Regulation No. 3 on the procedures for lending undivided agricultural lands
颁布于 2007-05-16 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 组织
- European Union
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Land and soil
- 关键词
- land subdivision, agricultural land, agricultural development, ownership, cadastre/land registration, property rights
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
UDHËZIM Nr.3, datë 16.5.2007 PËR PROCEDURAT E DHËNIES ME QIRA TË TOKAVE BUJQËSORE, TË PANDARA Në mbështetje të neneve 100 e 102 të Kushtetutës, të nenit 8 të ligjit nr.8312, datë 26.3.1998 "Për tokat bujqësore të pandara", dhe të pikës 4 të vendimit nr.531, datë 21.8.1998 të Këshillit të Ministrave "Për tokat bujqësore të pandara", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe të Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave UDHËZON: I. Krijimi dhe përbërja e bordit të dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara (më poshtë BQTBP) 1. Në çdo komunë dhe/ose bashki, të cilat kanë në administrim toka bujqësore, të pandara, të krijohet BQTBP-ja. 2. BQTBP-ja ka këtë përbërje: kryetarin e komunës dhe/ose bashkisë kryetar të bordit; një përfaqësues të drejtorisë rajonale të bujqësisë dhe ushqimit anëtar; një përfaqësues të sektorit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në qark anëtar; specialistin e urbanistikës së komunës dhe/ose bashkisë anëtar; specialistin e zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës (ZMMT), në komunë dhe/ose bashki sekretar. 3. BQTBP-ja ka për detyrë dhe mban përgjegjësi për: a) ushtrimin e veprimtarisë në përputhje me dispozitat e Kodit Civil, të ligjit nr.8312, datë 26.3.1998 "Për tokat bujqësore të pandara" dhe të akteve nënligjore, në zbatim të tij; b) informimin, në mënyrë të përhershme, për ekzistencën e resurseve të tokave bujqësore, të pandara; c) garantimin e një konkurrence, të lirë dhe të barabartë, ndërmjet pjesëmarrësve të ankandit të dhënies me qira të tokës; ç) përcaktimin e fituesit të ankandit të dhënies me qira të tokës bujqësore; d) verifikimin e respektimit të kushteve, të përcaktuara nga palët në kontratë. II. Procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara 1 Tokat bujqësore të pandara u jepen me qira personave fizikë dhe juridikë, vendas dhe të huaj, për t'u përdorur e shfrytëzuar për veprimtari bujqësore dhe blegtorale. 2 Kur për të njëjtën sipërfaqe toke paraqiten dy ose më shumë kërkesa për marrje me qira, përfituesi përcaktohet me ankand. 3 Kur për një sipërfaqe të caktuar paraqitet vetëm një kërkesë, BQTBP-ja në komunë dhe/ose bashki, shpall, në qendër të komunës dhe/ose bashkisë, njoftimin për dhënien me qira. 4 Njoftimi përmban qëllimin e dhënies me qira të tokës për (pemëtore, vresht, ullishtë, bimë arrash, serra etj.), sipërfaqen, vendin e paraqitjes së dokumenteve, afatin përfundimtar të paraqitjes së ofertave. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të ankandit vendosen nga kryetari i bordit, në bashkërendim me përfaqësuesin e drejtorisë rajonale të bujqësisë dhe ushqimit dhe përfaqësuesin e seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës, në qark. Njoftimi publikohet në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare dhe, nëse është e mundur, edhe në mediat vendore. Njoftimi shpallet dhe në mjediset e njësisë së qeverisjes vendore. 5. Periudha nga data e njoftimit deri në datën e zhvillimit të ankandit është 15 ditë. Kur data e zhvillimit të ankandit bie në ditët e pushimit javor ose të festave zyrtare, ankandi zhvillohet në ditën e parë të punës pas pushimit. 6. Konkurruesit për marrjen me qira të tokës bujqësore i paraqesin ofertat deri në dy ditë para datës së zhvillimit të ankandit. Oferta paraqitet në zarf të mbyllur dhe përmban: a) Një kërkesë me shkrim për marrjen me qira; b) Formularin tip, të plotësuar me të dhënat e përgjithshme të personit fizik ose juridik, të interesuar; c) një plan biznesi për tokën, që kërkohet me qira, të shoqëruar me një shpjegim të hollësishëm për programin e investimit, llojin e teknologjisë dhe/ose të farërave dhe fidanëve, që do të përdoren, impaktin e projektit në punësim dhe në zhvillimin e zonës dhe të dhëna për aftësitë, financiare dhe menaxheriale, të të interesuarit. Zarfi me ofertën i dorëzohet sekretarit. 1 BQTBP-ja mblidhet, me pjesëmarrje të plotë të anëtarëve, në datën dhe orën e caktuar në njoftim. Veç anëtarëve të bordit, në hapjen e ofertave marrin pjesë edhe ofertuesit ose përfaqësuesit e tyre, të pajisur me prokurë dhe dokumente identifikimi. 2 Oferta, që garanton perspektivë më të mirë zhvillimi, vlerësohet me përparësi nga bordi. Kur rezultojnë dy ose më shumë oferta me të njëjtën shumë pikësh, përsa i përket planit të zhvillimit, bordi vlerëson si fituese ofertën, që jep çmimin më të lartë të qirasë. Çmimi dysheme i dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara, me të cilin fillon ankandi, nuk mund të jetë më i ulët se 6 000 (gashtë) mijë lekë/ha, në një vit kalendarik. Në raste të veçanta, kur sipërfaqet e kërkuara për qiradhënie janë mbi 10 ha dhe në planbiznesin e paraqitur parashikohen investime të mirargumentuara, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe me miratim të Këshillit të Ministrave, çmimi i qiradhënies mund të vendoset 1 euro për çdo hektar. 1 Pas shqyrtimit të ofertave, BQTBP-ja tërhiqet për të marrë vendim pa pjesëmarrjen e konkurruesve. Vendimi u komunikohet pjesëmarrësve në ankand brenda 5 ditëve punë. Vendimet e BQTBP-së janë të vlefshme, kur për to votojnë më shumë se gjysma e anëtarëve të pranishëm. 10. Kur edhe pas njoftimit, sipas pikës 3 të këtij kreu, nuk paraqitet ofertë tjetër, sekretari i komunës dhe/ose bashkisë ia paraqet kërkesën e vetme për marrjen me qira, BQTBP-së, e cila e shqyrton brenda afateve të përcaktuara në këtë udhëzim. Vendimi i komunikohet personit, fizik ose juridik, që ka ushtruar kërkesën. 2 Ndërmjet komunës dhe/ose bashkisë, që përfaqësohet nga kryetari, dhe fituesit të ankandit ose kërkuesit për marrjen me qira të tokës bujqësore nënshkruhet kontrata tip, përmbajtja dhe forma e së cilës miratohen me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Në rast se personi i shpallur fitues nga BQTBP-ja refuzon lidhjen e kontratës, ftohet, për lidhjen e kontratës, fituesi i vendit të dytë, të tretë e kështu me radhë. Kontrata regjistrohet kundrejt tarifës së përcaktuar në vendimin nr.549, datë 26.8.1996 të Këshillit të Ministrave, në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZVRPP). 12. Afatet e dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara, janë: Deri në 10 vjet, për kontratat afatshkurtra, për veprimtari, që përfshijnë kultivimin e bimëve të arave; Deri në 30 vjet, për kontratat afatmesme, për ndërtimin e fidanishteve, serrave, të prodhimeve blegtorale etj; Deri në 99 vjet, për kontratat afatgjata, për veprimtari, si ndërtimi i pemëtoreve, vreshtave dhe ullishtave. Sipërfaqja e dhënë me qira nuk mund të jetë më e vogël se 0.1 ha. 1 Konkurruesit në ankand kanë të drejtë ankimimi ndaj vendimit të BQTBP-së te Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, brenda 5 ditëve nga dalja e vendimit. Shqyrtimi i ankesës bëhet brenda 10 ditëve. Akti i Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit është përfundimtar. 2 Dokumentacioni i dhënies me qira të tokës bujqësore, të pandarë, ruhet përgjithmonë pranë komunës dhe/ose bashkisë, ndërsa një kopje depozitohet në ZVRPP. 3 Të ardhurat financiare, që sigurohen nga dhënia me qira e tokës bujqësore, të pandarë, i kalojnë buxhetit të komunës dhe/ose bashkisë. Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha