跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 267 date 6.4.2016 removing from forestry fund the forest economies of ‘Zall-Devoll’ and ‘Mollas’ of Elbasani district

颁布于 2016-04-06 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 267, datë 6.4.2016 për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomive pyjore “Zall-Devoll” dhe “Mollas” të qarkut Elbasan, që do të përdoret nga shoqëria “delia group” shpk, për ndërtimin e hidrocentraleve “Thanë” dhe “Mollas”.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest management/forest conservation, forest service, public forest, business/industry/corporations, special fund, afforestation/reforestation
类别
*

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 267, datë 6.4.2016 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE “ZALL-DEVOLL” DHE “MOLLAS” TË QARKUT ELBASAN, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “DELIA GROUP” SHPK, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE “THANË” DHE “MOLLAS” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqja pyjore prej 90 ha, në ngastrat 1b, 3, 4a, 4b, 5a, 5b, 6, 7c 8b, 9c, 10c, të ekonomisë pyjore “Zall-Devoll”, dhe në ngastrat 2, 3, 4, të ekonomisë pyjore “Mollas”, të qarkut Elbasan, që do të përdoret nga shoqëria “Delia Group” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve “Thanë” dhe “Mollas”, të hiqet nga fondi pyjor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Subjekti “Delia Group” sh.p.k., detyrohet të rehabilitojë një sipërfaqe të barabartë me atë të marrë në përdorim. Vlera e sipërfaqes së hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga subjekti “Delia Group” sh.p.k., në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr. 391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Delia Group” sh.p.k., të pyllëzojë me fondet e veta, brenda 5 (pesë) viteve, sipërfaqen 90 ha, fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara nga Ministria e Mjedisit në marrëveshjen e lidhur me subjektin “Delia Group” sh.p.k. 4. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit të sipërfaqes nga shoqëria “Delia Group” sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet “fond pyjor”, sipas mënyrës së rehabilitimit. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi

Regulation No. 267 date 6.4.2016 removing from forestry fund the forest economies of ‘Zall-Devoll’ and ‘Mollas’ of Elbasani district · Nelum