Regulation No. 340 date 4.5.2016 removing from the forestry fund and decreasing in volume the forestry economies of “Gjadër-Mnelë”, “Gomsiqe”, “Karmë”, “Sllak 2”, “Qelëz”, “Krrab-Bushat”, “Koman-Karmë”, “Dedaj-Buhot”, “Bregu i Drinit”, “Mërtur Guridhe”, “Lumi i Berishës” in the district of Shkoder and the forestry and pasture economies of ‘Lugina e Tropojes”, “Lugina e T’Planit” in the district of Kukes for the construction of the 400 kv interconnection line ‘Shqiperi- Kosove’ (Vau i Dejes- Morine)”
颁布于 2016-05-04 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr. 340, datë 4.5.2016 për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqeve dhe pakësimin në volum në ngastrat pyjore të ekonomive pyjore “Gjadër-Mnelë”, “Gomsiqe”, “Karmë”, “Shllak 2”, “Qelëz”, “Krrab-Bushat”, “Koman-Karmë”, “Dedaj-Buhot”, “Bregu i Drinit”, “Mërtur Guridhe”, “Lumi i Berishës”, në Qarkun e Shkodrës dhe në ekonomitë pyjore dhe kullosore “Lugina e Tropojës”, “Lugina e T’planit” në Qarkun e Kukësit, për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kv “Shqipëri–Kosovë” (Vau i Dejës–Morinë).
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Forestry
- 关键词
- forest management/forest conservation, pastoralism, timber, afforestation/reforestation, special fund, agro-forestry
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 340, datë 4.5.2016 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQEVE DHE PAKËSIMIN NË VOLUM NË NGASTRAT PYJORE TË EKONOMIVE PYJORE “GJADËR-MNELË”, “GOMSIQE”, “KARMË”, “SHLLAK 2”, “QELËZ”, “KRRAB-BUSHAT”, “KOMAN-KARMË”, “DEDAJ BUHOT”, “BREGU I DRINIT”, “MËRTUR GURIDHE”, “LUMI I BERISHËS”, NË QARKUN E SHKODRËS DHE NË EKONOMITË PYJORE DHE KULLOSORE “LUGINA E TROPOJËS”, “LUGINA E T’PLANIT” NË QARKUN E KUKËSIT, PËR NDËRTIMIN E LINJËS SË INTERKONJEKSIONIT 400 kv “SHQIPËRI–KOSOVË” (VAU I DEJËS– MORINË) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar dhe, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore prej 2.4964 (dy pikë katër mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër) ha në ekonomitë pyjore “Gjadër-Mnelë”, “Gomsiqe”, “Karmë”, “Shllak 2”, “Qelëz”, “Krrab-Bushat”, “Koman-Karmë”, “Dedaj- Buhot”, “Bregu i Drinit”, “Mërtur Guridhe” dhe “Lumi i Berishës”, në Qarkun e Shkodrës dhe në ekonomitë pyjore dhe kullosore “Lugina e Tropojës”, “Lugina e T’planit”, në Qarkun e Kukësit, që do të përdoren për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit 400 kv “Shqipëri– Kosovë” (Vau i Dejës–Morinë), të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe të pakësohet në volum. Tabela me të dhënat për ngastrat pyjore e kullosore dhe harta topografike me gjurmën e ndërtimit të linjës së tensionit jepen në lidhjen 1, bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Vlerat përkatëse të pakësimit të sipërfaqes së hequr dhe të volumit të lëndës drusore e të produkteve të tjera paguhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., (OST), në bazë të vendimit nr. 391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., është i detyruar të rehabilitojë sipërfaqen pyjore sipas kushteve të lejes mjedisore, brenda vitit të parë të pyllëzojë me fondet e saj një sipërfaqe prej 3.62 (tre pikë gjashtëdhjetë e dy) ha fond pyjor dhe të përmirësojë 0.5 (zero pikë pesë) ha kullotë në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit. 4. Ministria e Mjedisit dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për hapat, afatet dhe procedurat lidhur me detyrimet, sipas pikës 3, të këtij vendimi. 5. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore sipas pikës 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Opera-torit të Sistemit të Transmetimit sh.a. 6. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme bëjnë çregjistrimin e sipërfaqes pyjore dhe kullosore të identifikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/ kullosore” dhe e regjistrojnë në kategorinë “Tokë e zënë, objekt i ndërtimit të bazamenteve të shtyllave të linjës së interkonjeksionit 400 kv “Shqipëri-Kosovë” (Vau i Dejës–Morinë). 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., njësitë e qeverisjes vendore ku kalon linja dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama