Regulation No. 320 date 21.4.2011 approving the rules of procedure, criteria of bidding, and the review schedules of the mineral permits applications
颁布于 2011-04-21 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 原标题
- Vendim Nr.320, datë 21.4.2011 për miratimin e procedurave e të kritereve të konkurrimit dhe të afateve të shqyrtimit të kërkesave për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese.
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Mineral resources
- 关键词
- minerals, mining, authorization/permit
- 类别
- metals-base, metals-precious, minerals-critical
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
1. Dhënien e së drejtës së plotësimit të dokumentacionit të plotë për një leje minerare në zonat minerare të përcaktuar në planin minerar, si zona konkurruese, subjekteve fituese të një konkurrimi publik. Përcaktimi fitues i procedurës së konkurrimit publik i jep fituesit të drejtën ekskluzive që: a) për periudhën prej jo më shumë se 60 (gjashtëdhjetë) ditësh kalendarike, pas miratimit të tij si subjekt fitues, të paraqesë dokumentacionin e plotë të aplikimit për leje pranë sporteleve të QKL-së. Mosrespektimi në kohë i këtij afati i heq të drejtën e aplikimit për leje dhe kjo e drejtë i kalon subjektit të dytë fitues në garën e konkurrimit publik. Mosrespektimi i afatit nga ky i fundit i jep të drejtën subjektit fitues, të tretë. Në rastin kur dhe ky fitues nuk respekton afatin e plotësimit të dokumentacionit, zona rishpallet për konkurrim. b) për periudhën, e përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 1, pranë Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) zona e kërkuar për leje minerare quhet “zonë e kërkuar” dhe nuk lejohet asnjë subjekt tjetër të aplikojë në këtë zonë minerare për leje minerare kërkim-zbulimi, shfrytëzimi apo kërkim-zbulim-shfrytëzimi.
2. Dokumentacioni i plotë i aplikimit për një leje minerare kërkim-zbulimi, shfrytëzimi ose leje minerare kërkim-zbulimi-shfrytëzimi nga ana e fituesit të një procedure të konkurrimit publik bëhet pranë sporteleve të QKL-së. Data e aplikimit të dokumentacionit të plotë është data e përllogaritjes së afatit për miratimin e heshtur.
3. Përmbajtja e dokumentacionit të plotë të aplikimit dhe procedurat e shqyrtimit e të miratimit të tij janë të njëjta me ato kërkesa që duhet të plotësojnë subjektet kur aplikojnë për marrjen e një lejeje minerare në zonat e hapura.
4. Procedura e konkurrimit është e hapur për subjektet juridike, vendase apo të huaja.
5. Çdo vit, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike para përfundimit të vitit kalendarik, në përputhje me planin vjetor minerar, shpallen zonat minerare, të cilat kalojnë në procedurë konkurrimi publik.
6. Në njoftimin për hapjen e procedurave konkurruese përfshihet zona minerare, që kalon në proces konkurrimi publik, e përcaktuar në hartë me shkallë 1:25000, sipas koordinatave shtetërore në planin horizontal dhe të dhënat gjeologo-minerare për zonën minerare konkurruese.
7. Miratimi i rregullave për procedurat konkurruese për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese, i kritereve të konkurrimit dhe i afateve të shqyrtimit të kërkesave bëhet, si më poshtë vijon: 7.1 Autoriteti kontraktues është përgjegjës për vlerësimin e kritereve, të kushteve të plotësimit të këtyre kritereve dhe të procedurave konkurruese për marrjen e lejeve minerare në zonat konkurruese me leje minerare, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë” dhe të këtyre rregullave. 7.2 Autoriteti kontraktues mban regjistrin e konkurrimit publik, i cili ruhet dhe administrohet nga autoriteti kontraktues për një periudhë kohe njëvjeçare dhe në përputhje me kërkesat e ligjit për arkivat. 7.3 Ky regjistër përmban, të paktën: a) emërtimin e autoritetit kontraktues; b) adresën e autoritetit kontraktues; c) objektin e konkurrimit të paraqitur në hartë me shkallë 1:2500, sipas koordinatave shtetërore në planin horizontal dhe të dhënave gjeologo-minerare për objektin në konkurrim; ç) vlerën minimale të investimit që kërkohet të realizohet për objektin në konkurrim; d) emrat e anëtarëve të grupit të hartimit të dokumenteve të konkurrimit publik; dh) emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave; e) emrat dhe adresat e ofertuesve; ë) një përmbledhje të vlerësimit dhe të krahasimit të ofertave; f) një përmbledhje të të gjitha kërkesave për sqarim për dokumentet e garës dhe përgjigjen e tyre; g) një përmbledhje të ankesave të bëra dhe për zgjidhjen e tyre. 7.4 Pasi është përcaktuar oferta fituese apo nëse procedura konkurruese quhet e pasuksesshme, përmbajtja e regjistrit të konkurrimit publik për zonat konkurruese minerare apo pjesë e tij i vihet në dispozicion çdo personi të interesuar me kërkesë të tij, në përputhje me ligjin nr.8503, datë 30.6.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”. 7.5 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, sipas fushës së veprimtarisë që mbulojnë, në përputhje me kërkesat e programit trevjeçar të strategjisë minerare, planit vjetor minerar, si dhe studimet përkatëse që disponohen nga këto institucione, projektidetë teknike dhe financiare, bëjnë identifikimin e zonave konkurruese që kalojnë në procedurën e konkurrimit publik. 7.6 Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore bëjnë analizën e rentabilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare për të vendosur nëse zona minerare duhet shpallur si zonë konkurruese. Kjo analizë mbështetet në parimet e vlerës maksimale të projektit përkundrejt parave që kërkohen, në përputhshmërinë e zhvillimit të veprimtarive minerare të mundshme me objektivat strategjikë kombëtarë dhe objektivat strategjikë të sektorit, në rentabilitetin teknik dhe tregtar dhe aftësinë e tyre për të tërhequr investitorë të mundshëm shtetërorë ose privatë. METE dhe/ose autoritetet vendore përkatëse asistojnë në këtë proces. 7.7 Pas kryerjes së analizës së rentabilitetit dhe të përshtatshmërisë financiare dhe pasi zona konkurruese vlerësohet me interes për zhvillimin e veprimtarive minerare, AKBN-ja dhe SHGJSH-ja, sipas fushës së veprimtarisë që mbulojnë, propozojnë fillimin e procedurave për konkurrimin publik, nëpërmjet një urdhri, të nxjerrë nga ministri. 7.8 Ministri, në urdhrin e miratimit të fillimit të procedurave konkurruese, përcakton autoritetin kontraktues, njësinë e hartimit të dokumentacionit dhe organizimin e procedurave konkurruese, komisionin e vlerësimit të ofertave, pjesëmarrjen e konsulentit të specializuar, vendas ose të huaj, në rast se autoriteti kontraktues e konsideron të nevojshëm, në përputhje me legjislacionin e prokurimit publik. 7.9 Procedurat konkurruese të përzgjedhjes (më poshtë “procedurat konkurruese”) realizohen nga autoriteti kontraktues, pas miratimit të tij, dhe në këto procedura përfshihen hapat, si më poshtë vijon: a) Nxjerrja e urdhrit për fillimin e procedurave për konkurrimin publik; b) publikimi i ftesës për ofertë që përmban: i) ftesën për pjesëmarrje në procedurë konkurruese, si dhe datën e orën e zhvillimit të tij; ii) dokumentet standarde të procedurës konkurruese, që duhet të paraqesë ofertuesi; iii) objektin e konkurrimit të paraqitur në hartë me shkallë 1:25000, sipas koordinatave shtetërore në planin horizontal dhe të dhënat gjeologo-minerare për objektin në konkurrim; iv) vlerën minimale të investimit që kërkohet të realizohet për objektin në konkurrim; c) Ftesa për ofertë botohet në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe shpallet në web-site- in e institucionit të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Afati i publikimit duhet të jetë jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike pas miratimit të planit vjetor minerar; ç) Ftesa për ofertë, për çdo lloj procedure konkurruese që publikohet, përmban domosdoshmërisht kushtet e mëposhtme, që duhet të plotësohen nga ofertuesit: i) të paraqesin vetëm një ofertë; ii) të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese; iii) të pranojnë detyrimet, që rrjedhin nga shpallja fitues gjatë procedurës konkurruese; iv) të bien dakord që shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurë konkurruese nuk rimbursohen nga autoriteti kontraktues; d) Dokumentet standarde të procedurës konkurruese përgatiten nga autoriteti kontraktues dhe nënkuptojnë: i) informacionin e përgjithshëm, ku përfshihen: - formulari i ftesës për ofertë me kriteret e përgjithshme të kualifikimit/pjesëmarrjes, kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta të konkurrimit, vendi, data dhe ora për dorëzimin e ofertave dhe hapjen e tyre, gjuha/gjuhët e ofertave dhe dokumenteve; informacione të mëtejshme, të konsideruara si të dobishme nga autoriteti kontraktues; - formulari i njoftimit të fituesit; - formulari i skualifikimit të ofertuesve/kandidatëve; - formulari i ankesës. ii) informacionin specifik, ku përfshihen: - objekti i konkurrimit të paraqitur në hartë me shkallën 1:25000, sipas koordinatave shtetërore në planin horizontal, dhe të dhënat gjeologo-minerare për objektin në konkurrim; - vlera minimale e investimit që kërkohet të realizohet për objektin në konkurrim; - kërkesat ligjore, profesionale dhe ekonomiko-financiare për kualifikim; - kriteret e shpalljes së fituesit; - termat e referencës për procedurën konkurruese. 7.10 Oferta përfshin emrin dhe adresën e subjektit, referencën e njoftimit për procedurën konkurruese, objektin minerar, vlerën e investimit, realizimin për kërkesat e përgjithshme dhe specifike për kualifikim. 7.11 Formulari i njoftimit të fituesit përgatitet pas miratimit të klasifikimit përfundimtar nga titullari i autoritetit kontraktues. Ofertuesi i suksesshëm njoftohet me shkrim për pranimin e ofertës së tij dhe për fillimin e përgatitjes së dokumentacionit për marrjen e lejes minerare. Ky njoftim i dërgohet edhe APP-së me qëllim publikimin në Buletinin e Njoftimeve Publike. Data e publikimit është data për fillimin e llogaritjes së afatit 60 (gjashtëdhjetë) ditor kalendarik për përgatitjen e dokumentacionit të plotë të lejes minerare dhe paraqitjen e tij në sportelet e QKL-së. Njoftimi përmban referencën e procedurës, emrin dhe adresën e saktë të ofertuesit të shpallur fitues, emrin e objektit minerar, vlerën e investimit, emrat e ofertuesve të skualifikuar. 7.12 Formulari i ankesës u shërben ofertuesve për dorëzimin e ankesës administrative, lidhur me veprimet ose mosveprimet e autoritetit kontraktues. Formulari i ankesës përmban udhëzimet e nevojshme për plotësimin e nënshkrimin e tij dhe duhet të jetë i publikuar në faqen e internetit të institucionit dhe të APP-së. 7.13 Për vlerësimin e kapaciteteve ligjore, ekonomiko-financiare dhe profesionale respektohen kërkesat e ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, apo kërkesa specifike të shpallura nga autoriteti kontraktues. 7.14 Autoriteti kontraktues krijon njësinë e hartimit të ofertave dhe dokumentacionit përkatës, e cila përbëhet nga të paktën 4 (katër) anëtarë, me të paktën 1 (një) jurist në përbërje të saj. Kjo njësi është përgjegjëse për: a) hartimin e dokumenteve të garës, të kërkesave për kualifikim dhe të kritereve të vlerësimit; b) hartimin e regjistrit të konkurrimit publik për objektin konkret; c) hartimin dhe dërgimin e njoftimeve; ç) mbledhjen dhe administrimin e dokumenteve të nevojshme, të cilat kanë të bëjnë me procedurën konkurruese; d) detyra që i ngarkohen nga komisioni i vlerësimit të ofertave. Specifikimet teknike përgatiten nga AKBN-ja e SHGJSH-ja për objektet që shpallen për konkurrim apo edhe nga subjekte të specializuara kur kjo ekspertizë mungon. Gjatë procesit të hartimit të dokumenteve, mbahet procesverbal, i cili nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e grupit të hartimit të dokumenteve, i cili është caktuar me urdhër të ministrit. 7.15 Pas hartimit të dokumenteve të procedurës konkurruese dhe miratimit të tyre, miratohet publikimi i ftesës për ofertë. Në këtë njoftim bëhen të qarta ora, data dhe adresa për dorëzimin e ofertave dhe hapjen e tyre. 7.16 Ofertat dorëzohen në adresën e përcaktuar në dokumentet e procedurës konkurruese, brenda afatit kohor të specifikuar në dokumentet e procedurës konkurruese, të përcaktuar si afati i fundit për dorëzimin e ofertave. Menjëherë pas skadimit të afatit përfundimtar, komisioni për vlerësimin e ofertave fton përfaqësuesit e ofertuesve të paraqesin ofertat/propozimet e tyre, të mbyllura në zarf, ose verifikon ato çka mund të jenë dorëzuar më parë në një nga mënyrat e parashikuara në dokumentet e procedurës konkurruese. Çdo ofertë e dorëzuar pas afatit të përcaktuar në njoftimin e autoritetit kontraktues nuk shqyrtohet nga komisioni i vlerësimit të ofertave, dhe do t’i kthehet e pahapur ofertuesit. Ofertat do të dorëzohen në dy zarfe, ku në njërin të jetë shënuar “Origjinal” dhe në tjetrin “Kopje”. Secili nga këto zarfe duhet të përmbajë kualifikimet e ofertuesit dhe ofertën financiare për vlerën e investimit. Autoriteti kontraktues përcakton në dokumentet e procedurës konkurruese numrin e kopjeve, që duhet të paraqesë ofertuesi. Zarfet paraqiten sipas përcaktimit në dokumentet standarde të procedurës konkurruese. Zarfet duhet të jenë të vulosura me vulën e ofertuesit pjesëmarrës në konkurrim. Mosparaqitja sipas përcaktimit apo mungesa e çdo elementi të përcaktuar për prezantimin e tij do ta bëjë ofertën e pavlefshme. Në këtë rast, oferta do të skualifikohet, por zarfi nuk do t’i kthehet ofertuesit. 7.17 Komisioni i vlerësimit të ofertave, i miratuar me urdhër të ministrit, përbëhet nga jo më pak se 5 (pesë) anëtarë, specialistë të fushës përkatëse të autoritetit kontraktues dhe është përgjegjës për miratimin e dokumenteve të garës dhe shqyrtimin e ofertave. Në çdo rast, numri i anëtarëve duhet të jetë tek. Personat përgjegjës për hartimin e dokumenteve të procedurës konkurruese nuk mund të emërohen anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Kryetari i komisionit përzgjidhet mes zyrtarëve të lartë drejtues të autoritetit kontraktues dhe është plotësisht përgjegjës për organizimin e punës menjëherë pas krijimit të komisionit. Komisioni zbaton detyrat e tij në pavarësi të plotë dhe nëse kërkohet ndonjë sqarim në lidhje me dokumentet e procedurës konkurruese, këto merren nga njësia e hartimit të dokumenteve. Komisioni nuk kryen asnjë veprim tjetër, përveç atyre të përcaktuara shprehimisht në këtë rregullore. Nuk mund të marrin pjesë në komisionin e vlerësimit të ofertave: a) personat që janë në konflikt interesi me ofertuesit, sipas kuptimit të ligjit nr.9367, date 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; b) personat që kanë lidhje gjaku, krushqie apo interesi me ofertuesit në procedure konkurruese. Anëtarët e komisionit dhe çdo person që ka marrë pjesë në procedurën e hartimit të dokumenteve kanë detyrimin të ruajnë konfidencialitetin e përmbajtjes së ofertës. 7.18 Hapja e dokumenteve është publike. 7.19 Hapja dhe vlerësimi i ofertave nga komisioni i vlerësimit të ofertave bëhen, si më poshtë vijon: a) Komisioni i vlerësimit të ofertave lexon ofertat në prani të ofertuesve, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Gjatë fazës së hapjes dhe vlerësimit mund të marrin pjesë edhe anëtarë të grupit të hartimit të dokumenteve të procedurës konkurruese, por nuk kanë të drejtë për të votuar ose për të ndihmuar në procesin e shqyrtimit. Ata mund të japin mendime, vetëm kur iu kërkohet. b) Komisioni i vlerësimit të ofertave lexon emrin dhe adresën e ofertuesit dhe hap zarfin përkatës. Më tej, hap zarfin e dokumenteve të kualifikimit dhe lexon listën e dokumenteve të paraqitura nga ofertuesi. Më pas, hap ofertën financiare. Komisioni i vlerësimit të ofertave u komunikon përfaqësuesve ditën, vendin dhe orën për klasifikimin përfundimtar të ofertuesve dhe më pas vazhdon punën për shqyrtimin e ofertave. Në fillim shqyrtohet dokumentacioni ligjor dhe kualifikues për aspektet profesionale dhe më pas oferta financiare për vlerën e investimit në objektin minerar. c) Nëse është e nevojshme, komisioni i vlerësimit të ofertave kërkon sqarime nga ofertuesit, të cilat duhet të jenë vetëm me shkrim ose të reflektuara në procesverbalin e konkurrimit. Bazuar në ofertat e pranuara, komisioni harton renditjen përfundimtare, e cila duhet të komunikohet në kohën e përcaktuar në dokumentet e konkurrimit. Afati maksimal i vlerësimit nga komisioni i vlerësimit të ofertave është deri në 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit të ftesës së ofertës. Në raste të veçanta, me kërkesë të argumentuar të komisionit të vlerësimit të ofertave, autoriteti kontraktues mund ta ndryshojë këtë afat, por jo më shumë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike. ç) Nëse më shumë se një ofertë financiare ka të njëjtën vlerë ose ka pikë të njëjta, atëherë fituesi do të përcaktohet me short, në prani të ofertuesve. d) Kryetari i komisionit të vlerësimit, brenda 20 (njëzet) ditëve nga komunikimi me ofertuesit, përgatit raportin përmbledhës dhe ia propozon fituesit titullarit të autoritetit kontraktues. Raporti përmban: i) objektin minerar; ii) një përmbledhje të procedurës së ndjekur; iii) numrin e ofertave të paraqitura dhe një përmbledhje për çdo ofertë; iv) kriteret e vlerësimit të ofertave dhe vlerësimin sipas këtyre kritereve të secilës ofertë; v) kriteret e përcaktimit të ofertës ekonomiko-financiare; vi) renditjen e ofertuesve, sipas vlerësimit të komisionit të vlerësimit të ofertave; vii) ankesa, nëse ka. dh) Të gjithë ofertuesit kanë të drejtë të paraqesin ankesë jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e shpalljes së subjektit fitues. Procedurat e ankimit janë ato të parashikuara në nenet 25 dhe 26, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006 “Për koncesionet”, të ndryshuar. e) Pas përfundimit të afatit të bërjes së ankesës nga ofertuesit, autoriteti kontraktues njofton fituesin për plotësimin e dokumentacionit për marrjen e të drejtave minerare. 7.20 Një ofertë deklarohet e pavlefshme nëse ofertuesi: a) ka dhënë të dhëna të rreme në ofertën e tij; b) nuk ka plotësuar një nga tri kërkesat e ftesës për procedurë konkurruese (kriterin ligjor, profesional, ekonomiko-financiar). 7.21 Procedura konkurruese quhet e pasuksesshme kur: a) asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbush kërkesat e ftesës për procedurë konkurruese; b) autoriteti kontraktues, për mungesë të leverdisë ekonomike të ofertave, shpall mbylljen e procedurës konkurruese.
8. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha