跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 396 on the use and transfer of forests from local government units

颁布于 2006-06-21 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest management/forest conservation, public forest, community management

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 396, datë 21.6.2006 PËR KRITERET E TRANSFERIMIT DHE TË PËRDORIMIT TË PYJEVE NGA NJËSITË E QEVERISJES VENDORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 7 të nenit 23 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Njësitë e qeverisjes vendore, për marrjen, në pronësi ose në përdorim të pyjeve, prona publike të paluajtshme të shtetit, paraqesin kërkesën sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8744, datë 22.2.2001 “Për transferimin e pronave publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”. 2. Kërkesa shoqërohet me dokumente, ku përcaktohen: a) përshkrimi teknik i pyllit, përfshirë raportin ndërmjet pyjeve të larta, trungishteve, cungishteve e shkurreve, infrastrukturën përkatëse dhe largësinë e tij nga fshatrat; b) vendndodhja e pyllit, e pasqyruar në hartat përkatëse; c) vërtetimi, që pylli i kërkuar nuk është në pronësi private. 3. Njësive të qeverisjes vendore u jepen, në përdorim apo në pronësi, sipërfaqe pyjore, mbështetur në këto kritere: a) Sipërfaqja pyjore të jetë në territorin e komunës; b) Sipërfaqja që kërkohet, të ketë kufij të qartë ndarës me pyjet, pronë shtetërore, me pyjet e komunave kufitare dhe me pyjet, pronë private; c) Pylli i marrë, në pronësi apo në përdorim, të shërbejë për përmirësimin e gjendjes ekonomiko-sociale të fshatit/komunës, nëpërmjet rritjes të së ardhurave nga administrimi i kësaj pasurie; ç) Përdorimi i sipërfaqes pyjore të zbusë nevojat e domosdoshme për furnizimin e komunitetit me dru zjarri dhe për mbarështimin e blegtorisë; d) Administrimi i pyjeve të mbështetet në traditën e komunitetit, që pasqyrohet në planin e menaxhimit; dh) Të garantojë zbatimin e kërkesave ligjore, si dhe të kritereve e standardeve për pyjet; e) Të realizojë menaxhim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të pyjeve, duke kryer investimet e parashikuara në planin e menaxhimit, me financimet e veta a donacionet. 4. Njësia e qeverisjes vendore, pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave për kalimin në pronësi, bën regjistrimin e sipërfaqes pyjore në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. 5. Pyjet e marra, në përdorim ose pronësi, quhen pyje komunale dhe përdoren nga njësitë e qeverisjes vendore sipas kritereve të mëposhtme: a) Respektimi i destinacionit dhe moszvogëlimi i sipërfaqes së pyllit komunal; b) Identifikimi i përdoruesve të pyjeve komunale në nivel përdoruesi, grup përdoruesish apo fshati dhe pajisja e tyre me kartela përdorimi; c) Ndihma për ngritjen dhe funksionimin e shoqatave të përdoruesve të pyjeve, në përputhje me ligjet në fuqi; ç) Hartimi, miratimi dhe zbatimi i planit të menaxhimit të pyjeve komunale, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Pyjeve dhe me kërkesën e parimit të zhvillimit të tyre të qëndrueshëm dhe në bashkëpunim me këto shoqata; d) Sigurimi i pjesëmarrjes aktive të komunitetit në përdorimin, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve komunale; dh) Bashkëpunimi me strukturat rajonale të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, me shoqatat e pyjeve e ato mjedisore; e) Krijimi i fondeve për investime dhe mirëmbajtje të këtyre sipërfaqeve pyjore, në bazë të të ardhurave nga tarifat e lëndës drusore, bimëve medicinale, gjuetisë, kullotjes dhe gjobat. 6. Jo më pak se 70 për qind e fondit të krijuar sipas shkronjës “e” të pikës 6 të këtij vendimi, përdoret për përmirësimin e pyllit komunal. 7. Strukturat rajonale të pyjeve në rrethe ofrojnë shërbim këshillimor për përdoruesit e pyjeve komunale. 8. Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave kontrollon zbatimin e kërkesave ligjore në përdorimin e pyjeve komunale. 9. Kur një njësi e qeverisjes vendore nuk zbaton kriteret dhe kërkesat për përdorimin e pyllit komunal, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, i propozon Këshillit të Ministrave shfuqizimin e së drejtës së përdorimit të tij. 10. Rregullat e përcaktuara në këtë vendim zbatohen edhe kur njësitë e qeverisjes vendore marrin, në përdorim ose në pronësi, kullota, pronë publike të paluajtshme shtetërore. 11. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha