Regulation No. 21 date 12.1.2018 supplementing Regulation 709 date 29.10.2014 approving the inter-sectoral strategy of rural and agricultural development 2014-2020
颁布于 2018-01-12 · 文本截至 2026-10-01
以研究形式发布的公开法律与官方指引,不构成法律、税务或金融建议。
研究内容本身以英文撰写。标题和标签已翻译,调查结果和引文未翻译。
关于这部法律
- 语言
- Albanian
- 类型
- 条例
- 国家
- 阿尔巴尼亚
- 主题
- Agricultural and rural development
- 关键词
- rural employment, youth, sustainable development, sustainable use, integrated management, capacity building, education, tourism, traditional knowledge/indigenous knowledge, labour
在哪里阅读
该法律没有记录来源链接。
文本
所收录的法律原文,按条款排列。每个条款都有自己的链接。
3.6.1. Kohëzgjatja e programit Programi i Integruar për Zhvillimin Rural – Programi i 100 fshatrave, do të zbatohet në periudhën 2018–2020.
3.6.2. Impakti (indikatorët) Impakti i përgjithshëm që synon të arrijë Programi i Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) do të matet me treguesit e matshëm, si më poshtë. Në hapësirën e përcaktuar të 100 fshatrave, PIZHR-ja synon të arrijë: Treguesit 2018 2019 2020 TOTAL 2018–2020 Numrit i vendeve të reja të punës 100 200 300 600 Nr. i të punësuarve gra/vajza 30 50 100 180 Nr. i të punësuarve të rinj (22–35 vjeç) 50 50 100 200 Nr. i bizneseve të reja (start up) të mbështetura për të rinj 50 50 50 150 Nr. i bujtinave të mbështetura 50 50 50 150 Nr. i inkubatorëve të ngritur të produkteve tradicionale 5 10 20 25 Nr. i mbështetur i sipërmarrjeve të reja të agroturizmit 7 10 10 27 Nr. i sipërmarrjeve prodhuese të produkteve tradicionale 10 15 25 50 Nr. i projekteve të realizuara të përmirësimit të infrastrukturës dhe 30 70 100 200 shërbimeve publike
3.6.3. Administrimi i Programit të Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave Për zbatimin e këtij programi, bazuar në qasjen ndërsektoriale dhe me shumë aktorë, do të krijohen struktura të posaçme të cilat do të bëjnë të mundur administrimin, bashkërendimin, koordinimin, zbatimin dhe monitorimin e programit të 100 fshatrave, sipas ndarjes së qartë të roleve dhe të autoritetit përkatës. Gjatë gjithë zbatimit të programit, autoritetet koordinuese kujdesen për përfshirjen e donatorëve dhe shoqërisë civile, në veçanti në Rrjetin Kombëtar për Zhvillim Rural dhe grupeve lokale të veprimit (GLV).
3.6.4. Zbatimi Projektet e financuara në kuadër të programit të 100 fshatrave do të zbatohen kryesisht nga bashkitë, si dhe agjenci të tjera publike (agjencitë e zhvillimit rajonal 1, 2, 3 dhe 4, Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Rajonal, Agjencia Kombëtare e Turizmit, FSHZH-ja, MADA etj.). Programi do të mbështesë edhe projekte të propozuara nga organizatat e shoqërisë civile (OJF), individë, fermerë, persona juridikë etj., në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.6.5. Financimi i programit Programi i 100 fshatrave mund të financohet nga buxhetet e ministrive pjesëmarrëse në program. Në detajimin e fondeve për investime, të alokuara në buxhetet respektive të ministrive apo të institucioneve të tyre të varësisë, ministritë pjesëmarrëse në program do të synojnë t’u japin përparësi projekteve të identifikuara dhe që zbatohen në zonën e përcaktuar të 100 fshatrave. Projektet e identifikuara në kuadër të programit të 100 fshatrave mund të financohen edhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, sipas kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve. Ministritë pjesëmarrëse mund të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për grante, për financimin e këtij programi nga donatorë dhe me financim të huaj. Programi mund të financohet nga çdo burim tjetër i ligjshëm apo nëpërmjet mekanizmave të partneritetit publik privat.
