Regulation No. 44 date 29.1.2014 amending Regulation No. 719 date 20.10.2011 on the creation, organization, and functioning of the Department of Fishery and Aquaculture Services, Saranda
颁布于 2014-01-29 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Fisheries and aquaculture
- 关键词
- institution, governance
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
6/2/2014 Ligjet.org - Për një ndryshim në vendimin nr. 719, datë 20.10.2011 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shër… http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:44:29.01.2014 1/1 [P rinto] [Google T rans late] VENDIM Nr. 44, datë 29.1.2014 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 719, DATË 20.10.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS", TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 66 të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 "Për peshkimin", të neneve 6 e 7 të ligjit nr. 90/2012 "Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore" dhe të nenit 10 të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Pika 5 e vendimit nr. 719, datë 20.10.2011 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon: "5. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës ka për mision përmbushjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme shtetërore që lidhen me menaxhimin e infrastrukturës dhe të dhënave të peshkimit e të akuakulturës, si dhe garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në mbrojtjen e peshkimit dhe akuakulturës në Republikën e Shqipërisë. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës kryen këto detyra: a) menaxhon infrastrukturën e peshkimit, përfshirë portet dhe qendrat e peshkimit; b) grumbullon të dhënat e peshkimit; c) harton programet e ripopullimit të kategorive ujore; ç) menaxhon qendrën dhe impiantet e midhjes në Sarandë; d) menaxhon ekonomitë e rasateve të peshkut në Zvezdë, Korçë, të rasateve të koranit në Lin, Pogradec, dhe ekonomitë e tjera të rasateve të peshkut; dh) garanton respektimin e kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së peshkimit dhe akuakulturës nëpërmjet monitorimit dhe inspektimit të veprimtarisë së peshkimit. Monitorimi dhe inspektimi i veprimtarisë së peshkimit kryhen nga sektori i monitorimit dhe i kontrollit të peshkimit, pjesë e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama Copyright 2013 - www.ligjet.org javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:44:29.01.2014:1