跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 340 establishing the National Food Board

颁布于 1998-05-23 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Food and nutrition
关键词
institution, governance

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. V E N D I M Nr.340, datë 23.5.1998 PËR KOMPETENCAT E BORDIT KOMBËTAR TË USHQIMEVE Në mbështetje të nenit 36 të ligjit nr.7941, datë 31.5.1995 “Për ushqimin”, me propozimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Bordi Kombëtar i kontrollit të ushqimeve është organ këshillimi, konsultimi dhe koordinimi i të gjithë veprimtarisë së kontrollit ushqimor në Republikën e Shqipërisë. 2. Detyrat kryesore të Bordit Kombëtar të kontrollit të ushqimeve janë: Përcakton përparësitë e kontrollit ushqimor në Republikën e Shqipërisë. Bashkërendon veprimtarinë e përbashkët të organeve të kontrollit të ushqimit të parashikuara me ligj, si dhe ndërmjet strukturave të pushtetit qendror e lokal. Bashkërendon punën ndërmjet qendrave të referencës së kontrollit ushqimor, si dhe laboratorëve të ngarkuar me analizat e produkteve ushqimore, për shmangien e paralelizmave dhe mosmarrëveshjeve mes tyre. Sugjeron hartimin ose rishikimin e akteve nënligjore, urdhëresave, rregulloreve etj. dhe i shqyrton ato para paraqitjes për miratim në organet përkatëse. Bashkëpunon me organe të tjera, si ato shkencore, informative, edukative dhe arsimore, për të zhvilluar një interes e kuptim të plotë për cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve, si dhe për një kualifikim të vazhdueshëm në këtë fushë. Inkurajon marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me organizmat ndërkombëtare në fushën e kontrollit ushqimor. Ndihmon në zgjidhjen e problemeve që ngrihen nga konsumatorët, prodhuesit dhe tregtarët nëpërmjet udhëzimeve e rekomandimeve në zbatim të ligjeve e vendimeve në fuqi. 3. Pranë Bordit Kombëtar të kontrollit të ushqimeve ngrihet sekretariati, i cili ngarkohet për bashkërendimin e punës ndërmjet pjesëmarrësve, organizimin e takimeve, përgatitjen e rendit të ditës, përgatitjen e dokumenteve dhe materialeve për shqyrtim, mbajtjen e korrespondencës brenda dhe jashtë vendit, mbajtjen e arkivit dhe kryerjen e të gjithave veprimtarive të nevojshme për funksionimin normal të Bordit Kombëtar të kontrollit të ushqimeve. 4. Sekretariati përbëhet nga dy sekretarë (një specialist në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe një specialist në Ministrinë e Shëndetësisë me seli të përkohshme në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit). 5. Bordi kombëtar i kontrollit të ushqimeve të mblidhet, si rregull, një herë në tre muaj. Takimet, problemet e trajtuara dhe detyrat e marra mbahen në arkivin e bordit. Kryetari i Bordit informon rregullisht Kryetarin e Këshillit të Ministrave për zbatimin e kompetencave të ngarkuara me ligj. 6. Vendimet e Bordit merren me votim. Bordi mund të mblidhet kur numri i pjesëmarrësve të tij është jo më pak se 9 anëtarë. Vendimet e Bordit merren me shumicë absolute të të pranishmëve. Bordi mund të marrë vendime edhe në mungesë të kryetarit, i cili mund të autorizojë një anëtar bordi për ta zëvendësuar. 7. Kur një projekt miratohet nga Bordi, ai u parashtrohet për shqyrtim e miratim organeve përkatëse. 8. Çdo anëtar i Bordit, për pjesëmarrje në mbledhje, shpërblehet sipas dispozitave ligjore në fuqi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Fatos Nano

Regulation No. 340 establishing the National Food Board · Nelum