跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 248 date 30.3.2016 removing and reducing the volume of certain forestry areas in the regions of Korca, Berat, and Fier from the public forestry and pasture fund

颁布于 2016-03-30 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

原标题
Vendim Nr. 248, datë 30.3.2016 për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe pakësimin në volum të sipërfaqeve që do të përdoren nga shoqëria tap-ag për shtrirjen e tubacionit të gazsjellësit tap, për sektorët 4a, 4b dhe 5a, në qarqet Korçë, Berat dhe Fier.
语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Forestry
关键词
forest management/forest conservation, forest service, public forest, business/industry/corporations, special fund, afforestation/reforestation
类别
*, energy

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 248, datë 30.3.2016 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQEVE QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA TAP-AG PËR SHTRIRJEN E TUBACIONIT TË GAZSJELLËSIT TAP, PËR SEKTORËT 4A, 4B DHE 5A, NË QARQET KORÇË, BERAT DHE FIER Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, të ligjit 116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), si dhe të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP)”, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave; VENDOSI: 1. Sipërfaqja pyjore publike prej 11.557 (njëmbëdhjetë pikë pesëqind e pesëdhjetë e shtatë) ha, që do të përdoret nga shoqëria TAP AG për ndërtimin e seksionit tokësor të Gazsjellësit TAP, sektorët 4A, 4B dhe 5A, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqet pyjore që pakësohen në volum dhe hiqen nga fondi pyjor dhe kullosor publik, sipas qarqeve dhe bashkive, dhe harta topografike me gjurmën e ndërtimit të tubacionit i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. 2. Vlerat përkatëse të volumit të materialit drusor e të produkteve të tjera pyjore dhe të investimeve të kryera në vite, në pyjet, objekt i këtij vendimi, paguhen nga shoqëria TAP AG, para lidhjes së marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit, në bazë të lidhjes 4, të vendimit nr. 391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria TAP AG detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet që përdor, sipas kushteve të lejes mjedisore, dhe, brenda 2 (dy) viteve, të pyllëzojë, me fondet e veta, 11.094 (njëmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e katër) ha sipërfaqe me drurë pyjorë dhe të përmirësojë 2.544 (dy pikë pesëqind e dyzet e katër) ha kullota, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit. 4. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore, sipas lidhjes 1 të këtij vendimi, mbetet pronë publike e shtetit dhe regjistrohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. 5. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të bëjë çregjistrimin e sipërfaqes pyjore dhe kullosore, të identifikuar sipas lidhjes 1 të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore dhe kullosore” dhe ta regjistrojë në kategorinë “Tokë e zënë, objekt ndërtimi për segmentin tokësor të gazsjellësit TAP, seksioni 4A, 4B dhe 5A”. 6. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në pikën 3 të këtij vendimi, nga shoqëria TAP AG, sipërfaqja pyjore dhe kullosore e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Bashkia Korçë, Bashkia Poliçan, Bashkia Berat, Bashkia Ura Vajgurore, Bashkia Roskovec, Bashkia Fier dhe shoqëria TAP AG, zyra për Shqipërinë, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 248 date 30.3.2016 removing and reducing the volume of certain forestry areas in the regions of Korca, Berat, and Fier from the public forestry and pasture fund · Nelum