Regulation No. 411 dated 19.5.2010 on the criteria, procedures and form of the legalization permit
颁布于 2010-05-19 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.411, datë 19.5.2010 për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- legal proceedings/administrative proceedings, authorization/permit, ownership, property rights
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr.411, datë 19.5.2010 Për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) lëshon lejen e legalizimit, për objektin /shtesën pa leje në ndërtime me leje, kur: a) për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është kryer vetëdeklarimi vullnetar brenda afatit ligjor; b) objekti/shtesa pa leje në ndërtime me leje nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar; c) për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është plotësuar dokumentacioni tekniko- ligjor, i parashikuar në nenet 27 e 37 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar; ç) subjekti posedues ka shlyer pagesat e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 5 të vendimit nr.1180, datë 3.12.2006 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e vlerës së tarifës së shërbimit dhe mbledhjen e administrimin e të adhurave të procesit të legalizimit", të ndryshuar. 2. Procedurat e pajisjes me leje legalizimi, për objektet informale/shtesat pa leje në ndërtime me leje, të kualifikuara për legalizim, kryhen nga ALUIZNI. 3. Drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, pas kualifikimit për legalizim të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje, veprojnë, si më poshtë vijon: a) Publikojnë në medien e shkruar dhe në faqen zyrtare të internetit, listën e poseduesve të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje, që kualifikohen për legalizim. b) Hartojnë dokumentacionin teknik (genplan, planimetritë dhe fragmentin e fotografisë ajrore dixhitale). c) Përllogarisin detyrimet financiare të objektit informal/shtesës pa leje në ndërtime me leje, që legalizohet, dhe njoftojnë poseduesit për shlyerjen e tyre. ç) Pranojnë nga subjekti i interesuar dokumentacionin e përcaktuar në nenet 27 e 37 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. d) Lidhin kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore, nga shteti te poseduesi i objektit informal/shtesës pa leje në ndërtim me leje, në përputhje me nenin 17 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. dh) Përcjellin pranë Drejtorisë Qendrore të ALUIZNI-t, dokumentacionin e objektit informal/shtesës pa leje në ndërtim me leje, për kryerjen e procedurave të certifikimit. 4. Drejtoria Qendrore e ALUIZNI-t kontrollon dhe certifikon dokumentacionin e dërguar nga drejtoritë pranë qarqeve, plotëson procesverbalin e certifikimit dhe lëshon lejen e legalizimit, për objektin informal/shtesën pa leje në ndërtime me leje. 5. Leja e legalizimit, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, dërgohen pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, nga drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve. 6. Për objektet informale/shtesat pa leje në ndërtime me leje, që përjashtohen nga procesi i legalizimit, drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, i dërgojnë njoftim me shkrim poseduesve të tyre, si dhe organeve të njësive të qeverisjes vendore, ku këto objekte gjenden. 7. Formulari TIP i lejes së legalizimit është sipas modelit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 8. Vendimi nr.871, datë 27.12.2006 i Këshillit të Ministrave "Për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit", shfuqizohet. 9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha