Regulation No. 332 laying down the criteria for the marketing and certification of vegetables seeds
颁布于 2013-04-18 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Cultivated plants
- 关键词
- genetic resources, seeds/planting material, certification, packaging/labelling, vegetables/legumes, plant production
- 类别
- agriculture
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
VENDIM Nr. 332, datë 18.4.2013 PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE TË TREGTIMIT E TË CERTIFIKIMIT TË FARAVE TË PERIMEVE1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 pika 9, 14 pika 3, 15 pika 3, e 16 pika 4 të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. TË PËRGJITHSHME DHE PËRKUFIZIME 1.1 Qëllimi dhe zbatimi 1. Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë kriteret për tregtimin e farës së perimeve, për kategoritë, identitetin dhe cilësinë e tyre, rregullat e paketimit e të etiketimit, si dhe procedurat e kriteret e certifikimit. Objektivat e projektit 2. Ky vendim zbatohet për speciet e bimëve perimore, të listuara në aneksin I/1, bashkëlidhur këtij vendimi. 1.2 Përkufizime Të gjithë termat e përcaktuar në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa me termat e mëposhtëm do të nënkuptohen: 1. “Perime”, bimë të specieve të destinuara për prodhim bujqësor ose për kopshtari, por jo për përdorim zbukurues, sipas aneksit I/1, bashkëlidhur këtij vendimi, si më poshtë vijon: 1 *Direktiva e Këshillit nr. 2002/55/EC, datë 13 qershor 2002 “Për tregtimin e farave të perimeve”, celex nr. 32002L0055OJ L 193, datë 20.7.2002. a) 5 kg, për bimët perimore bishtajore; b) 500 g, për qepët, chervilin, asparagun, pazinë, panxharin e kuq, turnipin, shalqirin, kungulleshkat, kungullin e zakonshëm, karotat, rrepkat, endiviet, spinaqin, sallatën jeshile gjethevogël; c) 100 g, për speciet e tjera të perimeve. 2. “Komponent”, njëri nga prindërit që shërben për përftimin e farës hibride. 3. “Farë hibride”, fara që përftohet nga kryqëzimi i dy apo më shumë komponentëve. II. KRITERET PËR TREGTIMIN E FARAVE TË PERIMEVE II.1 Kërkesa të përgjithshme për tregtimin e farës së perimeve II.1.1 Kritere për tregtimin e farës 1. Farat e perimeve për tregtim duhet të plotësojnë këto kritere: a) Të kenë të përcaktuar kategorinë, identitetin dhe cilësinë, sipas kërkesave të këtij vendimi dhe aneksit II të tij; b) Të jenë certifikuar dhe të plotësojnë kushtet e përcaktuara në aneksin I, bashkëlidhur këtij vendimi; c) Për rastet e prodhimit vendas, të jenë pajisur me certifikatën zyrtare sipas modelit të përcaktuar në aneksin VI, bashkëlidhur këtij vendimi; ç) Të jenë paketuar dhe etiketuar në përputhje me kriteret e këtij vendimi; d) Varieteti ose hibridi të jetë i regjistruar në Katalogun Kombëtar; dh) Të plotësojnë kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e bimëve dhe atij për mbrojtjen e biodiversitetit; e) Të plotësojnë kushtet e magazinimit, ruajtjes dhe transportit. 2. Fara e specieve perimore, përjashtuar çikoren industriale, nuk mund të tregtohet nëse nuk është certifikuar zyrtarisht si farë bazë ose farë e certifikuar ose nëse nuk është farë standarde. 3. Fara e çikores industriale nuk mund të tregtohet nëse ajo nuk është certifikuar zyrtarisht si farë bazë ose farë e certifikuar. 4. Pavarësisht nga pikat 2 dhe 3 të këtij kreu, mund të tregtohet: a) fara e seleksionerit e gjeneracioneve para farës bazë; b) fara e prodhuar, tregtuar për përpunim, me kusht që të jetë siguruar identiteti i farës. 5. Kushtet, që duhet të plotësojë fara sipas shkronjës “a” të pikës 4, për t’u tregtuar, janë si më poshtë vijon: a) Të jetë kontrolluar zyrtarisht nga autoriteti certifikues, në përputhje me procedurën e certifikimit të farës bazë; b) Të jetë paketuar në përputhje me kërkesat e përcaktuara në këtë vendim; c) Paketat duhet të pajisen me etiketë zyrtare në të cilën të jenë përcaktuar: i) autoriteti certifikues dhe shteti përkatës ose shkurtimet e tyre dalluese; ii) numri i referencës së lotit; iii) muaji dhe viti i paketimit; iv) muaji dhe viti i marrjes së mostrës së fundit zyrtare, për qëllime certifikimi; v) speciet, të treguara të paktën nën emrin e tyre botanik, të cilat mund të jenë dhënë në formë të shkurtuar dhe pa emrat e autorëve, në shkronja romake; vi) varieteti, i treguar të paktën me shkronja romake; vii) përshkrimi i farës parabazë; viii) numri i gjeneracionit që i paraprin farës së kategorisë “farë e certifikuar”. ç) Etiketa të jetë e bardhë me një vijë diagonale në ngjyrë violet. 11.1.2 Kategoritë, identiteti dhe cilësia e farave të perimeve 1. Sipas prejardhjes, farat e perimeve ndahen në kategoritë e mëposhtme: a) Fara parabazë; b) Fara bazë; c) Fara e certifikuar; ç) Fara standarde. 2. Fara parabazë është fara që është prodhuar nën përgjegjësinë e seleksionerit, sipas praktikave të pranuara për prodhimin e farave të kësaj kategorie. Kjo farë është burim për prodhimin e farës bazë. 3. Fara bazë është fara që: a) është prodhuar nën përgjegjësinë e seleksionerit, sipas praktikave të pranuara për mirëmbajtjen e varietetit; b) është menduar për prodhimin e farës së kategorisë “farë e certifikuar”; c) plotëson kushtet e përcaktuara në anekset I dhe II, bashkëlidhur këtij vendimi, për farën bazë; ç) nga kontrolli zyrtar rezulton se plotëson kushtet e përcaktuara në aneksin II, bashkëlidhur këtij vendimi, dhe kërkesat e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike. 4. Fara e certifikuar është fara që: a) është prodhuar direkt nga fara bazë ose, nëse seleksioneri e kërkon, nga fara e një brezi para farës bazë dhe që plotëson kushtet e përcaktuara në anekset I dhe II, bashkëlidhur këtij vendimi, për farën bazë; b) përdoret kryesisht për prodhimin e perimeve; c) plotëson kushtet e përcaktuara në anekset I dhe II, bashkëlidhur këtij vendimi, për farën e certifikuar; ç) nga kontrolli zyrtar ose nga mbikëqyrja zyrtare rezulton se plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike; d) është objekt i postkontrolleve zyrtare, për të verifikuar identitetin dhe pastërtinë varietore. 5. Fara standarde është fara që: a) ka mjaftueshmërisht identitet dhe pastërti varietore; b) përdoret kryesisht për prodhimin e perimeve; c) plotëson kushtet e përcaktuara në aneksin II, bashkëlidhur këtij vendimi; ç) është objekt i postkontrolleve zyrtare, për të verifikuar identitetin dhe pastërtinë varietore. 6. Skemat e prodhimit të kategorive të farave të perimeve, sipas grupimit të tyre, bëhen nën monitorimin dhe përgjegjësinë e ESHFF-së. 7. Identiteti i farave të perimeve është tërësia e veçorive botanike, biologjike dhe morfologjike që zotëron një varietet, vlera e të cilave është e njohur dhe plotëson qëllimet e përdorimit. 8. Cilësia e farës së perimeve përcaktohet nga këta tregues: a) Pastërtia e përgjithshme, që është përqindja e farave të pastra ndaj peshës së përgjithshme të farës; b) Fuqia mbirëse, që është aftësia e farës për të mbirë në kushte të caktuara dhe përcaktohet nga numri i farave që mbijnë në raport me numrin e farave të vëna për mbirje; c) Energjia mbirëse që është aftësia që ka fara për të mbirë brenda një periudhe kohe të caktuar; ç) Lagështia e farave, që është përqindja e lejuar e lagështirës që mbart fara, për t’u paketuar dhe për t’u tregtuar si material mbjellës. II.1.3 Kriteret për kontrollin e tregtimit të farave të perimeve 1. Kontrollet zyrtare në lidhje me tregtimin e farës së perimeve duhet të jenë kryer të paktën nga kontrolle të rastit, për të verifikuar plotësimin e kërkesave e të kushteve të përcaktuara në këtë vendim. 2. Në paketimin gjatë tregtimit të sasive, që kalojnë dy kilogramë farë të importuar, duhet të përcaktohen të dhënat e mëposhtme: a) speciet; b) varieteti; c) kategoria; ç) vendi i prodhimit dhe autoriteti i kontrollit zyrtar; d) vendi i dërgimit; dh) importuesi; e) sasia e farës. 3. Mënyra në të cilën do të paraqiten këto të dhëna përcaktohet me udhëzim të ministrit. 4. Fara e kategorive “farë e certifikuar” dhe “farë standarde” i nënshtrohet postkontrollit zyrtar në fushë, për të krahasuar identitetin dhe pastërtinë e tyre varietore ndaj kontrolleve. 5. Nëse gjatë testeve të postkontrollit të kryera në fushë rezulton në mënyrë të përsëritur se fara e varietetit nuk plotëson kushtet e përcaktuara në lidhje me identitetin dhe pastërtinë varietore, furnizuesi nuk lejohet të tregtojë një farë të tillë për një periudhë të caktuar. 6. Çdo masë e marrë sipas pikës 5 hiqet në momentin që vërtetohet se fara e destinuar për tregtim në të ardhmen plotëson kushtet për identitetin dhe pastërtinë varietore. 7. Testet dhe provat krahasuese për ekzaminimin e postkontrollit të mostrave të farës së perimeve të hedhura në treg kryhen në bazë të kërkesave të këtij vendimi. Testet dhe provat krahasuese përfshijnë: a) farat e prodhuara për tregtim; b) farat e përshtatshme për bujqësinë organike; c) farat e tregtuara në lidhje me ruajtjen in-situ dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve gjenetike bimore. II.1.4 Paketimi dhe etiketimi i farës së perimeve 1. Paketimi i farave të kategorisë bazë dhe të certifikuara shoqërohet me dy lloj etiketash, që janë etiketa e prodhuesit dhe etiketa zyrtare e lëshuar nga ESHFF-ja. 2. Farat e perimeve të kategorive bazë, e certifikuar dhe standarde, duhet të tregtohen vetëm në lote homogjene dhe të paketuara. 3. Paketat e farave të kategorisë bazë dhe të certifikuara duhet të jenë të etiketuara, në mënyrë të tillë që nuk mund të hapen pa dëmtuar mbylljen dhe/ose etiketën zyrtare. 4. Paketat e vulosura sipas pikës 3 nuk mund të hapen dhe të rimbyllen, përveçse zyrtarisht nën mbikëqyrjen e ESHFF-së. Nëse paketat janë rimbyllur, duhet të shënohet në etiketë rimbyllja dhe data e fundit e rimbylljes. 5. Paketat e farës së kategorisë “standarde” dhe paketat e vogla të farave të kategorisë “e certifikuar” duhet të jenë të mbyllura, në mënyrë të tillë që nuk mund të hapen pa dëmtuar mbylljen dhe/ose etiketën zyrtare. 6. Paketat e vogla me farë të kategorisë “e certifikuar” nuk mund të paketohen ose të rimbyllen, përveçse nën mbikëqyrjen e ESHFF-së. 7. Paketat me farë të kategorisë, bazë dhe të certifikuar, përveç rasteve kur janë në paketa të vogla: a) do të etiketohen në pjesën e jashtme me etiketën zyrtare që përmbush kushtet e përcaktuara në aneksin IV (A), bashkëlidhur vendimit. Etiketa mund të vendoset në brendësi të paketave transparente, me kusht që ajo të mund të lexohet. Ngjyra e etiketës duhet të jetë e bardhë për farën bazë dhe blu për farën e certifikuar. Në rastet kur fara bazë nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në aneksin II, në lidhje me fuqinë mbirëse, ky fakt do të deklarohet në etiketë. b) do të përmbajnë një dokument zyrtar, në të njëjtën ngjyrë si etiketa, duke dhënë informacionin e kërkuar në aneksin IV (A), pikat 4 deri në 7. Ky dokument do të hartohet në mënyrë të tillë që nuk mund të ngatërrohet me etiketën zyrtare, të përcaktuar në shkronjën “a” të kësaj pike. 8. Paketat me farë të kategorisë “standarde” dhe paketat e vogla me farë të kategorisë “e certifikuar” do të mbajnë edhe etiketën e furnizuesit, sipas përcaktimit në aneksin IV (B), bashkëlidhur këtij vendimi. Ngjyra e etiketës duhet të jetë blu për farën e certifikuar dhe e verdhë e errët për farën standarde. 9. Përjashtuar rastin e paketave të vogla të farës standarde, informacioni i përshkruar sipas pikës 8 duhet të mbahet në mënyrë të qartë, i ndarë nga çdo informacion tjetër i dhënë në etiketë ose në paketë. 10. Në rastin e paketave të vogla të farës së certifikuar, identiteti i farës mund të vërtetohet, në veçanti, në kohën kur lotet e farës janë të ndara. Për këtë rast, mund të kërkohet që paketat e vogla, të prodhuara brenda vendit, të paketohen zyrtarisht. 11. Trajtimi kimik i farës së kategorisë bazë, të certifikuar dhe standarde, përcaktohet në etiketën zyrtare, në etiketën e furnizuesit, mbi paketë ose brenda saj. Për paketime të vogla, ky informacion mund të shtypet direkt mbi paketë ose brenda saj. III. CERTIFIKIMI I FARAVE TË PERIMEVE III.1 Dokumentacioni dhe procedura e certifikimit 1. Procedurat e certifikimit të farave të perimeve realizohen nga autoriteti certifikues ose nga subjekte, publike apo private, sipas përcaktimit në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”. 2. Kërkesat që duhet të plotësohen për certifikimin e farave të perimeve të prodhuara në vend dhe procedura e certifikimit të tyre janë, si më poshtë vijon: a) Për certifikimin e farave të perimeve pranë autoritetit certifikues, duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme: i) Kërkesa me shkrim për certifikimin e prodhimit të farës së perimeve; ii) Licenca përkatëse e lëshuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit; iii) Aktkontrolli për caktimin e ngastrës së farës, zbatimin e kërkesave agroteknike, teknologjisë së prodhimit të farave sipas metodikave të hartuara për farat e perimeve; iv) Certifikata e origjinës që vërteton pastërtinë gjenetike të varietetit; v) Certifikata fitosanitare e lëshuar nga shërbimi fitosanitar; vi) Aktaprobimi fushor; vii) Fletanaliza laboratorike e treguesve cilësorë, për çdo varietet dhe lot që certifikohet, lëshuar nga laboratori i miratuar nga ministri; viii) Etiketa e prodhuesit; ix) Deklarata e konformitetit. b) Procedura e certifikimit që ndjek autoriteti certifikues është, si më poshtë vijon: i) Bën verifikimin e dokumentacionit dhe të kontingjentit të farës së perimeve që do të certifikohet, si dhe verifikon nëse varieteti është regjistruar në Katalogun Kombëtar. Pasi konstaton plotësimin e kërkesave për dokumentacionin e mësipërm plotëson procesverbalin për verifikimin e specifikimeve teknike, dokumentacionit, si dhe për kontrollin e cilësisë së farës së perimeve; ii) Përgatit dosjen e certifikimit për vlerësim në bazë të procesverbalit dhe dokumentacionit të mësipërm; iii) Në bazë të vlerësimit të dosjes, lëshon certifikatën zyrtare në të cilën shënohen sasia dhe numri i serisë së etiketave zyrtare që i jepen prodhuesit; c) Etiketa zyrtare vendoset në çdo njësi paketimi sipas numrit të serisë, të përcaktuar në certifikatën zyrtare; ç) Elementet dhe kriteret e etiketës duhet të jenë sipas aneksit IV, bashkëlidhur këtij vendimi; d) Certifikata zyrtare lëshohet pasi të jetë likuiduar tarifa e certifikimit dhe pasi të jenë plotësuar dhe tërhequr nga prodhuesi sasitë dhe etiketa zyrtare. 3. Procedura e vlerësimit të dosjes së certifikimit, si dhe lëshimi i certifikatës zyrtare të përfundojnë brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e dorëzimit të kërkesës për certifikim. 4. Nëse subjekti i autorizuar nga ESHFF-ja për kryerjen e procedurave të certifikimit nuk e përfundon këtë procedurë brenda afatit të përcaktuar më lart, atëherë të interesuarit dorëzojnë ankesë pranë ESHFF-së. 5. Nëse ESHFF-ja nuk e përfundon procedurën e certifikimit brenda afatit të përcaktuar më lart, atëherë të interesuarit dorëzojnë ankesë pranë ministrit. 