave. Hyrja drejtpërdrejt është mundësia e aplikimit apo shërbimit të klientit për të ndërvepruar drejtpërdrejt me ruajtësin e të dhënave, p.sh. për të përfituar pjesë nga baza e ruajtjes së të dhënave, sipas kërkesës. Kërkesa mund të bazohet në kriterin hapësinor ose kohor a në karakteristika specifike të kategorive të objekteve hapësinore, të përfaqësuara në ruajtësin e të dhënave. V. DISPOZITA TË FUNDIT 1. Standardet e parashikuara në vendimin nr. 232, datë 12.3.2008 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e rregullave të përgjithshme për ruajtjen dhe administrimin e informacionit hartografik, të përftuar nga fotografimi ajror, dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë", do të vazhdojnë të zbatohen, për aq sa ato nuk janë në kundërshtim me standardet e parashikuara në këtë vendim. 2. Bordi Shqiptar i Gjeoinformacionit detyrohet t'i paraqesë për miratim, nëpërmjet Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshillit të Ministrave, standardet për të dhënat e përbashkëta gjeodezike dhe GIS, së bashku me strukturën, monitorimin e tyre, zbatimin dhe modifikimin. 3. Bordi Shqiptar i Gjeoinformacionit detyron autoritetet e planifikimit të territorit, institucionet e tjera publike dhe personat juridikë për zbatimin e strukturës dhe të standardeve të përbashkëta gjeodezike dhe GIS, të parashikuara në këtë vendim. 4. Agjencia e Planifikimit të Territorit detyrohet të krijojë komitete këshillimore ad-hoc, sa herë është e nevojshme, për çështje specifike me karakter teknik, për të shikuar apo për të rekomanduar rishikimin e informacioneve për standardet GIS dhe ato gjeodezike, të lidhura me planifikimin e territorit. Mënyra e funksionimit, kompetencat dhe përbërja e komiteteve përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Punëve Publike, dhe Transportit. Këto komitete kanë të drejtë dhe detyrim t'i japin rekomandime Bordit Shqiptar të Gjeoinformacionit për rishikimin e strukturës së miratuar dhe standardeve të të dhënave gjeodezike dhe GIS. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet e tij sipas parashikimeve të shkronjës "b" të nenit 92 të ligjit nr.10119, datë 23.4 2009 "Për planifikimin e territorit". KRYEMINISTRI Sali Berisha Metadata për shërbimet e të dhënave Elementi i metadatave Përshkrimi i elementit Shumëllojshmëri Kusht Nën-elementi i Metadatave Nën-elementi i Përshkrimit Fusha/ Lloji Faqe e ISO 19115 / 19119 Standarde ku mund të gjendet Lista e Kodeve ose renditja Shembull X mënyrë XML Emri i Elementit Titulli i Burimit emri nëpërmjet të cilit njihet burimi i cituar 1 Tekst i lirë Vënia në dispozcion e hartës së Tiranës nëpërmjet internetit identificationInfoë1]/*/citation/*/title titulli Burim abstrakt Përmbledhje e shkurtër e përmbajtjes së burimit 1 Tekst i lirë Vënia në dispozcion e hartës së Bashkisë së Tiranës nëpërmjet internetit identificationInfoë1]/*/abstract abstrakt Lloji i Burimit lloji i burimit si psh. paketa e të dhënave, shërbimet etj. 1 MD ScopeCode <> {paketa të dhënave, seria, shërbimi} 25/19115 shërbimi Niveli i Hierarkisë Niveli hierarkisë Lloji I Shërbimit klasifikimi për të ndihmuar në kërkimin e shërbimeve të mundshme për të dhënat hapësinore 1 {zbulo, shih, shkarko} pamja identificationInfoë1]/*/serviceType Lloji i Shërbimit Lloji i lidhjes lloji lidhjes midis shërbimeve dhe të dhënave të asociuara (nëse ekzistojnë) 1 4/19119 - Amendament 1/2008 përzier identificationInfoë1]/ */couplingType Lloji i Lidhjes Përmban Veprime Siguron informacione mbi operacionet që përfshijnë shërbi min 1...* Emri i Operacionit një identifikues unik për këtë ndërfaqe Gjetja e Kapaciteteve identificationInfoë1]/*/containsOperati ons/*/operationName Emri i Operacionit DCP platforma të shpërndara llogaritëse në të cilat është zbatuar operacioni 21/19119 Shërbimet nëpërmjet internetit identificationInfoë1]/*/containsOperations/*/DCP DCP Pika lidhëse dorezë për të hyrë në shërbimet e ndërfaqes http://77.242.19.116/cgi bin/tiranawms?service=wMS&request=GetCapabilities &version=1.1.1 identificationInfoë1]/*/containsOperations/*/connectPoint Pika lidhjes Identifikuesi i Burimit informacion mbi shërbimet online nga të cilat mund të sigurohen burimet 1...* http://77.242.19.116/csi bin/tiranawms?service=wMS&request=GetCapabilities &version=1.1.1 distributionInfo/*/transferOptions/ */onLine/*/linkage Lidhja referencës së Burimit Data referencës për burimet e cituara 1...* Data datë reference për burimet e cituara Data 2009-07-21 identificationInfoë1]/*/citation/ */ date/ */date data Lloji datës ndodhi e përdorur për datën e referencës CI DateTypeCode <> 92/19115 publikimi identificationInfoë1]/*/citation/*/date/*/dateType Lloji Lidhjes Fjalëkyce fjalë të formalizuara apo frazë e përdorur për të përshkruar burimin 0...* Tekst i lirë Vënia në dispozicion e hartës nëpërmjet internetit identificationInfoë1]/*/descriptiveKeywor ds/ */keyword Fjalakyce Pala përgjegjëse për burimin identifikimin e, dhe mjetet e komunikimit me person (a) dhe organizata të lidhura me burimin 1...* Emri i Organizatës emri i organizatës përgjegjëse Tekst i lirë Departamenti i Planifikimit Urban / Bashkia e Tiranës identificationInfoë1]/*/pointOfContact/ */organisationName Emri i organizatës Roli funksion i kryer nga pala përgjegjëse CI RoleCode <> 93/19115 mbikëqyrës identificationInfoë1]/*/pointOfContact/ */role roli Informacion Kontakti si të kontaktojmë palën përgjegjëse: telefoni dhe adresa e emaili-t CI Contact tel: +355-(0)4-22 12 345 email: jpreci@tirana.gov.al identificationInfoë1]/*/pointOfContact/*/contactInfo/*/phoneidentificationInfoë1]/*/pointOfCon tact/*/contactInfo/*/address/*/electronicMailAddress telefoni adresa elektronike e emaili Gjatësia me kahe nga Perëndimi Kufirit të shtrirjes së burimit e shprehur në gjatësi në shkallë decimale (pozitive lindore), saktësia me të paktën dy koordinata decimale Këndi -180,0 < = Vlera e Gjatësisë me Kah nga Perëndimi <= 180,0 19.747 identificationInfoë1]/*/extent/*/geographicElement/*/ëestBoundLongitude Gjatësia me kah nga Perëndimi Gjatësia me kahe nga Lindja koordinata më lindore e kufirit të shtrirjes së burimit, e shprehur në gjatësi në shkallë decimale (pozitive lindore), saktësia me të paktën dy koordinata decimale Këndi -180,0 < = Vlera e nga Lindja < = 180,0 Gjatësisë me Kah 19.874 identificationInfoë1]/*/extent/*/geographicElement/*/eastBoundLongitude Gjatësia me kah nga Lindja Gjerësia me kahe nga Jugu koordinata më jugore e kufirit të shtrirjes së burimit, e shprehur në gjerësi në shkallë decimale (pozitive veriore), saktësia me të paktën dy decimalë Këndi -90,0 < = Vlera e Gjerësisë me Kah nga Jugu< = 90,0; Vlera e Gjerësisë me Kah nga Jugu <= Vlera e Gjatësisë me Kah nga Veriu 41.294 identificationInfoë1]/*/extent/*/geographicElement/*/southBoundLatitude Gjerësia me kah nga Jugu Shtrirja gjeografike e burimit (nëpërmjet kufizuese) shtrirje horizontale e burimit të përfaqësuar nga një formë drejtkëndëshi 0...* e detyrueshme për shërbimet me një shtrirje gjeografike Gjerësia me kahe nga koordinata më veriore e kufirit të shtrirjes së burimit, e shprehur në gjerësi në shkallë decimale (pozitive veriore), saktësia me të paktën dy decimalë Këndi -90,0 < = Vlera e Gjerësisë me Kah nga Veriu <= 90,0; Vlera e Gjerësisë me Kah nga Veriu > = Vlera e Gjerësisë me Kah nga Jugu 41.383 identificationInfoë1]/*/extent/*/geographicElement/*/northBoundLatitude Gjerësia me kah nga veriu Poligoni kufizues I burimit Kufiri i mbyllur i burimit shprehur në koordinata x y 0...* Poligon poligon kufizues i përfaqësuar nga koordinata çift gml:polygon sipas përkufizimit të gmlpoligon në ISO 19136 identificationInfoë1]/*/extent/*/geographicElement/*/polygon poligon Kushtet për akses dhe përdorim përcakton kushtet për akses dhe përdorim e paketës së të dhënave hapësinore, dhe ku është e mundur, korresponduese 1...* Tekst i lirë nuk ka kushte identificationInfoë1]/*/resourceConstraints/*/useLimitation Kufizim përdorimi Kufizimet për aksesin e publikut nëse mundet, të dhënat për kufizimet e aksesit publik dhe arsyet për to 1...* Tekst i lirë nuk ka kufizime identificationInfoë1]/*/resourceConstraints/*/accessConstraints Kufizim aksesi Identifikuesi i skedarit të metadatave identifikues unik për këtë skedar të metadatave 1 Tekst i lirë b45 aa5 df-d9bf-4a66- 916c-36ff1df96e43 Identifikuesi i dosjes Identifikuesi i skedarit Emri standard i metadatave Emri standardit i metadatave i përdorur 1 Tekst i lirë ISO 19115 / 19119 Emri standard I metadatave Emri standard i metadatave Gjuha e metadatave gjuha e përdorur për dokumentimin e metadatave 1 ISO 639-2 Anglisht Gjuha Giuha Set i karaktereve të metadatave karaketerit që kodon standartet e përdorura për paketën e metadatave 1 MD CharacterSetCode <> 95/19115 utf8 Paketa e Karaktereve Paketa e karaktereve Pika e kontaktit të metadatave pala përgjegjëse për informacionin e metadatave 1... * Organizatës emri i organizatës përfaqësuese Tekst i lirë Departamenti i Planifikimit Urban / Bashkia e Tiranës contact/*/organisationName Emri i organizatës Roli funksion i kryer nga pala përgjegjëse CI RoleCode <> 93/19115 mbikqyrës contact/*/role roli Informacion Kontakti si të kontaktojmë palën përgjegjëse: telefon dhe adresë CI Contact Tel: +355-(0)4-22 12 345 email: jpreci@tirana.gov.al contact/*/contactInfo/*/phone contact/*/contactInfo/*/address/*/electronicMailAddress telefon postë elektronike adresë Vula e datave të metadatës data në të cilën ishte krijuar metadata 1 Data 2009-10-22 Vula e datës Vula e datës Metadata për paketat e të dhënave hapësinore dhe serive të paketave të të dhënave Elementi i Metadatave Elementi i Përshkrimit Shumëllojshmëria Kushti Nën element i metadatave Përshkrimi i nën elementit Domeini / Tipi Faqja e ISO 19115 Standardi ku mund të gjendet lista e kodit apo emërtimi Shembull X Mënyrë Emri i elementit XML Titulli i burimit Emri me të cilin njihet burimi I cituar 1 Tekst I lirë ndërtesa Informacion identifikimië1ç/*/citimi/*/titulli titulli Burim abstrakt Përmbledhje e shkurtër narrative e përmbajtjes së burimit 1 Free text Ndërtesa brenda kufijve administrativë të Bashkisë së Tiranës Informacion identifikimië1ç/*/abstrakt abstrakt Lloji i burimit Lloji I burimit si për shembull paketa e të dhënave, shërbimi etj. 1 MD Kodi I Fushës << Lista e Kodit>> {seti I të dhënave, seritë, shërbimi} 25 Seti I të dhënave Niveli I hierarkisë Niveli hierarkisë Identifikuesi i Burimit informacion për burimet online nga të cilat mund të sigurohet burimi 0...