Regulation No. 450 on the re-evaluation and re-distribution of the ex-agricultural cooperative property
颁布于 1993-09-16 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land subdivision, land valuation
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
V E N D I M Nr.450 datë 16.9.1993 PER RIVLERESIMIN DHE RISHPERNDARJEN NE VLERE TE PASURISE SE ISH-KOOPERATIVAVE BUJQESORE Në zbatim të ligjit nr.7745, datë 26.7.1993 "Për rivlerësimin dhe rishpërndarjen në vlerë të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore", me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I : 1. Duke u mbështetur në dokumentacionin për vlerësimin e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore dhe të provave të tjera të bëra nga komisionet e ngritura për këtë ëqllim sipas vendimit të Këshillit të Ministrave nr.266, datë 8.8.1991 "Për ndarjen e pasurisë në kooperativat bujqësore", si dhe të komisioneve për rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-koopertivave bujqësore, në çdo ish-kooperativë bujqësore të bëhet rivlerësimi i kësaj pasurie si vijon : a) Kur pasuria e vlerësuar është bërë sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.266, datë 8.8.1991, dhe ende nuk është shpërndarë, shpërndarja të bëhet me çmimet e asaj periudhe, por duke bërë indeksimin e lekut në çastin e rivlerësimit. b) Kur pasuria e vlerësuar është bërë sipas kritereve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.266, datë 8.8.1991, dhe u është shpërndarë personave, por nuk është arkëtuar vlefta, të bëhet rivlerësimi i pasurisë me çmimet e asaj periudhe, duke bërë indeksimin e lekut në çastin e rivlerësimit. c) Kur pasuria është vlerësuar e shpërndarë dhe janë kryer arkëtimet nga shitja para datës 30 nëntor 1991, quhet e mirëqenë, pra nuk bëhet indeksimi i lekut. 2. Për zbatimin e ligjit nr.7745, datë 26.7.1993, formohet komisioni qeveritar me këtë përbërje : Fahri Dahri drejtor i financës në Ministrinë e Bujqësisë dhe të ushqimit Niko Gjokoreci drejtor i Bankës së Bujqësisë dhe të Zhvillimit Rasim Borici drejtor i Policisë në Ministrinë e Rendit Publik Nezir Aldeta specialist në Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë Aleksandër Nushi drejtor në Bankën e Bujqësisë dhe të Zhvillimit Naim €elmeta specialist në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit Fatos Gjini specialist në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit Këshillat e rretheve të formojnë komisionet në shkallë rrethi, në përbërje të të cilave të jenë specialistë nga drejtoria e bujqësisë dhe e ushqimit, seksioni i kontrollit të rrethit, dega e bankës së bujqësisë dhe të zhvillimit, seksionet e financës dhe të degës së rendit publik. €do komunë ose bashki krijon komisionet për vlerësimin, rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore. Komisionet e komunës ose bashkisë i paraqesin llogaritjet për rivlerësimin dhe rishpërndarjen e bërë në këshillin e komunës ose bashkisë, të cilët i miratojnë brenda datës 31.12.1993. Vendimet e Këshillit të Komunës ose bashkisë për rivlerësimin dhe rishpërndarjen e pasurisë së ish-kooperativave bujqësore janë tituj ekzekutive. 3. Në punën e tyre komisionet e komunës ose bashkive mbledhin çdo deklarim për pasurinë e ish-kooperativave bujqësore, të marrë në mënyrë të paligjshme e të padokumentuar. Nëse personi që ka kryer përvetësim e mohon atë dhe nuk shlyen detyrimin që rrjedh nga kjo, çështja dërgohet për ndjekje penale nga komisioni i komunës ose bashkisë. Rivlerësimit sipas kritereve të nenit 1 të ligjit nr.7745, datë 26.7.1993, i nënshtrohen edhe detyrimet që kanë personat fizikë a juridikë, të cilët janë debitorë ndaj ish-kooperativave bujqësore, pra duke bërë indeksimin e lekut. 4. Në pasurinë e ish-kooperativave bujqësore do të vlerësohen të gjitha mjetet themelore të tyre, pavarësisht nga burimet e financimit, si ato të krijuara me mjetet e tyre financiare, me kredi bankare e me pjesëmarrje shtetërore. Nga kjo bën përjashtim vetëm vlefta e tokës që paguajnë blerësit, pasi këto të ardhura derdhen në buxhetin e shtetit. 5. Në përfundim vlera totale e llogaritur sipas këtij rivlerësimi do të shpërndahet sipas kontributit të çdo personi që nga krijimi i pasurisë së ish-kooperativës bujqësore. Kontributi i secilit matet me shpërblimin e marrë prej tij për punën e kryer në kooperativave nga çasti i krijimit deri në shpërndarjen përfundimtare të saj. 6. Të gjithë personat që kanë pretendime për rivlerësimin e rishpërndarjen e vlerës së pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, t'ia paraqesin ato konkretisht e me argumente me shkrim komisionit të komunës ose bashkisë brenda muajit nëntor të vitit 1993. Këtë të drejtë e kanë edhe trashëgimtaret. Pas këtij afati nuk merret në konsideratë asnjë pretendim. Për kooperativat bujqësore që janë ndarë pas datës 1 janar 1991, rishpërndarja bëhet mbi bazën e ish-kooperativës së bashkuar. 7. Komisionet e komunës ose bashkisë, kur e çmojnë të nevojshme për të marrë shpjegime nga gjithë personat që kanë qenë me përgjegjësi materiale e administrative në ish-kooperativat bujqësore, u jepet e drejta për t'i thirrur dhe ata janë të detyruar të paraqiten para komisionit. 8. Komisionet e ngritura në zbatim të ligjit nr.7745, datë 26.7.1993, detyrohen të bëjnë denoncim në organet e drejtësisë për rastet kur vërejnë abuzime, falsifikime etj. gjatë procesit të vlerësimit dhe shpërndarjes së pasurisë. 9. Mbi bazën e vendimeve të vlerësimit e të shpërndarjes së pasurisë, zyrat e financës në këshillin e komunës ose bashkisë vjelin detyrimet e personave fizike e juridike që kanë për të kthyer, edhe ua shpërndajnë ato personave që kanë për të marrë. Kështu veprohet edhe për detyrimet e tjera që kanë klientë të ndryshëm dhe që nuk kanë shlyer detyrimin ndaj ish-kooperativave bujqësore. Edhe veprimet me bankë për efekt të zbatimit të këtij vendimi kryhen nga këto zyra. Vjelja dhe rishpërndarja e pasurisë realizohet brenda vitit 1994. Për realizimin e vjeljes së detyrimeve zyrat e financës në komunë ose bashki zbatojnë kriteret e përcaktuara në dekretin "Për nxjerrjen e të ardhurave shtetërore dhe detyrimeve të tjera". 10. Këshillat e komunave ose të bashkive, përveç specialistëve të tyre (financierë, agronomë, zooteknikë, veterinerë) dhe specialistë të asistencës teknike të drejtorive të bujqësisë e të ushqimit në rrethet që do të caktohen nga komuna, pjesëtre të komisioneve të rivlerësimit e rishpërndarjes së pasurisë së ish-kooperativave bujqësore kanë të drejtë të caktojnë edhe një ekonomist që të jetë kryetar i këtij komisioni, i cili paguhet sipas klasës XVII, pagë që përballohet nga rishpërndarja e të ardhurave të ish-kooperativave bujqësore. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KESHILLIT TE MINISTRAVE Aleksandër Meksi