6. Megjithatë, pa rënë ndesh me pikat 2 dhe 3: a) mund të autorizohen certifikimi zyrtar dhe tregtimi i farës bazë që nuk i përmbush kushtet e përcaktuara në aneksin II lidhur me fuqinë mbirëse. Në këtë rast, furnizuesi garanton një fuqi mbirëse të caktuar, si dhe deklaron të dhëna të tjera për qëllime të tregtimit me një etiketë të veçantë që mban emrin e tij, adresën, si dhe numrin e referencës së lotit të farës; b) me qëllim që të bëjë farën sa më shpejt të disponueshme, certifikimi do të jepet vetëm me paraqitjen e një raporti të përkohshëm analitik mbi farën dhe me kusht që të jepen emri dhe adresa e marrësit të parë. 7. Fara e perimeve e prodhuar nga fara bazë ose fara e certifikuar, të cilat janë certifikuar zyrtarisht në një shtet anëtar i Bashkimit Europian për pastërtinë dhe identitetin e farës, do të konsiderohet farë zyrtarisht e certifikuar. 8. Në rastet kur fara është prodhuar direkt nga fara e certifikuar zyrtarisht e breznive para farës bazë, mund të autorizohet edhe certifikimi zyrtar si farë bazë, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara për atë kategori. 9. Fara e perimeve e prodhuar në një shtet të Bashkimit Europian dhe që do të certifikohet në përputhje me pikën 8 duhet: a) të jetë e paketuar dhe e etiketuar me etiketën zyrtare që plotëson kushtet përcaktuara në aneksin V (A) dhe (B); b) të shoqërohet nga një dokument zyrtar që plotëson kushtet e përcaktuara në aneksin V (C). 10. Forma, përmbajtja dhe dokumentacioni, që i bashkëlidhet kërkesës për certifikim, është sipas aneksit VI, bashkëlidhur këtij vendimi. III.2 Marrja e mostrave për vlerësim dhe certifikim 1. Për ekzaminimin e farës për certifikim, mostrat merren zyrtarisht nga specialistët e autoritetit certifikues ose specialistë të tjerë të autorizuar, në përputhje me metodat teknike të përcaktuara me urdhër të ministrit. Këto kërkesa zbatohen edhe në rastin kur mostrat e farës standarde merren për testet e postkontrollit. 2. Kur marrja e mostrave të farës kryhet sipas pikës 1, duhet të përmbushen kërkesat e mëposhtme: a) Marrësit e mostrave të farës duhet të kenë kualifikimet e nevojshme teknike të marra në kurse trajnimi; b) Performanca e marrësve të mostrave të farës do të jetë objekt i mbikëqyrjes së duhur nga ana e autoritetit certifikues; c) Për qëllime të mbikëqyrjes, të referuar në shkronjën “b”, një pjesë e loteve të farës që kanë hyrë për certifikim zyrtar kontrollohen nga autoriteti certifikues. Kjo pjesë duhet të jetë përhapur në mënyrë të barabartë sa të jetë e mundur mbi personat, fizikë dhe juridikë, që fusin farën për certifikim. Kjo pjesë do të jetë të paktën 5%. Kjo marrje e mostrave për kontroll nuk zbatohet për marrjen e mostrave automatike. 3. Për ekzaminimin e farës për certifikim dhe të testeve për postkontroll, mostrat duhet të merren nga lote homogjene, ku pesha maksimale e një loti dhe pesha minimale e një mostre jepet në aneksin III, bashkëlidhur këtij vendimi. IV. DISPOZITA TË FUNDIT Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI I KUSHTET PËR CERTIFIKIMIN E BIMËVE 1. Bima duhet të ketë identitet dhe pastërti të mjaftueshme varietore. 2. Në rastin e farës bazë, të paktën do të kryhet një kontroll zyrtar në fushë. Në rastin e fares së certifikuar të kryhet, të paktën një kontroll në fushë, ku së paku kontrollohet 20% të bimëve të çdo specie. 3. Gjendja e bimëve në fushë dhe faza e zhvillimit të tyre do të jenë të tilla që të lejojnë identitetin, pastërtinë varietore dhe statusin shëndetësor. 4. Distancat minimale nga parcelat me bimë fqinjë që mund të rezultojnë me pllenim të padëshirueshëm të huaj të jetë: A. Panxhari (Beta vulgaris) 1. Nga çdo burim i polenit të gjinisë Beta që nuk përfshihen më poshtë se 1 000 metra; 2. Nga burime të polenit të varieteteve të nënspecieve të njëjta që i përkasin një grup të ndryshëm të varieteteve: a) për farën bazë 1 000 metra; b) për farën e certifikuar 600 metra; 3. Nga burime të polenit të varieteteve të nënspecieve të njëjta që i përkasin të njëjtit grup të varieteteve: a) për farën bazë 600 metra; b) për farën e certifikuar 300 metra. B. Speciet e Brassica (Brassica species) 1. Nga burime të polenit të huaj të aftë të shkaktojë përkeqësim serioz të varieteteve të specieve Brassica: a) për farën bazë 1 000 metra; b) për farën e certifikuar 600 metra; 2. Nga burime të tjera të polenit të huaj të aftë të kryqëzohet me varietetet e specieve Brassica: a) për farën bazë 500 metra; b) për farën e certifikuar 300 metra. C. Çikorja industriale (Cichorium intybus) 1. Nga specie të tjera të së njëjtës gjini ose nënspecie 1 000 metra; 2. Nga një varietet tjetër i çikores industriale: a) për farën bazë 600 metra; b) për farën e certifikuar 300 metra. D. Specie të tjera 1. Nga burime të polenit të huaj i aftë të shkaktojë përkeqësim serioz të varieteteve të specieve tjera, si rezultat i pjalmimit të kryqëzuar: a) për farën bazë 500 metra; b) për farën e certifikuar 300 metra; 2. Nga burime të tjera të polenit të huaj i afta të kryqëzojnë me varietete të specieve të tjera si rezultat i pjalmimit të kryqëzuar: a) për farën bazë 300 metra; b) për farën e certifikuar 100 metra. Këto distanca mund të mos merren parasysh, nëse ka një mbrojtje të mjaftueshme nga çdo pllenim i huaj i padëshiruar. 3. Sëmundjet dhe organizmat e dëmshëm të cilat ulin dobinë e farës, do të jetë në nivelin më të ulët të mundshëm. ANEKSI II KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË FARA 1. Farat duhet të ketë identitet dhe pastërti të mjaftueshme varietore. 2. Sëmundjet apo organizmat e dëmshëm që zvogëlojnë dobishmërinë e farës të jenë në nivelin më të ulët të mundshëm. 3. Farat duhet të plotësojnë edhe kushtet si më poshtë: a) Standardet Speciet Pastërtia analitike minimale (% në peshë) Përmbajtja maksimale e farave të specieve të tjera bimore (% në peshë) Fuqia mbirëse minimale (në % të farës së përbërë ose farës së thjeshtë) Allium cepa 97 0,5 70 Allium fistulosum 97 0,5 65 Allium porrum 97 0,5 65 Allium sativum 97 0,5 65 Allium schoenoprasum 97 0,5 65 Anthriscus cerefolium 96 1 70 Apium graveolens 97 1 70 Asparagus officinalis 96 0,5 70 Beta vulgaris (Ch. beet) 97 0,5 50 (farë e përbërë) Beta vulgaris (të tjera nga 97 0,5 70 (farë e përbërë) Cheltenham beet) Brassica oleracea (lulelakër) 97 1 70 Brassica oleracea (të tjera nga 97 1 75 lulelakra) Brassica rapa (lakra Kineze) 97 1 75 Brassica rapa (turnip) 97 1 80 Capsicum annuum 97 0,5 65 Cichorium intybus (partim) 95 1,5 65 (Çikoret gjeth), Cichorium intybus (partim) 97 1 80 (çikorja industriale) Cichorium endivia 95 1 65 Citrullus lanatus 98 0,1 75 Cucumis melo 98 0,1 75 Cucumis sativus 98 0,1 80 Cucurbita maxima 98 0,1 80 Cucurbita pepo 98 0,1 75 Cynara cardunculus 96 0,5 65 Daucus carota 95 1 65 Foeniculum vulgare 96 1 70 Lactuca sativa 95 0,5 75 Lycopersicon esculentum 97 0,5 75 Petroselinum crispum 97 1 65 Phaseolus coccineus 98 0,1 80 Phaseolus vulgaris 98 0,1 75 Pisum sativum 98 0,1 80 Raphanus sativus 97 1 70 Rheum rhabarbarum 97 0,5 70 Scorzonera hispanica 95 1 70 Solanum melongena 96 0,5 65 Spinacia oleracea 97 1 75 Valerianella locusta 95 1 65 Vicia faba 98 0,1 80 Zea mays 98 0,1 85 b) Kërkesa shtesë i) farat e bimëve bishtajoreve nuk duhet të jenë të prekura nga insekte të gjalla, si më poshtë: Acanthoscelides obtectus Sag. Bruchus affinis Froel. Bruchus atomarius L. Bruchus pisorum L. Bruchus rufimanus Boh. ii) farat nuk duhet të jenë të kontaminuara nga Acarina e gjallë. c) Standarde të tjera apo kushte të aplikueshme, kur referenca është bërë për to, tregohen në tabelën sipas shkronjës “a”: Në rastin e varieteteve të Zea mays (misri i ëmbël – superllojet e ëmbla) minimumi i kërkuar i kapacitetit të fuqisë mbirëse është reduktuar në 80% të farës së pastër. Etiketa zyrtare ose etiketa e furnizuesit, aty ku është e përshtatshme, të përfshijë fjalët “kapaciteti i fuqisë mbirëse 80%”. ANEKSI III PESHA E LOTIT 1. Pesha maksimale e një loti fare: a) farat e Phaseolus coccineus, Phaseolus vulgaris, Pisum sativum and 30 tonë Vicia faba b) farat e një madhësie jo më të vogël se një kokërr gruri, përveç Phseolus coccineus, Phaseolus vulgaris, Pisum sativum dhe vicia faba 20 tonë c) farat e madhësisë ë të vogël se një kokërr gruri 10 tonë Pesha maksimale e lotit nuk duhet të jetë më shumë se 5% mbi peshën e përcaktuar. 2. Pesha minimale e një mostre Speciet Pesha (në g) Allium cepa 25 Allium fistulosum 15 Allium porrum 20 Allium sativum 20 Allum schoenoprasum 15 Anthricus cerefolium 20 Apium graveolens 5 Asparagus officinalis 100 Beta vulgaris 100 Brassica oleracea 25 Brassica rapa 20 Capsicum annuum 40 Cichorium intybus (çikoret gjeth) 15 Cichorium intybus (çikorja i industriale) 50 Cichorium endivia 15 Citrullus lanatus 250 Cucumis melo 100 Cucumis sativus 25 Cucurbita maxima 250 Cucurbita pepo 150 Cynara cardunculus 50 Daucus carota 10 Foeniculum vulgare 25 Lactuca sativa 10 Lycopersicon esculentum 20 Petroselinum crispum 10 Phaseolus coccineus 1 000 Phaseolus vulgaris 700 Pisum sativum 500 Raphanus sativus 50 Rheum rhabarbarum 135 Scorzonera hispanica 30 Solanum melongena 20 Spinacia oleracea 75 Valerianella locusta 20 Vicia faba 1 000 Zea mays 1 000 Në rastin e F-1, varieteteve hibride të specieve të mësipërme, pesha minimale e mostrës mund të zvogëlohet me një të katërtën e peshës së specifikuar. Megjithatë, mostra duhet të ketë një peshë të paktën 5 g dhe të përbëhet nga të paktën 400 fara. ANEKSI IV ETIKETA A. Etiketa zyrtare (fara bazë dhe fara e certifikuar, përjashtuar paketat e vogla) I. Informacioni i kërkuar 1. “Rregullat dhe standardet”. 2. Autoriteti certifikues dhe shtetin anëtar ose inicialet e tyre. 3. Muaji dhe viti i vulosjes e shprehur kështu: “vulosur … (muaji dhe viti)”, ose muaji dhe viti i marrjes të mostrës së fundit për qëllime certifikimi, e shprehur kështu: “mostra … (muaji dhe viti)”. 4. Numri i referencës së lotit. 5. Speciet e treguara të paktën në shkronja romake, me emrin e tyre botanik, që mund të jepet në formën e shkurtuar dhe pa emrat e autorëve, ose emrin e tij të zakonshëm, ose të dyja. 6. Varieteti, i treguar të paktën me shkronja romake. 7. Kategoria. 8. Vendi i prodhimit. 9. Pesha e deklaruar neto ose bruto ose numri i deklaruar i farave. 10. Kur pesha është treguar dhe janë përdoren pesticidet e granuluara, substancat veshëse ose shtues të tjerë të ngurtë, natyra e aditivit dhe gjithashtu, raporti i përafërt midis peshës së të përbëra apo farave të thjeshta dhe peshës totale. 11. Në rastin e varieteteve të cilat janë hibride ose linja inbrede: Për farën bazë, ku linja hibride ose inbrede, së cilës i përket fara, është pranuar zyrtarisht sipas këtij vendimi: emri i këtij komponenti, nën të cilin ajo ka qenë pranuar zyrtarisht, me ose pa referencë të varietetit final, shoqëruar, në rastin e hibrideve apo linjave inbrede, të cilat janë të destinuara vetëm si komponentë për varietetet finale, nga fjala “komponent”, Për farën bazë në raste të tjera: emri i komponentit të cilët i përket fara bazë, që mund të jepet në formë kodi, i shoqëruar me një referencë të varietetit përfundimtar, me ose pa referencë të funksionit të tij (mashkull ose femër), si dhe shoqëruar nga fjala “komponent”, Për farën e certifikuar: emri i varietetit të cilit i përket fara, i shoqëruar me fjalën “hibrid”. 12. Kur është ritestuar të paktën fuqia mbirëse, mund të shënohen fjalët “ritestuar...”, (muaji dhe viti)”. I. Përmasat minimale të etiketës: 110 × 67 mm B. Etiketa e furnizuesit ose mbishkrimi mbi paketat (fara standarde dhe paketa të vogla të kategorisë “farë e certifikuar”) I. Informacioni i kërkuar 1. “Rregullat dhe standardet”. 2. Emri dhe adresa e personit përgjegjës për ngjitjen e etiketave ose shenjën e tij të identifikimit. 3. Viti i vulosjes për tregtim ose i verifikimit të fundit të fuqisë mbirëse. Mund të shënohet dhe viti i fundit i lejuar për tregtim. 4. Speciet, të treguara të paktën me shkronja romake. 5. Varieteti, i treguar të paktën me shkronja romake. 6. Kategoria: në rastin e pakove të vogla, “fara e certifikuar” mund të shënohet me shkronjën “C” ose “Z” dhe “fara standarde” me shkronjat “ST”. 7. Numri i referencës, dhënë nga personi përgjegjës për ngjitjen e etiketave - në rastin e farës standarde. 8. Numri i referencës, duke mundësuar identifikimin e lotit të certifikuar - në rastin e farës së certifikuar. 9. Peshën e deklaruar neto ose bruto apo deklarimin e numrit të farërave, përveç pakove të vogla deri në 500 gramë. 10. Kur është treguar pesha dhe janë përdorur pesticidet e granuluara, substancat veshëse ose shtues të tjerë të ngurtë, natyra e aditivit dhe gjithashtu raporti i përafërt ndërmjet peshës së farërave të përbëra ose farërave të thjeshta dhe peshës totale. 11. Përmasat minimale të etiketës (përjashtuar paketat e vogla) 110 × 67 mm ANEKSI V ETIKETA DHE DOKUMENTI QË OFROHET NË RASTIN E NJË FARE NË PROCES CERTIFIKIMI A. Informacioni i kërkuar për etiketën Autoriteti përgjegjës për kontrollin fushor (ESHFF); Speciet, treguar të paktën në karaktere (shkronja) romake, nën emrin e saj botanik, që mund të jenë dhënë në formë të shkurtuar dhe pa emrat e autorëve, ose nën emrin e saj të përbashkët, ose të dyja; Varieteti, i treguar të paktën me shkronja romake; Kategoria; Fusha ose numri i referencës së lotit; Pesha e deklaruar neto ose bruto; Fjalët “farë jo përfundimisht e certifikuar”. B. Ngjyra e etiketës Etiketa do të jetë me ngjyrë gri. C. Informacioni i kërkuar për dokumentin Autoriteti që lëshon dokumentin (ESHFF); Speciet, treguar të paktën në karaktere romake, nën emrin saj botanik, që mund të jenë dhënë në formë të shkurtuar dhe pa emrat e autorëve, ose nën emrin e saj të përbashkët, ose të dyja; Varieteti, i treguar të paktën me shkronja romake; Kategoria; Numri i referencës së farës të përdorur për t’u mbjellë në fushë dhe emrin e vendit apo vendeve që kanë certifikuar atë farë; Loti i fushës ose numri i referencës; Sipërfaqja e kultivuar për prodhimin e lotit, shoqëruar nga dokumenti; Sasia e farës së vjelë dhe numri i paketave; Vërtetimi që janë plotësuar kushtet që duhet të plotësohen nga bimët nga e cila vjen fara; Kur është e përshtatshme, rezultatet e një analize paraprake të farës. ANEKSI I/1 LISTA E PERIMEVE SIPAS SHKRONJËS 2 TË PIKËS 1.1 TË KREUT I Allium cepa L. Qepa Cepa Group Grupi i qepëve Aggregatum Group Qepa e njomë Allium fistulosum L. Qepa e Welsh-it Allium porrum L. Prasi Allium sativum L. Hudhra Allium schoenoprasum L. Chives Anthriscus cerefolium (L.) Hoffm. Chervil Apium graveolens L Selino Asparagus officinalis L. Asparagus Beta vulgaris L. Panxhari i kuq Brassica oleracea L. Lakra kale Lulelakra Brokoli Lakra e Brukselit Lakra e Savojës Lakra e bardhë Lakra