跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 249 concerning applications for environmental licences

颁布于 2003-04-24 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
组织
European Union
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment
关键词
authorization/permit, legal proceedings/administrative proceedings

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. V E N D I M Nr.249, datë 24.4.2003 PËR MIRATIMIN E DOKUMENTACIONIT PËR LEJE MJEDISORE DHE TË ELEMENTEVE TË LEJES MJEDISORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 37 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, për t’u pajisur me leje mjedisore, paraqesin kërkesën për miratimin e projektit ose të veprimtarisë që do të ushtrojnë dhe dokumentacionin shoqërues, të përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Kërkesa paraqitet në agjencinë rajonale të mjedisit të qarkut, ku do të ushtrohet veprimtaria. 3. Leja mjedisore përmban elementet, kërkesat dhe kushtet që jepen në aneksin 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 4. Ngarkohet Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano ANEKSI 1 DOKUMENTACIONI I DOMOSDOSHËM PËR TË KËRKUAR LEJE MJEDISORE 1. Kërkesa e personit fizik ose juridik drejtuar Ministrisë së Mjedisit për miratimin e projektit dhe për t’u pajisur me leje mjedisore. 2. Përshkrimi i projektit ose veprimtarisë që trajton: a) Karakteristikat e projektit: i) përshkrimi i proceseve kryesore, teknologjia, kapaciteti, lëndët e para, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare; ii) program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin; iii) aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh. rrugë të reja, sigurimi i ujit të pijshëm etj.). b) Vendndodhjen e projektit: i) planimetria me kufijtë e projektit; ii) harta dhe fotografi që tregojnë vendndodhjen e projektit; iii) planet ekzistuese të përdorimit të territorit ku zhvillohet projekti. c) Ndikimet e mundshme në shëndet dhe mjedis: i) ndikimet në shëndetin e njerëzve, në florë dhe faunë, në tokë, ujë dhe ajër, në klimë dhe peizazh, në trashëgiminë kulturore dhe historike; ii) natyra e ndikimeve (direkte, indirekte, të përhershme, të përkohshme, pozitive, negative); iii) masat për zbutjen e ndikimeve në mjedis; iv) ndikimet me natyrë ndërkufitare. 3.Vendimi i gjykatës për regjistrimin e kërkuesit si person fizik ose juridik. 4. Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis i hartuar nga persona fizikë e juridikë të certifikuar e të zgjedhur nga kërkuesi i lejes mjedisore. ANEKSI 2 ELEMENTET QË PËRMBAN LEJA MJEDISORE 1. Emri i Ministrisë së Mjedisit si autoritet që lëshon lejen mjedisore për veprimtaritë që ndikojnë në mjedis. 2. Emri, adresa e personit fizik ose juridik që i jepet leja mjedisore. 3. Referenca ligjore që mbështet dhënien e lejes mjedisore. 4. Detajimi i kushteve për respektimin e normave të shkarkimeve në çdo nyje shkarkuese të veprimtarisë dhe në total, duke i cituar normat e shkarkimeve. 5. Kërkesat për zbatimin e programit të monitorimit duke përfshirë treguesit e gjendjes, të ndikimit, stacionet e marrjes së mostrave dhe frekuencën e matjes së tyre, metodën e matjes ose të llogaritjes, formatet e paraqitjes dhe të regjistrimit të të dhënave. 6. Përcaktimi i masave për uljen e konsumit të lëndëve të para, të ujit e të energjisë dhe për përmirësimin e teknologjisë sipas një programi. 7. Detyrimi për të dorëzuar një herë në tre muaj të dhënat e monitorimit në agjencitë rajonale të mjedisit të qarkut dhe për t’i publikuar ato një herë në vit. 8. Përcaktimi i masave dhe afatet për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar ose të ndotur. 9. Masat për trajtimin e mbetjeve dhe mbetjeve të rrezikshme që krijon veprimtaria. 10. Masat e detyrueshme restauruese në rast mbylljeje të veprimtarisë. 11. Afatet për përtëritjen e lejes mjedisore, si dhe të skadimit të saj, kur veprimtaria nuk fillon të ushtrohet. 12. Detyrimi për kryerjen e vlerësimit mjedisor. 13. Detyrimi për zbatimin e kërkesave të lejes edhe kur veprimtaria kalon në pronësi ose përdorim të një personi tjetër. 14. Sanksionet në rast mosrespektimi të kushteve të lejes mjedisore. 15. Tarifa e lejes mjedisore. 16. Data e hyrjes në fuqi e lejes.

Regulation No. 249 concerning applications for environmental licences · Nelum