跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 435 date 11.7.2018 amending and supplementing Regulation No. 712 date 31.7.2013 of the Council of Ministers on the public procurement rules of fishery rights in the internal waters of the Republic of Albania, as amended

颁布于 2018-07-11 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
English
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Fisheries and aquaculture
关键词
fishing authorization, fishing charge, institution, monitoring, contracts, procedural matters, fishery management and conservation, public procurement, authorization/permit, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 435, datë 11.7.2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 712, DATË 31.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT PUBLIK PËR TË DREJTËN E PESHKIMIT NË UJËRAT E BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 52, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 712, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje: “5/1. Procedura e konkurrimit publik realizohet online, nëpërmjet portalit unik qeveritar e Albania. Në konkurrim nuk do të pranohet asnjë dokumentacion shkresor përveç dokumentacionit të kërkuar në format elektronik gjatë procesit të aplikimit në portalin unik qeveritar e-Albania.”. 2. Në pikën 10, fjalët “... paraqesin në ministri ...” zëvendësohen me “... depozitojnë nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania ...”. 3. Në pikën 14 bëhen këto ndryshime: Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon: “a) Shkarkon dokumentacionin e depozituar në format elektronik gjatë procesit të aplikimit nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania dhe ruan një kopje elektronike të tij;”. b) Shkronja “c” ndryshohet, si më poshtë vijon: “c) Harton procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit, ku përshkruhen pjesëmarrësit, konkurrentët e skualifikuar dhe arsyet e skualifikimit, si dhe renditja e subjekteve të kualifikuara sipas vlerësimit me pikë.”. 4. Pas pikës 16 shtohet pika 16/1, me këtë përmbajtje: “16/1. Për monitorimin e vazhdueshëm të kontratave ngarkohet struktura përgjegjëse për peshkimin në ministri. Procesi i monitorimit të kontratave përcaktohet me udhëzim të ministrit.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Senida Mesi

Regulation No. 435 date 11.7.2018 amending and supplementing Regulation No. 712 date 31.7.2013 of the Council of Ministers on the public procurement rules of fishery rights in the internal waters of the Republic of Albania, as amended · Nelum