3.6.6. Përfituesit Përfitues nga programi i 100 fshatrave janë popullsia e zonave rurale, fermerët dhe grupet e fermerëve, individë, në veçanti gratë dhe të rinjtë, persona juridikë, bashkitë, organizatat jofitimprurëse, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor etj.
3.6.7. Projektet strategjike Në kuadër të programit të 100 fshatrave janë identifikuar 3 projekte strategjike të cilat do të zbatohen me prioritet të lartë: i) Krijimi i rrjetit të agroturizmit shqiptar Agroturizmi dhe turizmi rural janë veprimtari të cilat kanë një potencial të lartë zhvillimi për zonat rurale në Shqipëri dhe tashmë në shumë fshatra të Shqipërisë kanë filluar të funksionojnë ferma që ofrojnë shërbime në agroturizëm dhe kanë arritur në një kohë të shkurtër rezultate shumë të mira ekonomike dhe sociale (Thethi, Voskopoja, Dardha etj.). Në kuadër të programit të 100 fshatrave do të mbështetet me instrumente financiare dhe fiskale krijimi i një rrjeti fermash agroturistike, që plotësojnë kriteret dhe standardet e përcaktuara, të cilat do të jenë baza e rrjetit shqiptar të agroturizmit. Mbështetja për të krijuar një masë kritike të numrit të sipërmarrjeve të agroturizmit në Shqipëri do të shërbejë për rritjen e punësimit në zonat rurale, krijimin e një destinacioni dhe “marke” të veçantë të agroturizmit në Shqipëri, krahas ofertave të tjera turistike, si dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe vlerave tradicionale të fshatit shqiptar. Programi do të synojë mbështetje për rreth 27 sipërmarrje agroturizmi të reja dhe 150 bujtina. Mbështetja do të synojë, gjithashtu, edhe përmirësimin e fermave dhe staneve blegtorale për qëllime të veprimtarisë së agroturizmit dhe turizmit rural. ii) Rrjeti i inkubatorëve të produkteve tradicionale Shqipëria ka potenciale të mëdha dhe të shumta në prodhimin e produkteve ushqimore tradicionale. Produktet tradicionale shqiptare të prodhuara në mënyra artizanale, pavarësisht nga vlerat e mëdha dhe të interesit të konsumatorit vendës dhe të huaj, kanë treguar që depërtojnë me vështirësi në tregje për shkak të shkallës së vogël ekonomike që rrisin kostot për njësi të prodhimit, sasive të limituara të prodhimit, si dhe të kërkesave të larta ligjore për standardet e ushqimit dhe ato higjieno-sanitare. Këto vështirësi, kombinuar edhe me njohuritë e pakta dhe mundësitë/kapitalet e vogla që disponojnë prodhuesit e vegjël të produkteve tradicionale, rrezikojnë që në një periudhë afatmesme/afatgjatë këto produkte të humbasin dhe të eliminohen nga tregu dhe tryezat e shqiptarëve. Përveçse një dëm që mund t’u krijohet prodhuesve të vegjël nga zonat rurale, dëmi më i madh mund t’u bëhet traditave dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Në këtë kontekst, programi do të synojë të krijojë rrjetin e inkubatorëve të produkteve tradicionale, që do të jenë hapësira që ofrojnë infrastrukturë të gatshme për të gjithë zinxhirin e vlerës së produktit, duke filluar që nga ambientet dhe pajisjet e prodhimit/magazinimit, linjave të paketimit dhe të marketimit, mbështetje për standardizimin e certifikimin, si dhe hapësirë për shitje të produkteve. Inkubatorët do të ofrojnë mbështetje për prodhuesit e vegjël të zonave rurale, në veçanti grave dhe të rinjve, të cilët mund të shfrytëzojnë inkubatorin për prodhimin, paketimin, marketimin, standardizimin dhe shitjen e produkteve të tyre, kundrejt një pagese të lehtësuar dhe të përballueshme për shërbimet që ofron inkubatori. iii) Rrjeti i markatave/dyqaneve të produkteve shqiptare dhe tradicionale Produktet tradicionale shqiptare kanë treguar që e kanë të vështirë depërtimin në tregjet dhe dyqanet e shitjes me pakicë, për shkaqet e shpjeguara në nënpikën “ii”. Në mbështetje të hallkës së fundit të zinxhirit të vlerës (shitja), programi do të synojë që të krijojë një rrjet të markatave/dyqaneve që do të jenë të specializuara në shitjen e produkteve shqiptare, në veçanti produkteve tradicionale. Do të synohet që ky rrjet të ketë emërtimin e tij (markën/brand-in) që e dallon nga rrjetet e tjera dhe bazuar në një strategji të posaçme marketingu dhe franchise, do të mund të krijojë një masë kritike të dyqaneve që do të bëjnë të mundur rritjen e përqindjes së shitjes së produkteve shqiptare/tradicionale. Mbështetja financiare për ngritjen e këtij rrjeti do të parashikohet në kuadrin e programit të 100 fshatrave.
3.7 Autoriteti administrues Për administrimin e Programit të Integruar për Zhvillimin Rural (PIZHR) – Programi i 100 fshatrave, krijohet Komisioni Ndërministror për Programin e 100 Fshatrave, dhe me përbërje të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ministrit të Kulturës.
3.7.1. Komisioni Ndërministror për Programin e 100 Fshatrave Komisioni Ndërministror mblidhet rregullisht për të vendosur për ecurinë e programit, por jo më pak se 1 herë në tre muaj. Komisioni, si autoriteti më i lartë vendimmarrës i programit, vendos për të gjitha çështjet që lidhen me administrimin, programimin, financimin, zbatimin dhe monitorimin e programit. Komisioni, në veçanti, vendos për: - shqyrtimin dhe miratimin e planeve të zhvillimit të fshatrave dhe projektideve, që i paraqiten komisionit për mbështetje nga programi i 100 fshatrave; - propozimin për masën e financimeve vjetore për programin e 100 fshatrave, nga buxhetet e ministrive pjesëmarrëse në program dhe/ose ministrive të tjera, si dhe nga FZHR-ja; - marrëveshjet e bashkëpunimit me donatorë dhe partnerë të tjerë, për mbështetjen e programit të 100 fshatrave; - miratimin e raportit të progresit të zbatimit të programit; - çdo çështje tjetër që lidhet me administrimin e programit. Për një koordinim dhe bashkërendim më të mirë të programit, komisioni zhvillon takime konsultuese me bashkitë dhe me komunitetin e donatorëve. Për zbatimin e këtij programi, komisioni bashkëpunon në veçanti me bashkitë dhe agjencitë rajonale të zhvillimit, si dhe me partnerë të tjerë publikë apo privatë, që janë të interesuar për të mbështetur programin e 100 fshatrave. Gjatë zbatimit të këtij programi, komisioni mbështetet në parimet e qasjes LEADER, duke garantuar një bashkëpunim të ngushtë me organizatat jofitimprurëse aktive në fushën e zhvillimit rural dhe me Rrjetin Kombëtar për Zhvillimin Rural. Në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale të Zhvillimit Rural dhe Bujqësisë 2014–2020, komisioni nëpërmjet programit do të nxisë krijimin e grupeve lokale të veprimit (GLV) dhe financimin e projekteve të propozuara nga to.
3.7.2. Sekretariati teknik Për një administrim sa më të mirë të këtij programi, komisioni mbështetet nga sekretariati teknik që krijohet pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sekretariati teknik kryen detyra ndihmëse dhe administrative. Ministritë pjesëmarrëse në program caktojnë personat e tyre të kontaktit (në nivel drejtuesi të ministrisë), që janë ura lidhëse ndërmjet sekretariatit teknik dhe ministrive përkatëse. Sekretariati teknik kryen këto detyra: - Përgjigjet për organizimin dhe për mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit; - Përgatit materiale dhe raporte me shkrim për ecurinë e zbatimit të programit; - Informon dhe koordinon punën me institucionet publike, bashkitë, agjencitë zbatuese, si dhe me partnerë të tjerë, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga komisioni; - Kujdeset për administrimin e faqes së internetit të programit të 100 fshatrave; - Kujdeset për informimin publik dhe transparencën e programit të 100 fshatrave; - Ky sekretariat kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga komisioni.”. b) Pas shtojcës A shtohet shtojca B, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe Ministria e Kulturës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama SHTOJCA B QARKU BASHKIA FSHATI TOTAL BERAT Bashkla Berat Qafe Dardhe 1 Roshnlk 1 Bashkla Ura-VaJgurore M alas Breg 1 Bashkla Ku~ovi! Kozare 1 Bashkla Skrapar Blezencke 1 Bashkla Poll,an Kapinove 1 OIBl(R Bashkla Olbf!r Rabdisht 1 Radomtre 1 Bashkla Mat Bushkash 1 Bashkla BulQlze ZerQan 1 Bashkla Klos Gur I Bardhe 1 OURRl!S Bashkl.i Ourres Shetaj 1 Shenavlash 1 Rade 1 Bashkla ShlJak GJepalaJ/Emlnas 1 M etallaj 1 Bashkla Kruli! Halllal (Zaerdheshl 1 ELBASAN Bashkla Elbasan Gllnar 1 Shush lei! 1 Bashkl.i Ci!rrlk Shtermenj 1 Bashkl.i Beish Seferan 1 Bashkl.i Gramsh Sotlre 1 Bashkla Peqln PaJov e 1 Bashkla llbrazhd Stebleve 1 Dardhe 1 Bashkla PrrenJas RraJce/Ski!nd erbei 1 FIER Bashkla Fler Pojan 1 Llbofshe 1 cakran 1 Bashkla Patos SlceQe 1 Bashkla Roskovec Luar 1 Bashkla LushnJi! Ardenlce 1 Krutle 1 Bashkla OlvJake GorlcaJ 1 Bashkla Mallakaster Hekal 1 GJIROKASTl(R Bashkla GJlrokasti!r Dhoksat 1 Zhulat 1 Antiaone 1 Lazarat 1 Bashkla Ubohove Labove e Sloerme 1 Nepravishte 1 Bashkl.i Tepeleni! Nivtce 1 Peshtan 1 Bashkla Memallaj Kaliva~ 1 Bashkla Permet Kostne 1 Leusa 1 Bashkla Kelcyri! Maleshove 1 1 Bashkla Dropull Sottre SHTOJCA B KORc;I: Bashkla Kor~e Drenove/Boboshtlce 1 VoskopoJe 1 Dardhe 1 Bashkla Mallq Zvlrlne 1 Bashkla KolonJe Rehove 1 Borove 1 Bashkla Pogradec Lin 1 Tushemlsht 1 Gurras 1 Bashkla Devoll Arrez 1 Nlkolice 1 Bashkla Pustec Zaroshke 1 KUKl:S Bashkla Kukes Shlshtavec 1 Shtlqen 1 Bashkla Has Cahan 1 Bashkla TropoJe Valbone 1 LEZHI: Bashkla Lezhe tshull-Lezhe 1 Flshte 1 Bashkla Kurbln Skurai 1 Bashkla M lrdlte Katund I VJeter 1 Orosh 1 SHKODl:R Bashkla Shkoder Drlsht 1 ZogaJ 1 Theth 1 Bashkla V au Dejes Miede 1 Kukel 1 Bashkla Puke Qelez 1 Bashkla Fushe Arrez Kryezi 1 Bashkla Malesl e Madhe Razem/Vrith 1 Lepushe 1 TIRANI: Bashkla Tirane ShengjergJ 1 Shesh 1 Peze 1 Pellumbas 1 Bashkla Kamez Laknas 1 Bashkla Vore Preze 1 Marikaj 1 Bashkla KavaJe Karpen 1 Bashkla Rrogozhlne Vile Bashtove 1 German 1 VLORI: Bashkla Vlori! Kanlne 1 Tragjas 1 Zvernec 1 Bashkla Hlmare Dherml/Vuno 1 Kuc 1 Lukove 1 Bashkla Flnlq M esopotam 1 Bashkla Selenlce Ploce(Amantla) 1 Drashovlce 1 Bashkla Sarande <;uke 1 Bashkla Konlspol Mursl 1 Bashkla Delvlne Rusan 1 100