跳到主要内容
Nelum
阿尔巴尼亚的法律

Regulation No. 221 dated 20.2.2013 establishing the green zones in the city of Tirana and its suburbs

颁布于 2013-02-20 · 文本截至 2026-10-01

以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。

研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。

关于这部法律

语言
Albanian
类型
条例
国家
阿尔巴尼亚
主题
Environment, Land and soil
关键词
land-use planning, urban land

在哪里阅读

    该法律没有记录来源链接。

文本

所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。

  1. VENDIM Nr. 221, datë 20.2.2013 PËR CAKTIMIN E ZONAVE TË BREZIT TË GJELBËR TË QYTETIT TË TIRANËS DHE TË RRETHINAVE TË TIJ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, 20/3 dhe 23 të ligjit nr. 10 431, datë 9.6.2001 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe të pikës 4 të nenit 27 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Caktimin e zonave për krijimin e brezit të gjelbër të qytetit të Tiranës dhe të rrethinave të tij, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Zonat që përbëjnë brezin e gjelbër kanë një sipërfaqe të përgjithshme prej 4 233.1 (katër mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë një) ha, të ndarë si më poshtë vijon: Zonat e brezit të gjelbër të Tiranës Nr. Emërtimi Sipërfaqja ha 1 Liqeni i Tiranës 237.1 2 Sauk-Lundër 825.1 3 Lundër-Mullet 209.7 4 Liqeni i Farkës 296.8 5 Mullet-Farkë 1,311.0 6 Zall-Herr 437.8 7 Liqeni i Paskuqanit 267.3 8 Brar-Linzë 364.1 9 Linzë 110.9 10 Mëzez-Kashar 173.3 TOTALI 4,233.1 3. Kufijtë e zonave të brezit të gjelbër të qytetit të Tiranës dhe të rrethinave të tij përshkruhen në shtojcën bashkëlidhur këtij vendimi. 4. Brezi i gjelbër krijohet në nivel qarku, bashkie dhe komune, duke përcaktuar sipërfaqen, sipas zonave, që synohet të shpallet brez i gjelbër, kufijtë dhe shkallën e ruajtjes së tij, sipas zonimit të territorit. 5. Institucionet qendrore e vendore dhe çdo organ tjetër publik ka detyrë e përgjegjësi për planifikimin e territorit dhe kontrollin mjedisor të brezit të gjelbër, sipas legjislacionit në fuqi. 6. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), në bashkëpunim me autoritetet e planifikimit të çdo niveli, duhet të kontrollojë zbatimin dhe përputhshmërinë e këtij vendimi me të gjitha instrumentet e planifikimit vendor dhe kombëtar, të cilat do të hartohen në të ardhmen për zonat e brezit të gjelbër. 7. Në rregulloren e planifikimit të territorit, ndarja e sipërfaqes së brezit të gjelbër në nënzona përdorimi të bazohet në rëndësinë e vlerave të veçanta natyrore, të llojeve floristike e faunistike, të tokës bujqësore, pyjeve, kullotave, zonave të mbrojtura dhe monumenteve natyrore, të peizazhit dhe karakteristikave unike gjeografike, liqeneve, ujëmbledhësve, lumenjve e përrenjve, të vlerave historike, kulturore, arkeologjike e monumentale dhe të trashëgimisë natyrore e kulturore të zhvillimeve urbane, shërbimeve mbështetëse dhe krijimit të kushteve për zhvillimin e veprimtarive rekreative, çlodhëse, argëtuese, sportive dhe ekoturistike. 8. Në planifikimin e territorit, sipas specifikave të çdo zone të brezit të gjelbër, të përcaktohen: kategoritë dhe strukturat e lejuara, të kushtëzuara, të ndaluara, kushtet dhe normat e përdorimit të tyre brenda secilës zonë të brezit të gjelbër; llojet e punimeve, të veprimtarive, të shërbimeve dhe të pritjes e të argëtimit të vizitorëve; kushtet e sigurisë së jetës publike dhe të përshtatshmërisë për lëvizje për personat madhorë, me aftësi të kufizuar dhe kategori të tjera; nënzonat e veçanta pa ndërtime, por vetëm për shëtitjet në natyrë të lirë dhe të strukturave përkatëse, si shtigjet, stolat, belvedere, çezma, nyje sanitare etj., në shërbim të vizitorëve; nënzonat e veçanta e të kufizuara për ngritjen e strukturave të shërbimeve mbështetëse, shëndetësore e të nyjave sanitare, të tregtisë dhe të biznesit; nënzonat e kufizuara për parkimin e çdo lloj automjeti; nënzonat e veçanta për argëtim dhe veprimtari sportive; veprimtaritë dhe ndërtimet e çfarëdolloji, që kanë ndikim të ndjeshëm në mjedis dhe që nuk janë në përputhje me qëllimin dhe funksionimin e zonave të brezit të gjelbër, të cilat duhet të pezullohen e të prishen; planifikimi dhe administrimi i territorit për sipërfaqet e tokave, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar; masat për rehabilitimin e digave dhe të pasqyrës ujëmbledhëse të liqeneve/rezervuarëve, për të rritur sigurinë dhe kthimin e tyre në mjedise çlodhëse, argëtuese, sportive dhe të peshkimit sportiv; masat për rigjallërimin e pyjeve, të ripyllëzimit me lloje vendase dhe dekorative, në përputhje me funksionet e brezit, të pranueshme për peizazhin dhe të pëlqyer nga banorët dhe vizitorët; masat që duhet të merren për rehabilitimin e mjedisit natyror të dëmtuar dhe ndaj erozionit. 9. Studimi dhe rregulloret për zhvillimin e brezit të gjelbër miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT). 10. Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) dhe strukturat inspektuese të ministrive dhe të institucioneve vendore, sipas përkatësisë dhe kompetencave ligjore, në fuqi, ushtrojnë kontrolle për miradministrimin e brezit të gjelbër të qytetit të Tiranës dhe të rrethinave të tij, si dhe për zbatimin e planit të zhvillimit. 11. Ngarkohen institucionet qendrore, Këshilli i Qarkut, njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat inspektuese për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 221 dated 20.2.2013 establishing the green zones in the city of Tirana and its suburbs · Nelum