e kuqe Kohlrabi Brassica rapa L. Lakra kineze Turnip Capsicum annuum L. Speci Cichorium endivia L. Endiviet Cichorium intybus L. Çikoret gjethe Çikore industriale Citrullus lanatus (Thunb.) Shalqiri Matsum.et Nakai Cucumis melo L. Pjepri Cucumis sativus L. Kastraveci Cucurbita maxima Duchesne Kungulli i dimrit Cucurbita pepo L. Kungulli i njomë Cynara cardunculus L. Angjinare Daucus carota L. Karota Foeniculum vulgare Mill. Finoku Lactuca sativa L. Sallata Lycopersicon esculentum Mill. Domatja Petroselinum crispum (Mill.) Majdanozi Nyman ex A. W. Hill Phaseolus coccineus L. Fasulja bishtajëgjatë Phaseolus vulgaris L. Barbunja Pisum sativum L. (partim) Bizelja Raphanus sativus L. Rrepat Rheum rhabarbarum L. Rhubarb Scorzonera hispanica L. Scorzonera Solanum melongena L. Patëllxhani Spinacia oleracea L. Spinaqi Valerianella locusta (L.) Laterr. Valeriana Vicia faba L. (partim) Batha Zea mays L. (partim) Misri i ëmbël ANEKSI VI FORMA DHE PËRMBAJTJA E DOKUMENTACIONIT QË I BASHKËNGJITET KËRKESËS PËR CERTIFIKIM Model 1 KËRKESË PËR CERTIFIKIM Drejtuar: Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve (ESHFF) Tiranë Për prodhimin e materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, parashikuar në nenin 15 të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”. Të dhëna për furnizuesin: 1. Emri mbiemri:………………………………………………………………………………………………… 2. Adresa: ………………………………………………………………………………………………………… 3. Emërtimi i subjektit dhe adresa: ……………………………………………………………………………… 4. Nr. NUIS (nga QKL-ja) ………………………………………………………………………………………… 5. Nr. personal i identifikimit: .......................................................................................................................... Të dhëna për përfaqësuesin e autorizuar: 1. Emri e mbiemri 2. Adresa: 3. Nr. personal i identifikimit: Të dhëna mbi materialin mbjellës dhe shumëzues bimor që kërkohet të prodhohet Nr. Specia Varieteti Kategoria Sasia Vendi i prodhimit* Varieteti i regjistruar në katalogun kombëtar (KK) 1 2 3 4 5 6 Afati kohor i tregtimit:…………………………. Furnizuesi: ……………………………. Emri, mbiemr, firma dhe vula Vendi dhe data: Model 2 ENTI SHTETËROR I FARAVE DHE FIDANËVE SEKTORI I CERTIFIKIMIT ZYRTAR PROCESVERBAL MBI CAKTIMIN E NGASTRES SE FARES Mbahet sot, me date , ne ekonomine , fshati , komuna , rrethi , per caktimin e ngastres se fares te kultures , kultivari , (hibridi) , qe do te mbillet me fare te Riprodhimit , gjate vitit Kjo ngaster fare caktohet ne" ekonomine e , me sip ha, ne kushte (mbi ose nen uje) , dhe me distance izolimi ne hapsire nga kultivaret e tjere prej m. Per realizimin e prodhimit te fares prej ...................... , furnizuesi merr persiper te zbatoj keto hallka te teknologjise: 1. 2. 3. 4. 5. 6. Procesverbali mbahet ne 3 (tri) kopje, njera prej te cilave i lihet furnizuesit, nje kopjo mbahet nga DRB perkatese dhe nje kopje dorezohet ne sektorin e certifikimit prane Enti Shteteror te Farave dhe Fidaneve. FURNIZUESI SPEC. DRB-se SPEC CERTIFIKIMIT ZYRTAR ESHFF Model 3 ENTI SHTETËROR I FARAVE DHE FIDANËVE SEKTORI I CERTIFIKIMIT ZYRTAR CERTIFIKATË E ORIGJINËS PËR MATERIALIN MBJELLËS DHE SHUMËZUES BIMOR TË PRODHUAR NË VEND (Bazuar në ligjin nr. 10 416 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, datë 7.4.2011, neni 16/c”.) Në mbështetje të ligjit nr. 10 416 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, datë 7.4.2011, neni 16/c”, nën përgjegjësinë time personale dhe ligjore lëshoj këtë certifikatë origjine, për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor, me të dhënat e mëposhtme: Specia: …………………………. Varieteti: …………………………. Riprodhimi: …………………………. Numri referencës: …………………………. Numri i serisë së etiketës zyrtare: …………………….. Viti i prodhimit: …………………………. Vend origjina: ………………………… FURNIZUESI …………………………… (firma, vula) Tiranë, më………………………. Model 4 ENTI SHTETËROR I FARËRAVE DHE FIDANËVE SEKTORI CERTIFIKIMIT ZYRTAR AKTKONTROLLI PËR PARCELËN E FARËS (Bazuar në nenin 16/a të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”.) I mbajtur sot, më datë ………………., në parcelat e prodhimit materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, te furnizuesi Z……………………………………., qarku: ………………. komuna:…………………; parcela (vendndodhja):……………………. mbi zbatimin e teknologjisë për prodhimin e farës specia: …………………… kultivari:…………………, riprodhimi: ………………, të mbjella në një sipërfaqe prej ………………… ha. Nga kontrolli zyrtar rezultoi se janë zbatuar këto kushte teknike të përcaktuara; ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………………… Ky aktkontroll mbahet në 3 (tri) kopje, njëra prej të cilave i lihet furnizuesit, një kopje mbahet nga DRB-së përkatëse dhe një kopje dorëzohet në sektorin e certifikimit zyrtar në ESHFF. FURNIZUESI SPEC. DRB-së SPEC.CERTIFIKIMIT ZYRTAR (ESHFF) Model 5 AKTAPROBIMI PËR NGASTRËN E PRODHIMIT TË FARËS (Bazuar në ligjin nr. 10 416 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, datë 7.4.2011, neni 16, pika 1/a) Sot, më datë ………………. prej specialistëve të sektorit të certifikimit zyrtar të ESHFF-së Z…………………………………………………………………….., u bë aprobimi fushor i ngastrës së farës (nr. ose emri)……………………., në ekonominë e furnizuesit z.………………………….., fshati ……………………, komuna …………………. ………… 1. Nga të dhënat cilësore të farës rezulton: Ngastra është mbjellë me farë të: specia, …………… ....... …, kultivari .................. …………, Riprodhimi ……………; sipërfaqja …………….ha ; dokumenti i origjinës ....................... …………… ......................................................................................................................................... 2. Mbas verifikimit del se: Është siguruar izolimi ………………….m. Është zbatuar teknologjia …………………. Sipërfaqja e vlefshme për farë …………ha, Kultivari (hibridi ): ………………., riprodhimi: ………………, sasia e farës që parashikohet të merret ……………kv, kategoria: ………………. . 3. Gjendja e zhvillimit të bimëve në çastin e aprobimit paraqitet : ……………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………… 4. Treguesit e aprobimit fushor: Pastërtia varietore ……………………………% (…………………………………………..…) Pastërtia nga barërat e këqija ……………… % (…………………………………………..…) Prekjet nga sëmundjet virusale ……………. % (.………………………………………….…) Prekjet nga sëmundjet kërpudhore ………… % (………………………………………….… ) a) ………………………………………………. (………………………………………….... ) b) ……………………………………………… (………………………………………….... ) 5. Dëmtime nga dëmtuesit ……………….... (………………………………………….... ) 6. Detyrimet e furnizuesit për trajtimin deri në tregtim: ……………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………… ……………………………………………………………………………………………………… FURNIZUESI GRUPI I APROBIMIT …………………………. ( ) ( ) ( ) Model 6 DEKLARATË KONFORMITETI Unë i nënshkruari, z …………………………… me licencë nr. …...., datë ……. kod fiskal nr………, datë ………………...., me adresë …………………….., sot në datën ………..., deklaroj në përgjegjësinë time personale se materiali mbjellës bimor…………. i prodhuar nga ana ime është konform këtij specifikimi teknik: 1. Është i shoqëruar me certifikatën e origjinës nr. ……….., datë ……………………… 2. Është i shoqëruar me certifikatën fitosanitare nr. ……….., datë ………………….… 3. Është i shoqëruar me rezultatin e analizës nr. ……….., datë ………………..…… 4. Specia …………………………………… 5. Varieteti ………………………………… 6. Riprodhimi …………………………..… 7. Cilësia …………………………………… 8. Është i ambalazhuar në ……………….., me peshë ……. 9. Është i etiketuar me etiketa të lëshuara nga ………………………………. dhe i përket lotit nr. ………… . Lëshoj këtë deklaratë konfirmiteti komform ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, neni 11 dhe 12, si dhe mbaj përgjegjësi për vërtetësinë e specifikimeve teknike të bëra në këtë deklaratë. DEKLARUESI (…………… ……………) datë…………… Model 7 ENTI SHTETËROR I FARAVE DHE FIDANËVE SEKTORI I CERTIFIKIMIT ZYRTAR PROCESVERBAL Mbi verifikimin e specifikimeve teknike, dokumentacionit, si dhe kontrollin e cilësisë së farës Në zbatim të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, midis specialisteve të certifikimit zyrtar z.…………………………………………. dhe furnizuesi………………………. sot në datën ………………, mbahet ky procesverbal, për verifikimin e treguesve cilësorë dhe dokumentacionin për farën e prodhuar/importuar si vijon: 1. Furnizuesi…………………….., ka prodhuar/importuar farë të species …………..… me këta tregues: a) Varieteti ………………….. b) Riprodhimi ………………….. c) Viti i prodhimit……………... d) Kontingjenti …………………. e) Nr. i lotit …………………….. f) Etiketa me nr. serie……….. Dokumente që disponon: a) Certifikatë origjine nr…….., datë…………….. b) Certifikatë fitosanitare nr…….., datë…………….. c) Fletë analize nr…….., datë…………….. d) Aktaprobimi nr…….., datë…………….. e) Deklaratë konfirmiteti nr…….., datë…………….. f) Procesverbal i kontrollit nr. ……, datë……………., Nga verifikimit i dokumenteve, si dhe nga rezultatet e analizave laboratorike rezulton se fara është e prodhuar në përputhje me specifikimet teknike, prandaj duhet të pajiset me certifikatë zyrtare, pasi subjekti të ketë shlyer tarifën e certifikimit, në shumën …………. lekë. FURNIZUESI SPECIALISTET E CERTIFIKIMIT ZYRTAR ……………………………. (…………………) (…………………) Model 8 MINISTRIA E BUJQËSISË USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT ENTI SHTETËROR I FARAVE DHE FIDANËVE LABORATORI QENDROR I TESTIMIT TË FARAVE Vula e laboratorit FLETANALIZA E LOTIT TË FARËS E LËSHUAR PËR APLIKANTIN PA PËRGJEGJËSINË E LABORATORIT Emri i aplikantit Specia Kultivari Kategoria Pesha e lotit Nr. i ref së lotit INFORMACION Laboratori i testimit Shtetëror Mostra e sjellë nga Zyrtare Nr. lotit Natyra e certifikatës Vula e lotit Nr. i mbajtësve Data e mostrimit Data e pranimit Data e testimit Numri i testit REZULTATI I ANALIZËS Emri shkencor i species ………………………………………….. Pastërtia Nr. ditëve të testit Mbirja Lagështia % % në peshë në % Farë e pastër Lëndë inerte Fara të tjera Filiza normal Fara të forta Fara të freskëta Fara anormale Fara të vdekura Lloji i lëndës inerte…………….. Fara të tjera ……………………. Përgjegjësi i laboratorit