跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 342 date 4.5.2016 approving the territorial and hydrographical borders of the water basins in the Republic of Albania and the headquarters and composition of their councils

颁布于 2016-05-04 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 342, datë 4.5.2016 për miratimin e kufijve territorialë e hidrografikë të baseneve ujore në Republikën e Shqipërisë dhe qendrën e përbërjen e këshillit të secilit prej tyre.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Water
关键词
basin/catchment/watershed, river basin institution, water resources management, governance, inland waters, institution

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 342, datë 4.5.2016 PËR MIRATIMIN E KUFIJVE TERRITORIALË E HIDROGRAFIKË TË BASENEVE UJORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË DHE QENDRËN E PËRBËRJEN E KËSHILLIT TË SECILIT PREJ TYRE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjave “a” e “b”, të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr. 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Territori i Republikës së Shqipërisë, në funksion të administrimit të burimeve ujore, ndahet në gjashtë basene ujore, me qendrat përkatëse, si më poshtë vijon: a) Baseni ujor Drin–Bunë, me qendër në Shkodër; b) Baseni ujor Mat, me qendër në Lezhë; c) Baseni ujor Ishëm–Erzen, me qendër në Tiranë; ç) Baseni ujor Shkumbin, me qendër në Elbasan; d) Baseni ujor Seman, me qendër në Fier; dh) Baseni ujor Vjosë, me qendër në Vlorë. 2. Përcaktimi i kufijve territorialë të çdo baseni është sipas hartës administrative, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Përcaktimi i kufijve hidrografikë të çdo baseni është sipas hartave respektive të çdo baseni ujor, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 4. Administrimi i integruar i burimeve ujore në Republikën e Shqipërisë, në nivel baseni ujor, të kryhet mbi bazën e kufijve të rinj territorialë, të përcaktuar nga analiza e kufijve hidrografikë, sipas hartave bashkëlidhur këtij vendimi. 5. Për çdo basen ujor funksionon Agjencia e Basenit Ujor (ABU), në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të burimeve ujore. 6. Për çdo basen ujor funksionon Këshilli i Basenit Ujor (KBU), në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi për administrimin e burimeve ujore. 7. Numri i anëtarëve për këshillat e basenit ujor të jetë, si më poshtë vijon: a) Baseni ujor Drin–Bunë 23 anëtarë; b Baseni ujor Mat 15 anëtarë; c) Baseni ujor Ishëm–Erzen 21 anëtarë; ç) Baseni ujor Shkumbin 17 anëtarë; d) Baseni ujor Seman 29 anëtarë; dh) Baseni ujor Vjosë 27 anëtarë. 8. Kryetari i KBU-së të jetë prefekti i prefekturës më të madhe të qarkut në të cilin ndodhet basenin ujor, i cili do të jetë në këtë funksion për aq kohë sa ushtron detyrën si prefekt. 9. Nënkryetari i KBU-së të zgjidhet nga Këshilli i Basenit Ujor. 10. Sekretari i KBU-së të jetë drejtuesi i Agjencisë së Basenit Ujor, i emëruar nga ministri përgjegjës për menaxhimin e burimeve ujore. 11. Përbërja e anëtarëve të këshillave të gjashtë baseneve ujore të jetë, si më poshtë vijon: 11.1 Këshilli i Basenit ujor Drin–Bunë: 11.1.1 Prefekti i Shkodrës - kryetar. 11.1.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës: i) Malësi e Madhe 1 anëtar; ii) Tropojë 1 anëtar; iii) Shkodër 1 anëtar; iv) Fushë-Arrës 1 anëtar; v) Has 1 anëtar; vi) Vau i Dejës 1 anëtar; vii) Pukë 1 anëtar; viii) Kukës 1 anëtar; ix) Dibër 1 anëtar; x) Lezhë 1 anëtar; xi) Bulqizë 1 anëtar; xii) Librazhd 1 anëtar; xiii) Pogradec 1 anëtar. 11.1.3 Drejtues të institucioneve lokale: i) Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) Drejtoria e zonave të zonave të mbrojtura (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.1.4 Grupet e interesit për: i) mbrojtjen e burimeve ujore (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) furnizimin me ujë (1 anëtar i shoqatave, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) ujitjen (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) hidroenergji dhe industri (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.2 Këshilli i Basenit ujor Mat: 11.2.1 Prefekti i Lezhës - kryetar. 11.2.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës: i) Mirditë 1 anëtar; ii) Kurbin 1 anëtar; iii) Mat 1 anëtar; iv) Klos 1 anëtar; v) Fushë-Arrës 1 anëtar; vi) Pukë 1 anëtar; vii) Lezhë 1 anëtar; viii) Bulqizë 1 anëtar. 11.2.3 Drejtues të institucioneve lokale: i) Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.2.4 Grupet e interesit për: i) mbrojtjen e burimeve ujore (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së); i) furnizimin me ujë (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) ujitjen (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) hidroenergji dhe industri (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.3 Këshilli i Basenit ujor Ishëm–Erzen: 11.3.1 Prefekti i Tiranës - kryetar. 11.3.2 Drejtues të nivelit të lartë në bashki, të emëruar nga kryetarët përkatës: i) Krujë 1 anëtar; ii) Durrës 1 anëtar; iii) Vorë 1 anëtar; iv) Tiranë 1 anëtar; v) Shijak 1 anëtar; vi) Kamzë 1 anëtar; vii) Kurbin 1 anëtar. 11.3.3 Drejtues të institucioneve lokale: i) Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) Drejtoria e zonave të mbrojtura (1 anëtar, 1 miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) Autoriteti Shëndetësor Rajonal Tiranë (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.3.4 Grupe interesi për: i) mbrojtjen e burimeve ujore (2 anëtarë të shoqatave mjedisore, të miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) furnizimin me ujë (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) ujitjen (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) hidroenergji dhe industri (3 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.4 Këshilli i Basenit ujor Shkumbin: 11.4.1 Prefekti i Elbasanit - kryetar. 11.4.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës: i) Librazhd 1 anëtar; ii) Elbasan 1 anëtar; iii) Rrogozhinë 1 anëtar; iv) Kavajë 1 anëtar; v) Peqin 1 anëtar; vi) Pogradec 1 anëtar; vii) Përrenjas 1 anëtar; viii) Divjakë 1 anëtar. 11.4.3 Drejtues të institucioneve lokale: i) Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) Administrata e zonave të mbrojtura (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.4.4 Grupe interesi për: i) mbrojtjen e burimeve ujore (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) furnizimin me ujë (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) ujitjen (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) hidroenergjinë dhe industrinë (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.5 Këshilli i Basenit ujor Seman: 11.5.1 Prefekti i Fierit - kryetar. 11.5.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës: i) Divjakë 1 anëtar; ii) Lushnjë 1 anëtar; iii) Belsh 1 anëtar; iv) Cërrik 1 anëtar; v) Gramsh 1 anëtar; vi) Kuçovë 1 anëtar; vii) Ura-Vajgurore 1 anëtar; viii) Roskovec 1 anëtar; ix) Patos 1 anëtar; x) Fier 1 anëtar; xi) Pustec 1 anëtar; xii) Maliq 1 anëtar; xiii) Berat 1 anëtar; xiv) Korçë 1 anëtar; xv) Devoll 1 anëtar; xvi) Skrapar 1 anëtar; xvii) Poliçan 1 anëtar; xviii) Kolonjë 1 anëtar; xix) Elbasan 1 anëtar; xx) Mallakastër 1 anëtar. 11.5.3 Drejtues të institucioneve lokale: i) Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) Administrata e zonave të mbrojtura (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.5.4 Grupe interesi për: i) mbrojtjen e burimeve ujore (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) furnizimin me ujë (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) ujitjen (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) hidroenergji dhe industri (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.6 Këshilli i Basenit ujor Vjosë: 11.6.1 Prefekti i Vlorës - kryetar. 11.6.2 Drejtues të nivelit të lartë të bashkive, të emëruar nga kryetarët përkatës: i) Mallakastër 1 anëtar; ii) Përmet 1 anëtar; iii) Këlcyrë 1 anëtar; iv) Memaliaj 1 anëtar; v) Selenicë 1 anëtar; vi) Vlorë 1 anëtar; vii) Himarë 1 anëtar; viii) Sarandë 1 anëtar; ix) Gjirokastër 1 anëtar; x) Tepelenë 1 anëtar; xi) Libohovë 1 anëtar; xii) Dropull 1 anëtar; xiii) Finiq 1 anëtar; xiv) Delvinë 1 anëtar; xv) Konispol 1 anëtar; xvi) Fier 1 anëtar; xvii) Kolonjë 1 anëtar. 11.6.3 Drejtues të institucioneve lokale: i) Agjencia rajonale e mjedisit (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) Administrata e zonave të mbrojtura (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) Drejtoritë rajonale të shëndetit publik (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 11.6.4 Grupe interesi për: i) mbrojtjen e burimeve ujore (1 anëtar i shoqatave mjedisore, i miratuar nga kryetari i KBU-së); ii) furnizimin me ujë (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iii) ujitjen (1 anëtar, i miratuar nga kryetari i KBU-së); iv) hidroenergjinë dhe industrinë (2 anëtarë, të miratuar nga kryetari i KBU-së). 12. Ngarkohen organet kombëtare të admini-strimit dhe menaxhimit të burimeve ujore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 342 date 4.5.2016 approving the territorial and hydrographical borders of the water basins in the Republic of Albania and the headquarters and composition of their councils · Nelum