Regulation No. 435 date 8.6.2016 amending and supplementing Regulation No. 1374 date 10.10.2008 on rules and rules of procedure for removal, addition, and change in the destination of the pasture fund
颁布于 2016-06-08 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 435, datë 8.6.2016 për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 1374, datë 10.10.2008, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave, që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Livestock, Forestry, Land and soil
- 关键词
- pastoralism, special fund, authorization/permit, legal proceedings/administrative proceedings, animal production, agro-forestry, forest management/forest conservation
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 435, datë 8.6.2016 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 1374, DATË 10.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE, QË NDIQEN PËR HEQJEN, SHTIMIN DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT TË FONDIT KULLOSOR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 10, të ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 1374, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Në të gjithë vendimin bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) emërtimi “organe të qeverisjes vendore” zëvendësohet me “bashki”; b) emërtimi “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me “Ministria e Mjedisit”; c) emërtimi “Drejtori Rajonale e Shërbimit Pyjor” zëvendësohet me “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”; ç) termi “kullotë komunale” zëvendësohet me “kullotë bashkiake”. 2. Pas shkronjës “c”, të pikës 6, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të heqjes nga fondi kullosor nga ana e kryetarit të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja kullosore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi kullosor.”. 3. Pika 7 ndryshohet si më poshtë vijon: “7. Ministria, pas depozitimit të kërkesës, i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki, identifikimin e ngastrave dhe të nënngastrave të kërkuara dhe hartimin e raportit teknik për to, brenda 1 jave nga marrja e kërkesës. Ky raport i përcillet ministrisë brenda 10 ditëve nga data që ajo e ka kërkuar.”. 4. Pika 12 ndryshohet si më poshtë vijon: “12. Vlera e sipërfaqes kullosore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga kërkuesi para hyrjes në fuqi të aktit të miratimit, të përmendur në shkronjat “a” e “b”, të pikës 9, të këtij vendimi, dhe derdhet në llogarinë bankare të bashkisë brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja kullosore, e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi kullosor.”. 5. Pika 17 ndryshohet si më poshtë vijon: “17. Kur kërkesa bëhet sipas përcaktimit në pikën 15, ajo shqyrtohet nga Ministria e Mjedisit brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Pas këtij afati, ajo quhet e miratuar. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi