跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 394 on the exploitation of forests and sale of timber and other forestry and non-forestry products

颁布于 2006-06-21 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

research.laws.repealedOn

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest management/forest conservation, policy/planning, timber, internal trade

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 394, datë 21.6.2006 PËR KRITERET DHE RREGULLAT E SHFRYTËZIMIT TË PYJEVE DHE TË SHITJES SË MATERIALIT DRUSOR E TË PRODHIMEVE TË TJERA PYJORE E JOPYJORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 10 të nenit 26 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Kriteret e shfrytëzimit 1. Shfrytëzimi i fondit pyjor publik përmbledh ndërhyrjet dhe trajtimet silvikulturore në jetën e pyllit, vjeljen e materialit drusor dhe të prodhimeve të tjera, përpunimin dhe transportin e tyre në moshën e shfrytëzueshmërisë dhe kur është siguruar ripërtëritja natyrore. 2. Shfrytëzimi planifikohet çdo vit, në përputhje me urgjencën e prerjeve të lejuara, sipas ngastrave dhe nënngastrave pyjore, me kërkesat e planeve të mbarështimit apo të inventarizimit, si dhe me projektet tekniko-ekonomike, të hartuara nga drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor. Në pyjet me funksion mbrojtës e të veçantë, shfrytëzimi bëhet vetëm në rastet kur kryhen punimet e përkujdesjes dhe të prerjeve sanitare. Në zonat e mbrojtura ato kryhen në bazë të projekteve dhe në përputhje me statusin e zonës. 3. Shfrytëzimi organizohet dhe kryhet në bazë të vitit pyjor, i cili fillon në datën 1 tetor dhe përfundon në datën 30 shtator të vitit pasardhës. Për arsye objektive, ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, shtyn afatin e shfrytëzimit të vitit pyjor, por jo më vonë se data 30 qershor e vitit pasardhës. 4. Shfrytëzimi i ngastrave pyjore lejohet vetëm kur një gjë e tillë kërkohet teknikisht, në rastin e prerjeve përfundimtare, të dyta e përfundimtare, si dhe në rastin e prerjeve në pyjet e dëmtuara nga katastrofat natyrore apo nga zjarri. 5. Sasia e shfrytëzimit vjetor caktohet brenda mundësive shfrytëzuese, të përcaktuara në planet e mbarështimit apo të inventarizimit. 6. Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të gjithë materialit të përgatitur për shfrytëzimin, miraton, me urdhër, kapacitetin dhe mundësinë vjetore të shfrytëzimit të pyjeve dhe të prodhimeve të dyta, pyjore dhe jopyjore. 7. Shfrytëzimi i ngastrave apo nënngastrave pyjore fillon vetëm kur subjektet e licencuara për shfrytëzimin e materialit drusor, kanë lidhur kontratën e shfrytëzimit, kanë marrë me procesverbal dorëzimi ngastrat e kontraktuara dhe janë pajisur me lejen e shfrytëzimit, sipas afateve të caktuara në kontratë. 8. Në ngastrat dhe nënngastrat, ku do të kryhen prerje të dyta e përfundimtare, shfrytëzimi bëhet në periudhën me dëborë. Kur prerjet e dyta e përfundimtare janë tepër të vonuara, shfrytëzimi lejohet edhe në periudhën e pushimit të vegjetacionit. 9. Prerja e drurëve pyjore fillon pasi bëhet shënimi i tyre me damkë të veçantë, të percaktuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të drejtorisë rajonale të shërbimit pyjor. Shënimi i drurëve me damkë fillon, si rregull, pas datës 15 maj dhe përfundon më 30 qershor. 10. Kërkesat, teknike e metodike, si dhe procedurat e caktimit të ngastrave e të nënngastrave për shfrytëzim, të damkosjes së drurëve, të prerjes e asortimit te tyre, të transportit e stivosjes në anë të rrugës, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 11. Nxjerrja dhe grumbullimi nga pylli i prodhimeve të dyta pyjore, si rrënjë shqope, mareje, bushi etj., i thuprave të shelgut, frashërit, vrrinit, etj., i rrëshirës së pishës, i halave dhe gjetheve, i rrënjëve e lëvores, i luleve, frutave pyjore e sythave, i bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere, i këpurdhave dhe nënprodhimeve të tjera, pyjore e jopyjore, u lejohet pesonave, fizikë e juridikë, të pajisur me lejen përkatëse, të lëshuar nga drejtoria rajonale e shërbimit pyjor, kundrejt tarifave përkatëse. 12. Shfrytëzimi realizohet nga subjekte private, të specializuara. Përzgjedhja e subjekteve bëhet nëpërmjet tenderave, të organizuara nga organet e shërbimit pyjor, në përputhje me rregullat dhe procedurat e legjislacionit në fuqi. 13. Tenderat zhvillohen për ngastrat dhe nënngastrat, për të cilat janë përgatitur projektet tekniko-ekonomike të shfrytëzimit dhe për të cilat garantohet efektiviteti ekonomik, miradministrimi e ruajtja e asortimenteve deri në shitjen e tyre. 14. Fondet për prodhimin e materialit drusor, të magazinuar në anë të rrugës apo në sheshet e depozitimit, planifikohen, çdo vit, në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. II. Caktimi dhe dorëzimi për shfrytëzim i ngastrave dhe nënngastrave pyjore 1. Subjekti, para se të marrë në dorëzim ngastrat për shfrytëzim, ka të drejtë t’i kontrollojë në vend dhe të paraqesë me shkrim vërejtjet, që mund të ketë për sasinë e vëllimit drusor dhe të asortimenteve, që do të prodhojë. Drejtoria rajonale e shërbimit pyjor, me komision, verifikon vërejtjet, dhe, kur ato janë të drejta, bën ndryshimet përkatëse. 2. Dorëzimi i ngastrës apo nënngastrës për shfrytëzim bëhet me pjesë. Pasi të ketë përfunduar shfrytëzimi i plotë i njërës pjesë, dorëzohet pjesa tjetër, deri në përfundimin e plotë të saj. Për çdo dorëzim mbahet procesverbali i kolaudimit provizor dhe, në fund, ai përfundimtar. 3. Ngastrat e nënngastrat, që dorëzohen për shfrytëzim, mbrohen nga shfrytëzuesi i materialit drusor. Ai përgjigjet për të gjitha dëmet, që mund të shkaktohen në të, deri në rikthimin e tyre me procesverbal, organeve të shërbimit pyjor. III. Rregullat e shfrytëzimit 1. Subjekti, që merr të drejtën për shfrytëzimin e ngastrës, zbaton rregullat dhe kërkesat teknike, metodikat e procedurat operacionale për shfrytëzimin e ngastrës, të cilat specifikohen në kontratën e shfrytëzimit, në përputhje me kërkesat e skemës teknologjike të shfrytëzimit. 2. Drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor kontrollojnë mënyrën e shfrytëzimit dhe të transportimit të materialit drusor dhe të prodhimeve të tjera pyjore, dhe, kur vërejnë shkelje, ndërhyjnë për riparimin e tyre. Kur vënë re shndërrimin e lëndës së punimit në dru zjarri, dhe prodhim të asortimenteve më pak të vlefshme se ato të përcaktuara në kontratën e shfrytëzimit, ato mbajnë procesverbal dhe kërkojnë nga subjekti kthimin e vlerës se dëmtuar. 3. Me përfundimin e plotë të prerjes, nxjerrjes së materialit drusor dhe pastrimeve të ngastrës, subjekti ia dorëzon ngastrën organeve të shërbimit pyjor, me procesverbal përfundimtar. IV. Kriteret dhe rregullat e shitjes së materialit drusor dhe të prodhimeve të tjera, pyjore e jopyjore. 1. Asortimentet e gatshme, të magazinuara në anë të rrugës apo në sheshe depozitimi, shiten me ankand. Shitjes me ankand u nënshtrohen edhe asortimentet e prera ilegalisht dhe të sekuestruara. Në këto raste procesverbali i sekuestrimit është pjesë përbërëse e dokumenteve të ankandit. 2. Ankandi bëhet i hapur për çdo parti asortimentesh ose për të gjitha partitë e të njëjtit asortiment, që i përkasin së njëjtës cilësi dhe që përbëhen nga i njëjti lloj drusor. 3. Ankandet organizohen dhe zhvillohen nga drejtoritë rajonale të shërbimit pyjor. Nuk lejohet që asortimentet të shiten nën çmimin e kostos së prodhimit. 4. Në ankand marnin pjesë subjektet juridike, që e tregtojnë dhe e përpunojnë lëndën drusore. Kur vëllimi i nxjerrë në shitje është më pak se 50 m3 për lëndën e punimit dhe nën 100 mst për drutë e zjarrit, në ankand marrin pjesë edhe personat fizikë. 5. Me subjektin, që shpallet fitues, hartohet procesverbal dhe lidhet kontrata, ku përcaktohen asortimenti, sipas llojit, sasia, cilësia dhe vlera e përgjithshme. 6. Subjekti, për materialin drusor të blerë, bën pagesën 5 ditë pas nënshkrimit të kontratës. Për asortimentet drusore, deri në 200 m3 pagesa bëhet njëherësh, ndërsa për mbi 200 m3, në dy këste. Afati maksimal i pagesës së këstit të fundit është 15 ditë pas datës së nënshkrimit të kontratës. Pagesa për asortimentet e sekuestruara bëhet njëherësh. Çdo pagese bëhet me vlerën e plotë, sipas kësteve të vendosura në kontratë. 7. Me nënshkrimin e kontratës, drejtoria rajonale e shërbimit pyjor çlirohet nga çdo përgjegjësi për ruajtjen dhe dëmtimet, që mund të pësojë materiali drusor i shitur. 8. Kërkesat e veçanta për organizimin dhe zhvillimin e ankandit të shitjes së materialit drusor, të asortuar e të magazinuar në anë të rrugës, si dhe kriteret e rregullat e shitjes së prodhimeve të tjera, pyjore e jopyjore, sipas kontigjentëve, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 9. Ngarkohet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 394 on the exploitation of forests and sale of timber and other forestry and non-forestry products · Nelum