* I detyrueshëm në rast se ekziston një URL për të siguruar informacion të mëtejshëm për burimin URL http://www.tirana.gov.al/spatialdata/buildings.zip Informacion I shpërndarë/*/Opsione transferimi/*/lindhje onLine Lidhjet Gjuha e burimit Gjuha e përdorur brenda burimit 1...* ISO 639-2 sqi, eng Informacion identifikimië1ç/*/gjuha Gjuha Seti i karaktereve të burimit Emri I plotë I karakterit që kodon standardet që përdoren për burimin 1...* MD Karakteri I Kodit të Fushës < < Lista e Kodit >> 95 utf8 Informacion identifikimë1ç/*/Seti I karaktereve Seti I karaktereve Data e referencës së burimit Data e referencës për burimin e cituar Data Data e referencës për burimin Data 2005-08-25 Informacion identifikimië1ç/*/citimi/*/data/*/data data Lloji I datës Eventi I përdorur për datën e referencës CI Data e Kodit Tip << Lista e Kodit>> 92 Publikimi Informacion identifikimië1ç/*/citim/*/data/*/Lloji I datës Lloji I datës Kategoria e temës Tema (t) kryesore të paketave të të dhënave apo serive të paketave të të dhënave MD Kodi I Kategorisë së Temës <> 102 Struktura, planifikimi Kadastra Informacion identifikimië1ç/*/Kategoria e temës Kategoria e temës Fjalëkyçe Fjalë që përdoret shpesh, fjalë e formalizuar apo frazë që përdoret për të përshkruar burimin 0...* Tekst I lirë Ndërtesë, Ndërtim Informacion identifikimië1ç/*/Fjalëkyçe përshkruese/*/fjalëkyç Fjalëkyçe Pala përgjegjëse për burimin identifikimi dhe mjetet e komunikimit me personin (at) dhe organizatat që lidhen me burimin 1...* Emri I organizatës Emri I organizatës përgjegjëse Tekst I lirë Drejtoria e Planifikimit Urban / Bashkia e Tiranës Informacion identifikimië1ç/*/Pika e kontaktit/*/organizata Emri Emri I organizatës Roli funksioni I kryer nga pala përgjegjëse CI Kodi I Rolit < > 93 Mbikëqyrësi Informacion identifikimië1ç/*/Pika e kontaktit/*/roli roli Informacioni I kontaktit Si të kontaktojmë palën përgjegjëse: numri I telefonit dhe adresa e postës elektronike CI Kontakti telefon: +355-(0)4-22 12 345 email: jpreci@tirana.gov.al Informacion identifikimië1ç/*/Pika e kontaktit/*/informacion kontakti/*/telefon Informacion identifikimië1ç/*/Pika e kontaktit/*/informacion kontakti/*/adresa/*/adresa e postës elektronike Telefon postë elektronike i Adresë Shtrirja gjeografike e burimit (nëpërmjet ndarjes kufizuese) Shtrirja horizontale e burimit e përfaqësuar nga një formë katërkëndëshe 1...* Gjatësia me kahje nga perëndimi Koordinata më perëndimore e kufirit të shtrirjes së burimit e shprehur në gjatësi në shkallë decimale (pozitive lindore), saktësia me të paktën dy decimale Këndi -180,0 < = Vlera e Gjatësisë me Kahje nga Perëndimi < = 180,0 19.747 Informacion identifikimië1ç/*/shtrirja/*/Elementi gjeografik/*/Gjatësia me kahje nga perëndimi Gjatësia me kahje nga perëndimi Gjatësia me kahje nga Koordinata më lindore e kufirit të shtrirjes së burimit e shprehur në gjatësi në shkallë decimale (pozitive lindore), saktësia me të paktën dy decimale Këndi -180,0 < = Vlera e Gjatësisë me Kahje nga Lindja <= 180,0 19.874 Informacion identifikimië1ç/*/shtrirja/*/Element gjeografik/*/Gjatësia me kahje nga lindja Gjatësia me kahje nga lidja Gjerësia me kahje nga jugu Koordinata më jugore e kufirit të shtrirjes së burimit e shprehur në gjerësi në shkallë decimale (pozitive veriore), saktësia me të paktën dy decimale Këndi -90,0 < = Vlera e Gjerësisë me Kahje nga Jugu <= 90,0; Vlera e Gjerësisë me Kahje nga Jugu <= Vlera e Gjerësisë me Kahje nga 41.294 Informacion identifikimië1ç/*/shtrirja/*/Element gjeografik/*/Gjerësia me kahje nga jugu Gjerësia me kahje nga jugu Gjerësia me kahje nga Koordinata më veriore e kufirit të shtrirjes së burimit e shprehur në gjerësi në shkallë decimale (pozitive veriore), saktësia me të paktën dy decimale Këndi -90,0 < = Vlera e Gjerësisë me Kahje nga Veriu <= 90,0; Vlera e Gjerësisë me Kahje nga Veriu > = Vlera e Gjerësisë me Kahje nga Jugu 41.383 Informacion identifikimië1ç/*/shtrirja/*/Element gjeografik/*/Gjerësia me kahje nga veriu Gjerësia me kahje nga veriu Poligoni kufizues i burimit Kufi i mbyllur i burimit i shprehur në koordinatat x-y 0...* Poligoni Poligon kufizues I përfaqësues nga çifte koordinatash gml:poligoni Sipas përcaktimit të gml së:poligoni në ISO 19136 Informacion identifikimië1ç/*/shtrirja/*/Element gjeografik/*/poligoni poligoni Rezolucioni hapësinor i setit të të dhënave Niveli i detajit të shprehur si faktor shkalle apo distamë nga toka 0...* Shkalla ekuivalente Niveli I detajeve të shprehura si shkallë e një harte të printuar të krahasuar apo një diagrami Numër I plotë > 0 (Fraksioni përfaqësues) 2500 Informacion identifikimi ë1ç/*/Rezolucioni hapësinor/*/Shkalla ekuivalente/*/Emëruesi Emëruesi Distanca Shembull I distancës nga toka Distanca > 0 25 cm informacion identifikimië1ç/*/Rezolucioni hapësinor/*/Shkalla ekuivalente/*/distanca distanca Mirëmbajtja e burimit informacion për shpeshtësinë e rifreskimit 0...1 Mirëmbajtja dhe rifreskimi I shpeshmërisë Shpeshmëria me të cilën bëhen ndryshime dhe shtesa në burim pasi të jetë plotësuar burimi fillestar MD Kodi I Mirëmbajtjes së Shpeshmërisë < < Lista e Kodit> 25 Një herë në dy vjet Informacion identifikimië1ç/*/Mirëmbajtja e burimit/*/Mirëmbajtja dhe Shpeshmëria e Rifreskimit Mirëmbajtja dhe Shpeshtësia e Rifreskimit Data e rifreskimit të ardhshëm Planifikimi I të dhënave të rishikuara për burimin Data 2009-03 25 Informacion identifikimië1ç/*/Mirëmbajtja e burimit*/data e rifreskimit të ardhshëm Data e rifreskimit të ardhshëm Formati i shpërndarjes Siguron një përshkrim të formatit të të dhënave që do të shpërndahen 0...* Emri Emri I formateve të transferimit të të dhënave Tekst I lirë ESRI Shapefile Informacion shpërndarjeje/*/Formati I shpërndarjes/*/emri emri Versioni Versioni I formatit (numri I datës, etj.) Tekst I lirë ArcView 9.3.1 Informacion shpërndarjeje/*/Formati I shpërndarjes/*/versioni versioni Tipi i përfaqësimit hapësinor metodë e përdorur për përfaqësimin hapësinor të informacionit gjeografik 0...* MD Lloji i Kodit për Përfaqësimin Hapësinor << Lista e Kodit>> 102 vektor Informacion identifikimië1ç/*/Lloji I Përfaqësimit Hapësinor Lloji I përfaqësimit hapësinor Sistemi i referencës hapësinore Përshkrimi sistemeve të referencës hapësinore i përdorur në burim 1...* Identifikimi I preferuar I referencës së koordinatave kodi/identifikuesi EPSG. Në rast se kodi EPSG nuk është siguruar, atëherë projeksioni, elipsoidi dhe pika e referimit janë të detyrueshme. Identifikuesi I sistemit të referencës name / identifier of reference system RS Identifikues Kodi: 32634 Hapësira e Kodit: EPSG Informacion I sistemit të referencës/*/Identifikuesi I sistemit të referencës/*/kodi Informacion I sistemit të referencës/*/Identifikues I sistemit të referencës/*/Hapësira e kodit Kodi Hapësira e kodit Prejardhja Shpjegim i përgjithshëm i njohurive që zotëron krijuesi i të dhënave për prejardhjen e burimit 0...1 Tekst I lirë Ndërtesat u hodhën në format dixhital nga ortofotot e marra në mars 2005. Informacioni përshkrues si funksioni I ndërtesës, lartësia dhe gjendja u sigurua nga studimet në terren. Informacioni I cilësisë së të dhënave/*/{Prejardhja Prejardhja Përshkrimi i katalogut të veçorive informacion që identifikon katalogun e veçorive 0...1 Gjuha Gjuha e përdorur brenda katalogut ISO 639-2 sqi Informacion i përmbajtjes/*/gjuha Gjuha E përfshirë me setit e të dhënave Treguesi nëse katalogu I veçorive është përfshirë apo jo me paketën e të dhënave Boolean 0 (no) Informacion I përmbajtjes/*/I përfshirë me setin e të dhënave I përfshirë me paketën e të dhënave Citimi I katalogut Referencë e përfunduar bibliografike e katalogut të veçorive të jashtme CI Citimi titulli: ndërtesa data: 2 008-06-05 Lloji i datës: publikim Pala përgjegjëse: Drejtoria e Planifikimit Urban /Bashkia e Tiranës Burimi-online: http://www.tirana.gov.al/feature catalogues/buildings c Informacion i përmbajtjes/*/Citimi i Katalogut të Veçorisë/*/titulli Informacion i përmbajtjes/*/Citimi i Katalogut të Veçoris/*/data/*/data Informacion i përmbajtjes/*/Citimi i Katalogut të Veçoris/*/data/*/Lloji i datës Informacion i përmbajtjes/*/Citimi i Katalogut të Veçoris*/Pala Përgjegjëse e cituar/*/Emri i organizatës Informacion i përmbajtjes/*/Citimi i Katalogut të Veçoris*/Pala Përgjegjëse e cituary/*/Informacion kontakti/*/Burim online/*/Lidhje titulli Lloji I datës Emri I organizatës Lidhjet Kodi i Përputhshmërisë Treguesi i përputhshmërisë së katalogut të veçorive të jashtme me ISO 19110 Boolean 1 (po) Informacion kontakti/*/Kodi I përputhshmërisë Kodi I Përputhshmërisë Kushtet për akses dhe përdorim Përcakton kushtet për akses dhe përdorimin e seteve të të dhënave hapësinore dhe kur është e mundur, tarifat përkatëse Tekst i lirë Nuk aplikohen kushtet Informacion identifikimië1ç/*/Kufizime të burimit/*/Kufizim përdorimi Kufizim përdorimi Kufizimet ndaj aksesit publik Nëse është e aplikueshme, informacion për kufizimet ndaj aksesit publik dhe arsyet për këto kufizime Tekst i lirë Nuk ka kufizime Informacion identifikimi (1ç/*/Kufizime të burimit/*/Kufizime të aksesit Kufizim aksesi Identifikuesi I dosjes së metadatave identifikuesi unik për këtë dosje metadatash 1 Tekst i lirë b45 aa5 df-d9bf-4a66-916c-3 6ff 1 df96e43 Identifikuesi I dosjes Identifikuesi I dosjes Emri standart I metadatave Emri I standardit të përdorur për metadatat 1 Tekst i lirë ISO 19115 Emri standard I metadatave Emri standard I metadatave Gjuha e metadatave Gjuha e përdorur për dokumentimin e metadatave 1 ISO 639-2 eng Gjuha gjuha Seti I karaktereve të metadatave Emri I plotë I karakterit që kodon standartin që përdoret për setin e metadatave 1 MD Kodi i Paketest së Karatereve > 95 utf8 Seti I karaktereve Paketa e karaktereve Pika e kontaktit e metadatave Pala përgjegjëse për informacionin e metadatave 1...* Emri I organizatës Emri I organizatës përgjegjëse Tekst I lirë Drejtoria e Planifikimit Urban/Bashkia e Tiranës Kontakti/*/Emri I organizatës Emri I organizatës Roli Funksioni I kryer nga pala përgjegjëse CI Kodi i Rolit <> 93 Mbikëqyrësi Kontakti/*/roli roli Informacioni I kontaktit Si të kontaktojmë palën përgjegjëse: numri I telefonit dhe adresa e postës elektronike CI Kontakti Telefon: +355-(0)4-22 12 345 email: jpreci@tirana.gov.al Kontakti/*/Informacion kontakti/*/Telefon Kontakti/*/Informacion kontakti/*/adresa/*/Adresa e postës elektronike telefon postë elektronike adresë Vula e datës së metadatave Data kur janë krijuar metadatat 1 Data 2008-10-22 Vula e datës Vula e datës